32 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025
Home Blog Page 8056

Kelly Rowland martohet në një ceremoni sekrete

0

Kelly RowlandKëngëtarja Kelly Rowland është martuar me Tim Witherspoon në një ceremoni sekrete në Kosta Rika, ku të pranishme ishin Beyonce dhe Solange pas polemikave të “after party”-t të Met Gala.

Kelly dukej e mrekullueshme me një fustan të bardhë. Edhe bashkëshorti i saj kishte veshur një kostum në ngjyrë të bardhë.

Beyonce ishte ajo e cila në Instagram postoi foto gjatë ceremonisë së dasmës dhe ishte e para që e shpërndau lajmin.

Sipas “Us Weekly”, ceremonia ishte shumë e thjeshtë dhe kishte jo më shumë se rreth 30 persona të ftuar. Beyonce ishte e ftuara speciale e saj. Kelly dhe Beyonce pothuajse janë rritur së bashku dhe kanë përjetuar suksesin më të madh në kohën e “Destiny’s Child”.

Në një intervistë në dhjetor, 33-vjeçarja Rowland pranoi se ajo dhe Tim ishin fejuar prej shumë kohësh. Kelly tregon se i dashuri i saj prej 4 vitesh e propozoi në Skype teksa ai ndodhej në Bullgari.

Kim Kardashian më në fund e kënaqur

0

Kim KardashianYlli i Reality Show Kim Kardashian, ka bërë të pamundurën vetëm e vetëm për t’iu kthyer linjave të saja perfekte të para lindjes. E si duket tani ajo e ka arritur qëllimin dhe është e kënaqur me trupin e saj i cili është kthyer ën top formë.

Kim nuk ndalet duke publikuar fotografi të reja nëpër faqet e saj zyrtare në rrjete sociale. Edhe pse para ca ditësh ka publikuar foto nga viti 2009 në të cilat duket më mirë se kurrë, me foton që e ka postuar ditë më parë e që është e re, duket se Kim i kthehet formave të më pashme.

Dëshira më e madhe e saj ka qenë që para martesës që është me 24 maj, starleta të jetë në top formë dhe këtë qëllim ajo e ka arritur. E përveç se fotoja është pëlqyer nga mijëra fansa edhe vetë Kim duket e kënaqur me trupin e saj.

Ndryshe Kim trupin e saj e ka kthyer në forma të mëparshme me ndihmën e dietës së Atikisonit dhe me ushtrime të përditshme nëpër palestër. Thuhet që këto dyja e kanë ndihmuar ti heq kilet e tepërta që i ka fituar gjatë shtatzënisë.

Eliza Dushku xhiron film në një çmendinë

0

ElizaDushku-sexiFilmi i ri i Eliza Dushkut ku ajo luan përkrah Chace Crawford e Brandon T. Jackson, titullohet “Eloise” dhe është një film horror, i cili që në fillim ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe shtypit, për shkak të vendit se ku po xhirohet.

Filmi bazohet në historinë a disa miqve të cilët hyjnë pa leje në një spital psikiatrik të braktisur prej vitesh, për të gjetur një certifikate vdekjeje, e cila do ju sigurojë një trashëgimi të madhe. Spitali quhet “Eloise” në Detroit, Michigan të Amerikës, i cili ka qenë një prej spitaleve psikiatrik më të mëdhenj në botë, e tashmë në gjendje të braktisur është bërë i falshëm për historitë e fantazmave dhe shpirtrave që jetojnë në të.

I ndërtuar në 1836, për të pasur idenë sesa i madh ka qenë ky spital, ju tregojmë se ai përbëhej nga 78 ndërtesa, kishte stacionin e vetë postar, të policisë dhe zjarrfikësve. Që prej 1982 kur ky spital mbylli dyert, në të nuk është kryer asnjë investim dhe gjithçka është lënë në gjendje të mjerueshme, duke krijuar një pamje të frikshme, e cila ka ndihmuar dhe në krijimin e legjendave të frikshme që lidhen me këtë vend.

EULEX: Dënimi i Mujës – sinjal se zyrtarët nuk mund ta shkelin ligjin

0

RamadanMuja-makinaTrupi Gjykues i udhëhequr nga gjykatësi i EULEX-it, Vladimir Mikula, të mërkurën ka dorëzuar aktgjykimin me shkrim te avokatët mbrojtës të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, dhe pesë bashkëpunëtorëve të tij, të cilët në mars të këtij viti qenë shpallur fajtorë për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Në 56 faqet e aktgjykimit ku përshkruhet rrjedha e procesit gjyqësor dhe dënimet ndaj 6 të pandehurve, gjykatësi Mikula ka sqaruar se ky proces gjyqësor duhet të jetë një leksion se zyrtarët nuk mund të shkelin ligjin, madje edhe për qëllime të mira.
“Gjykata pret që dënimi i tillë të jetë sinjal për shoqërinë se zyrtarët nuk mund ta injorojnë dhe shkelin ligjin edhe nëse kanë qëllime të mira”, thuhet në aktgjykimin e nënshkruar nga Mikula./Koha Ditore/

Lukaku afër Tottenhamit

0

Romelu LukakuRomelu Lukaku mund të jetë përforcimi i parë veror i Tottenhamit, duke qenë se Evertoni është duke negociuar transferimin e Loic Remy.

Skuadra e Evertonit ka dalë jashtë garës për të nënshkruar me Romelu Lukakun në stinorin e ri.

Ndonëse pikërisht me Evertonin Lukaku shkëlqeu këtë stinor në Premierligë, ai tani është rikthyer te skuadra amë, Chelsea, mirëpo pritet të largohet përsëri gjatë afatit kalimtar veror.

E, skuadra e tij e re e mundshme është Tottenham Hotspur. Krerët e ‘Gjelave’ janë duke monitoruar gjendjen e sulmuesit belg dhe pritet të dërgojnë ofertë zyrtare për të me të filluar afati kalimtar.

Ndryshe, Evertoni është duke menduar ta zëvendësojë Lukakun me anëtarin e QPR-së të huazuar këtë stinor te Newcastle United, Loic Remy.

Misioni i pamundur i Hashim Thaçit

0

thaci me puntoretNë faqen zyrtare të Qeverisë së Kosovës prej vitit 2007 qëndron biografia e njeriut që ka udhëhequr ekzekutivin e vendit që dy mandate. Në biografi është ndërhyrë disa herë, sidomos tek çështja e shkollimit të Hashim Thaçit, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, qysh prej ekzistencës së këtij subjekti. Por, një detaj i kritikuar që vazhdon të qëndrojë në këtë biografi, është roli i kryeministrit në ikje, në shpalljen e pavarësisë.

“Më 17 shkurt 2008, Kryeministri Hashim Thaçi në Kuvendin e Kosovës shpall Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik”, thuhet në paragrafin e dytë të biografisë së tij, fill pasi që shpjegohet se ai është zgjedhur kryeministër në zgjedhjet nacionale të vitit 2007.
Aty nuk përshkruhet kontributi real i Thaçit në ditën e pavarësisë e që ka qenë leximi I deklaratës së saj, por thuhet se shefi i ekzekutivit e ka shpallur pavarësinë.

Lideri i PDK-së i kishte fituar zgjedhjet nacionale të vitit 2007 nën moton e PDK-së “Krenohu me Kosovën”, i bindur se gjatë atij mandati Kosova do ta shpallte pavarësinë, pasi që paraprakisht kishin përfunduar bisedimet për statusin./tribuna/

Priten arrestime të reja për skandalin e pasaportave

0

arrestimi 2Kur ka kaluar rreth një vit e gjysmë nga nisja e hetimeve mbi skandalin e pasaportave, ku rezultojnë të përfshirë shtetasja gjermane Natali Velijaj, së bashku me tetë persona tjerë biznesmenë, ende nga gjykata nuk ka një epilog.
Por, që nga 22 maji i këtij viti pritet të startojnë seanca maratonë rreth këtij skandali, të cilat do të drejtohen nga gjyqtari Malcolm Simons.

Përvec Natali Velijajt nën akuzë janë Fisnik e Betim Blakaj, si dhe biznesmenët Nazmi Thaci, Ergyn Dogani, Jakup Blakqori, Hashim Shala, Imer Fazlia dhe Sefedin Shala.

Megjithëse këta nuk janë të vetmit persona që janë përfshirë në këtë skandal.

Sipas burimeve të Kosovës Sot, pritet që për pak kohë të ketë edhe arrestime të reja për të njëjtin rast.

Mafia politike e Kosovës

0

mmm_3465Shërbimi Inteligjent i NATO-s e përshkruan Shërbimin Informativ të Kosovës si organizatë të fuqishme kriminale.
Amerikanët dhe britanikët e implikojnë këtë organizatë në vrasje, shantazhe, sulme, kontrabandë të drogës, naftë dhe në eliminime të kundërshtarëve politikë, shkruan Koha Ditore.

Shërbim inteligjent kishte edhe Lidhja Demokratike e Kosovës që nuk quhej Sigurimi i Atdheut, por Agjencia Inteligjente e Kosovës, që udhëhiqej nga Avdi Behrami.

Thaçi vë agjendën qeveritare në funksion të partisë

0

Thaci-qeveriaQeveria nuk ka mbajtur një mbledhje këtë të mërkurë, ndonëse kjo është dita kur gati gjithherë i ka zhvilluar takimet javore të rregullta. Potencialin kryesor e ka orientuar në parafushatë.

Kryeministri Hashim Thaçi është më aktivi nga qeveritarët në aktivitetin para zgjedhjeve të jashtëzakonshme nacionale që do të mbahen më 8 qershor. Agjendën qeveritare e ka vënë në funksion të partisë së tij, PDK. Nën logon e ekzekutivit, gjatë gjithë kësaj jave ka realizuar nga dy aktivitete për ta promovuar platformën e PDK-së, “Misioni i Ri”.

Kësisoj, gjatë ditës ka vizituar Shoqatën e Zejtarëve të Komunës së Prishtinës. Një komunikatë shtypi që tregon për këtë aktivitet, është lëshuar nga Zyra e Kryeministrit. Aty citohet Thaçi të ketë thënë: “Ne kemi arritur një mirëkuptim të angazhimeve të përbashkëta për Misionin e Ri 2014 që të punojmë bashkërisht, ta përkrahim njëri-tjetrin dhe të vazhdojmë të punojmë edhe në të ardhmen, për Misionin e Ri, duke përfshirë fondin prej 1.5 miliardë euro. Zejtarët do të jenë ata që do të jenë përfitues”./Koha Ditore/

Gjermania zgjat mandatin e Bundeswehrit në Kosovë

0

Bundeswehri në KosovëAngazhimi i Bundeswehrit jashtë vendit, në Kosovë, në bregdetin libanez dhe në Mali do të vazhdojë edhe më tej. Këtë vendim e mori sot qeveria e Gjermanisë në Berlin.

Kabineti qeveritar ka vendosur zgjatjen e të tri mandateve edhe me nga një vit në secilin mision, thuhet në qarqet qeveritare. Vendimi përfundimtar do të merret brenda disa javësh në Bundestag.

Në qershor të vitit 1999, pas tërheqjes së ushtrisë serbe nga Kosova, ishin rreth 50.000 ushtarë të vendeve anëtare të NATO-s dhe Aleancës që u stacionuan aty, por më pas kjo trupë u reduktua në rreth 5500 ushtarë gjithsej. Arsyeja e misionit të KFOR-it është Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e 10 qershorit 1999, transmeton DW.

Bundeswehri iu bashkangjit trupës së KFOR-it qysh në ditën e parë të saj. Mandati i tyre u zgjat së fundmi në qershor të 2013.

Aktualisht në Kosovë janë rreth 700 trupa nga Bundeswehri, si pjesë e trupës së NATO-s për paqe, komandat i saj aktualisht është Koloneli Josef Antonius Jünemann.