23.8 C
Prizren
E martë, 21 Maj, 2024

KE kërkon ndëshkimin e degraduesve të trashëgimisë kulturore

Prizreni-natenNë Raportin e Progresit të Komisionit Evropian që është publikuar të mërkurën në Bruksel është konstatuar se shkeljet e shpeshta të ligjit në gjithë Kosovën kanë lënë pasoja negative në trashëgiminë fetare dhe kulturore dhe se zbatimi i kornizës së përgjithshme ligjore për mbrojtjen e këtyre zonave mbetet në nivel të ulët.

Në këtë dokument është shprehur qëndrimi se masat ndëshkuese ndaj shkelësve të ligjit duhet të aplikohen në mënyrë të vazhdueshme, derisa autoritetet veçmas ato lokale duhet të tregojnë përkushtim më të madh për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

“Në përgjithësi shkeljet e shpeshta të ligjit në tërë Kosovën kanë vazhduar që të kenë ndikim negativ në objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore. Zbatimi i kornizës së përgjithshme ligjore që rregullon mbrojtjen e trashëgimisë kulturore mbetet i dobët.

Ndërtimet pa leje janë një shqetësim i madh, sidomos në zonat e veçanta të mbrojtura. Masat ndëshkuese ndaj atyre që shkelin ligjin duhet të zbatohen në mënyrë të vazhdueshme dhe ndërtimet pa leje që tashmë kanë ndodhur duhet të trajtohen në përputhje me ligjin.

Autoritetet e Kosovës, sidomos ato të nivelit lokal, duhet të demonstrojnë një përkushtim më të madh në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore”, thuhet në Raport, ku po ashtu theksohet se edhe Qeveria e re duhet të angazhohet në mënyrë aktive në këtë proces.

Madje hartuesit e këtij raporti kanë vënë në pah faktin se Komuna e Prizrenit nuk ka ofruar mbështetjeje për Këshillin e Trashëgimisë Kulturore, mekanizëm ky që ka buruar nga Ligji për Qendrën Historike të qytetit.

Mirëpo pos Prizrenit, Raporti ka evidencuar se nuk ka pasur përparim as sa i përket zbatimit të Ligjit për fshatin Hoçë e Madhe.

“Nuk ka pasur raporte për incidente serioze që lidhen me mbrojtjen e objekteve historike dhe fetare, për të cilat Policia e Kosovës ka marrë përgjegjësinë nga KFOR-i. Një incident është raportuar në Manastirin e Deçanit, që ende ruhet nga KFOR-i”, thuhet në Raport.

Për më shumë vonesa në gjetjen e një zgjidhjeje për kontestin pronësor mes Komunës së Deçanit dhe Manastirit është cekur si shqetësim, meqë u “kontribuon tensioneve ngulmuese ndërmjet Manastirit, Komunës dhe komunitetit lokal”.

Gjithashtu si sfidë për autoritetet e Kosovës janë përmendur vjedhjet në manastire, kisha dhe varrezat ortodokse, sikurse edhe në varrezat myslimane, që, sipas Raportit, duhet të hetohen në mënyrë sistematike dhe adekuate. “Duhet të miratohet edhe Ligjit për religjion”, thuhet në Raport./KD/

Më Shumë

“E futën 6 muaj në psikiatri”, Juli kujton ngjarjen aspak të këndshme të Zef Dedës!

Julian Deda gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP” shpesh herë ka folur dhe ka ndarë kujtime me të atin e ndjerë, aktorin...

Rast tragjik: Një burrë bën vetëvrasje në Dragash

Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e sotëm në Dragash, ku një burrë dyshohet se ka bërë vetëvrasje, raporton Gazeta Sinjali. Sinjalizuesit e Sinjalit kanë bërë...

Lajmet e Fundit