Home Blog Page 8032

VV mohon ta ketë fyer Enver Hasanin

0

VV-logo9-09Lëvizja Vetëvendosje, nëpërmjet Visar Ymerit, ka mohuar se ka fyer kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.

“Kushdo që e lexon aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, këtë që krijoji këtë problem të krijimit të institucioneve, por edhe po që se merret me aktvendimet tjera të Gjykatës Kushtetuese, apo momentet kur kjo Gjykatë ka refuzuar që të marrë në trajtim një çështje që ka të bëjë drejtpërdrejt me sovranitetin dhe funksionimin sovran të Republikës së Kosovës, mendoj që është shumë e qartë që vazhdimisht kjo Gjykatë Kushtetuese ka qenë pre e politikave ditore, në vend se të jetë në përputhje me frymën dhe germën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, ka thënë Ymeri, transmeton koha.net.

“Veçanërisht në mesin e tyre është Kryetari i kësaj Gjykate Kushtetuese, që e ka dëshmuar edhe publikisht që nuk ka pikë kredibiliteti që të jetë madje as si profesor e lëre më si gjykatës në Gjykatën Kushtetuese. Të thuhet e vërteta për një person nuk është ofendim, por është vetëm konkretizim i të vërtetës”, ka thënë Ymeri.

Haziri: Presidente dërgojeni në Kushtetuese për interpretim nenin 117

0

LutfiHaziri5-30Anëtari i kryesisë së LDK-së Lutfi Haziri duke komentuar ngërçin politik në vend thotë se presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga e ka një sfidë të vogël politike për të zgjedhur. E këshillon që ta dërgoj në Kushtetuese për sqarim nenin 117 të përgjigjes së Kushtetueses.

Në një mesazh për presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga, Lutfi Haziri e ka porositur këtë të fundit për të zgjidhur ngërçin, i cili sipas Hazirit për Jahjagën është “situatë e vogël politike”.

Haziri ka kërkuar që Jahjaga të marrë rolin e saj unifikuese si presidente.

Statusi i plotë i Lutfi Hazirit në Facebook:

Për presidenten e Republikës,

Ne qytetarët dhe të zgjedhurit e Republikës jemi të vetëdijshëm se jeni në Zyrën kryesore për të përfaqësuar unitetin dhe jeni pasuese e Dr. Ibrahim Rugovës – presidentit historik, Dr. Fatmir Sejdiut – presidentit të pavarësisë, derisa për pak ditë edhe të ekselencës e tij Behgjet Pacollit – Bacit, të cilin LDK e nxorri nga zyra. Mbaje në mend se të sipërpermendurit e kanë udhëhequr popullin e Kosovës me sfida e probleme të mëdha madje edhe sfida lufte! E Ju, zonja Presidente, e keni në mandat që ta zgjidhni një situatë të vogël politike! Të lutem, tregohuni e dinjitetshme dhe unifikuese. Dërgojeni në Gjykatën Kushtetuese për interpretim nenin 117 dhe uroje pesë vjetorin e themelimit të këtij institucioni. Dërgojeni pyetësorin dhe ndihmojeni vendin për dalje nga kjo situatë. Pas kësaj, edhe pozita e juaj si Presidente do të besohet përnjëmend, e jo ajo që thuhet se jeni ‘Marioneta e këtij vendi’. Zgjidheni vetë: unifikuese apo marionetë! Për fund, ju ftoj ta vizitoni Gjilanin dhe Anamoravën për të parë se si po e mbajmë shtetin në ‘këmbët e qelqit’, ku ngërçi nënkupton mungesë buxheti dhe marrje të taksave komunale nga Qeveria brenda natës! LH

Pranvera përqafon djalin Erionin pas kthimit të tij nga Siria (Foto)

0

Pranvera-Erioni1(E plotësuar) Kjo është një fotografi e realizuar pak minuta më parë ku shihet e ëma e Erion Zenës, Pranvera, në përqafim të djalit të saj.

Erioni 8-vjeçar kthehet nga Siria

Pas gati 100 ditësh në Siri, 8-vjeçari Erion Sina është kthyer sonte në orët e mbrëmjes në Kosovë.

Pranvera-ErioniKthimin e tij e ka mundësuar familja e tij në bashkëpunim me autoritetet kosovare, raporton KTV.

Edhe pse nuk e ka thënë asnjë fjalë për rastin, në aeroport ka dalë për ta pritur presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Në këtë mënyrë Erioni i bashkohet nënës së tij, Pranverës, e cila me muaj të tërë ka bërë përpjekje ta kthej nga fronti i luftës.

Kohavisioni kishte raportuar më 25 gusht se si Arben Zena, i ati i Orionit e kishte marrë me vete në Siri 8-vjeçarin. Aty ishte pasqyruar edhe rrëfimi i Pranverës, që kërkonte me ngulm kthimin e të birit.

Hoxhaj kërkon të lëvizet shpejt me MSA-në dhe vizat

0

Hoxhaj-Anick Van CalsterMinistri në detyrë i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur të mërkurën në takim ambasadoren e Mbretërisë së Belgjikës, Anick Van Calster.

Ministri Hoxhaj e falënderoi ambasadoren Calster për kontributin dhe përkrahjen që shteti belg ka dhënë për Kosovën në këtë fazë të rëndësishme të shtetndërtimit dhe fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Hoxhaj veçoi mbështetjen e Belgjikës në proceset që i takojnë të ardhmes euroatlantike, duke u konfirmuar si një prej partnerëve të Kosovës, veçmas në procesin e negocimit të MSA-së dhe nevojën e nënshkrimit të shpejt të marrëveshjes së parë kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe BE-së.

Me ambasadoren Calster u diskutua edhe për çështjen e liberalizimit të vizave dhe domosdoshmërinë që edhe kosovarët sa më parë të lëvizin pa viza në Evropë.

Ju jeni të pavdekshëm!

0

Gezim MekuliShkruan: Gëzim Mekuli

Kryeqyteti i çetnikëve ishte në luftë qe dy ditë. Mbrëmë shqiptarët largpamës lëshuan “bombën atomike” para turinjve të nacionalistit Nikoliq, e para 8 milionë serbëve. Sa pashë, sa dëgjova e sa lexova këto dy ditë, mediet naziste serbe po luftojnë dhe po ‘baglojnë’ shqiptarët, mu sikurse mediet naziste të Rajhut të tretë; Adolf Hitlerit!
Mediet serbe po etiketojnë, kriminalizojnë e po i paraqesin shqiptarët “të zinj e mafiozë”. Kështu veproi edhe gazeta naziste “BEOBACHTER”, që luftoi e i paraqiste hebrenjtë si fajtorë për të gjitha të këqijat që ndodhnin në Gjermaninë e Hitlerit. E, kjo nuk është çudi! Sepse çetnikët e Serbisë janë po ata të 1878-s. Daçiqi “demokrat”, e partner i Qeverisë së Kosovës, është kryeçetniku dhe është Hitleri pa mustaqe i Ballkanit.
Por mua po më habit fakti se si mediet ndërkombëtare po “fajësojnë” shqiptarët për ndërprerje të lojës. Mbi 90% e medieve perëndimore po raportojnë se, sherri plasi për fajin e “Flamurit”. Me këtë po shpreh frikën dhe brengen time se Shqipëria jonë do të ndëshkohet mu si edhe Serbia çetnike nga FIFA. Serbët dinë të manipulojnë me fakte dhe me retorikën e tyre bëjnë edhe “çudira”. “Piramida” mund të kthehet mbrapsht, (kokë-poshtë) përmes fjalës dhe “Public relacion”.
Por një mësim rimorën mbrëmë çetnikët e Daçiqit. Shqiptarët dhe Flamuri Kuqezi janë të paprekshëm dhe të pavdekshëm!
Tani çetnikët serbë, përpos se do të ballafaqohen me penën, mendjen dhe pushkën shqiptare, tani këta çetnikë do të ballafaqohen edhe me gjeneratën e re shqiptare të multimedies dhe elektroteknikës: Këta, gjithë së bashku, do të jenë pararojë e Flamurit Kuqezi dhe identitetit të pamposhtur shqiptar!
Respekt ideatorëve të projektit që kryen ngritjen e flamurit në Beograd!
Nderim, nderim dhe qofshi të bekuar, ju Kombëtarja jonë, shqiponja jonë, ju stërnipër të Kastriotit, Ismail Qemailit, Isa Boletinit e Mihail Gramenos!
Ju jeni të pavdekshëm!

Jahjaga në kërkim të zgjidhjes

0

Jahjaga14-23Në kuadër të përpjekjeve për të gjetur mënyrat e zgjidhjes së situatës së krijuar në ndërtimin e institucioneve të vendit, Presidentja Atifete Jahjaga, priti në takime të ndara kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçin, kryetarin e NISMA-s, Fatmir Limajn dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Në takim me liderët e partive politike parlamentare, Presidentja Jahjaga theksoi se i gjithë procesi lehtësues i diskutimeve po bëhet me qëllim të ofrimit të zgjidhjeve të qëndrueshme për ndërtimin e institucioneve dhe bazuar në gjithë kuadrin kushtetues të vendit, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Presidenca.

Ajo tha se do të vazhdojë që të luaj rolin e unitetit të popullit, duke ruajtur paanësinë nga çdo ndikim partiak dhe duke ndihmuar që të ndërtohen institucione të qëndrueshme të shtetit, që do të marrin përsipër obligimet dhe përgjegjësitë për proceset në të cilat ndodhet vendi.

Presidentja tha se në rolin e saj kushtetues të garantuesit të funksionimit demokratik të institucioneve kërkon nga liderët e të gjitha partive politike parlamentare dhe nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, që të gjejnë zgjidhje më shpejt për ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme në vend, për të shmangur çdo mundësi të futjes së vendit qoftë në krizë më të thellë, qoftë në zgjedhje të parakohshme.

Takimet e Presidentes Jahjaga, në kuadër të procesit lehtësues me liderët e partive politike parlamentare, me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa si dhe me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, do të zhvillohen të enjten.

Ymeri: I treguam presidentes se Kosova nuk është monarki

0

visar ymeriKa përfunduar takimi në mes të Presidentes Atifete Jahjaga dhe përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje, të kryesuar nga lideri i kësaj lëvizjeje Albin Kurti.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe nënkryetari i VV-së, Visar Ymeri, i cili tha se Kurti i ka treguar presidentes Jahjaga se problemet duhet të zgjidhen në Kuvend, pasi që Kosova është republikë parlamentare.

“I treguam presidentes që Kosova nuk është monarki dhe as republikë presidenciale, por është republikë parlamentare dhe si e tillë, zgjidhja e problemeve duhet të kërkohet në parlament”, tha Ymeri.

“Presidentja nuk po e kryen punën në bazë të kompetencave të saj, që është përfaqësimi i unitetit të popullit”, tha ai.

“Çartet” Zafiri

0

ZafirBerisha11-14Meqë reaguan të gjithë për ndeshjen e mbrëmshme, radha i erdhi edhe kryetarit të Bashkim Demokratik dhe deputeti të Kosovës, Zafir Berisha.

Berisha është ndjerë i fyer nga deklarata e zëdhënëses së Catherine Ashtonit, Maja Kocijançiq.

Bile ai nuk ka hezituar që Evropën ta quaj “kurvë”, derisa Beogradin e ka quajtur “peder”.

Ja postimi i plotë i Zafir Berishës në Facebook (i pakorrektuar gjuhësisht):

A ju ka ra me lexu deklarat më të poshtër se kjo e zedhenses së znj Ashton…

“Jemi të zhgënjyer me ndërprerjen e ndeshjes së futbollit pas një akti të provokimit. Besojmë se autoritetet serbe kanë treguar profesionalizëm në trajtimin e situatës”, ka thënë Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton.

Evropa mbetet ,,kurvë,, ashtu siq ka qen gjithnjë gjat historis, poshtersia e ksaj deklarate qëndron në ate se si mundohen fajin tja hedhin shqiptarve duke e bishnu të vertetën ku ndeshja është nderpre para zbritjes se shqiponjës në stadium, kur bandat serbe te ndimuar nga organet e shtetit serbë nuk lan qjë jo njerzore pa bër…

Evropjanet a do të pononcoheshin kështu po ti shihnin fëmijt duke u rrahur me karrike ne kokë, sigurishtë se jo. Por halli tyne është Rusia prej te cilës po i mbushin pantollanet e për këtë dojn Sebin me bë mik me zor duke harruar se çka tha kry. i Serbis para dy dite….

Krejt çka mundet me ndodhë në këtë ,,gjymysh,, që Edi Rama në shej proteste mos të shkoj në Beograd ndyshe është ,,peder,,… dhe ju djem të Kosovës tërhiquni nga komtarja KUQ E ZI si shej proteste për mos trajtim me dinidet nga shteti shqiptar…

Shtyhet premiera e “Gjashtë persona…”

0

gjashte persona kerkojne autorinËshtë mbledhur edhe Këshilli Drejtues i TKK-së për të shqyrtuar refuzimin e buxhetit prej 76 mijë e 972 eurove nga ana e MKRS-së. Valdet Avdiu, drejtor i përgjithshëm i TKK-së, sipas një komunikate të KD-së, ka qëndruar në buxhetin e kërkuar duke iu referuar formatit të shfaqjes. Sipas njoftimit të KD-së, shfaqja nuk do të prezantohet më 20 tetor, për ta shtyrë për datë tjetër, pa e caktuar se në cilën datë

Premiera e shfaqjes “Gjashtë persona ndjekin autorin“, në regji të Orhan Kerkezit nuk do ta ketë premierën më 20 tetor, ashtu sikur edhe ishte paralajmëruar. Kështu është bërë e ditur nëpërmjet një komunikate të lëshuar nga Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës, dhe, sipas tyre, shfaqja më 20 tetor, ka gjasa të prezantohet para anëtarëve të Këshillit Drejtues, por jo edhe për audiencën e gjerë. Ndërkaq, po sipas kësaj komunikate, kjo shfaqje shtyhet për një datë të pacaktuar, pikërisht si rezultat i mos miratimit të buxhetit nga ana e MKRS-së, e cila i është kërkuar nga ana e TKK-së.
Mirëpo, në mbledhjen e së mërkurës, drejtori i përgjithshëm i TKK-së, Valdet Avdiu, ka nxjerr në tryezën e këshillit argumentet e tij në raport me shfaqjen, përkatësisht me anën ekonomike të saj. “Ai e ka mbrojtur buxhetin e shfaqjes”, thuhet në këtë komunikatë, duke shtuar se Avdiu i është referuar formatit të kësaj shfaqje dhe kësaj galerie të tërë krijuesish të këtij projekti teatror. “Janë angazhuar numër i madh krijuesish, të cilët, kanë kontrata që nuk bien ndesh me rregulloren e teatrit”, thuhet të jetë shprehur Avdiu.

Me këtë rast, po nga kjo mbledhje, Këshilli Drejtues ka kërkuar nga TKK që shfaqja të procedohet tutje, si dhe aspektet financiare që varirojnë sipas kontratave të nënshkruara.
Bëhet e ditur se shfaqja në kuptimin artistik dhe teknik është gati për të dalë më 20 tetor, por për shkaqe buxhetore,të cilat reflektojnë në mungesë të kostumeve si dhe skenografisë premiera e kësaj shfaqje shtyhet për një datë tjetër, duke kërkuar që kostoja e buxhetit të rishikohet nga ana e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sporte./KultPlus.com

Limaj i thotë ambasadorit të Katarit se VLAN-i do ta nxjerrë vendin nga ngërçi

0

Limaj me ambasadorin e kataritKreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, nuk ka lënë pa i thënë edhe ambasadorit të Katarit në Shqipëri, njëherësh ambasador jo-rezident në Kosovë, Yousuf Hassen Al Saai, se Blloku pret që shumë shpejt të dalë nga ngërçi politik.

Në një takim që kanë pasur në Prishtinë, Limaj ka thënë se VLAN e ka zgjidhjen, dhe se sigurisht me reflektimin e liderëve politikë, duke respektuar kushtetutën dhe shumicën parlamentare, do të arrihet deri në krijimin e institucioneve.

E ambasadori Al Saai tha se shteti i Katarit ka dhënë një kontribut të mirë për Kosovën dhe është shumë i gatshëm që të thelloj sa më shumë marrëdhëniet mes shtetit të Katarit dhe Kosovës.

Gjithashtu, tha se Katari është duke kontribuar mjaft edhe për njohjen e shtetit të Kosovës, nga shtetet e Ligës Islamike.

Kryetari Limaj dhe ambasadori Al Saai, diskutuan edhe për mundësinë e investimeve të shtetit të Katarit në Kosovë, sepse të dyja vendet kanë mundësi të mira të bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik.