22.8 C
Prizren
E martë, 21 Maj, 2024

Edukimi, 28 kandidatë për një indeks

Studentet ne PrishtinePër gjithsej 51 vende të ofruara për studim në Fakultetin e Edukimit, provimit pranues të enjten i janë nënshtruar rreth 1400 kandidatë.

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, po organizon provimet pranuese në fakultetet, ku kanë mbetur vende të lira nga afati i parë i provimit pranues për studentët në vitin akademik 2014/2015. Pra, 28 veta kanë garuar të enjten në Edukim për një vend studimi. Ndërkaq, në përgjithësi në UP për 3200 vende sa janë ofruar me konkurs për konkurrim, si të mbetura të lira nga afati i parë, kanë aplikuar rreth 11 mijë kandidatë.

Fakulteti i Edukimit, për nga interesimi i të rinjve për të studiuar në të, ndiqet nga Fakulteti Ekonomik, ai i Mjekësisë dhe Fakulteti Juridik. Fakulteti i Edukimit ka adresuar në Rektorat një kërkesë duke kërkuar që të rritet, sidomos numri me korrespondencë i listës së të pranuarve. Vetëm 16 vende janë paraparë me korrespondencë.

Adem Beha, këshilltar i rektorit Ramadan Zejnullahu, ka thënë se deri më tash në Rektorat nuk është diskutuar të ketë rritje të numrit të studentëve. “Kuotat dhe numrat që janë vendosur në fillim do të respektohen. Nëse Senati dhe Ministria e Arsimit vendosin ndryshe, ne si Rektorat do ta adresojmë, por deri tani nuk kemi një vendim të tillë”, ka thënë Beha. Ai ka vlerësuar se procesi pranues në fakultetet që kanë organizuar provimin pranues të enjten, ka shkuar mirë, madje, sipas tij, janë bërë përpjekje maksimale që të shmangen edhe problemet teknike. Beha tha se provimi pranues është organizuar duke u monitoruar nga stafi që nuk ka qenë i departamentit përkatës në të cilin studentët kanë aplikuar.

“Nëse kanë aplikuar kandidatë për shkenca politike nuk do të ketë monitorues nga shkencat politike, sepse kjo në një farë forme mund të parandalojë shumë abuzime potenciale, sepse vetë stafi ka njohuri nga pyetjet dhe mund të intervenojë direkt në test”. Prandaj, ai tha se stafi brenda fakulteteve-departamenteve janë aranzhuar në atë mënyrë që të monitorojnë njëri-tjetrin dhe jo vetveten. Rezultatet e provimit pranues parashihet të shpallen më 13 tetor.

Të premten në UP do të mbahet provimi pranues në Fakultetin e Mjekësisë dhe në atë Ekonomik, ku konkurrenca është e po ashtu e lartë për një vend studimi. UP-ja në vitin e parë të studimeve, në afatin e dytë të konkursit për vitin akademik 2014-2015, do të regjistrojë 3192 studentë, prej të cilëve 1854 studentë të rregullt dhe 1338 studentë me korrespondencë. Kandidatët të cilët i takojnë familjes së ngushtë e dëshmorit (fëmijë ose bashkëshort/e), do të kenë një bonus prej 5 pikësh në pikët e përgjithshme me rastin e aplikimit. Mbi bazë të konsideratave humane, Universiteti i Prishtinës rezervon të drejtën e pranimit të kandidatëve me nevoja të veçanta./zeri/

Më Shumë

Rast tragjik: Një burrë bën vetëvrasje në Dragash

Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e sotëm në Dragash, ku një burrë dyshohet se ka bërë vetëvrasje, raporton Gazeta Sinjali. Sinjalizuesit e Sinjalit kanë bërë...

Quni: Asociacioni qe e pranoi Kurti është shtet brenda shtetit

Deputeti i LDK-së, Anton Quni në emisionin Pressing në T7, ka folur në lidhje me Asociacionin. Sipas tij, Asociacioni që e pranoi Kurti, është...

Lajmet e Fundit