Shtëpia e Ndre Mjedës kthehet në qendër muzeale

Shtëpia e Ndre MjedësMe një ceremoni të veçantë është përuruar një ditë më parë në Kukël, “Qendra Muzeale e Mjedës”.

Ajo u përurua në shtëpinë që vet poeti, kleriku dhe studiuesi shqiptar ndërtoi në vitin 1907, shkruan gazeta Start.

Shtëpia ka një stil neoklasik të projektuar nga vetë ai, ndërkohë prej shumë vitesh gjendej në një gjendje të mjerueshme.

Në këtë ngjarje morën pjesë Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro, zëvendësministri Zef Çuni, e personazhe të tjerë të njohur të jetës politike e shoqërore.

“Ndaluni në Kukël, vetëm 40 minuta larg Tiranës. Mos ia hiqni vetes kënaqësinë e peizazhit të këngës së “By lby lit” në kompleksin muzeal ‘Ndre Mjeda’ që inauguruam”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Me restaurimin e shtëpisë muze dhe sistemin e objekteve muzeale, Qendra ka marrë një fy ty rë të re dhe mund të kthehet në një vend tërheqës për turistët kulturor.

Më Shumë

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Lajmet e Fundit