23.8 C
Prizren
E enjte, 26 Qershor, 2025
Home Blog Page 7954

Sa vota mori Elvis Pista në zgjedhjet e 8 qershorit?

0

ElvisPista14Elvis Pista i cili u vra dje në orët e para të mëngjesit derisa po dilte nga një restorant në qytetin e tij, garonte në zgjedhjet e 8 qershorit, me dëshirën për ta përfaqësuar Rahovecin e tij në Kuvendin e republikës.

Ai si kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, është personi nga kjo komunë, që u votua më së shumti nga rahovecianët.

Rezultatet përfundimtare nga Qendra e Numërimit të Rezultateve në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës 2014, të siguruara nga lajmi.net, tregojnë se Elvisi ka arritur të marrë 5,423 vota në gjithë vendin. Këto rezultate nuk përfshijnë votat me kusht dhe ato me postë. (lajmi.net)

“Ai sen’i” flet për njerëzit e izoluar

0

timthumb“Krrap krrap krrap” dëgjohen hapat në tavan. Dinko tani e di edhe peshën e “atij senit” që ka nëntë muaj që e torturon. Dinko (Xhelal Haliti) e di që mace nuk është sepse peshon rreth 60 kilogramë, por nuk e di çfarë mund të jetë.

Më kot mundohet t’u shpjegojë të tjerëve, ata nuk e kuptojnë. Gjatë kësaj kohe, sa rri gjithë natën zgjuar dhe arrin ta transformojë disa herë stufën që është në shtëpinë e tij, ku zhvillohet ngjarja. Të gjithë bashkohen që ta zënë “sen’in”, në të dy radhët dështojnë, ndërsa në thesin që kishin vënë në tavan bie vetë Dinko, të cilin e rrahin për vdekje.

“Ai sen’i” i autorit bullgar, Hristo Boychev, është dhënë premierë në “Dodona” me regji të Kastriot Saqipit. Ai është shprehur se i mbetet publikut që të flasë për shfaqjen. “Fundi i fundit ajo frika që kemi pasur gjatë dy muajve kalon me një çast lumturie kur i dëgjon duartrokitjet e publikut”, ka thënë Saqipi, për të shtuar se mesazhi i shfaqjes është se janë disa njerëz që janë të mbyllur.

“I takon aktualitetit në Kosovë, të vetmit jemi pa liberalizim të vizave”, ka thënë regjisori. Ai shton se personazhet presin me një farë shprese që të dalin diku, siç thotë ai, mesazhi rrjedh prej kësaj, këta janë njerëz që kanë shumë shpresa.

“Shpresa në jetë është e palogjikshme, nuk realizohet, ndërsa arsyeja është e logjikshme, duhet të besojmë në gjërat që i shohim që i prekim, e jo në besëtytni”, ka treguar Kastriot Saqipi.

Ndonëse salla ishte e mbushur dhe duartrokitjet nuk kanë munguar, askush nga të pranishmit nuk ka dashur të flisnin për “Ai sen’i” . Verka, gruaja e Dinkos, ishte shtatzënë, por as në këtë gjendje, Dinko nuk u ka shpëtuar shuplakave të saj.

“Ka qenë një rol më ndryshe nga ata që i kam pasur deri më tani, dhe gjithmonë kur të ofrohet diçka më ndryshe e ke kënaqësinë më të madhe ta luash”, ka treguar Ismajli, derisa ka thënë se teksti është aktual dhe i përshtatet gjendjes së Kosovës, për njerëzit e papunë, për njerëz të izoluar. Xhelal Haliti thotë se nuk ka qenë e vështirë për të.

“Kemi pasur bashkëpunim të jashtëzakonshëm edhe është hera e dytë që luaj në vepra të të njëjtit autor dhe e njoh më shumë stilin e tij”, ka thënë Haliti,shkruan Zëri.

Në role të tjera kanë qenë aktorët Avni Dalipi, Basri Shala, Virusi, Makfire Miftari dhe Besim Ajeti Filipi. “Ai sen’i”, nuk ishte në tavan. Ishte në mesin e publikut, prej nga doli në skenë, ishte regjisori i shfaqjes.

Haziri: E mbajtëm premtimin, po e qojmë Thaçin në shtëpi

0

LutfiHaziri5-30Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është i bindur se qeverisja LDK-AAK-Nisma, do të shërbejë në funksion të shtetndërtimit dhe të mirëqenies së qytetarit.

Nisma e LDK-së dhe e Isa Mustafës për arritjen e këtij koalicioni, sipas Hazirit, ka pasur një qëllim të qartë, premtim që LDK-ja e ka dhënë gjatë gjithë fushatës, që të mos hyjnë në koalicion me PDK-në dhe të mos e përkrah Thaçin për kryeministër.

Haziri mohon se liderët politikë kanë arritur marrëveshje edhe për ndarje të posteve ministrore, çështje kjo që, sipas Hazirit, do të arrihet në ditët në vijim.

Në një intervistë për “Botapress” Haziri shpjegon gjithë ecurinë e arritjes së marrëveshjes, por edhe hapat që do të ndërmerren në të ardhmen në ndarjen e pushteteve.

I pyetur se kush humb e kush fiton nga marrëveshja LDK-AAK-Nisma, me mbështetjen edhe të Vetëvendosjes, Haziri ka thënë se nuk ka humbës.

“Kemi krijuar mundësinë këtu që Thaçi dhe partia e blloku i tij politik të shkojnë në opozitë, dhe i kemi bërë mirë procesit dhe vendit. Ne morëm një mandat të ri politik për të përfaqësuar vendin në ekzekutiv, një shumicë parlamentare në Parlament dhe një president autoritativ dhe të mirë sipas Kushtetutës, por nuk flasim për tejkalim të afatit kushtetues, në mënyrë që të fitojnë të gjitha palët”, ka thwnw Haziri.

Sipas tij LDK-ja nuk ka lëshuar pe, sepse kësaj here është dashur ta ketë vendin e parë.

“LDK-ja ka premtuar se nëse del partia e parë nuk do ta lëshojë vendin e kryeministrit dhe nëse del e partia e parë nuk bën më kompromise të dhembshme. Ne kemi bërë kompromisin e dhembshëm që është më i lehtë, por si parti e dytë. Premtimi publik se nuk ka qeverisje me PDK-në dhe nuk e mbështesim zgjedhjen e Thaçit për kryeministër është mbajtur dhe mbajtja e këtyre premtimeve na ka detyruar pak a shumë të bëjmë një kompromis tjetër, por që është nga pozita e partisë së dytë në Kuvend”, ka sqaruar Haziri. /Bota press/

Enver Hasani, shkel ligjin

0

Enver HasaniKryekushtetuesi, Enver Hasani, me deklaratën e tij publike se koalicioni opozitar, LDK, AAK dhe Nisma, është joligjor, duke komentuar një çështje para se ajo të bëhet objekt shqyrtimi në Gjykatë, ka bërë shkelje të të gjitha rregulloreve të punës së Gjykatës./Zëri/

Kadare: Shqiptarët janë Evropë, jo Lindje

0

IsmailKadare6-30Për fat të keq, bota i sheh shqiptarët më keq se ç’janë, më pak të emancipuar dhe më shumë të pagdhendur.

Për një vizion të pasaktë, vështruesi mund të ketë gabimin apo fajin e vet.

“Në rastin tonë nuk mendoj se ka ndonjë dashakeqësi të programuar. Ka qenë më tepër ndërlikim fatkeq rrethanash”, kështu thotë në një intervistë ekskluzive për gazetën “Zëri”, shkrimtari Ismail Kadare.

Kaltrina pret të lindë djalë

0

kaltrina_selimiiKëngëtarja shumë e dashur për publikun e cila është në pritje të fëmijës së saj të parë e ka marr vesh gjininë e fëmijës që do ta ketë. Bëhet fjalë për këngëtaren, Kaltrina Selimi, e cila gjatë një prononcimi në një emision televiziv ka treguar se fëmija i saj i parë do të jetë djalë edhe pse ajo tani është në muajin e pestë të shtatzënisë.

Edhe pse shtatzëne asaj nuk i pengon aspak të merret me projektet e saj. Ajo dje ka lansuar videoklipin e saj të ri të titulluar ‘Të dua’, një projekt ndryshe nga ajo që jemi mësuar të dëgjojmë nga ajo. Ndryshe, këngëtarja ka thënë që këtë verë nuk do të jetë e angazhuar në asnjë koncert, por që do të pushojë dhe do ta presë lindjen e djalit që pritet të ndodhë në muajin tetor.

Pattinson flirton me Perryn

0

Roberto PattinsonRoberto Pattinson është miku më i mirë i Katy Perrit dhe ai i ka shprehur një shoku të tij që e pëlqen këngëtaren.

Ai i ka deklaruar shokut të tij se Katy është shumë e nxehtë dhe se ajo nuk është e lidhur.

Aktori është 27 vjeç, ndërsa Katy është 29 vjeç dhe vitin e kaluar ata i ishin shprehur njëri tjetrit si vëllai vogël dhe motra e madhe.

Në vitin 2012 Roberto ishte i lidhur me Kristen Steëart 24 vjeç dhe pati zhurma se Kate dhe miku i saj ishin në
një lidhje.

Po Katy kishte deklaruar se ajo ishte krenare që nuk ka ka prishur shoqërinë me Roberton.

Prizren, i grabitet zinxhiri i qafës

0

zingjirNë rrugën e “Jonit”, në Prizren të shtunën një femre i është grabitur zinxhiri nga qafa. 

Viktima ka raportuar se tre të dyshuar të panjohur me forcë i kanë grabitur një zinxhir me vlerë rreth 250 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur. 

Njësiti policor ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë tre të dyshuarit, shtetas të Shqipërisë, ku dy prej tyre të moshës së mitur. 

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
 

Shpallja e rezultateve përfundimtare, së paku edhe 10 ditë

0

zgjedhjet5Shpallja e rezultateve përfundimtare që nuk pritet të bëhet para 10 ditësh, nuk do të sjellë ndryshim të madh në përqindjen e votave të fituara nga subjektet politike.

Me gjithë kërkesat për rezultateve të shpejta, zyrtarë të institucionit kryesor që menaxhon zgjedhjet kanë thënë se nuk mund të shpejtojnë procesin në dëm të saktësisë së rezultateve. E kërkesa e AKR-së, për rinumërim të të gjitha votave, nuk do të aprovohet, shkruan sot Koha Ditore..

Numërimi i votave me kusht, i votave jashtë Kosovës dhe i votave të votuesve me nevoja të veçanta, që pritet të fillojë të hënën, do ta shtyjnë shpalljen e rezultateve finale. Koordinatori i QNR-së, Burim Ahmetaj, ka thënë për gazetën se pa u bërë verifikimi i këtyre votave nuk mund të fillojë as numërimi i tyre.

Por, sipas tij, ky proces nuk pritet të sjellë ndryshime të mëdha në përqindjen e votave që kanë fituar partitë politike. Janë rreth 13 mijë vota me postë, ndërsa 21 mijë e 800 vota të votuesve me kusht.

Testi i maturës nuk do të përsëritet

0

Suhareke-testi maturesU raportua për kopjim masiv të testit të maturës. Madje këto dyshime shtynë Policinë e Kosovës të bastisin një konvikt brenda Qendrës Studentore të Prishtinës nga i cili dyshohej se po dërgoheshin mesazhe me përgjigje të testit. Pavarësisht këtyre ngjarjeve, testi i maturës nuk do të përsëritet, ndonëse kishte kërkesa të tilla.

Njerëzit përgjegjës për organizimin e testit të maturës shtetërore e vlerësojnë pozitivisht mbajtjen e këtij testi. Sipas tyre, përveç disa përpjekjeve të izoluara për të kopjuar, pjesa tjetër ka shkuar mjaftë mirë. Mustafë Kadriu, nga Ministria e Arsimit, thotë se mbajtja e testit të maturës ka shkuar mjaft mirë dhe nuk ka gjasa që të përsëritet. Edhe pse e pranon se ka pasur tendenca për të kopjuar, Kadriu thotë se një gjë e tillë është pamundësuar falë bashkëpunimit me Policinë e Kosovës.

“Ka pasur tendenca për të kopjuar dhe ne së bashku me Policinë e Kosovës i kemi zënë disa numra të telefonave të cilët kanë komunikuar me personat që kanë marrë pjesë në test. Ne do t’i lexojmë të dhënat dhe nëse konstatohet se ka pasur parregullsi kudo në Kosovë dhe aty ku përputhen të dhënat statistikore se ka pasur kopjim, sigurisht se ato teste do të anulohen”, ka thënë kadriupër gazetën Tribuna.