18.8 C
Prizren
E mërkurë, 1 Maj, 2024

Sekretet e çmimit Nobël në letërsi

IsmailKadare6-30Si dhe vitet e tjera, Akademia Suedeze do të lajmërojë zyrtarisht vetëm të enjten, më 9 tetor, fituesin enigmë që sikundër është traditë, mbetet sekret deri në shpalljen e tij.

Deri në këtë moment askush nuk do të mund të dijë identitetin e autorit që do të marrë një diplomë, një medalje ari me profilin e Alfred Nobel dhe një çek prej 10 milion korona suedeze (diçka më shumë se një milion euro).
Sipas fjalëve të themeluesit të këtij çmimi legjendar, Alfred Nobel , “çmimi duhet t’i dorëzohet çdo vit autorit, i cili ka arritur të prodhojë në fushën letrare, veprën më të shquar dhe më korrekte”.

Në fakt ky lajmërim përbën pikën kulminante të një proçesi selektimi që ka zgjatur tetë muaj , por që në përgjithësi zgjat për disa vjet dhe kjo për faktin se asnjë nga shkrimtarët nuk mund të marrë këtë çmim që në vitin e parë kur prezanton kandidaturën e tij.

Komiteti Nobel ka nga një grup korrespondentësh në të gjithë botën, të cilët ngarkohen të dërgojnë sugjerime, lajme, raporte mbi shkrimtarët që mund të hyjnë në listat e kandidatëve. Çdo raport i dërguar verifikohet dhe diskutohet më parë . Dhe i gjithë ky dokumentacion është shumë konfidencial.

Në datën 31 janar kur mbyllet lista, komiteti realizon seleksionimin e parë ndër 2000 letra, nga të cilat përzgjidhen 200 kandidatura. Mbas këtij momenti fillon vlerësimi nga komiteti që mblidhet në qëndrën e Akademisë, një ndërtesë e shekullit të XVIII shumë pranë pallatit mbretëtor , ne zemër të qëndrës historike të Stokholmit.

Në fazën e parë të seleksionimit që zgjat deri në maj , mbeten vetëm 5 deri 10 aspirantë. Në këtë moment fillon selektimi i vërtetë dhe nga qershori deri në gusht akademikët lexojnë veprën e plotë të kandidatëve.

Mbas përfundimit të kësaj faze përcaktohet një short list me tre finalistët dhe në shtator hapen debatet , që në fakt vazhdojnë deri një javë përpara shpalljes së çmimit Vendimet e argumentuara ruhen paskësaj në zarfe të mbyllura për gjatë 50 vjetëve

Kështu për të ditur pse asnjëhere nuk mori Nobelin, Jorge Luis Borges, do të duhet të kalojë një gjysëm shekulli nga kandidatura e tij e fundit . Dhe kjo kohë i bie të jetë në vitin 2035.

Rydquist eshtë një nga personazhet me më influencë në këtë proçes. Si përgjegjës i një biblioteke, që ka më shumë se 200.000 libra në të gjitha gjuhët , ai merret me mbledhjen e bibliografísë së plotë dhe dokumentacionit që përdorin anëtarët e Komitetit Nobel për të marrë vendim . Si anëtar i Komitetit Konsultativ , ai ndërhyn në fazat eliminatore.
Një tjetër njeri kyç është kritiku suedez dhe historiani i letërsisë Horace Engdahl. Nga vendi i tij strategjik si sekretar i përhershëm i Akademisë Suedeze , ky dandy , 59 vjeç, drejton komitetin prej pesë anëtarësh që zgjedh çmimin Nobel të Letërsisë.

Por atribuimi i Nobel–it në Letërsi i është përgjigjur në shumë raste tendencave estetike të komitetit : mes viteve 1901 dhe 1912, idealizmit tradicionalist i personifikuar nga Rudyard Kipling; në dekadën e viteve ’20, parapriu humanizmi bujar nga Henri Bergson; në vitet 30, dalloi letërsia me karakter popullor me eksponentë si Pearl Buck dhe Roger Martin du Gard-; mbas Luftës së Dytë Botërore , u privilegjuan shkrimtarët novatorë si Ezra Pound, Ernest Heminguej apo Albert Camus, dhe mbas viteve 1978, u hap periudha e mjeshtërve të panjohur si Gabriel García Márquez, Kenzaburo Oé, Gao Xingjian apo Elfriede Jelinek.

Por për arsye të panjohura Akademia kurrë nuk i dha çmim Jorge Luis Borges, Leon Tolstoi, Emilio Zola, Henrik Ibsen, James Joyce, Paul Valéry dhe Virginia Woolf.

Burime pranë Akademisë Suedeze venë në dukje se vitet e fundit “zgjedhjet e Akademisë nuk kanë rregulla dhe jo rrallë herë ato janë të paparashikueshme”.

Ndërkohë në vitet 80 dukej sikur kishte një rregull dite (…) vendosur në funksion të kontinenteve, gjinive, seksit (…).
Por shkrimtari i njohur latin, peruani Mario Vargas, thotë se, pavarësisht se duan apo nuk duan, është letërsia dhe ajo që shkruan që të pozicionon në letërsinë e përbotshme. Kështu disa vite më parë gjithkush u çudit me Nobelin e dramaturgut britanik Harold dhe shumë kush dhe për këtë vit është shprehur se nuk do të ishte çudi ndonjë surprizë tjetër. Nuk duhet harruar se deri tani 11 femra kanë marrë çmimin Nobel, dhe shumë ekspertë u shprehën se ndoshta ka ardhur momenti që ky trofe të mos lidhet më me seksin.

Gjithsesi, deri deri më sot, dy kanë qënë shkrimtarët që kanë refuzuar këtë çmim; ata janë Pasternak më 1958 dhe Sartre në 1964.

Revista Italiane “Panorama” : Në listën e fituesve të mundshëm, në vend të tretë Ismail Kadare
Ndërkohë, duke ju referuar, faqes së kulturës së revistes italine “Panorama”, në klasifikimin e fituesve të mundshëm të Nobel 2014 për letërsinë, sipas parashikimeve në vendin e parë është, Ngugi Wa Thiong’o, autor kenian i romaneve, poezive, veprave teatrale, i cili ka pasur probleme me çensurën politike në vendin e tij. Ai shkruan në anglisht, por që pjesa më e madhe e veprës së tij është në gikuyu apo swahili, gjuhë të Kenias. Duke ju referuar këtij botimi në vendin e dytë është japonezi Murakami Haruki. Në vendin e tretë është Ismail Kadare. 78 vjeç, fitues i çmimit I Man Booker International Prize në 2005 si dhe çmimin “Princi i Asturias”. Më pas vijnë Svetlana Aleksejeviç, prozatore dhe gazetare bjelloruse dhe Assia Djebar, e cila është autorja arabe më e rëndësishme , lindur më 1936 dhe që shkruan në frëngjisht.

Por sipas revistës Panoramës, në klasifikim është dhe shkrimtari i madh amerikan , Joyce Carole Oates dhe dramaturgu Jon Fosse, norvegjez, i lindur më 1959, romancier dhe gjeni i teatrit europian, i konsideruar nga kritika si Ibseni bashkëkohor. Në klasifikim për Nobelin eshte ngjitur këto ditë, edhe Peter Handke, shkrimtari austriak, Philip Roth, poeti sirian Adonis, Milan Kundera, romancieri nga SHBA, Philip Roth, i lindur më 1933, kandidat i përjetshëm i çmimit Nobel, italianët Dacia Maraini dhe Umberto Ecco , sipas revistës italiane “Panorama”.

Më Shumë

Mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshja për tunelin Tetovë-Prizren

Sot do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku në mesin e pikave të rendit të ditës është edhe shqyrtimi i Projektligjit...

Paralajmërimet e SBAShK-ut për grevë, Nagavci kërkon maturi

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, ka kërkuar nga SBAShK-u të jenë të matur në deklarimet e tyre për protestë...

Lajmet e Fundit