17.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Analistët: Blloku në konfuzion

blloku opozitarNjohës të rrethanave politike në vend, konsiderojnë se blloku duhet të ketë qasje më serioze sa i përket veprimeve që ndërmarrin.

Edhe pse veprimin e fundit të Bllokut VLAN për kërkesë të seancës urgjente me mbledhjen e nënshkrimeve, e shohin nga këndvështrime të ndryshme.

Vazhdimi i seancës konstituive konsiderohet më se i nevojshëm për krijimin e institucioneve, edhe pse kërkesa e bllokut për seancë urgjente, shihet në forma të ndryshme nga analistë politik, raporton RTK. Ymer Mushkolaj, njohës politik, thotë se blloku është në konfuzion dhe duhet të jenë më serioz për të mos lënë hapësirë për çfarëdo qasje ndryshe nga PDK:

“Blloku është dashur që seancën ta kërkojë menjëherë, ditën e premte, për shkak se nëse ata pretendojnë mund ta zgjedhin kryetarin e Kuvendit sipas një skenari të cilin e kanë paralajmëruar por të cilin nuk e kanë bërë publik, atëherë duket absurde që gjithçka të shtyhet për javën e ardhshme ndërkohë që mund të mos merret asnjë veprim për ta ndërruar situatën e tanishme”.

Mirëpo Albert Krasniqi nga Instituti KIPRED thotë se blloku ka respektuar procedurat e zakonshme parlamentare:

“S’mendojë që ka ndonjë hapësirë që duhet konsideruar se nuk është serioze .. edhe data që është caktuar nuk është çështje urgjente, mendoj se blloku vetëm se I ka respektuar ato praktikat edhe në të kaluarën dhe rregulloren e punës së Kuvendit”.

Megjithëkëtë Krasniqi vlerëson se blloku do të duhej që t’i a jepte edhe një mundësi kryesues Brovina për ta thirrur vazhdimin e seancës:

“Në mënyrë që me përforcuar argumenti ne tyre dhe me pas bazë të fuqishme juridike që kryesuesja po e refuzon ta kryej punën e saj, në mënyrë që blloku pastaj të vazhdoj me planin e tyre, që me 9 tetor të thërras vazhdimin e konstituimit të kuvendit…”

Në anën tjetër Mushkolaj thotë se edhe përkundër deklaratave që blloku e ka skenarin për zgjidhjen e situatës, po shihet se ata kanë frikë ta ndërmarrin një hap të tillë për shkak të raportit që mund ta kenë me gjykatën kushtetuese:

“Ata thjeshtë po presin se cilët do të jenë hapat e PDK-së respektivisht të kryesuese Brovina në mënyrë që mund të veprojnë më pas, pra ne po shohim një qasje jo aktive, por reaktive të bllokut, e do të duhej të ishte ndryshe, mu për shkak në praktikë ata e përbëjnë një shumicë parlamentare, por duket se nuk e kanë shumë të qartë agjendën dhe qëllimet e tyre se në çfarë forme dëshirojnë ta arrijnë atë”.

Ndryshe blloku po kërkon që seanca konstituive të vazhdojë të enjtën e ardhshme me 9 tetor.

Më Shumë

27-vjeçari nga Kosova përplas për vdekje këmbësorin në Rrugën e Kombit

Një shofer nga Kosova ra në prangat e policisë në Kukës pasi përplasi për vdekje një person. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur...

Abdixhiku nga Suhareka godet Kurtin: Nuk është patriotizëm me të ikë 50 mijë njerëz nga Kosova

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar qeverinë Kurti gjatë një tubimi me qytetarët në Suharekë. Sipas kreut të LDK-së, patriotizmi nuk nënkupton me...

Lajmet e Fundit