8.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Boll më me Enver Hasanin!

AstritGashi-gazetarShkruan: Astrit Gashi

Ka tashmë tre muaj, që shteti i Kosovës është në duar dhe peng i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ndërsa emri më i përmendur e përfolur mbetet kryetari i saj Enver Hasani. Aq shumë është përmendur emri i tij nga politikanë, media, analistë media e rrjetesh sociale, sa që rrezik që të na shfaqet në ëndërr secilit.

Derisa për vendimin do të flas disa fjalë më vonë, nuk mundem pa e thënë se “beteja” ndaj dhe me Enver Hasanin është tepruar, dhe si e tillë është totalisht jo efikase e madje edhe e pandershme. Në këtë luftë, nuk ka asnjë dyshim, se kontribues është edhe vet Hasani, me sensin e tij të patejkalueshëm, prej protagonisti ( prandaj e quan veten Baba), por megjithëkëtë, përmendje e emrit të tij sa herë që një politikanë hap gojën- paraqet nuanca të një “linçimi publik”.

Nuk është e shëndetshme për shoqërinë kosovare, që problemet ti reduktoj në një emër të përveçëm kushdo që të jetë ai. Spekulimet me çështje të natyrës private, kjo shoqëri në fakt duhet ti refuzoj me të parën dhe ti përçmoj.

Ndërlidhja e Gjykatës Kushtetuese dhe vendimeve të saj, vetëm dhe vetëm me emrin e Enver Hasanit, është e pasaktë dhe më shumë shenjë e “hatërmbetjejes” ose e glorifikimit të fuqisë së këtij personi.

Unë nuk mund ta besoj që Enver Hasani e ka një fuqi të pakufizueshme për të ndikuar te secili, ama bash te secili, anëtarë i Gjykatës. Nuk e besoj sepse thjeshtë në këtë drejtim nuk kam dëgjuar e lexuar asnjë argument- përtej thashethemeve.

Edhe po ta kishte, ta zëmë, nuk e besoj që të pakënaqurit e sotëm, këtë gjë nuk e kanë ditur më par. Po të jetë kështu i bie që e dinin, por këtë fuqi të tij shpresonin ta shfrytëzonin, dhe tash ndihen se ajo mund të jetë shfrytëzuar nga dikush tjetër.

Prandaj mbledhin të gjithë për të hedhur baltë, mbi një njeri të vetëm.
Edhe po të jetë kështu- është bërë boll. Njeriu duhet lënë i qetë, por vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet diskutuar. Diskutimi politikë megjithatë, e posaçërisht nga të pakënaqurit, megjithatë nuk mjafton. Deri më sot ata kanë folur, ndërsa media kanë transmetuar deklaratat e tyre, dhe kanë bërë ndonjë temë apo hulumtim të tyrin- në rregull është kjo.

Por juristët e veçanërisht ata që ishin më të zëshmit se vendimi do të ishte më ndryshe nga ai që është sot ( e kam fjalën për vendimin e dytë për zgjedhjen e kryeparlamentari), tashmë i ka futur veshët në lesh. Në fakt duke marrë mbi supe të tyre, një kompleks prej të gabueshmi e parashikuesi të dështuar që shoqëria këtu ta mveshë, këta tashmë jo që nuk po e mbrojnë mendimin e tyre dhe nuk po e sfidojnë vendimin e gjykatës, por janë strukur para parullës “ vendimin duhet respektuar”.

Derisa vendimet, quhen të tilla sepse nënkuptojnë apriori zbatueshmërinë, respekti ndaj vendimit por edhe arsyeshmëria duhet të sfidohen, profesionalisht dhe pa asnjë kompleks.

Sepse gjyqtarët e Kushtetueses, nuk janë një prodhim artificial inteligjence nga ndonjë institut- që është përkujdesur që gabimi matematikor dhe në vlerësim i tyre të jetë, ta themi, më 0.1 për qind. Sikur edhe të ishin as koka kompjuterike po kaq inteligjente, nuk mbesin të pa sfiduara. Qe një shembull sfida e shahut mes një kompjuteri të programuar nga IBM dhe Gary Kasparov.

Pra vendimet e GJK-së, nuk ka asnjë dyshim që duhen komentuar, analizuar dhe sfiduar- sepse thjeshtë edhe ato janë bërë nga njerëzit, madje gjykatësit aty nuk është se janë zgjedhur duke kaluar teste të mëdha të inteligjencës dhe përvojës- por me ngritje duarsh nga politikanët në sallë të Kuvendit.

Personalizimi, pa dhënë asnjë fakt, është i gabueshëm dhe i dëmshëm për vendin. Nga ai nëse ka përfitues, janë vetëm apostrofuesit dhe të apostrofuarit. Sepse ishin 7 që morën vendimin.E nuk po sfidohet vendimi, por personat që e morën atë. Madje vetëm njëri- deri në tepri të gërditshme.
U bë boll më me Enver Hasanin!/Gazeta Blic/

Më Shumë

Avdyli: Bashkësia ndërkombëtare po e kupton sa mashtrues është Vuçiqi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Haxhi Avdyli, në Info Magazine, thotë se Bashkësia Ndërkombëtare po e kupton sa mashtrues është presidenti serb Aleksander Vuçiq. Deputeti...

Një person i kërkuar arrestohet në Prizren dhe dërgohet në vuajtje të dënimit

Stacioni Policor në Prizren vazhdon angazhimin e tyre në ruajtjen e rendit publik dhe ekzekutimin e urdhërave gjyqësore. Sot, më 26 prill 2024, një operacion...

Lajmet e Fundit