Home Blog Page 8063

Falet Namazi i Kurban Bajramit?

0

festa e bajramit

( E plotësuar) Miliona mysliman në mbarë botën sot festojnë festën e Kurban Bajramit. Edhe në Kosovë, po feston këtë festë të madhe për popullin shqiptarë. Miliona mysliman në mbarë botën sot festojnë festën e Kurban Bajramit. Edhe në Kosovë, po feston këtë festë të madhe për popullin shqiptarë.
Namazi kryesor i Kurban Bajramit është falur në Xhaminë ‘Sulltan Mehmet Fatih’, e cila njihet si Xhamia e Madhe, nën organizimin e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Festa e Kurban Bajramit karakterizohet edhe me kryerjen e një prej shtyllave kryesore të fesë Islame, kryerjen e Haxhit.

Në këtë ditë bëhet edhe prerja e Kurbanit, traditë kjo e cila është e lashtë, që nga koha e bejgambërit Ibrahimi alehi ve selam.

Sot, dita e parë e Kurban-Bajramit

Sot në Kosovë, Shqipëri dhe në vendet tjera të Ballkanit shënohet dita e parë e festës së Kurban – Bajramit.

Sipas Bashkësisë Islame të Kosovës manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban – Bajramit, mbahet në xhaminë “Sulltan Mehmet- Fatih” (Xhamia e Madhe) në Prishtinë.

Manifestimi fillon në ora 6:00, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste që do ta mbaj kryeimami i BIK, Sabri ef. Bajgora.

Ndërsa Namazi i Kurban – Bajramit falet në ora 7:13. Hytben e Kurban- Bajramit do ta mbaj sekretari i përgjithshëm i BIK, Resul ef. Rexhepi.

Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, sot Kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e kryesisë nga ora 9:12.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës si dhe udhëheqësit e institucioneve dhe partitë politike ua kanë uruar të gjithë besimtarëve mysliman festën e Kurban – Bajramit.

Kurban-Bajrami vjen pasi besimtarët kryejnë Haxhin dhe therin Kurbanin. Në Haxh besimtarët shprehin në mënyrën më të mirë barazinë e unitetin që kryhet në një atmosferë krejt të veçantë, me norma të veçanta, në kohë të caktuar dhe në vende të caktuara, ku dominon respekti e dashuria, ndërmjet të gjithëve, ku shfaqet përkushtimi ndaj Allahut xh. sh, dhe ku shprehët solidariteti mes njerëzve të vendeve e etnive të ndryshme.

Hoxhaj propozon marrëveshje PDK-LDK-AAK

0

Enver Hoxha PDKKosova gjendet në një ngërç politik që pas zgjedhjeve të 8 qershorit, të cilat nxorën fituese si parti PDK, por nuk i dhanë shumicën për të qeverisur. Për Ministrin e Jashtëm në detyrë Enver Hoxhaj, klasa politike kosovare ka humbur atë vlerë që e dallonte nga rajoni dhe Shqipëria, konsensusin politik.
Dhe këtu ai i referohet bllokut opozitar,liderët e të cilit thotë ai, nuk denjojnë as të ulen në tryezë bisedimesh me PDK.

“Vendi ka nevojë për një stabilitet. Ajo çfarë e ka karakterizuar Kosovën në këto 7 vite të pas pavarësisë është parashikueshmëria. Kemi pasur gjithmonë peisazhin më stabil politik në rajon, më stabil se Shqipëria.

Situatën që e kemi aktualisht në Kosovë dhe të katër liderët janë njerëz që kanë humbur zgjedhjen dhe tani pretendojnë. Ne se kemi shumicë aktuale Ky grup liderësh nuk janë të gatshëm as të ulen të bisedojnë me PDK në një kohë kur ne bisedojmë me Beogradin. Nuk demonstrojnë kulturë politike”.

Pyetjes se çfarë ka Hashim Thaçi që ka bërë bashkë liderët e 4 forcave politike kundër tij, Hoxhaj i përgjigjet:

“Fitoret e tij nga 2004. LDK nuk ka fituar zgjedhje prej 10 vitesh. Lidershipi i zotit Thaçi, me të gjitha përparësitë dhe mangësitë që mund të ketë, ka bërë që vendi të ketë stabilitet politik dhe rritje ekonomike. Reagimi i tyre është më shumë reagim në humbjen e tyre individuale si liderë politik, sesa xhelozi individuale”.

Në emisionin “Jamais Vu” përballë gazetarit Mustafa Nano, Hoxha ka një recetë se si mund të tejkalohet kjo situatë.

“Receta ime do të ishte që në situatën që jemi duhet të kemi një marrëveshje me një bazë sa më të gjerë. PDK së bashku me Lidhjen Demokratike dhe Aleancën të shohin mundësinë të nxjerrin vendin nga ngërçi politik ku ka hyrë. Së dyti të kemi një qeveri që duhet të adresojë reformat më kritike për çështjet më të rëndësishme në vend.

Së treti një qeveri që çon më tej dialogun mes Kosovës dhe Serbisë si dhe çështjet kyçe të politikës së jashtme. Besoj që brenda disa javësh, por jo javën e ardhshme, ne mund ta tejkalojmë këtë situatë politike. Nëse nuk do jemi në gjendje të menaxhojmë këtë krizë politike Kosova mund të ketë një degradim të jetës së saj shtetërore, ekonomike dhe mund të ketë kthim prapa”.

Është folur shumë për terrorizimin dhe xhihadistët kosovarë, por Enver Hoxhaj nuk njeh “luanin” Lavdrim Muhaxheri.

Dhe pse pranon të ketë dëgjuar për të, figurën e tij e pa për herë të barë në “Jamais Vu” .Dhe reagimi nuk ishte aspak pozitiv, aq sa e përshkroi me këto fjalë “i neveritshëm dhe i shëmtuar”.

“Një pamje të tillë nuk e kam parë asnjëherë, po e kam dëgjuar se kush është. Si pamje mund të them se është pamje e shëmtuar, nuk e prezanton Kosovën si shtet dhe si shoqëri, është kundër vlerave që ka pasur Kosova. Është pamje e neveritshme, e shëmtuar. Ky është qëndrimi që mbaj si Ministër i Jashtëm dhe si akademik. Ekziston një numër rreth 100-150 shqiptarë jo vetëm nga Kosova por dhe nga Shqipëria dhe Maqedonia.

Nëse e krahasojmë me vendet europiane, numri është shumë më i vogël në Ballkan. Por si pamje është e shëmtuar dhe dëmton Kosovën. Ne kemi marrë disa vendime të rëndësishme, kemi sjellë një ligj që parandalon pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës në luftëra jashtë vendit, kryesisht në Siri dhe Irak. Po kështu ka pasur arrestime të personave që merreshin me rekrutimin e tyre. Kjo ka të bëjë me sigurinë kombëtare”./Oranews.tv/.

Politikanë, bashkë për interesin e Kosovës

0

Seremb Gjerigji14-03Shkruan: Seremb Gjergji

Thirrja e një seance të re nga VLAN-i për të enjten 9 tetor nuk e ndihmon procesin, por e rritë ngërçin politik dhe e rritë dallimin ndërmjet palëve. Tash kemi nevojë për afrim, jo largim.

Presidentja tash duhet t’i thërras të gjitha Partitë Politike e të takohen bashkë – jo ndarazi. Madje, t’i thërras të gjithë përfaqësuesit e partive shqiptare në Kuvendin e Kosovës, disa herë radhazi dhe vetëm pas 4-5 herësh, do të dalë një zgjidhje. Nuk besoj se do të kemi zgjidhje, pa u takuar të gjithë sëbashku. Lufta politike ka filluar, tash duhet të mbizotëroi paq dhe pajtimi.

Hapi i parë drejtë zbutjes së qëndrimeve nga të gjitha palët e që do t’i hapë rrugën drejt një bisede në tavolinën e përbashkët është deklarimi i z. Haradinaj si kandidati potencial për Kryeministër, por edhe të gjithë udhëheqësve të tjerë që Shërbyesit Civil do të kursehen dhe profesionistet nuk duhet të kenë frikë se do të largohen nga puna që kryejnë me dinjitet. Sa më shpejtë që vjen kjo deklarate, aq më e afërt është bashkë-bisedimi.

Mungesa e institucioneve të reja të Kosovës, në fushën diplomatike dhe ndërkombëtare po sjelle një numër faktorësh të rrezikshëm për popullin dhe vendin.

Pasojat që Kosova aktualisht i ka nga mos-formimi i institucioneve janë:
1. Mos-nënshkrimi i marrëveshjes së Asocim-Stabilizimit me BE-në dhe vonesat në këtë Drejtim. Pesë vendët e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën,nuk gjejnë arsye të fortë për ta nëshkruar këtë marrëveshje.
2. Zhagitja, ngadalësimi por edhe stagnimi në Liberalizimin e Vizave – mungesa e institucioneve të sigurisë.

3. Zbehja e raporteve me Aleatet dhe Miqtë tanë ndërkombëtarë. U japim pak arsye miqve tanë që të na arsyetojnë apo mbrojnë çdo veprim të Shtetit tonë.
4. Pengesat që dalin drejtë anëtarësimit në NATO dhe OKB – nuk mund të zhvillojmë asnjë projekt afatgjatë dhe të qëndrueshëm.

Të gjitha këto vijnë si pasojë e interesit të ngushtë të disa udhëheqësve tanë politik. Zgjidhja e ngërçit është e thjeshtë – në momentin kur ulen në tavolinë, gjejnë zgjidhje. Nëse kjo nuk ndodhë – atëherë partitë tona me qëllim po e qojnë vendin drejt IZOLIMIT.

Veprimi i së enjtes i VLAN-it është demokratik dhe si Deputet të Kuvendit të Kosovës kanë të drejtë të shkojnë në shtëpinë e tyre. Veprimi i tyre ishte shprehje e mllefit të tyre, ku në sytë e qytetarëve të Kosovës të fajësojnë palën tjetër. Për mendimin tim kjo nuk është zgjidhje. Këtë e tha edhe z. Fatmir Limaj “Do ta zgjidhim këtë situatë, sipas ligjit dhe rendit kushtetues”. Pra askush nuk ka qëllim të bëjë revolucion; që do të ishte një aventurë pa zgjidhje.

Por, besoj se çdo veprim duhet te sjelle fryme pozitive – jo të thelloi ngërçin politik.

Shtroj pyetjen – a e meritojmë NE këtë gjendje?

Rashiti: Ndërkombëtarët s’e duan Thaçin kryeministër

0

Naim Rashiti-analistNjë arsye pse po ndodh ngërçi politik mund të jetë edhe mos interesimi i bashkësisë ndërkombëtare që Hashim Thaçi të jetë sërish pjesë e qeverisë. Kështu konstaton analisti Naim Rashiti, derisa thirret në një kujtim të tij si përkthyes.

Ish zyrtari i Grupit Ndërkombëtar të krizave (ICG) tregoi se pse ndërkombëtarët nuk e donin Ramush Haradinajn në qeveri bashkë me LDK-në pas zgjedhjeve të vitit 2004.

“Kanë pa se përmes mbajtjes së PDK-së në qeveri e kontrollojnë procesin jashtë qeverisë, grupet e caktuara, komandantët rajonal. Kishte frikë se PDK do të sillej si e rebeluar jashtë institucioneve”, tha Rashiti për Klan Kosova.

Rashiti tregoi pse Ibrahim Rugova zgjodhi Haradinajn e jo Thaçin atëherë.

“Ramush Haradinaj ishte më i besueshëm për shumë arsye, një partneritet më i menaxhueshëm politik dhe ishte rrjedhë e një balance kundër PDK-së për të marrë një krah të luftës”, tha ai.

10 vjet më pas preferenca që të huajt kishin për liderin e PDK-së kanë ndryshuar.

Naim Rashiti vlerëson se kryeministri në detyrë nuk është njeriu që doemos ndërkombëtarët duan ta shohin në krye të qeverisë.

“Faktori ndërkombëtar është i dedikuar kësaj here të lejojnë zgjidhje demokratike sipas procedurës kushtetuese për formim të institucioneve dhe janë shumë pak të brengosur se kush do të bëhet Kryeministër”, tha ai.

Studentët presin tërë natën për “kafshatën e gojës”

0

Studentet per regjistrim ne mensÇmimi prej 15 eurosh në muaj i ka nxjerrë qindra studentë para sallës “1 Tetori” tri net me radhë ku kanë pritur deri në mëngjes për të marrë kartelën me të cilën do të mund të anëtarësohen në mensën e vetme të studentëve.

Ata kanë thënë se kanë qëndruar në radhë që nga ora dy e mesnatës, raporton KTV.

Leutrim Aliu ka theksuar se gjatë natës së kaluar sa kishin qenë duke pritur në rend për të marrë kartelën, nga turma e madhe, është thyer edhe xhami i derës së sallës “1 Tetori”.

Ndërsa, sipas drejtorit të Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta, këtë vit Qendra e Studentëve do të pranojë rreth 1.500 studentë, të cilët nuk janë banues në konvikte, sepse banuesit e marrin kartelën e mensës me automatizëm.

Sfishta ka thënë se arsyet pse ka kaq shumë të interesuar për t’u anëtarësuar në mensë është çmimi i volitshëm, prej 15 eurosh në muaj, cilësia e ushqimit, si edhe pastërtia në mensë, transmeton Koha.net.

Ai është shprehur se institucioni që drejton nuk ka mundësi teknike që të regjistrojë më shumë se 100 studentë në ditë dhe për këtë kërkon mirëkuptimin e studentëve.

Analistët: Enver Hasani i ndikuar nga PDK-ja

0

Enver Hasani-GjKKNuk janë vetëm liderët e bllokut ata që po e shohin kryetarin e Gjykatës Kushtetuese si person të ndikuar nga PDK-ja, kështu po shihet edhe nga analistë në vend, raporton KTV

Deklarimet e fundit të bëra në Vjenë nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese kanë bërë që të përforcohet edhe më tej bindja se Enver Hasani po i shërben edhe haptas partisë së Hashim Thaçit, thonë analistët.

Kryeredaktorja e gazetës “Zëri”, Arbana Xharra, ka thënë se nuk ka nevojë që deklaratave të Hasanit t’u bëhet shumë analizë për të parë se ai është i ndikuar nga PDK-ja.

Ajo vlerëson se Enver Hasani e ka shndërruar këtë institucion në filial juridik të PDK-së. Ajo ka përmendur edhe deklarimet e një deputeteje gjermane të CDU-së që vendimin e kushtetueses e sheh si vendim kundër parlamentarizmit në Kosovë.

Albert Krasniqi nga KIPRED-i thotë se gjyqtarët e kushtetueses kanë të drejtë të shprehin mendimet e tyre, por gjithmonë, duke ruajtur integritetin dhe pavarësinë e gjykatës. Ai vlerëson se deklarimet e fundit të Hasanit lënë hapësirë për dyshim për anshmëri politike ndaj një subjekti të caktuar.

Së fundmi, kryetari i Gjykatës Kushtetuese është kritikuar edhe nga lideri i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, i cili ka thënë se Enver Hasani është tepër cinik për të qenë gjykatës dhe se ka tendenca për ta bërë PDK-në kategori kushtetuese.

Grabovci: S’ka seancë pa marrëveshje

0

Adem Grabovci-pdk14Nënkryetari i PDK-së, Adem Grabovci, ka deklaruar se nuk do të ketë seancë të Kuvendit të Kosovës, pa një marrëveshje ndërmjet partive politike për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

“Kuvendi i Kosovës nuk do të mblidhet pa pasur një marrëveshje politike për zgjedhjen e kreut të Kuvendit”, ka theksuar Grabovci për RTV21.

Dorëzohet Behar Rama

0

Behar RamaDrejtori i Drejtorisë së Arsimit në Rahovec, Behar Rama, siç duket është dorëzuar pas ankesave të shumta të profesorëve të larguar padrejtësisht nga puna në shkollat e mesme të komunës së Rahovecit, sipas publikimit në faqen zyrtare të Komunës së Rahovecit, sot është rishpallë konkursi në katër shkollat e mesme, në të cilat është vërtetuar se ka pasur shkelje serioze.

Pas shkeljeve të shumta, drejtori Behar Rama, kishte refuzuar rekomandimet e Inspektoratit Regjional të Arsimit në Gjakovë për anulimin dhe rivlerësimin e disa pozitave të shpallura në konkurs, me arsyetimin se profesorët e larguar nuk kanë arsim adekuat.

Rama kishte thënë se konkursi nuk do të anulohet sepse kjo nuk është kërkuar nga Inspektorati i cili ka dërguar vetëm rekomandime, siç kishte thënë Rama, Inspektorati ka dërguar një kërkesë për të rishqyrtuar dhe rivlerësuar kandidatët e pranuar, por se konkursi s’ka arsye që të anulohet.
Përveç kësaj, këshilli i profesorëve të diskriminuar, javë më parë kishte ngritur kallëzim penal ndaj Behar Rames në Prokurorinë Themelore të Gjakovës, por siç ka mësuar RahovecPress, Behar Rama është intervistuar dy ditë radhazi në prokurori për rastin e profesorëve.

Ndryshe, edhe zyra e Avokatit të Popullit ka qëndruar dje në Rahovec, ku është takuar me drejtorin Rama dhe disa nga profesorët e larguar.

RahovecPress ka siguruar dokumentin e konkursit të rishpallur, të datës 3 tetor 2014, me firmën e drejtorit Behar Rama./RahovecPress/

PDK-ja në Prizren uron festën e Kurban Bajramit

0

PDK-dega PrizrenDega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, uron kryetarin e Bashkësisë Islame në Prizren, myftiun Lutfi Ballëku, dhe të gjithë qytetarët e komunës së Prizrenit me rastin e festës së Kurban Bajramit.

“Festa e Kurban Bajramit, lë të na shërbejë për fisnikërimin e shpirtit dhe rritjen e besimit në vlerat më sublime të njeriut, besimit në krijuesin tone”, thuhet në urimin e kryetarit të Degës së PDK-së në Prizren, Minir Krasniqit.

“Kurbani i Bajramit është mesazhi më i mirë për të gjithë qytetarët, në ushtrimin e ndjenjës së solidaritetit me njëri tjetrin, në ushtrimin e humanizmit në raport me ata që kanë nevojë, në rritjen e dashurisë për fëmijët, familjen dhe të gjithë qytetarët”

“Dega e PDK-së në Prizren, uron që kjo festë të kalojë në shenjë të solidaritetit ndaj njëri-tjetrit dhe në shenjë të harmonisë vëllazërore. Në festën e Kurban Bajramit duhet t’i gjendemi pranë të gjithë atyre që kanë nevojë për ne, për dashurinë tonë dhe për ndihmën tonë njerëzore”.

“Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, uron që kjo festë e sakrificës dhe e flijimit të na e shtojë solidaritetin dhe dashurinë mes vete për të përcjell tutje përpjekjet tona qytetare e njerëzore drejt sukseseve dhe të ardhmës së ndritshme të shtetit tonë./PrizrenPress.com/

Boll më me Enver Hasanin!

0

AstritGashi-gazetarShkruan: Astrit Gashi

Ka tashmë tre muaj, që shteti i Kosovës është në duar dhe peng i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ndërsa emri më i përmendur e përfolur mbetet kryetari i saj Enver Hasani. Aq shumë është përmendur emri i tij nga politikanë, media, analistë media e rrjetesh sociale, sa që rrezik që të na shfaqet në ëndërr secilit.

Derisa për vendimin do të flas disa fjalë më vonë, nuk mundem pa e thënë se “beteja” ndaj dhe me Enver Hasanin është tepruar, dhe si e tillë është totalisht jo efikase e madje edhe e pandershme. Në këtë luftë, nuk ka asnjë dyshim, se kontribues është edhe vet Hasani, me sensin e tij të patejkalueshëm, prej protagonisti ( prandaj e quan veten Baba), por megjithëkëtë, përmendje e emrit të tij sa herë që një politikanë hap gojën- paraqet nuanca të një “linçimi publik”.

Nuk është e shëndetshme për shoqërinë kosovare, që problemet ti reduktoj në një emër të përveçëm kushdo që të jetë ai. Spekulimet me çështje të natyrës private, kjo shoqëri në fakt duhet ti refuzoj me të parën dhe ti përçmoj.

Ndërlidhja e Gjykatës Kushtetuese dhe vendimeve të saj, vetëm dhe vetëm me emrin e Enver Hasanit, është e pasaktë dhe më shumë shenjë e “hatërmbetjejes” ose e glorifikimit të fuqisë së këtij personi.

Unë nuk mund ta besoj që Enver Hasani e ka një fuqi të pakufizueshme për të ndikuar te secili, ama bash te secili, anëtarë i Gjykatës. Nuk e besoj sepse thjeshtë në këtë drejtim nuk kam dëgjuar e lexuar asnjë argument- përtej thashethemeve.

Edhe po ta kishte, ta zëmë, nuk e besoj që të pakënaqurit e sotëm, këtë gjë nuk e kanë ditur më par. Po të jetë kështu i bie që e dinin, por këtë fuqi të tij shpresonin ta shfrytëzonin, dhe tash ndihen se ajo mund të jetë shfrytëzuar nga dikush tjetër.

Prandaj mbledhin të gjithë për të hedhur baltë, mbi një njeri të vetëm.
Edhe po të jetë kështu- është bërë boll. Njeriu duhet lënë i qetë, por vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet diskutuar. Diskutimi politikë megjithatë, e posaçërisht nga të pakënaqurit, megjithatë nuk mjafton. Deri më sot ata kanë folur, ndërsa media kanë transmetuar deklaratat e tyre, dhe kanë bërë ndonjë temë apo hulumtim të tyrin- në rregull është kjo.

Por juristët e veçanërisht ata që ishin më të zëshmit se vendimi do të ishte më ndryshe nga ai që është sot ( e kam fjalën për vendimin e dytë për zgjedhjen e kryeparlamentari), tashmë i ka futur veshët në lesh. Në fakt duke marrë mbi supe të tyre, një kompleks prej të gabueshmi e parashikuesi të dështuar që shoqëria këtu ta mveshë, këta tashmë jo që nuk po e mbrojnë mendimin e tyre dhe nuk po e sfidojnë vendimin e gjykatës, por janë strukur para parullës “ vendimin duhet respektuar”.

Derisa vendimet, quhen të tilla sepse nënkuptojnë apriori zbatueshmërinë, respekti ndaj vendimit por edhe arsyeshmëria duhet të sfidohen, profesionalisht dhe pa asnjë kompleks.

Sepse gjyqtarët e Kushtetueses, nuk janë një prodhim artificial inteligjence nga ndonjë institut- që është përkujdesur që gabimi matematikor dhe në vlerësim i tyre të jetë, ta themi, më 0.1 për qind. Sikur edhe të ishin as koka kompjuterike po kaq inteligjente, nuk mbesin të pa sfiduara. Qe një shembull sfida e shahut mes një kompjuteri të programuar nga IBM dhe Gary Kasparov.

Pra vendimet e GJK-së, nuk ka asnjë dyshim që duhen komentuar, analizuar dhe sfiduar- sepse thjeshtë edhe ato janë bërë nga njerëzit, madje gjykatësit aty nuk është se janë zgjedhur duke kaluar teste të mëdha të inteligjencës dhe përvojës- por me ngritje duarsh nga politikanët në sallë të Kuvendit.

Personalizimi, pa dhënë asnjë fakt, është i gabueshëm dhe i dëmshëm për vendin. Nga ai nëse ka përfitues, janë vetëm apostrofuesit dhe të apostrofuarit. Sepse ishin 7 që morën vendimin.E nuk po sfidohet vendimi, por personat që e morën atë. Madje vetëm njëri- deri në tepri të gërditshme.
U bë boll më me Enver Hasanin!/Gazeta Blic/