11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Shtyhet premiera e “Gjashtë persona…”

gjashte persona kerkojne autorinËshtë mbledhur edhe Këshilli Drejtues i TKK-së për të shqyrtuar refuzimin e buxhetit prej 76 mijë e 972 eurove nga ana e MKRS-së. Valdet Avdiu, drejtor i përgjithshëm i TKK-së, sipas një komunikate të KD-së, ka qëndruar në buxhetin e kërkuar duke iu referuar formatit të shfaqjes. Sipas njoftimit të KD-së, shfaqja nuk do të prezantohet më 20 tetor, për ta shtyrë për datë tjetër, pa e caktuar se në cilën datë

Premiera e shfaqjes “Gjashtë persona ndjekin autorin“, në regji të Orhan Kerkezit nuk do ta ketë premierën më 20 tetor, ashtu sikur edhe ishte paralajmëruar. Kështu është bërë e ditur nëpërmjet një komunikate të lëshuar nga Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës, dhe, sipas tyre, shfaqja më 20 tetor, ka gjasa të prezantohet para anëtarëve të Këshillit Drejtues, por jo edhe për audiencën e gjerë. Ndërkaq, po sipas kësaj komunikate, kjo shfaqje shtyhet për një datë të pacaktuar, pikërisht si rezultat i mos miratimit të buxhetit nga ana e MKRS-së, e cila i është kërkuar nga ana e TKK-së.
Mirëpo, në mbledhjen e së mërkurës, drejtori i përgjithshëm i TKK-së, Valdet Avdiu, ka nxjerr në tryezën e këshillit argumentet e tij në raport me shfaqjen, përkatësisht me anën ekonomike të saj. “Ai e ka mbrojtur buxhetin e shfaqjes”, thuhet në këtë komunikatë, duke shtuar se Avdiu i është referuar formatit të kësaj shfaqje dhe kësaj galerie të tërë krijuesish të këtij projekti teatror. “Janë angazhuar numër i madh krijuesish, të cilët, kanë kontrata që nuk bien ndesh me rregulloren e teatrit”, thuhet të jetë shprehur Avdiu.

Me këtë rast, po nga kjo mbledhje, Këshilli Drejtues ka kërkuar nga TKK që shfaqja të procedohet tutje, si dhe aspektet financiare që varirojnë sipas kontratave të nënshkruara.
Bëhet e ditur se shfaqja në kuptimin artistik dhe teknik është gati për të dalë më 20 tetor, por për shkaqe buxhetore,të cilat reflektojnë në mungesë të kostumeve si dhe skenografisë premiera e kësaj shfaqje shtyhet për një datë tjetër, duke kërkuar që kostoja e buxhetit të rishikohet nga ana e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sporte./KultPlus.com

Më Shumë

Në Rahovec vidhet filtri për pastrimin e mbeturinave në lum

Në Rahovec është vjedhur filtri që shërben për pastrimin e mbeturinave në lum. Siç shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, vlera e...

Kjo është pasuria e ministrit Hajrulla Çeku

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporit, Hajrulla Çeku, ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Çeku ka një banesë në vlerë 100 mijë...

Lajmet e Fundit