14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Haziri: E mbajtëm premtimin, po e qojmë Thaçin në shtëpi

LutfiHaziri5-30Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është i bindur se qeverisja LDK-AAK-Nisma, do të shërbejë në funksion të shtetndërtimit dhe të mirëqenies së qytetarit.

Nisma e LDK-së dhe e Isa Mustafës për arritjen e këtij koalicioni, sipas Hazirit, ka pasur një qëllim të qartë, premtim që LDK-ja e ka dhënë gjatë gjithë fushatës, që të mos hyjnë në koalicion me PDK-në dhe të mos e përkrah Thaçin për kryeministër.

Haziri mohon se liderët politikë kanë arritur marrëveshje edhe për ndarje të posteve ministrore, çështje kjo që, sipas Hazirit, do të arrihet në ditët në vijim.

Në një intervistë për “Botapress” Haziri shpjegon gjithë ecurinë e arritjes së marrëveshjes, por edhe hapat që do të ndërmerren në të ardhmen në ndarjen e pushteteve.

I pyetur se kush humb e kush fiton nga marrëveshja LDK-AAK-Nisma, me mbështetjen edhe të Vetëvendosjes, Haziri ka thënë se nuk ka humbës.

“Kemi krijuar mundësinë këtu që Thaçi dhe partia e blloku i tij politik të shkojnë në opozitë, dhe i kemi bërë mirë procesit dhe vendit. Ne morëm një mandat të ri politik për të përfaqësuar vendin në ekzekutiv, një shumicë parlamentare në Parlament dhe një president autoritativ dhe të mirë sipas Kushtetutës, por nuk flasim për tejkalim të afatit kushtetues, në mënyrë që të fitojnë të gjitha palët”, ka thwnw Haziri.

Sipas tij LDK-ja nuk ka lëshuar pe, sepse kësaj here është dashur ta ketë vendin e parë.

“LDK-ja ka premtuar se nëse del partia e parë nuk do ta lëshojë vendin e kryeministrit dhe nëse del e partia e parë nuk bën më kompromise të dhembshme. Ne kemi bërë kompromisin e dhembshëm që është më i lehtë, por si parti e dytë. Premtimi publik se nuk ka qeverisje me PDK-në dhe nuk e mbështesim zgjedhjen e Thaçit për kryeministër është mbajtur dhe mbajtja e këtyre premtimeve na ka detyruar pak a shumë të bëjmë një kompromis tjetër, por që është nga pozita e partisë së dytë në Kuvend”, ka sqaruar Haziri. /Bota press/

Më Shumë

Shok me Strakoshën, Erik Lamela prezantohet në Greqi

Erik Lamela transferohet në Greqi. 32-vjeçari, i cili në fillimet e karrierës cilësohej si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit argjentinas, është...

Lansohen pullat postare “Lojërat Olimpike Verore – Paris 2024”

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj nga sot ka lëshuar në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare “Lojërat Olimpike Verore –...

Lajmet e Fundit