Home Blog Page 8022

Blloku takohet edhe natën, ishin mysafir të Limajt

0

Blloku VVLiderët e bllokut nuk kanë pushuar as të dielën, ku Fatmir Limaj ka qenë nikoqir i takimit të radhës së VLAN-it.

Liderët e bllokut janë të takuar në orët e mbrëmjes në një lokal në rrugën “Rexhep Luci” për të diskutuar për hapat e mëtejmë që do t’i ndërmarrin, raporton KTV.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se kjo është vazhdimësi e takimeve të bllokut. Kurse, i nominuari për kryeministër nga radhët e bllokut, Ramush Haradinaj, ka thënë se janë të bindur se Blloku duhet t’i formojë institucionet e reja.

Sipas tij, kryeministri në largim, Hashim Thaçi, nuk e ka fuqinë e shumicës.

Ndërkohë, kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj nuk ka dal fare për të komentuar këtë takim pa prani të mediave.

Derisa për Isa Mustafën ka qenë veçse një takim kafeje me partnerët e koalicionit paszgjedhor.

Ismet Beqiri: LDK nuk e ka ndërmend të afrohet me PDK-në

0

IsmetBeqiriEdhe pas vizitës në Kosovë të senatorit amerikan, Christopher Murphy, Blloku vazhdon të mbajë qëndrimet e njëjta, sa i përket formimit të institucioneve të Kosovës.

Mesazhin e senatorit Murphy drejtuar liderëve të partive politike për të bërë sakrifica personale për tejkalimin e ngërçit, sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri thotë se e vlerëson një mesazh të tillë, mirëpo thotë LDK-ja, nuk e ka ndërmend të afrohet PDK-në.

Ne nuk e kemi ndërmend të afrohemi me PDK-në e aq më pak të bashkëqrverisim me ta” , ka thënë Beqiri për Klan Kosovës.

Ai ka thënë se Blloku këmbëngulë të qeverisë me vendin , derisa e do Thaçin në opozitë.

Frustrimet e serbëve dhe inferioriteti i shqiptarëve

0

Bejtullah krasniqiShkruan: Bejtullah KRASNIQI

Serbia, vetëm njëherë ka luftuar e vetme, (pa përkrahjen e të tjerëve) me Bullgarinë (1885) dhe atëherë është mposhtur turpshëm. Populli serb, është i vetmi popull, ushtria e të cilit, e tëra, bashkë me shtabin suprem dhe me mbretin e vendit ka dezertuar (1915) duke e lënë popullin në mëshirën e ushtrisë armike. Një veprim të tillë të një ushtrie të rregullt, nuk e ka shënuar historia te asnjë popull tjetër

Ndeshjen futbollistike ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për evropianin 2016, të painformuarit e pritnin si çdo takim tjetër sportiv me cilëndo nga kombëtaret e shteteve tjera normale.

Fatkeqësisht, shqiptarët edhe njëherë e dëshmuan se naiviteti dhe kujtesa e tyre barazohet me atë të peshkut. Të besosh se serbët mund të shndërrohen në popull normal, tolerant, të mirëkuptueshëm dhe civilizues, është si të besosh se një drenushë e vetmuar e rrethuar me hiena, çakej e luaj të uritur, nuk do të sulmohet dhe do të shpëtojë e gjallë. Për serbët, në raport me shqiptarët, çdo gjë është politike, nacionale, luftarake, religjioze, jetike. Kështu e trajtojnë edhe ekonominë, edhe kulturën, edhe bujqësinë, edhe sportin… Prandaj, ndeshja kundër Shqipërisë, është përgatitur si e tillë. I gjithë aparati shtetëror është angazhuar që edhe njëherë t’i tregojnë botës, sidomos rajonit e në veçanti neve, shqiptarëve, se kush është ‘gazda’ në këto hapësira.

Nga historia e dimë se, në trojet Ilire sllavët kanë ardhur nga Karpatet. Këtu ata hasën në mikpritjen (budallallëkun) tonë. Mësuan prej nesh shumë gjëra: si punohet toka, si gatuhet buka, si ndërtohet shtëpia… ishin skllevërit tanë dhe na shërbyen për shumë kohë, derisa ‘na morën erë mas qafe’ dhe morën përkrahjen e fiseve tjera barbare.

Me një fjalë, Evropa, duke i llastuar, i shndërroi, si thoshte i ndjeri prof. Muhamet Pirraku, nga hardhuca në krokodilë. Kujtojmë me këtë rast konferencën e Llondonit, konferencën e Berlinit, marrëveshjen e Versajës… Në të gjitha këto raste harta Shqiptare tkurrej me të madhe në favor të serbëve e grekëve dhe kështu u bë rrogëtari ta sundojë zotërinë. Një fjalë popullore e jona thotë: “kur u bo magjupi pashë e ka myt babën e vetë”.

Shumë shqiptarë kanë besuar se kjo ndeshje do të luhet pa probleme të theksuara sepse në të kundërtën Serbia do të dënohet nga UEFA dhe do ta humb shansin që të kualifikohet për Kampionatin Evropian. Kanë harruar shqiptarët, se serbët, për ta mbajtur primatin e xhandarit të Ballkanit janë në gjendje t’i vrasin edhe fëmijët e vetë. A nuk e bënë këtë në kafiterinë “PANDA” në Pejë? A nuk i vranë fëmijët në Gorazhdec? A nuk i vranë 13 korrëtarë në Gackë afër Lipjanit…?

FRUSTRIMET E SERBËVE

Është e natyrshme që një popull parazit si serbët, i mësuar të jetojë në kurriz të tjerëve, të shfaq frustrime të vazhdueshme të shprehura me agresivitet primitiv. Gjenerata të tëra janë llastuar duke shfrytëzuar të tjerët rreth vetes, kjo i ka bërë ata të duken trima. Ata shqiptarë në trojet etnike, të administruara nga ish Jugosllavia, që kanë pasur rastin ta kryejnë shërbimin ushtarak, e dinë mirë se sa trima janë serbët. Trimëria dhe guximi i tyre bazohet në mbështetjen e gjithë aparatit shtetëror e represivë që e kanë gëzuar në raport me popujt e tjerë të ish Jugosllavisë e në veçanti ndaj shqiptarëve jetim. Ky element troglodit, asnjëherë, ama bash asnjëherë nuk e ka fituar asnjë luftë pa përkrahjen e aleatëve (francez e rusë). Serbia, vetëm njëherë ka luftuar e vetme, (pa përkrahjen e të tjerëve) me Bullgarinë (1885) dhe atëherë është mposhtur turpshëm. Populli serb, është i vetmi popull, ushtria e të cilit, e tëra, bashkë me shtabin suprem dhe me mbretin e vendit ka dezertuar (1915) duke e lënë popullin në mëshirën e ushtrisë armike. Një veprim të tillë të një ushtrie të rregullt, nuk e ka shënuar historia te asnjë popull tjetër.

Dhe si për ironi, këtë ushtri e shpëtoi populli shqiptar. Edhepse të uritur, të zbathur, të zhveshur dhe të rraskapitur, nga rrugëtimi dhe acari, deri në mjerim, asnjë ushtar nuk e pësoi nga plumbi i shqiptarëve. Kanë mundur asnjë të mos e lëshojnë të gjallë. As kronistët më antishqiptarë nuk mund e gjetën një ushtarë të vrarë nga dora shqiptare. Të mos harrojmë se vetëm dy vjet më parë po kjo ushtri, Shkodrën e kishte rrafshuar me tokë. Kjo është ajo që na dallon prej tyre, vetëm se nuk e di në mund të quhet fisnikëri apo budallaki?
Serbët janë trima vetëm kundër armikut të paarmatosur, kundër fëmijëve, grave dhe pleqve. A nuk e provuam vetë këtë?

Merrni me mend po të luanin serbët në Elbasan në një atmosferë po aq të çmendur kundër serbëve, sa ishte ajo në Beograd kundër nesh, cili prej lojtarëve serb do ta kishte guximin të kacafytej për flamur siç e bënë djemtë tanë kundër bishave që pushtuan fushën e gjelbër. Djemtë tanë i dëshmuan rrënjët e tyre.

INFERIORITETI I SHQIPTARËVE

Delegacioni shqiptarë me në krye Ambasadorin shqiptar në Beograd, përfshirë këtu kryesinë e Federatës Shqiptare të futbollit, gazetarë, kameramanë, publicistë, analistë etj. u trajtuan si mos më keq. Ata u ndaluan në aeroportin e Beogradit dhe u bastisën, kontrolluan, fyen, nënçmuan si të ishin një grup kontrabandistësh. Pas këtij skandali, të gjithë njerëzit me dinjitet pritën që Qeveria Shqiptare të reagojë përmes kanaleve diplomatike zyrtare. Për çudi, asnjë reagim nga Qeveria, asnjë reagim nga shefi i diplomacisë. I vetmi që tentoi ishte ministri i brendshëm, të cilit homologu i tij serb as që ia hapi telefonin. Çfarë përbuzje?! Deri kur shqiptarët do të ndjehen inferior? Deri kur stërnipat e nipat e Lekës së Madh, Skënderbeut, Oso Kukës, Mic Sokolit s Adem Jasharit do të lejojnë të trajtohen si ‘macja nën sofër’? Nuk e meritojmë këtë. Këtë edhe njëherë na e përkujtuan djemtë tanë futbollistë, që na bënë krenar që jemi shqiptarë. Se nuk duhet të lejojmë të nëpërkëmbemi, na e përkujtoi edhe ideatori kreativ i flamurit tonë që u valëvitë në mes të Beogradit para hundëve të 40 mijë shkieve të tërbuar. Ky veprim ua rrënoi krenarinë e rreme dhe plasi histeria.

Menjëherë pas ndeshjes filloi gjuetia në shqiptarë nëpër serbi. U dogjën e u demoluan dhjetëra lokale të shqiptarëve, madje një shqiptar u vra duke u qëlluar 20 herë me thikë.

Edhe pas gjithë këtyre ngjarjeve, Kryeministri i Shqipërisë, në vend se ta ngrit këtë çështje në skandal politik evropian, ai nuk heq dorë nga vizita në Beograd. Çfarë kompleksi inferioriteti? Shumë intelektual të Shqipërisë, pshurren posa ta dëgjojnë emrin Serbi e Beograd. A nuk ia dhanë çelësin e Tiranës Goran Bregoviqit që iu thuri lavde paramilitarëvce. Kishte të tjerë njerëz që e meritonin titullin e qytetarit të nderit të Tiranës para Goran Bregoviqit si: Bekim Fehmiu, Ibrahim Kodra, Gjelosh Gjokaj, Xhejms Belushi, Stan Dragoti… A nuk e ftuan Zdravko Çoliqin në Tiranë i cili i mbante koncerte paramilitarëve serbë.

Edi Rama, Pandi Laço, Andrea Stefani, Andi Bushati, Enkelejd Demi e shumë të tjerë si këta, na bëjnë të turpërohemi. Pra intelektualët dhe qeveritarët tanë nga të dyja anët e kufirit na ulin dinjitetin. Na bëjnë të pavlerë. Fatkeqësisht ndikimi i tyre është i madh, sepse atyre iu jepet hapësirë mediatike pa kufi. Me demagogjinë e tyre si: Ne duhet të jemi tolerant, bashkëpunues, demokratë, sepse kështu do të shkojmë në Evropë. Ndërsa Baton Haxhiu, që ka pi shumë ‘shlivovicë’ e ka ngrënë shumë ‘sllaninë’ me Stanishiqin na thotë: Serbia ka të drejtë të rebelohet, të reagojë e të revoltohet sepse ka humbur 11000 km2, ndërsa ne duhet ta ulim kokën e të heshtim. Sa mazohistë është ky lloj i intelekualve tanë. Po a prej Karpateve i solli Serbia ato 11000 km2?
Një aforizëm thotë: “Asgjë nuk urrej më shumë se viktimën që adhuron xhelatin e vetë”.

Të gjithë komentatorët dhe analistët shqiptarë fajin ia lënë ekskluzivisht tifozëve serbë për gjithë atë që ndodhi në Beograd. Sikur tifozët nuk janë popull serb dhe populli serb nuk janë tifoz!!!. Askush nuk guxon ta thotë të vërtetën: ja ky është populli serb, të gjithë serbët janë të njëjtë. Ttroglodit të papërmirësueshëm

Qeveritarët serb, vazhdimisht e përsërisin se Edi Rama nuk është i dëshirueshëm në këtë moment në Beograd. Ndërsa ky i fundit me këmbëngulje insiston ta shef kryeqytetin e ‘gazdës’. Sipas të gjitha gjasave Vuçiqi nuk do ta pret Edi Ramën. Edhe nëse kjo vizitë do të realizohet, Ramën do ta trajtojnë si ndonjë fshesaxhi të rrugëve të Beogradit dhe jo si Kryeministër të një vendi anëtarë të NATO-s. Respektin nuk ta fal askush ai fitohet.

Është momenti i fundit që qeveritarët dhe “intelektualët” tanë të zgjohen e të mendojnë esëll. Ky popull nuk e meriton ta fyeni kaq ulët. Ky popull meriton të pyetët e të trajtohet i barabartë me të tjerët në këto hapësira, këtë të drejtë ia ka dhënë vetë Zoti dhe askush nuk guxon t’ia mohojë.

Sa i përket opinionit ndërkombëtar, nuk duhet të mërzitemi shumë se çfarë mendojnë ata. Nuk guxojmë që për hatër të dikujt të bëjmë palaçon. Ja psh. Një zuskë, Maja Kocijanqiq, e cila si sllovene që është shumë mirë i njeh serbët, e lëshoi një balon. Një balon tjetër testues e lëshoi edhe Mishel Platini, kryetar i UEFA-s i cili vetëm pak vite më parë i ra në gjunjë Federatës Shqiptare të Futbollit duke ia kërkuar votën. Asgjë nuk guxon të na gjunjëzoj kur është në pyetje krenaria dhe e drejta jonë. Mos të mashtrohemi pas karremit se nëse bëhemi të dëgjueshëm do të bëhemi anëtar të BE, sepse BE-ja edhe ashtu do të shpërbëhet para se neve të na vie radha të anëtarësohemi në të.

Analistët: Nuk pritet zgjidhja e situatës politike këtë javë

0

Blloku ne sall te kuvenditAs kjo javë nuk pritet të zgjidhë situatën politike në vend dhe mosmarrëveshjet ndërmjet të dy blloqeve.

Kështu të paktën konsiderojnë analistët politikë. Sipas tyre, tani kanë mbetur vetëm dy opsione: zgjedhje ose marrëveshje poltike me ndihmën e ndërkombëtarëve.

Profesori universitar, Riza Smaka thotë se takimet që së fundmi kanë pasur Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj- njëra në një festë të organizuar nga Ambasada Amerikane dhe tjerta në “Darkën e Lamës” në Gjakovë- kanë qenë të rastësishme.

Ai thotë se akoma liderët nuk kanë gjetur kompromis.

“Unë nuk shoh asnjëfarë hapi drejt ndonjë konsensioni reciprok. Këto ishin dy takime të rastit, të kortezisë. Sa i përket cështjes topike për gjetjen e ndonjë zgjidhjeje për konstituimin e Kuvendit dhe pastaj për formimin e Qeverisë nuk ka”, ka thënë Smaka për RTK.

Ndërkaq, profesori Afrim Hoti thotë se Kosova ka vetëm dy zgjedhje para vetës: një marrëveshje politike në mes subjekteve ose shkuarja në zgjedhje të reja.

“Në situatën e tanishme jemi para dy zgjedhjeve, e para që të kemi një lloj marrëveshjeje mes subjekteve politike për të formuar institucionet dhe e dyta që të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Ndihmesa ndërkombëtare ka kuptim në ato raste kur të dyja palët kanë qëndrime apo kërkesa të mëdha respektivisht të vogla dhe në të këtë drejtim ka kuptim ndërhyrja ndërkomëtare sepse kjo do t’i afronte palët për të mbërrirë një kompromis”, ka thënë Hoti për RTK.

Shtëpia e Ndre Mjedës kthehet në qendër muzeale

0

Shtëpia e Ndre MjedësMe një ceremoni të veçantë është përuruar një ditë më parë në Kukël, “Qendra Muzeale e Mjedës”.

Ajo u përurua në shtëpinë që vet poeti, kleriku dhe studiuesi shqiptar ndërtoi në vitin 1907, shkruan gazeta Start.

Shtëpia ka një stil neoklasik të projektuar nga vetë ai, ndërkohë prej shumë vitesh gjendej në një gjendje të mjerueshme.

Në këtë ngjarje morën pjesë Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro, zëvendësministri Zef Çuni, e personazhe të tjerë të njohur të jetës politike e shoqërore.

“Ndaluni në Kukël, vetëm 40 minuta larg Tiranës. Mos ia hiqni vetes kënaqësinë e peizazhit të këngës së “By lby lit” në kompleksin muzeal ‘Ndre Mjeda’ që inauguruam”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Me restaurimin e shtëpisë muze dhe sistemin e objekteve muzeale, Qendra ka marrë një fy ty rë të re dhe mund të kthehet në një vend tërheqës për turistët kulturor.

Zyrtarët komunalë në Prizren “hanë me dy lugë”

0

Prizren-shtepia bardheDisa zyrtarë të Komunës së Prizrenit ia kanë krijuar vetes mundësinë që të japin mësim nëpër shkolla të mesme të kësaj komune.

Ndonëse kanë një punë primare, ata paguhen edhe për rreth 6 orë të tjera për mësimdhënie, ndërsa kjo paraqet konflikt interesi pasi emri i tyre figuron në dy lista të pagave të institucioneve publike: të Komunës dhe të shkollës.

Haxhere Gavazaj është zyrtare për paga në Drejtorinë komunale të Arsimit dhe pas orarit të punës mban mësim në Shkollën e Mesme Ekonomike, 6 deri 8 orë në javë, raporton KTV.

Ajo thotë se këtë e bën për të nxjerrë sa më shumë përfitime pasi pozita e saj si shërbyese civile nuk i ofron të ardhura të mira. E pyetur se a përbën kjo shkelje ligji, Gavazaj është munduar t’i shmangej përgjigjes.

Drejtori i Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj, ka thënë se kanë identifikuar raste të tilla dhe ua ka ndaluar mbajtjen e orëve mësimore shtesë, por sipas tij, ka edhe të tjerë që porsa të identifikohen tërësisht, do t’u ndërpritet kjo veprimtari.

Edhe Nexhip Berisha, që është koordinator i shëndetësisë në Komunën e Prizrenit mban mësim pas orarit të punës në Shkollën e Mesme të Mjekësisë.

Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit thonë se raste të tilla pa dyshim që duhet të raportohen dhe të ndalohen plotësisht, pasi të qenët në dy lista të pagave të institucioneve publike është joligjore dhe përbën konflikt interesi, transmeton Koha.net. Këtë e thotë edhe Ligji i shërbyesve civilë në Kosovë.

 

Ramadani: Mosthirrja e seancës, sulm shkatërrues ndaj Kuvendit

0

Burim Ramadani AAKSekretari i përgjithshëm i Aleancës për Armdhmrinë e Kosovës, Burim Ramadani ka thënë se mosthirrja e seancës së Kuvendit është sulm shkatërrues ndaj Kuvendit.

Ramadani nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shkruar se kësaj situate në të cilën ndodhet vendi është duke i ardhur fundi.

“Mosthirrja e seancës së Kuvendit është hiq më pak se sulm shkatërrues ndaj Kuvendit.
Kësaj situate po i vjen fundi!”, ka shkruar Ramadani.

Dorëzohet Beogradi: Atifete Jahjaga ftohet si Presidente në Beograd

0

Atifete jahjagaPresidentja Atifete Jahjaga është ftuar për të marrë pjesë në Beograd nga Komisioni Trelateral i Komisionit Europian. Jahjaga është ftuar në cilësinë e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Konferenca prite të mbahet në kryeqytetin serb prej 31 tetorit deri më 2 nëntor.

Pjesë e kësaj konference do të jenë edhe 180 liderë të tjerë të fushave të ndryshme.

“Kjo është hera e parë që Komisioni takohet me liderët e rajonit në një histori 48 vjecare në Europë, ku janë të pranishëm 180 liderë eminent, opinionistë të fushave të ndryshme nga politika, komuniteti i biznesit, media dhe qarqeve të ndryshme akademike të cilët vijnë nga procese të ndryshme vendimmarrëse”, thuhet në ftesën dërguar Presidentes e të nënshkruar nga Kryetarit të Komisionit për marrëdhënie Trilaterale të Eurpoës, Jean Claude Trichet.

Ftesën e ka nënshkruar edhe Jovan Kovacic, Kryetar i Grupit të Komisionit Trilateral të Serbisë, shkruan Gazeta Express.

Arrestohet një person në Prizren, për dëmtim të shenjave zyrtare

0

arrestimi 2Një person është arrestuar pasi dyshohet se kishte hequr dhe dëmtuar vulat e vendosura nga Inspektorati Komunal në lokalin e tij në lagjen “Arbana” në Prizren.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi qe i njëjti kishte hequr dhe dëmtuar vulat e vendosura nga Inspektorati Komunal te cilët i kishin vendosur ne lokalin e personit te dyshuar”, njofton Policia.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Tre persona rrahin dy të tjerë në Malishevë, arrestohen

0

rrahje  rrahjeeeeTre persona janë arrestuar në Malishevë, pasi dyshohen se kanë sulmuar fizikisht dy persona të tjerë. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar tre të dyshuarit meshkuj K/Shqiptar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj K/Shqiptar të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, njofton Policia.

Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/