Zafir Berisha: PDK e ka kapur shtetin, deputetët duhet të veprojnë

zafiri ne Kuvendin e kosovesDeputeti i Parlamentit të Kosovës, Zafir Berisha ka kërkuar nga deputetët që të veprojnë në zgjidhjen e ngërçit politik. Ai tha se shumica nuk ka nevojë të lutet tek pakica (PDK).

“Ne duhet të veprojmë konform Kushtetutës. Nëse nuk veprojmë bëhemi bashkëfajtor i kësaj gjendje. Nuk duhet të jemi peng i shtetit të kapur nga PDK-ja”, tha Berisha në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Berisha ka kritikuar edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. “Gjykata Kushtetuese e ka komplikuar situatën, prandaj ne duhet të veprojmë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për studentët e rinj më 29 qershor

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren njofton të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar se më 29 qershor 2026 do të shpallet zyrtarisht konkursi për...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit