27.1 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025
Home Blog Page 8057

Hamdije Thaçi zgjedhet kryetare e Gruas Demokratike në lagjen “Arbana” në Prizren

0

Grat e PDKHamdije Thaçi është zgjedhur kryetare e Gruas Demokratike në lagjen “Arbana” të Prizrenit. Ajo është zgjedhur më shumicë votash në Kuvendin Zgjedhor që është mbajtur sot në këtë lagje. Kryesia e Nëndegës së GDK-së, ndërkaq për Arbanë përbëhet prej 11 anëtareve.

Në këtë kuvend zgjedhor të  Gruas Demokratike, ka marrë pjesë kryetarja e Gruas Dmokratike Dega në Prizren, Laura Guguli, dhe rreth 50 gra anëtare të PDK-së.

Gërguli në këtë kuvend foli për rëndësinë e përfshirjes dhe angazhimit të gruas në jetën publike, e në veçanti në politikë.

“Politika është një instrument tepër i fuqishëm për të ndikuar drejtëpërdrejnë vendimmarrje”.

Sali Bllaca kryetar i Nëndegës së Arabës, duke përshëndetur Kuvendin e Gruas ndër tjera shtoi se “jetës publike në vendin tonë, nuk i kanë munguar femrat e guximshme dhe intelektuale, të cilat nëse i kthehemi historise, gratë shqiptare kanë qenë një forcë e madhe e jetës sociale në të gjitha periudhat kohore”.

Edhe në këtë takim u pa se gruaja është një forcë e madhe dhe shtyllë e rëndësishme e shtetit të Kosovës me ç’rast prezenca e tyre tregoi se ato tashme janë të gatshme të kontribuojnë në radhët e PDK-së me të gjithë potencialin që kanë, përkundër ngarkesave jetësore dhe barrës që kanë në familjet e tyre./PrizrenPress.com/

 

1 milion e 786 mijë 929 votues në zgjedhjet e 8 qershorit

0

Zgjedhje-kosove-logoNga lista preliminare e cila është krijuar nga Komisioni Qendrorë Zgjedhorë, procesit të zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen me 8 qershor, do t’i nënshtrohen gjithsej 1 milion e 786 mijë 929 votues. Kështu është thënë sot gjatë një mbledhje që ka mbajtur KQZ-ja, ku ndër të tjera ka lajmëruar edhe për procesin e përgjithshëm të përgatitjes për zgjedhjet e 8 qershorit.

Enis Halimi Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, ka thënë se në bazë të planit operacionale për sa i takon shërbimit të votuese, me 9 maj KQZ ka marrë ekstraktin e parë të regjistrit qendrorë civil, me qëllim krijimin e listës preliminare të votuesve.

“Lista preliminare e votuesve për vitin 2014 përmban 1 milion e 786 mijë 929 votues, numri i votuesve të rinj në listën preliminare të votuesve është 32 mijë e 190 nga këta 20 mijë e 759 që kanë mbushur moshën 18 vjeçare pas 3 nëntorit të vitit 2013 apo që do ti mbushin 18 vjet deri më 8 qershor 2014”, ka thënë Halimi, transmeton RTK.

Ai gjithashtu ka pohuar se deri më tani, nuk ka ndonjë problem të identifikuar i cili mund të rrezikonte p rocesin zgjedhorë.

E një problem i vogël me përfaqësuesit e Komisionit Komunalë Zgjedhorë i ka dalë Aleancës Kosova e Re, e cila në KKZ do të përfaqësohet si Koalicioni për Kosovë të Re.

Anëtarët e KQZ-së kanë thënë gjatë kësaj mbledhje se të gjitha partitë duhet të përfaqësohen në KKZ ashtu siç kanë qenë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.

Adnan Rrustemi, anëtarë i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se për shkak të disa gabimeve teknike që janë përvjedhur, janë ngjallur edhe keqkuptime për përfaqësimin si AKR apo KKR.

“Në këtë rast KKR-së si subjekt politik që përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës dhe vetëm si e tillë mund të përfaqësohet edhe në Komisionin Komunalë Zgjedhor. Aty si e tillë ne i kemi rekomanduar sekretariatit që në të gjitha rastet të jetë KKR por si duket është përvjedhur ndonjë gabim teknik”, ka thënë Rrustemi.

E Aleancës Kosova e Re e cila në Komisionin Komunalë Zgjedhorë do të përfaqësohet si Koalicion për Kosovën e Re, do ti duhet që përfaqësuesin ta vendosin me marrëveshje.

Koalicioni për Kosovë të Re. Ishte përbërë nga AKR-ja, PD-ja dhe grupi E15.

Në këtë mbledhje të KQZ-së janë miratuar emërimet për komisionet komunale zgjedhore në zgjedhjet 2014, e po ashtu është miratuar edhe çregjistrimi i tri partive politike: Partia e Pensionistëve dhe Invalidëve, Lidhja e Egjiptianëve të Kosovës dhe Partia Socialiste e Kosovës.

Ndërkohë KQZ ka miratuar edhe tingullin, dizajnin dhe sloganin e fushatës për informim publik.

“Fuqia në dorën tënde, VOTO!”, do të jetë slogani i këtij procesi zgjedhorë.

Raste tjera të falsifikimit në Fakultetin e Mjekësisë

0

QKUK5-24Pas një hulumtimi të transmetuar mbrëmë në edicion qendror të lajmeve, RTK sjell edhe temën tjetër e cila po ashtu flet për raste të tjera të falsifikimeve në Fakultetin e Mjekësisë.

Gjatë muajit mars, në një rast profesorë të këtij fakulteti kanë përmendur emrin e të njëjtit person me inicialet A.B, familjar i një personi qeveritar, i cili dyshohet për falsifikime notash nëpër indekset e studentëve.

Kjo është forma të cilen e ka perzgjedhur profesoresha e lëndës së Biokimisë, në Fakultetin e Mjekësisë, Luljeta Begolli për të paraqitur një rast që asaj i ndodhi gjatë muajit mars. Në këtë dokument të cilin e ka siguruar RTK thuhet se më 17 mars në ordinancën e saj private iI janë paraqitur dy persona të cilët kanë kërkuar nga ajo që të identifikojë notën dhe nënshkrimin e studentit A.A, nga lënda që ajo ligjëron.

E kontaktuar nga RTK profesoresha, Luljeta Begolli ka thënë se të gjitha i ka shkruar në letrën e saj dorëzuar dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë, ku ndër të tjera thuhet:

“Më kërkuan dy persona për mua të panjohur deri në atë moment. Njëri i cili u prezantua Avdyl Buja dhe tjetri ishte babai i studentit A.A. student i Stomatologjisë. Ata nxorën një index dhe kërkuan që të indetifikoj notën dhe nënshkrimin nga lënda e Biokimisë. Unë ju thashë se nuk është vendi e as mënyra e kontrollit të indexit. E shikova se në atë index as nota 6 e as nënshkrimi nuk janë të shkruar nga unë, ato ishin të falsifikuara”.

Më tej profesoresha Begolli në letrën e saj ka sqaruar se studenti në fjalë në afatin e shkurtit nuk e kishte dhënë provimin në lëndën e Biokimisë. Madje në listen me emra të studentëve që ju nënshtruan provimit në atë afat të shkurtit shihet se studenti A. A nuk kishte arritur pikët më shumë se 50 sa ishin kërkuar për kalim të provimit. Ai kishte arritur vetëm 33 pikë.

Këtë e konfirmon edhe prodekani për çështje mësimore në Fakultetin e Mjekësisë, Halil Ahmetaj i cili thotë se kjo formë e presionit të personave jashtë fakultetit për vënie të notave të paligjshme është shqetësuese.

Ndërsa në Rektorat thonë se nuk janë në dijeni për një rast të tillë, por siç thanë do të interesohen dhe do ta trajtojn me shumë kujdes.

Në anën tjetër zyrtarë të Fakultetit të Mjekëisë thonë se sa më shumë që po i luftojnë këto dukuri në këtë insitucion të lartë arsimor, ato po lulëzojn më shumë. Sipas tyre organet përgjegjëse duhet që të marin masa për të ndaluar persona të tillë që po tentojnë ta njollosin imazhin e Universitetit të Prishtinës.

Një teori konspirative e vrasjes së John Lennon-it

0

JohnLennon-rockstarNjë teori konspirative e vrasjes së John Lennon-itNjë tjetër histori dhe një tjetër teori në lidhje me vrasjen e të madhit Lennon që sfidon historinë zyrtare të këtyre 30 viteve të fundit. Për të gjithë ata ‘baby-boomers’, vitet formuese të të cilëve përkuan me ndryshimet që sollën vitet ’60, një e hënë e butë e dhjetorit të vitit 1980 do të mbahet mend gjithmonë si dita kur muzika “vdiq”.

Në New York, enigmatiku, karizmatiku, shpesh vetmitari dhe ish- “Beatles”, John Lennon, hyri në hollin e Dakotës, parkingut të bllokut ekskluziv të ndërtesave të banimit në të cilin kishte jetuar 8 vitet e fundit. Kasetat e këngës së re, të cilën 40- vjeçari sapo e kishte regjistruar me titullin “Të ecësh në akullin e hollë”, ranë në dysheme, ndërsa vetë John u shemb i mbuluar nga gjaku pas disa të shtënave që erdhën nga errësira.

Lennon po kthehej në shtëpi, pas një dite të gjatë dhe të lodhshme, me shpresën se do të arrinte që ta takonte para gjumit të birin e tij 5-vjeçar, Sean. Ai dhe Yoko Ono, bashkëshortja dhe bashkëpunëtorja e tij muzikore, zbritën nga limuzina e bardhë para hyrjes dhe në vend që të shkonin drejt e në garazh preferuan që të bënin një copë rrugë në këmbë deri në hyrjen e shtëpisë. Yoko ecte më shpejt, duke vënë re një hije diku. Por mendoi se si zakonisht do të ishte hija e ndonjë admiruesi të Lennon që kishte dalë aty për t’i marrë këngëtarit ndonjë autograf, siç ndodhte rëndom. John ndërkohë vinte pas Yoko-s, ndërkohë që dëgjoi t’i thërrisnin në emër: “Zoti Lennon?”

Ylli ngadalësoi hapin dhe u kthye për të parë se kush i kishte thirrur. Befas tek pa njeriun në mesin e errësirës iu kujtua se atë fytyrë e kishte parë edhe disa herë të tjera dhe madje mëngjesin e po asaj dite i kishte dhënë një autograf. Por këtë herë i huaji kishte qëllim tjetër. Ai ishte ulur në gjunjë, në një pozicion luftarak me një revolver në duar.

Në këto çaste, ndërsa të dy ndodheshin përballë njëri-tjetrit, u dëgjuan 5 të shtëna të qëlluara në vendet ku mund të shkaktonin edhe dëmet fizike maksimale. Lennon bëri edhe disa hapa dhe në këto e sipër arriti vetëm të bërtiste: “Më qëlluan, më qëlluan”. Kur mbërriti në spital, 4 orë pas të shtënave, ai kishte ndërruar jetë.

Ndërkohë vrasësi, 25-vjeçari Mark Chapman, qëndroi shumë qetësisht në vendin e krimit. Në shesh gjendeshin gëzhojat e plumbave që ai kishte shtënë mbi Lennon, pranë pellgjeve ende të papastruara të gjakut të tij. I mbështetur në murin e ndërtesës, Mark nxori nga xhepi një kopje të librit të të famshmit JD Salinger, romani i famshëm “Chater in the Rye”, i cili fliste për jetën e një adoleshenti dhe prej të cilit tha më pas se kishte marrë frymëzimin për të kryer aktin e tij. Kur erdhën policët ai nuk bëri asnjë tentativë për të ikur.

Ndërsa po i vendosnin prangat dhe po e dërgonin drejt makinës së policisë, Chapman deklaroi se kishte vepruar i vetëm dhe më pas, ndërsa e kishin ulur për ta marrë në pyetje në stacionin e policisë, u tha hetuesve se “Lennon duhej të vdiste”. Për mbarë botën, që e priti e tronditur dhe me lot në sy këtë krim, Mark ishte thjesht një i marrë.

Ai kishte marrë shpesh droga dhe ishte një person me probleme mendore. Në shkollë nuk kishte shkuar mirë dhe ndihej i përbuzur dhe në këto kushte ai gjeti strehë në një botë imagjinare, në të cilën ushtronte dhunë ndaj njerëzve të tjerë. Ishte një i rritur i mbetur ende i vogël, që nuk kishte bërë kurrë një punë të duhur dhe që gjente qetësi vetëm kur dëgjonte këngët e “Beatles”.

Ishte një vetmitar, që shpesh e identifikonte veten me anën e mbyllur dhe hermetike të John Lennon. Por ideja e pasurisë së madhe dhe famës së madhe të Lennon bënë që Mark të çonte nëpër mendje ide të dyshimta. Ai nisi që ta ndiente veten të tradhtuar, të fyer në thelbin e personalitetit të tij. Sipas asaj që nxorën më pas mjekët, ai kishte dëshirë që të hakmerrej ndaj Lennon e ndër të tjera të bëhej edhe vetë i famshëm, edhe pse vetëm për 15 minuta, por do të ishin minuta që do ta bënin emrin e tij po aq të pavdekshëm sa dhe emrin e vetë Lennon e mbi të gjitha do t’i lidhnin këta dy emra përjetësisht bashkë.

E kështu vazhdon kjo histori për vite e vite me radhë, pra që Lennon u vra nga një i çmendur. Por me afrimin e 30-vjetorit të vdekjes së Lennon, që do të jetë javës së ardhshme, më 8 dhjetor, ka nisur që të përhapet një tjetër histori, një tjetër teori në lidhje me vrasjen e të madhit Lennon, që sfidon historinë zyrtare të këtyre 30 viteve të fundit. Pra atë që sapo rrëfyem.

Edhe pse është ende e paqartë në disa detaje, nëse kjo histori do të ishte e vërtetë do të shkaktonte tronditje dhe rebelim te miliona fansat e Lennon, të cilët ende e quajnë idhullin e tyre dhe ushqehen me muzikën e idetë e tij të paqes e barazisë. Në një libër të ri, autori Phil Strongman pretendon se Chapman ishte thjesht një “kukull” dhe se vrasësi i vërtetë i Lennon ishte vetë CIA, në emër të fanatikëve të establishmentit qeverisës amerikan.

Në këtë përfundim autori i librit mbërrin duke kundërshtuar të ashtuquajturat “fakte” në lidhje me këtë vrasje dhe çështje gjyqësore, përfshi edhe supozimin bazë se Chapman ishte në fakt një fans i Lennon. Strongman shkruan se deri në fundjavën para vrasjes “Chapman, fansi i çmendur i supozuar i Lennon, nuk kishte absolutisht ide për këngët, apo muzikën e britanikut të famshëm dhe nuk njihte asnjë album të tijin”.

Autori përgënjeshtron edhe pretendimin e bërë shpesh se Chapman kishte 14 orë filmime të xhiruara të këngëve të Lennon. “Nuk ka asnjë provë, as fotografike të këtyre pretendimeve, për faktin e thjeshtë se ato nuk kanë ekzistuar kurrë”, thotë autori.

Kështu Chapman nuk ishte një manjak VIP-ash që guxoi shumë dhe veproi për të pasur 15-minutëshin e tij të famës. “Nëse ai do të ishte një njeri në kërkim të famës dhe të vëmendjes së të tjerëve, atëherë përse ai nuk përfitoi nga shansi që mund t’i jepte një gjyqi, pra seancat e një gjyqi që mund të quhej edhe “gjyqi i shekullit?” Duke u vetëquajtur “fajtor”, Chapman e humbi të gjithë vëmendjen që mund t’i jepej nëse do ta kishte mohuar një gjë të tillë dhe do t’i ishte nënshtruar një procesi gjykimi të gjatë.

Përse vallë?”

Qetësia që kishte vrasësi pas aktit të krimit, është sipas autorit të librit edhe një nga çelësat për të kuptuar se çfarë ndodhi realisht, pasi ky fakt përbën një provë të teorisë se vrasja e Lennon ishte një vrasje e sponsorizuar nga shteti. Nëse Chapman dukej si një zombi, pra një gjysmë fantazmë që nuk lëvizi pas aktit të vrasjes, duke qëndruar aty në pritje të policisë, ishte sepse ai ishte pikërisht një fantazmë.

Strongmen sugjeron se Chapman ishte i rekrutuar nga CIA dhe i trajnuar prej tyre gjatë udhëtimeve të tij nëpër botë. Ishte shumë e çuditshme për një djalë të thjeshtë nga Xhorxhia që të ndodhej në shumë vende të çuditshme të botës.

Për shembull, është i çuditshëm fakti që Chapman vizitoi Bejrutin në një kohë kur ai ishte një qytet që gëlonte nga aktiviteti i CIA-s dhe thuhej se ishte selia e një prej kampeve stërvitore sekrete, ku stërviteshin vrasësit. Një tjetër kamp thuhet se ndodhej në Havai, vend në të cilin Chapman jetoi për disa vjet. Dhe kush ia financoi djalit të varfër udhëtimin nëpër botë që ai ndërmori në vitin 1975, që e çoi në Japoni, Britani, Indi, Nepal, Kore, Vietnam dhe Kinë?

Për Chapman paratë nuk kanë qenë kurrë ndonjë problem, por askush nuk ka ditur të japë një shpjegim se nga i merrte ai paratë. E vetmja mundësi, sipas autorit të librit, mbetet se ai ishte në listën e pagesave të shërbimit sekret. Dhe diku në këtë rrugëtim mendja e tij u infiltrua. Me Chapman CIA mund të ketë kryer një nga operacionet e saj të kontrollit të mendjes përmes ilaçeve apo teknikave të tilla si hipnozës për të prodhuar vrasës për eliminimin e “elementeve shqetësues”.

Këta ishin njerëz mbi të cilët do të binte faji i vrasjeve. Ja çfarë thotë Strongman: “Libri i JD Salinger ‘Catcher In the Rye’ ishte pjesë e programit hipnotik të Chapman, një ‘shkrepëse’ që do ta aktivizonte atë përmes disa fjalëve kyçe, që të kryente saktësisht veprimin për të cilin ishte stërvitur”.

Është e qartë që mbështetësit e teorive të konspiracionit kanë dyshuar për një kohë të gjatë se si amerikanët, ashtu edhe armiqtë e tyre komunistë kanë përdorur gjithmonë teknika të tilla për të aktivizuar “vrasës të fjetur”, siç flitet edhe në filmin “The Manchurian Candidate”. Autori i librit nuk është i qartë nëse Chapman ishte i kategorisë së vrasësve të pavetëdijshëm apo i bashkëpunëtorëve të pavetëdijshëm.

Dyshimi i tij i thellë është se Chapman nuk veproi i vetëm, ashtu sikurse nuk veproi i vetëm edhe famëkeqi Lee Harvey Oswald kur vrau Presidentin e Amerikës, John F. Kennedy në Dallas, apo siç veproi Sirhan Sirhan në rastin e vrasjes së vëllait të Presidentit, Robert Kennedy. Madje autori vë në dyshim edhe faktin se ishte Chapman ai që qëlloi mbi John. “Plumbat janë qëlluar në trupin e Lennon nga një distancë shumë e vogël dhe shumë pranë njëri-tjetrit sa një patolog më pas e pati shumë të vështirë që të gjente pikat e hyrjes së tyre.

Nëse këto të shtëna kanë ardhur nga Chapman, atëherë bëhet fjalë për të shtëna shumë të mira. “Në fakt çdo plumb i ardhur prej tij ishte një mrekulli, sepse Chapman ishte në të djathtë të Lennon dhe sipas raporteve të autopsisë dhe certifikatës së vdekjes bëhej e qartë se plagët e Lennon ishin në të majtë të trupit të tij”. Në vijim të këtij arsyetimi Strongman thotë se me siguri që do të ketë pasur një tjetër person që ka qëlluar.

Ajo që ka shtuar edhe më shumë dyshimet e autorit të librit është edhe natyra shumë e nxituar dhe e përciptë e kryerjes së hetimeve të policisë pas arrestimit të Chapman. “Qetësia e jashtëzakonshme e Chapman pas vrasjes së Lennon nuk u mor kurrë në konsideratë si një fakt i çuditshëm dhe sjellja e tij nuk u analizua përmes testeve për të parë nëse ishte në hipnozë ky njeri, apo ishte vërtet i dalë mendsh.

Sipas autorit të librit, FBI-ja së bashku me CIA-n kishin bërë planet për ta eliminuar Lennon. Po përse vallë Lennon ishte në listën e tyre? Ka shumë të ngjarë që të kishte “inatosur” përfaqësuesit e fuqishëm të së djathtës amerikane, së pari me kundërshtinë e tij ndaj luftës së Vietnamit dhe së dyti me fushatën e tij të paqes.

Pikërisht këtu ata që kanë jetuar në atë moment duhet që të ndalen pak. Lennon ishte një gjeni i marrë, një performues, por ishte një ëndërrimtar, jo një njeri veprues. Shkruante këngë, luante në kitarë, kishte ide interesante, na bënte për të qeshur. Por ai nuk kishte të ngjarë që të përmbyste kapitalizmin.

Në mbështetje të teorive konspirative është edhe fakti se disa nga dosjet e hetimeve të shërbimeve sekrete për Lennon vazhdojnë që të mbeten sekrete. Ja çfarë shkruan Strongman: “Unë jam i bindur si çdo qenie tjetër njerëzore, se elementë të FBI-së dhe CIA-s janë pa dyshim pjesë e asaj që ndodhi në dhjetor të vitit 1980”.

E ndërkohë Chapman, i çmenduri apo roboti i droguar, jeton. Nëse teoritë e Strongman janë të vërteta, ai ia ka dalë që të mbijetojë për 3 dhjetëvjeçarë rresht në njërin prej burgjeve më të dhunshëm të Amerikës, pavarësisht informacionit të rrezikshëm që ende mban në vetvete. Ai ndodhet në Attica, 30 vjet pas vendimit të gjykimit.

I mbeten edhe 20 vite të tjera pas hekurave në bazë të vendimit. Kur e pyeti në vitin 2006 një panel gjykatësish për një mundësi daljeje me kusht, se përse e kishte vrarë Lennon, Chapman tha: “Për famë. Dhe kësaj ia arrita”.

Ndërsa në fillim të këtij viti, një tjetër paneli ai i deklaroi se në vitin 1980 kishte një listë të gjatë njerëzish të famshëm të cilët mund t’i vriste. Por sipas shpjegimit që dha, vendosi që të qëllonte Lennon, sepse banesa e tij ishte më e lehtë për t’u futur: “Ndjeva se duke vrarë atë do të bëhesha dikushi dhe në vend të kësaj u bëra një vrasës dhe vrasësit nuk janë ‘dikushi’. Në vend që të merrja jetën time, mora jetën e dikujt tjetër, çka ishte e padrejtë”./express/

Luan Krasniqi takohet me kancelaren Angela Merkel

0

Luan Krasniqi-Angela MerkelLegjenda e boksit Luan Krasniqi, ka njoftuar përmes Facebook-ut, se është takuar me kancelaren gjermane Angela Merkel në takimin “Media Night 2014” e cila u mbajt në kryeqytetin e Gjermanisë në Berlin.

Ish boksieri i njohur shqiptaro-gjerman në një postim në rrjetin social Facebook, shkruan:

“Unë, së bashku me mikun tim dhe këshilltarin Christoph Schickhardt, isha i pranishëm, në cilësinë e mysafirit, në Media Night 2014 dhe pata mundësinë të bisedoj shkurtimisht, me Bundeskancelaren gjermane Angela Merkel, që është një personalitet i përmasave të veçanta. Ishte ky takim i rëndësishëm dhe mbreslënës”, ka shkruar Krasniqi në Facebook, citon Dialogu.

Monica Bellucci: Jam gati për një dashuri të re

0

Monica Bellucci-aktoreAjo ka dhënë një intervistë për “Tu Style”, ku ka thënë që ndjehet më në paqe pas formalizimit të divorcit. “Një dashuri e re? Pse jo…”, thotë Bellucci.

Aktorja Monica Bellucci është një ndër protagonistet e filmit të vetëm Italian “Le Meraviglie”, që konkurron në Festivalin e Kanës.

Festivali i Filmit në Kanë është gati që të ngrejë siparin më 14 maj. Filmi “Le Meraviglie” pritet të dalë në kinema më 22 maj. “Pjesa që unë luaj në film është e shkurtër, por rolet i zgjedh për nga intensiteti dhe jo minutazhi”, tregon aktorja 50 vjeçare.

Në këtë moment Bellucci është “single” pasi i dha fund martesës me aktorin francez, Vincent Cassel, me të cilin ka 2 fëmijë, Deva e Léonie. Ajo ka dhënë një intervistë për “Tu Style”, ku ka thënë që ndjehet më në paqe pas formalizimit të divorcit. “Një dashuri e re? Pse jo…”, thotë Bellucci.

“Kjo është një eksperiencë e re për mua. Më përpara nuk kishte divorce, ndërsa sot është ndryshe. Po bëhemi shumë më të forta dhe meshkujt duhet të mësohen, ndërsa fëmijët tanë do ta kenë edhe më të lehtë.

Dashuria është shumë e rëndësishme në jetë, kështu që nëse do të dashurohem sërish, pse jo… Tashmë gjithçka ka ndryshuar, edhe mamatë mund të dashurohen”, shprehet Bellucci.

Si të biesh në sy në Kanë? Duke treguar mbathjet

0

Ayem-NourKur nuk je shumë e njohur dhe kërkon të tërheqësh vëmendjen në festivalin e filmit në Kanë, një nga festivalet më të njohur në botë, duhet të bësh diçka të veçantë.

Ose thjesht të tregosh mbathjet.

Kështu ndodhi edhe me aktoren Ayem Nour, e cila zbuloi mbathjet e tejdukshme duke mbërritur në këtë festival.

Edhe aktorja shqiptare Arta Dobroshi pati dhuruar një moment të tillë kur ishte në Kanë.

Blerim Kuçi kandidat i AAK-së për deputet nga Suhareka

0

Blerim KuciAleanca për Ardhmërin e Kosovës(AAK) në Suharekë do t’i fus në listën e saj gjashtë kandidatë për deputetë nga Suhareka.

Përpos kryetarit të Degës së AAK-së në Suharekë, Bali Muharremajt në garë për deputetë do të jetë edhe ish-kryetari i Komunës së Suharekës,Blerim Kuçi, Kymete Bajraktari, Burim Ramadai, Refki Bytyqi dhe Idriz Selimaj.

Këtë e ka bërë të ditur për “PrizrenPress”, kryetari i Degës së AAK-së në Suharekë, Bali Muharremaj.

“Gjashtë emrat do të dërgohen për miratim në Kryesi të AAK-së në Prishtinë”, tha Muharremaj./PrizrenPress.com/

Meridiani “Valeri është specie në zhdukje”- Mikela i kundërvihet dhe debaton me të

0

debat-per-valerin-14.5Bie gongu dhe grupi i parë përfundon turnin për ndërtimin e mozaikut. Banorët mblidhen në dhomën e ndenjies dhe presin që gongu të bjerë përsëri dhe grupi tjetër të fillojnë nga puna për ndërtimin e mozaikut. Gjatë kësaj kohe banorët ngacmojnë Valerin. Meridiani është ai që e ngacmon më shumë me ironi, ndërsa Arditi përkrah Meridianin. Më pas Jona dhe Mikela kundërshtojnë Meridianin dhe Arditit dhe në shtëpi krijohet debat mes banorëve.

Meridiani ngacmon Valerin, ndërsa Enkelejdi thotë “çdo bënit nëse në shtëpi nuk do ishte Valeri” dhe Meridiani thotë “po do ishte një tjetër si Valeri se çdo vit ka qenë një i ngjashëm me Valerin, është specie në zhdukje”. Shprehja e tij, sjell reagimin e Mikelës e cila e kap në gabim Meridianin duke i thënë se nëse e shohin në atë mënyrë, ata të gjithë kanë ngjashmëri me dikë tjetër, por sipas saj nuk është kështu. Meridianit nuk i vjen mirë nga reagimi që bën Mikela dhe mundohet që të fusë në debat me Valerin duke i thënë se ajo vetë ka thënë se Valeri ngjason me një banor që ka qenë në edicionet e kaluara të Big Brother. Mikela më pas e diskuton këtë edhe me Valerin dhe rezulton që ia ka thënë atij më parë se për çfarë bisede bëhet fjalë.

Mikela i thotë Meridianit se mund ta thotë atë që ajo ka thënë sepse ajo vetë nuk e mban mend “thuaje se nuk më kujtohet” thotë Mikela, ndërsa meridiani ia kthen me ironi “ndoshta kam parë ëndërr unë”. Mikela i thotë se ata kanë thënë shumë gjëra dhe shprehet “ok të filloj e të them edhe unë tani të gjitha ato që më ke thënë ti?”. Më pas Mikela i thotë Meridianit se ai gaboi dhe ajo që tha për Valerin nuk thuhet. “S’mund të thuash specie në zhdukje sepse nuk është kështu” thotë Mikela dhe kap në gabim Meridianin i cili bie në kundërshtim me ato që vetë ka thënë më parë. meridiani i cili deri në atë moment po kapej pas fjalëve të Valerit i thotë Mikelës “mos u kap pas fjalëve të mia tani”.

Në debat ndërhyjnë edhe Arditit i cili mbron Meridianin, por edhe Jona e cila kundërshton Arditin. Kështu të gjithë flasin, kundërshtojnë njëri-tjetrin dhe në shtëpi krijohet një situatë e zhurmshme, ku askush nuk e pranon e ka gabim dhe mundohet të kapë në gabim tjetrin.

Drejtori Çoçaj përballë Forumit “Transperenca”

0

perballePunësimet, konkursi për drejtorë dhe shumë çështje të tjera problematike që lidhen me Drejtorinë e Arsimit në Prizren, janë trajtuar në debatin e organizuar nga Forumi “Transperenca”.

Në këtë debat ka marë pjesë drejtori i Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj. Ai tha se Drejtoria e Arsimit në Prizren ka probleme të shumta të cilat janë trashiguar dhe ardhur si pasojë e zhvillimeve të përgjithshme.

Ai si problematike ka paraqitur numrin e mësimdhënësve, në raport me numrin e nxënësve dhe shkollave në komunën e Prizrenit, heqjen e klasës së 13 dhe zvogëlimin e përvitshëm të 300 nxënësve në klasat e para në shkollat e komunës së Prizrenit.

Duke u ndërlidhur me konkursin për drejtorë Çoçaj tha se ky konkurs është vonuar për shkak të kundërshtisë mes ligjit të varsimit dhe Udhëzimit Administrativ.

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Rexhaj, ndërkaq punësimet në arsim i vlerësoi politike.

Ai tha se Drejtoria e Arsimit punëson militantë partiak pa konkurs dhe pa kritere.

Por, me këtë vlerësim nuk është pajtuar Çoçaj. Ai tha se në Drejtorinë e Arsimit për vendet vakante nuk ka punësime pa konkurs, ndërsa zëvendësimet bëhen me kandidatët e konkursit të fundit.

“Një nga shqetësimet e Drejtorisë së Arsimit është mungesa në listën e pagave të disa mësimdhënësve”.

Shefajet Berisha nga Radio Prizreni në këtë debat e shtroi si problem cilësinë e nxënies së dijes në shkolla, kurse Haxhi Seferqaj shtroi disa probleme si mbajtjen e paligjshme të kurseve të ndryshme.

Ndërkaq Hajrullah Çeku kërkoi nga Drejtoria e Arsimit që të kërkojë transparencë nga shkollat për mjetet e arkëtuara nga nxënësit për sigurimet e shkollave./TV Opinion/