14.2 C
Prizren
E premte, 17 Prill, 2026

EULEX: Dënimi i Mujës – sinjal se zyrtarët nuk mund ta shkelin ligjin

RamadanMuja-makinaTrupi Gjykues i udhëhequr nga gjykatësi i EULEX-it, Vladimir Mikula, të mërkurën ka dorëzuar aktgjykimin me shkrim te avokatët mbrojtës të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, dhe pesë bashkëpunëtorëve të tij, të cilët në mars të këtij viti qenë shpallur fajtorë për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Në 56 faqet e aktgjykimit ku përshkruhet rrjedha e procesit gjyqësor dhe dënimet ndaj 6 të pandehurve, gjykatësi Mikula ka sqaruar se ky proces gjyqësor duhet të jetë një leksion se zyrtarët nuk mund të shkelin ligjin, madje edhe për qëllime të mira.
“Gjykata pret që dënimi i tillë të jetë sinjal për shoqërinë se zyrtarët nuk mund ta injorojnë dhe shkelin ligjin edhe nëse kanë qëllime të mira”, thuhet në aktgjykimin e nënshkruar nga Mikula./Koha Ditore/

Më Shumë

Haradinaj: Gjatë përpjekjeve shekullore të shqiptarëve, Hasi ishte aty ku shkruhej historia

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar dëshmorët dhe martirët e rënë gjatë luftës në Kosovë në  Has. Përmes një postimi,...

Ky është çmimi i naftës për sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet e derivateve për ditën e sotme në Kosovë. Sipas njoftimit zyrtar nga MINT, çmimi maksimal...

Lajmet e Fundit