20.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Analistët: Nuk pritet zgjidhja e situatës politike këtë javë

Blloku ne sall te kuvenditAs kjo javë nuk pritet të zgjidhë situatën politike në vend dhe mosmarrëveshjet ndërmjet të dy blloqeve.

Kështu të paktën konsiderojnë analistët politikë. Sipas tyre, tani kanë mbetur vetëm dy opsione: zgjedhje ose marrëveshje poltike me ndihmën e ndërkombëtarëve.

Profesori universitar, Riza Smaka thotë se takimet që së fundmi kanë pasur Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj- njëra në një festë të organizuar nga Ambasada Amerikane dhe tjerta në “Darkën e Lamës” në Gjakovë- kanë qenë të rastësishme.

Ai thotë se akoma liderët nuk kanë gjetur kompromis.

“Unë nuk shoh asnjëfarë hapi drejt ndonjë konsensioni reciprok. Këto ishin dy takime të rastit, të kortezisë. Sa i përket cështjes topike për gjetjen e ndonjë zgjidhjeje për konstituimin e Kuvendit dhe pastaj për formimin e Qeverisë nuk ka”, ka thënë Smaka për RTK.

Ndërkaq, profesori Afrim Hoti thotë se Kosova ka vetëm dy zgjedhje para vetës: një marrëveshje politike në mes subjekteve ose shkuarja në zgjedhje të reja.

“Në situatën e tanishme jemi para dy zgjedhjeve, e para që të kemi një lloj marrëveshjeje mes subjekteve politike për të formuar institucionet dhe e dyta që të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Ndihmesa ndërkombëtare ka kuptim në ato raste kur të dyja palët kanë qëndrime apo kërkesa të mëdha respektivisht të vogla dhe në të këtë drejtim ka kuptim ndërhyrja ndërkomëtare sepse kjo do t’i afronte palët për të mbërrirë një kompromis”, ka thënë Hoti për RTK.

Më Shumë

Policia shqipton mbi 1 mijë e 500 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1530 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Gjithçka gati për festivalin tradicional folklorik “Hasi Jehon”

Me 2, 3 dhe 4 maj në Gjonaj të Hasit mbahet Festivali “Hasi Jehon”, edicioni i 35-të. Ansamble që kultivojnë folklorin burimor nga e...

Lajmet e Fundit