Thaçi vë agjendën qeveritare në funksion të partisë

Thaci-qeveriaQeveria nuk ka mbajtur një mbledhje këtë të mërkurë, ndonëse kjo është dita kur gati gjithherë i ka zhvilluar takimet javore të rregullta. Potencialin kryesor e ka orientuar në parafushatë.

Kryeministri Hashim Thaçi është më aktivi nga qeveritarët në aktivitetin para zgjedhjeve të jashtëzakonshme nacionale që do të mbahen më 8 qershor. Agjendën qeveritare e ka vënë në funksion të partisë së tij, PDK. Nën logon e ekzekutivit, gjatë gjithë kësaj jave ka realizuar nga dy aktivitete për ta promovuar platformën e PDK-së, “Misioni i Ri”.

Kësisoj, gjatë ditës ka vizituar Shoqatën e Zejtarëve të Komunës së Prishtinës. Një komunikatë shtypi që tregon për këtë aktivitet, është lëshuar nga Zyra e Kryeministrit. Aty citohet Thaçi të ketë thënë: “Ne kemi arritur një mirëkuptim të angazhimeve të përbashkëta për Misionin e Ri 2014 që të punojmë bashkërisht, ta përkrahim njëri-tjetrin dhe të vazhdojmë të punojmë edhe në të ardhmen, për Misionin e Ri, duke përfshirë fondin prej 1.5 miliardë euro. Zejtarët do të jenë ata që do të jenë përfitues”./Koha Ditore/

Më Shumë

Totaj: Komunës së Prizrenit i janë marrë mjete përmes përmbarimit, rreth 17 milionë euro gjatë vitit 2026

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se nga buxheti i komunës janë ekzekutuar mjete përmes përmbaruesit. Sipas tij, vetëm nga kategoria e...

Posta e Kosovës dhe Komuna e Mamushës dakordohen për thellimin e bashkëpunimit

Posta e Kosovës – Regjioni i Prizrenit dhe Komuna e Mamushës janë pajtuar për fuqizimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, me qëllim të përmirësimit të...

Lajmet e Fundit