22.8 C
Prizren
E martë, 21 Maj, 2024

Shtyhet “Gjashtë persona kërkojnë autorin”, Teatri kërkon 77 mijë euro

gjashte persona kerkojne autorinMenaxhmenti i Teatrit Kombëtar të Kosovës i ka kërkuar Ministrisë së Kulturës 77 mijë euro për shfaqjen “Gjashtë persona kërkojnë autorin”.

Kërkesa i është adresuar MKRS-së tash dhjetë ditë, por ende nuk ka përgjigje. TKK-ja ka buxhet vjetor prej 330 mijë eurosh dhe kjo është premiera që pritet të hapë sezonin vjeshtor dhe e treta për këtë vit. Krejt buxheti i Teatrit Kombëtar të Shqipërisë nuk është as 72 mijë euro.Përderisa zyrtarët e MKRS-së kanë thënë se do të shqyrtohet propozimi i TKK-së për të shfrytëzuar 77 mijë euro, drejtori i TKK-së thotë se shuma është e arsyeshme. E premiera e shfaqjes me tekst të Luigi Pirandellos nën regji të Orhan Kërkezit është shtyrë për katër ditë. Sipas regjisorit, arsyeja janë paratë përderisa MKRS-ja e mohon këtë,shkruan KD.

“Ata kanë propozuar ashtu. Ne ende nuk i kemi shqyrtuar detajet. Pasi që t’i shqyrtojmë detajet, vendosim”, ka thënë Veton Firzi, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës.
Shuma duket e arsyeshme për drejtorin e përgjithshëm të TKK-së, Valdet Avdiu.

“Çdo ditë jemi duke e pritur aprovimin për kërkesën që kemi bërë më datën 1 tetor”, ka thënë Avdiu. Sa i përket asaj që për “Gjashtë…” kërkohen fiks 20 mijë euro më shumë sesa për “Vdekjen e një komisioneri” që është dhënë premierë në maj të këtij viti, Avdiu ka thënë se shfaqja e Kerkezit është një projekt më i madh.

“Kjo është një shfaqje që i ka rreth 23 krijues brenda saj. Nëse çdo krijues paguhet vetëm me 1 mijë euro atëherë kemi të bëjmë me 23 mijë euro”, ka thënë i ai. Sipas Avdiut bëhet fjalë për një shfaqje shumë të madhe dhe të mrekullueshme

Më Shumë

Humb jetën një person në Prizren, dyshohet se kishte kontakt me rrymë

Një person ka humbur jetën në Prizren, si pasojë e kontaktit me rrymë. Rasti ka ndodhur ditën e premte, rreth orës 19:30. “Raportohet se viktima mashkull...

Kosova në tehun e shpatës

Nue Oroshi Mospranimi i Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës nuk është lajm i mirë për Republikën e Kosovës. Kjo ndodhi për shumë arsye...

Lajmet e Fundit