22.4 C
Prizren
E hënë, 9 Qershor, 2025
Home Blog Page 8053

Rita Ora nuk ndalet

0

Rita Ora-Playboy4Këngëtarja me origjinë shqiptarë Rita Ora e cila po arrit majat në skenën ndërkombëtare edhe pse nuk ka shumë kohë që erdh në treg me risi, bën me dije se ajo tashmë i është përveshur punës për albumin tjetër. Ajo ka biseduar me disa produksione dhe është duke u marr vesh me ta rreth albumit…

Ajo gjithmonë po kujdeset qe të jetë sa me pranë adhuruesve të saj me këngë e me hite të reja dhe edhe pse nuk ka shumë që erdh me albumin e saj ajo tashmë ka filluar të mendoj për tjetrin. Përmes një postimi në profilin e saj privat në ‘Twitter’ Rita Ora ka treguar se shumë shpejt do të vije me albumin e saj të ri. Ajo ka treguar se njëri ndër produksioni me i madh anglez “Clash Music’’ e ka vizituar atë në studion e saj për të biseduar rreth detajeve të albumit.

“I gave clues about my new album to @clash_music when they visited me in the studio.. “ (Iu dhashë të dhëna për albumit tim të ri produksionit “Clash Music’’ kur ata me vizituan në studio) ka shkruar Rita, e cila ka njoftuar fansat se ajo nuk do të ndalet. Kujtojmë që së fundmi këngëtarja Rita Ora ka lansuar singlin e saj‘I Will Never Let You Down’ e cila po e shijon suksesin e kësaj këngë nëpër turne të ndryshme botërore.

Buzhala: Aderimet në partitë politike, komike

0

Berat BuzhalaIsh-deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së, Berat Buzhala, është shfaqur mjaft kritik ndaj prurjeve të reja në të gjitha partitë politike.

Ai në një intervistë për “Epokën e re” ka thënë se aderimet e fundit nëpër partitë politike jo vetëm se janë komike, por edhe perverse.

“Partitë politike po demonstrojnë, se po i nënshtrohen pa kushte, për një grusht votash, secilit grup a individ, për të cilët mendohet se e kanë një copë ndikim”, ka thënë Buzhala.

Ai ka bërë me dije se është e pakuptimtë që dikush të bëhet pjesë e një partie të caktuar politike për të cilën ka folur “zi e terr”.

“Ata që deri dje shaheshin, sot nderohen. Partitë politike do të duhej të ishin grupime të njerëzve që përafërsisht mendojnë ngjashëm për probleme të caktuara”, ka deklaruar Buzhala.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se do të vazhdojë të jetë pjesë e PDK-së, por jo edhe kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës, apo pjesë e Qeverisë së ardhshme, nëse kjo parti do t’i fitojë zgjedhjet.

“Besoj se jam shumë i parëndësishëm për të qenë pjesë e Qeverisë”, është shprehur Buzhala.

Po në këtë intervistë Buzhala ka folur edhe për fushatën paraelektorale të partive politike, të cilën e ka quajtur banale.

“Fushata do të duhej të quheshin ato, ku krerët e partive politike do të dalin e të tregojnë se çfarë do të bëjnë saktësisht për shëndetësinë, për arsimin, për drejtësinë etj., e jo këso lloj performancash banale”, ka thënë Buzhala, duke shtuar se pas zgjedhjeve parlamentare Kosovës i duhet një koalicion i cili do të fokusohet në shëndetësi dhe arsim.

Aderimet përçajnë PDK-në

0

thaci, veseli,hasaniPartia Demokratike e Kosovës dhe kreu i saj Hashim Thaçi, kanë hyrë në ofensivë për sjelljen e njerëzve të rinj në parti. Iniciativa e tij ka nisur qysh para disa muajsh, por ajo është përshpejtuar me t’u shpërndarë Kuvendi dhe caktimi i zgjedhjeve të parakohshme. Në këtë drejtim ai ka zgjedhur dy metoda të prezantimit.

Në njërën anë shfrytëzon Facebookun dhe prezanton anëtarë të rinj në ekipin e tij që kryesisht vijnë nga shoqëria civile, ndërsa në anën tjetër kur merret vesh me njerëz të biznesit, ata i prezanton në seli të partisë dhe thërret konferencë për media. Kështu ka ndodhur në dy raste. Ardhja e pronarit të rrjetit të marketeve “Elkos”, Ramiz Kelmendi dhe e Margarita Kadriut, drejtoresh e gazetës “Kosova Sot”.

Por jo gjithçka po i shkon mirë Thaçit gjatë prurjeve të reja. Shumë nga zyrtarë të lartë të partisë që i takojnë anëtarësisë së vjetër të PDK-së, po ia zënë për të madhe kreut të partisë për formën si i prezanton aderuesit dhe si u jep premtime figurave të reja. Më së shumti janë irrituar me ardhjen e Margarita Kadriut, të cilës iu dha menjëherë posti i nënkryetares së partisë/tribuna/

Cruz dhe Bardem të pandashëm

0

PenelopeCruz-plazh1Penelope Cruz dhe Javier Bardem kanë disa vite të martuar, por ata duken sikur janë sërish në periudhën e muajit të mjaltit. Çifti u fotografua teksa shkëmbente puthje pasionante pas një darke me miqtë e tyre në një restorant të Madridit.

Dukej se të dy aktorët nuk dëshironin të shkëputeshin për asnjë moment nga njëri-tjetri. Ata ishin në sintoni, të veshur me xhinse dhe xhaketë lëkure teksa u fotografuan duke dalë nga restoranti.

Penelope dhe Javier filluan të takoheshin në vitin 2007 dhe në 2010-n vendosën të martoheshin. Në 2008-n ata ishin pjesë dhe e të njëjtit kast aktorësh në filmin “Vicky Cristina Barcelona”. Çifti ka një djalë 3 vjeç, Leonardo dhe një vajzë 9-muajshe Luna.

Ismail  Ahmeti kandidat për deputet  i  VV-së nga Sharri

0

Ismail Ahmeti VV sharrIsmail  Ahmeti do të jetë kandidat për deputet të Parlamentit të Kosovës i Lëvizjes  Vetëvendosje në  Sharr.

Emri i tij është  miratuar edhe nga  Kryesia e VV-së në Prishtinë.

Ahmeti premton se  nëse zgjedhet deputet në Parlamentin e Kosovës, do të jetë zëri i të gjithë qytetarëve të Sharrit.

Sipas tij, deri më tash zëri i qytetarëve të Sharrit ka munguar në Parlamentin e Kosovës./PrizrenPress.com/

Zafiri vetë i katërti ia mësyen Parlamentit

0

ZafirBerisha11-14Kryetari i Bashkimit Demokratik në Prizren, Zafir Berisha, në zgjedhjet e 8 qershorit, do të garojë për deputet bashkë me katër anëtarë të tjerë të partisë së tij.

Kryesia e BD-së ka marrë vendim që në listën zgjedhore për deputet të Parlamentit të Kosovës të jenë: Zafir Berisha, Mitat Karahoda, Arife Muji, Skënder  Susuri  nga Prizreni si dhe Nexhat Isufi nga Dragashi.

Të gjithë kandidatët e Bashkimit Demokartik do të garojnë në të njëjtën listë me Nismën për Kosovë të Fatmir Limajt.

Zafir Berisha tha se kandidatët që do të garojnë , janë garncë e fitores së 8 qershorit. /PrizrenPress.com/

 

Ricky Martin: Do të dëshiroja të bëja sërish ‘coming out’

0

RickyMartinKëngëtari potorikan 42 vjeçar, Ricky Martin në një intervistë ka deklaruar se pas 4 vitesh që ai pranoi orientimin e tij seksual do të dëshironte që të vinte sërish ai moment.

Pas shumë spekulimeve lidhur me seksualitetin e tij Ricky Martin vendosi të bëjë “coming out” në vitin 2010 dhe pranoi homoseksualitetin e tij.

Në një intervistë për Kiis FM’s ai thotë: “Ndjehesh shume mirë kur e bën këtë gjë. Do dëshiroja të bëjë sërish “coming out” sepse ai moment ishte i mrekullueshëm. Dhe kur bën këtë gjë ti arrin të mposhtësh një nga frikërat më të mëdha që ke patur gjithmonë”.

“Suporti që pata nga mediat, nga fansat dhe familja ime ishin të jashtëzakonshme dhe fatkeqësisht është shoqëria që na shtyn ne të besojmë se ndjenjat tona janë jo mira”, thotë Ricky Martin.

Arbër Rexhaj i VV-së dëshmon në gjykimin e punëtorit të Pro-Credit Bankës

0

Arbër-RexhajNë Gjykatën Themelore të Prizrenit, vazhdoi gjykimi ndaj ish-punëtorit të Pro-Credit Bankës, Abdullah Thaçit, i cili akuzohet për zbulim të fshehtësisë zyrtare, vepër kjo e dënueshme sipas kodit penal, deri në 3 vjet burg.

Abdullah Thaçi akuzohet se më 31 korrik të vitit 2012 derisa ishte në orar të punës në cilësi të personit zyrtar dhe pa pasur autorizim, u qaset llogarive bankare të klientëve të kësaj banke, Nexhat Çoçajt, drejtor i arsimit në Prizren dhe Bekim Thaçit mësimdhënës.

Sipas aktakuzës, ai ka thyer procedurat e aplikueshme bankare, e pikërisht marrëveshjen mbi konfidencialitetin dhe moszbulimin e informacioneve bankare.

Kështu, sipas prokurorisë, Abdullah Thaçi gjendjen e llogarive të dy klientëve i fut në një zarf të bardhë dhe ia dorëzon Lëvizjes “Vetëvendosje”, e cila këto llogari bankare i përdorë për të ushtruar kallëzim penal.

Rasti rreth këtij kallëzimi penal është tash në fazën e hetimeve.

Në cilësinë e dëshmitarit në gjykatë u paraqit kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje” në Prizren, Arbër Rexhaj.

Rexhaj, tha se nuk ka pranuar ndonjë dokument nga Thaçi. Sipas tij në zyrat e Lëvizjes “Vetëvendosje”, vijnë lloj-lloj dokumentesh, ndër to tha se ka ardhur edhe dosja për të cilën bëhet fjalë dhe se kjo dosje kishte ardhur në një zarf të bardhë pa mbishkrim në të.

Arbër Rexhaj- dëshmitar(video: arber rexhaj- prokurorja)

“Këto dokumente siç kam deklaruar, ne i kemi gjetë para zyrës, edhe zyra te ne hapet diku në orën 10:00 të mëngjesit… unë kam pa që është material i dyshimtë edhe e kam dërgu drejtpërdrejt në qendrën e “Vetëvendosjes” në Prishtinë. Më pastaj i kemi analizu dhe kemi pa lëndë shumë të dyshimtë dhe për ne aty është parë se është duke u zhvillu korrupsion i pastër”, tha Rexhaj.

Ai më tutje tha se në vend të Abdullahut në gjykatë është dashur të jetë Nexhat Çoçaj, ndërsa gjykimin e quajti me motive politike.

Pas dëshmisë së Rexhajt, prokurorja e rastit Ervehe Gashi, tha se hetimet për drejtorin Çoçaj, kanë filluar nga 2 maji 2012, e jo siç pretendohet pas kallëzimit penal, i cili është bërë më 8 gusht 2012.

Ajo i dorëzoi trupit gjykues dokumentin e datës 2 maj, me të cilin ishte bërë kërkesa në BQK, për hetim të xhirollogarisë së drejtorit Çoçaj.

Njëra nga provat e prezantuara, ishte edhe pasqyra financiare dhe raporti i ndërhyrjes së paautorizuar, i paraqitur nga Pro-Credit Bank, provë të cilën mbrojtja e kundërshtoi dhe kërkoi që të bëhet ekspertizë për vërtetësinë e saj.

Trupi gjykues e aprovoi kërkesën e mbrojtjes, me ç’rast seanca gjyqësore u ndërpre për të vazhduar me 1 korrik 2014.

Në qershor të vitit të kaluar Nexhat Çoçaj është shpallur i pafajshëm në një rast tjetër, ku ai akuzohej për shpërdorim të detyrës zyrtare në lidhje me ekskursionet e maturantëve prizrenas./Gazeta Jeta në Kosovë/

Drejtorët e Ramadan Mujës shpallen të pafajshëm

0

Prizren-shtepia bardheKatër zyrtarë të Komunës së Prizrenit dhe tre persona të tjerë janë shpallur të pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prizren të enjten, në një rast ku ata akuzoheshin për shpërdorim të detyrës zyrtare, falsifikim dokumentesh dhe mashtrim.

Hasan Hasani, drejtor i Shërbimeve Publike, Sadik Paçarizi, ish-drejtor i Urbanizmit, Zekë Tejeci e Sokol Hadri inspektorë komunikacioni, Gëzim Gashi – menaxher i parkingut “Euro-AG”, Islam Morina – mekanik dhe Bujar Berisha- menaxher i kompanisë “Sigal”, janë shpallur të pafajshëm.

I vetmi fajtor, u shpall Lulzim Thaçi- tregtar, i cili u dënua me 1,000 euro gjobë dhe 200 euro në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor, për veprën penale të mashtrimit.

Ndërsa shpenzimet për të akuzuarit tjerë të shpallur të pafajshëm, bien në barrën e buxhetit të Republikës së Kosovës.

Ish të akuzuarit ngarkoheshin mes tjerash, se duke falsifikuar procesverbale, kanë shitur disa automjete, të konfiskuara nga komuna me vlerë më të vogël sesa vlera e tyre reale, duke e dëmtuar kështu komunën.

“Ishte një gjykim i drejtë dhe i bazuar në të pavërtetat që i ka pasë aktakuza. Gjithçka ma lejon ligji ka me shfrytëzue”, tha Hasan Hasani drejtor i Shërbimeve Publike.

Edhe Sadik Paçarizi ish-drejtor i Urbanizmit, tha se dikush duhet të penalizohet.

“E kam ditë në çdo kohë që jam i pafajshëm dhe nuk kam pasur kurrfarë lidhje me shitjen e atyre automjeteve, mirëpo më në fund drejtësia dul në shesh. Sa i përket dëmshpërblimit duhet të bisedoj me avokatin tim mbrojtës”, tha Paçarizi.

Pesë zyrtarë tjerë të Komunës së Prizrenit bashkë me kryetarin Ramadan Muja janë dënuar nga e njëjta gjykatë në një rast tjetër, të keqpërdorimit të detyrës zyrtare./Gazeta Jeta ne Kosovë/

Jacobson paralajmëron edhe vjedhësit e votave mes kandidatëve

0

Jacobson-ambasadore amerikaneNë një intervistë për RTK-në, ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracey Jacobson, tha se zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë të rëndësishme, pasi ato organizohen në tërë territorin e vendit. Duke dënuar çdo tentativë për vjedhje ose mashtrim gjatë procesit të votimit, ambasadorja Jacobson tha se do të jenë të papranueshme për SHBA-në,

Ajo theksoi se gjatë zgjedhjeve të kaluara nacionale vjedhjet nuk kanë ndodhur mes subjekteve politike, por mes kandidatëve të së njëjtës parti.

Duke folur për pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje dhe qëndrimin politik të tyre në raport me pavarësinë e Kosovës, si në rastin e Listës Serbe, ambasadorja e SHBA-së tha se çdo kandidat që do të fitojë do të ulet në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe të japë betimin që do t`i referohet Kushtetutës së Kosovës. Prandaj, sipas Jacobsonit, është e qartë se këto zgjedhje kanë të bëjnë me një vend të pavarur.

Duke folur për preferenca eventuale të Ambasadës Amerikane për kandidatë ose subjekt të caktuar, ambasadorja Jacobson tha se SHBA-ja nuk e mbështet asnjë kandidat ose subjekt në veçanti dhe nëse dikush thërret të votohet për të sepse ai ka mbështetjen e SHBA-së, ky është një trillim. Intervistën e plotë me ambasadoren e SHBA-së në Kosovë, mund ta ndiqni menjëherë pas këtij edicioni lajmesh.