16.5 C
Prizren
E mërkurë, 18 Qershor, 2025
Home Blog Page 8083

Me pasaporta e të izoluar

0

pasaporta e kosovesKosovarët e festuan edhe një herë Ditën e Evropës, ashtu të izoluar nga Evropa.

Çdo vit nga shtetësia e Kosovës heqin dorë rreth 4 mijë persona. Por për ata që kanë dy shtetësi, situata është ndryshe, shkruan Tribuna.

Me pasaportat e Kosovës mund të kalosh vetëm në Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi. Por ka dikush që ka dy nënshtetësi dhe kalon nëpër rrugët e tjera që nuk lejohen me pasaportë kosovare, pa pikë problemi.

I tillë është edhe E.U. ai ka dy pasaporta, të Kosovës dhe Malit të Zi.

Kur niset të kalojë kufirin e Kosovës ai merr me vete pasaportën e Kosovës.

E kur niset më larg, e merr me vete edhe atë të malit të zi. Krejt kjo pasi Kosova as që ka hyrë deri më tash në procesin e liberalizimit të vizave.

Teuta Rugova, sot i bashkohet LDK-së

0

Tetuta rugova me familjeTashmë kanë filluar aderimet nëpër parti të ndryshme. E kjo po bëhet disa javë para se të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku 8 qershori është përcaktuar si datë e duhur për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

Teuta Rugova, e bija e ish-presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova, sot do t’i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës. Me këtë rast, i pari i LDK-së, Isa Mustafa do të vizitojë familjen Rugova.

Lidhjes Demokartike të Kosovës, të shtunën i është bashkuar edhe Valon Murtezaj, profesor i Universiteti të Prishtinës.

Ndryshe, janë paralajmëruar edhe aderime të reja në këtë parti.

Në karrigen e Titos

0

karika e titosDy rrëfime e kthejnë në kohën e Luftës së Dytë Botërore Ali Hysenin.

Forcat ushtarake të dy shteteve ia kishin marrë kontrollin një shteti të tretë.

Shqiptarët ishin ndërmjet dy zjarreve. Gjermanët dhe italianët e kishin ndarë me marrëveshje në dy pjesë territorin e Kosovës. Në fund, Kosova do të bëhej dhunshëm pjesë e Jugosllavisë, shkruan Koha Ditore.

Familja Hyseni nga Gllamniku i Podujevës, dy djemtë e mëdhenj i kishte rreshtuar në krahun e gjermanëve.

Njëri ishte nënkryetar i qytezës verilindore, tjetri pjesëtar i forcave të rendit nën komandën e gjermanëve, që për njërin kamp konsideroheshin çlirimtarë, për të partizanët ishin pushtues.

Kuvendi ia përgatit “arkivin” qeverisë së re

0

KuvendiKosoves9-21Mbi 12 ligje e 20 raporte të agjencive të pavarura, kanë mbetur pa u shqyrtuar nga Kuvendi i shpërbërë ditë më parë. Disa organe të pavarura kanë mbetur të pakompletuara me anëtarë bordesh.

Në gjysmë kanë mbetur edhe ndryshime ligjore të kushtetutës për Gjykatën Speciale, njëjtë siç kanë mbetur edhe ndryshimet për krijimin e ushtrisë së Kosovës, shkruan Tribuna.

Sipas praktikës parlamentare, Kuvendi i bën gati “arkivin” me projektet e papërfunduara dhe e pret Qeverinë e re për tija dorëzuar.

Më pas, i takon Qeverisë së re të vendos nëse dëshiron që të njëjtat projekte t’i procedojë sërish në Kuvend.

Thaçi kundër Thaçit

0

Hashim Thaci 2Hashim Thaçi, që tani ka intensifikuar fushatën paraelektorale për zgjedhjet e parakohshme të 8 qershorit, ka për barrë premtimet e papërmbushura të dy mandateve të shkuara.
Premtimet e papërmbushura tani i janë kthyer në bumerang. Sjellja e tij në këtë parafushatë elektorale i ngjan një opozitari. Ai ka nisur të japë premtime me kosto miliardëshe, me arsyen se do që ta nxjerrë vendin nga kriza, ani se e ka qeverisur në dy mandatet e fundit

Ishte ftohtë nëntorin e 2007-s dhe Hashim Thaçi bënte fushatë të nxehtë në përpjekjen për të marrë mandatin e parë qeverisës. Një i ftohtë i përcjellë me reduktime të ashpra të energjisë elektrike.

Thaçi, atëkohë opozitar, fliste me entuziazëm gjatë një interviste për gazetën se si do ta zhvillonte vendin po fitoi besimin qytetar. Dritat ishin një pikë që e rrihte fort. Dhe AAK-në, që atëkohë udhëhiqte Qeverinë, e kishte përjashtuar nga çfarëdo formule koalicioni, pikërisht shkaku i mungesës së dritave, ngaqë edhe kryeministri e edhe ministri i Energjetikës ishin nga kjo parti. Ç’ka premtuar e çka s’ka përmbushur Hashim Thaçi, gjerësisht lexonit sot në Koha Ditore.

Malishevë, spërkatja nga ajri e rrezkishme!

0

seprkatja ajroreRastet e pickimit të rriqrave po shtohen çdo ditë e më shumë. Banorët e komunës së Malishevës dhe zyrtarët komunalë janë të pakënaqur me dezinsektimin selektiv. Ata thonë se efektet pozitive të kësaj spërkatjeje janë shumë të vogla. Qeverisja e kaluar e Komunës së Malishevës, ka kontraktuar një kompani për spërkatje nga ajri, mirëpo një gjë të tillë e ka kundërshtuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës.
Numri i rasteve të pickimit të rriqrave është shumë më i lartë sesa vitet e kaluara. Që nga 8 shkurti e deri më sot në qendrën e mjekësisë familjare në Malishevë janë regjistruar 289 raste të pickimit nga rriqrat.

Banorët e Malishevës dhe zyrtarë komunalë thonë se dezinsektimi selektiv nuk është efektiv.

“Vitin e kaluar kanë qenë dhe e kanë bë spërkatjen, mirëpo vetëm afër rrugëve edhe nëpër oborre. Kjo nuk po ka efekt aspak e këtë vit ende nuk e kanë bërë”, ka thënë një qytetar i Malishevës.

Drejtori i Departamentit të Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, thotë se qeverisja e kaluar ka bërë një kontratë me një kompani private për spërkatje nga ajri, pa u konsultuar me ministrinë e Mjedisit dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

“Komuna e Malishevës e ka trashëguar një kontratë nga vitit i kaluar nga spërkatja nga ajri pa studime paraprake dhe ne nuk kemi qëndruar duarkryq dhe iu kemi drejtuar institucioneve, mirëpo Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik na ka kthyer përgjigje negative me arsyetimin se nga kjo spërkatje kontaminohet uji dhe ka pasoja kancerogjene. Po ashtu edhe AUVK na ka kthyer përgjigje negative dhe tash jemi duke pritur përgjigje nga ministria e planifikimit dhe mbrojtjes së mjedisit”, ka theksuar Hajdin Berisha, drejtor i Departamentit të Shëndetësisë në Malishevë.

“Nuk preferohet spërkatja nga ajri, por meqë komuna ka gabuar vitin e kaluar ne i kemi kërkuar përfaqësueseve komunal që ta mbledhin dokumentacionin dhe ta drejtojnë kërkesën e tyre edhe në dy ministritë e tjera në ministrinë e bujqësisë dhe në ministrinë e mjedisit, sepse askush nuk guxon që të hedhë helme pa lejen e këtyre dy ministrive”, ka thënë Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Ndërkaq, lidhur me këtë çështje, Kreshnik Berisha, zëdhënës në ministrinë e planifikimit dhe mbrojtjes së mjedisit, është shprehur: “Ne si ministri e kemi marrë një kërkesë nga komuna e Malishevës për lejen e spërkatjes nga ajri dhe ne kemi kërkuar edhe një dokument shtesë, i cili na ka arritur sot në arkivin tonë që shpjegon se çfarë lloji i preparatit do të përdoret dhe ne me ekspertët tanë do ta analizojmë këtë çështje dhe do të dalim së shpejti me rezultate pozitive ose negative”.

Zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nuk kanë dhënë ndonjë datë të caktuar se kur do të japin përgjigje, po apo jo, për spërkatje nga ajri. Mirëpo, ekspertët e shëndetësisë thonë se nga kjo spërkatje më shumë do të ketë dëme sesa dobi.

Cilësia e shtetit në dorën e zgjedhësve

0

Fatmir PireciShkruan: Fatmir Pireci

Me shpërbërjen e Kuvendit të Republkikës së Kosovës gjatë javës së kaluar, Presidentja , znj. A. Jahjaga sipas obligimit kushtetues ka shpallur 8 qershorin 2014, ditë për mbajtjen e zgjedhjeve nacionale për legjislacionin e ri. Me që është kohë shumë e shkutër për të mobilizuar elektoratin zgjedhor, është më se i nevojshëm vetëdijsimi dhe ndërgjegjësimi ynë se çfarë kahje do ti japim zhvillimit tonë socio-ekonomik, kulturo-shoqërorë, ngritjes së mirëqenies së tërësishme për të gjithë qytetarët e vendit si dhe përfshirjen dhe ngritjen e kapaciteteve humane kadrovike në avancimin e vlerave të shtetësisë së Kosovës , në aftësimin edhe më të denjë të komunikimit në marrëdhëniet ndërkomëtare për katër vjeçarin e ardhshëm. Atëhere, trupi zgjedhor kosovarë tashmë ka një përvojë të duhur sa i përket formës mekanike të votimit, por , mungon identifikimi i identitetit shtetëror i shtetësisë i shprehur në institucionin e shtetit!

Pikërishtë, në këtë çasje partitë politike pritet ta shtrijnë aktivitetin e tyre në fushatën zgjedhore të kësaj rradhe, duke u imponuar me kinse emra të rinjë të suksesit nga fusha të ndyshme të veprimtarisë; politike, ekonomike, kulturore, shkencore , etj. Esenca e këtij marketingu i partive politike do të jetë vetëm marrja e pushtetit, përderisa votuesi ynë, përmes votës nuk e imponon një qeverisje ndryshe nga ato të deritashmet. Deri diku, votuesi dëshmoi se është sovrani i orientimit të ardhshëm zhvillimor në zgjedhjet e kaluara lokale. Por, kësaj rradhe zgjedhjet nacionale do të jenë më të veçanta, për shkakun se Kosova është në angazhimet historike ndëkombëtare në regjion dhe në integrimet euro-atlantike. Përvojat e deritashme në këto aranzhmane shtatë vjeçare flasin për një ritje organizative shtetërore të lakmueshme të shoqërisë qytetare kosovare. Krahasuar me disa shtete te regjionit apo më mirë të thuash, karshi disa ish-njësive federale të ish-Jugosllavisë, Kosova qëndron më e avancuar në shumë segmente shoqërore dhe shtetërore !

Dhe, ky moment është votë historike për secilin votues të Republikës së Kosovës , është fati i ardhmërisë së shoqërisë kosovare si tërësi. Ardhmëria e jonë kolektive, do të varet pikërishtë nga vota e 8 qershorit, nga secili prej nesh me të drejtë vote.Mu për këtë, e kemi obligim të votojmë nga se indiferenca ndaj këtij akti solemn për secilin qytetarë e suprimon të drejtën e kërkesës për cilësi më të avancuar të jetesës, për liri, barazi dhe drejtësi institucionale.
Tek ne, në Kosovë gadi të gjitha partitë politike janë profilizuar nga spektri i djathtë, por fatëkeqësisht veprimet e strukturës organizative politike i kanë tërësishtë majtiste-oligarkike.

Ende grupet oligarhike partiake nuk i japin hapësirë shtrirjes horizontale në bazë të gjërë të demokracisë e as frymimit të vlerave individuale kreative, duke e ngulfatur idenë inovative të identitetit të shtetësisë të organizuar në shtet si organizimin më të lartë shoqëror. Ky relikt i konceptit totalitar stalinist, tek e fundit është “cilësia” ballkanike e të qeverisurit me shtetin. Është një shpresë për një optimizëm, se në zgjedhjet e fundit lokale e nacionale, në disa shtete të regjionit pati shtrirje më të gjërë të demokracisë horizontale. Mirëpo, në Kosovë, pothuaj gadi në të gjitha subjektet politke vërehet mbyllja e brendshme, mosfunsionimi i mekanizmit për promovimin e vlerave bashkëkohore demokratike, ngulfatet iniciativa, kualiteti politik dhe profesional, debati kulturor-politk (e jo anarkia miope politike).

Grupet joformale oligarkike i marrin si despotët feudal frrerët e vendimmarrjes në duar të veta. Në këtë pikë të vendimmarrjes rolin e vetë të shenjtë e ka votuesi -sovrani! Vota e sovranit duhet ta edukojë dhe ti qytetrojë subjektet e strukturave organizative të partive politke. Të mësyerit për në Parlamentin nacional kursesi nuk duhet të trajothet si vend pune i zakonshëm, por vend i përfaqësimit, obligimit, përgjegjshmërisë, ndërgjegjshmërisë, ndershmërisë dhe dijes adekuate shkencore dhe profesionale, nga se nga vendimet e parlamentit të shprehura në norma ligjore do të varet cilësia e jetës, e mirëqenies dhe e begatisë sonë individuale dhe kolektive.

15 romanet më të mira evropiane

0

Festivali i Librit dhe Artit PamorE përditshmja britanike, “The Telegraph” ka publikuar një listë me titujt e 15 romaneve më të mira evropiane.
E përditshmja britanike, “The Telegraph” ka publikuar një listë me tituj romanesh evropianë, që sipas saj, janë më të mirët.
Fillimisht, kjo e përditshme kishe publikuar një listë anglosaksone me romanet më të mira të Amerikës Veriore dhe një listë tjetër me tituj britanik e irlandez.
Pas kësaj, është publikuar edhe një listë tjetër me romanet më të mirë të Amerikës Jugore të cilat kanë pushtuar botën.
Ndërsa lista e fundit përbëhet nga tituj romanesh evropianë dhe rus.

Sipas “The Telegraph” 15 romanet më të mira evropiane dhe ruse janë këto:
1. “Procesi” (1925) – Franc Kafka,
2. “If This Is a Man” (Nëse ky është njeri) (1947) – Primo Levi,
3. ” Life A User’s Manual” (Jeta: Udhëzime për përdorim) (1978) – Georges Perec,
4. “Don Kishoti i Mançës” (1605, 1615) – Miguel de Servantes,
5. “Confessions” (Rrëfimi) (1782) – Jean-Jacques Rousseau,
6. “In Search of Lost Time” (Në kërkim të kohës së humbur) (1913-1927) – Marcel Proust,
7. ”The Unbearable Lightness of Being” (1984) – (Lehtësia e papërballueshme e të qenurit) (1984) – Milan Kundera,
8. “Ana Karenina” (1877) – Leo Tolstoy,
9. “Zorba the Greek” (Greku Zorba) (1946) – Nikos Kazantzakis,
10. “Dekameroni” (1351 – 1353) – Giovanni Boccaccio,
11. “If on a winter’s night a traveler” (Nëse në një natë dimri një udhëtar) (1979) – Italo Calvino,
12. “Crime and Punishment “ (Krimi dhe dënimi) (1866) – Fyodor Dostoyevsky,
13. “La Princesse de Clèves” (Princesha de Cleves) (1678) – La Fayette,
14. “A Hero of Our Time” (Heroi i kohës sonë) (1839) – Mikhail Lermontov,
15. “Confessions of Felix Krull” (Rrëfimet e Felix Krull) (1954) – Thomas Mann. / Përgatiti KultPlus.com

Tradhtia, dashuria, xhelozia dhe rrjetet sociale

0

Arditi BB7Banorët janë duke shijuar diellin e kësaj të shtune në pishinë dhe bisedojnë për tema të ndryshme. Njëra nga temat që i rikthehen herë pas herë është tradhtia në çift. Mikela mendon se dikush që tradhton nuk e mendon gjatë, sepse ne na tërheq ajo që është e ndaluar. Arditi thotë se është shumë e vërtetë se ,si mashkulli si femra kur e kanë diçka nuk ia dinë rëndësinë.

Arditi tregon diçka personale në lidhje me të fejuarën, të cilën nuk e kishte tradhtuar asnjëherë deri disa muaj para se të ndahej. Arditi shpjegon se në momentin që personi tjetër fik telefonin ose nuk i hap telefonin, atij i ikën truri. Një ditë me të fejuarën i ndodhi diçka e tillë pas një diskutimi, në inat e sipër shkoi piu diçka dhe në këtë kohe e telefonon një shoqe dhe takohen bashkë. Duke diskutuar u afruan shumë afër dhe në moment që do të putheshim ai u largua sepse nuk donte të bënte diçka në nerva e sipër.

Visari thotë se teknologjia e re dhe rrjetet sociale ndikojnë tek jeta në çift. Xhuli, Mikela, Arditi, Nevila e mbështesin këtë mendim dhe Mikela shpjegon që këto dhjetë vitet e fundit mund të jesh në kontakt në çdo orë të ditës me persona të tjerë nëpërmjet telefoni dhe internetit dhe faqeve të ndryshme sociale, dhe kontrolli i rrjeteve ose adresa që përdor partneri është “paranojë”, sidomos nëse je natyrë xheloze.

Visari thotë që në një lidhje është respekti, dashuria dhe besimi. Mikela konstaton se me fat është dikush që e gjen personin e duhur por dhe që e kupton se e ka gjetur. Arditi vazhdon të tregojë se kur bëri zgjedhjen e tij, për tu fejuar ishte 100% i sigurt për atë që bëri. Shkaku kryesor i ndarjes ishte xhelozia e të fejuarës dhe kështu gjërat filluan të ftoheshin.

Enkelejdi është më i drejtpërdrejtë. Ai thotë : “Dashuria është budallallëk, një gënjeshtër që nuk ekziston më”.

 

Përkundër dallimeve në botkuptimet fetare, na bashkojnë rrënjët tona, atdheu yne i perbashket

0

Don-Pren-KolaDon Pren Kola

Sa vështirë është të flitesh për besimin e tjetrit. Këtyre ditëve në veçanti është vështirë të diskutojmë rreth krishterimit dhe islamit, duke pasur parasysh rrjedhojat e të ashtuquajturës Pranverë Islame, krah e së cilës u bënë edhe shqiptarë të disa trevave tona; “pranverë“ e cila, edhe në këtë shekull, solli kryqëzimin e shumë të krishterëve sirianë që nuk deshen të konvertoheshin sipas mendësisë teologjike islame të disa grupeve më radikale. Kur marrim guxim të flasim për fenë e tjetrit, të tjerëve, duhet gjithmonë të gjejmë fjalën e drejtë. Nëse do të hynin në përqasjen e islamit dhe krishterimit dhe të krahasonin librat biblike me kapitujt e Kuranit, do të gjenin ngjashmëri të shumta, por edhe krahasimi i tyre do na të shpiente deri tek një paqartësi e madhe ne mes vete, mbase do te nxiste edhe përplasje deri tek gjestet plot urrejtje. Përkundër gjithë kësaj doemos duhet të flisim, përmes fjalës së drejtë dhe të zdhedhur, edhe për besim e tjetrit. Kjo e folur e drejtë duhet të përshkohet e të depërtojë përmes dashurisë dhe respektit për tjetrin. Gjithsecilit besimtar, të cilësdo fe, nëse i mungon civilizimi i dashurisë, nuk mund të flasë e nuk do të guxonte të flasë për fenë e tjerit. Fjala e drejtë për fenë e tjetrit duhet të marrë drejtpeshimin e vet në nderim dhe respekt për tjetrin si krijesë e Hyjit dhe në dinjitetin e tij të pacenueshëm. Dialogu dhe komunikimi munden të arrihen realisht vetëm kur vetëinterpretimi (atointerpretimi) dhe interpretimi i huaj (heterointerpretimi) janë përfshirë ose përshkuar në dashuri. Prandaj të interpretosh fenë islami si i krishterë, ose si islam fenë e krishterë nuk është lehtë, sepse ka rrezik gjithmonë të dalë një tjetër shtjellim a shpjegim, përkatësisht një koncept i huaj, që nuk përputhet me atë, të zëmë, që një islam e ka për vetveten. Një islam që nuk e kremton Meshën si mund ta kuptojë misterin e këtij kremtimi. Një i krishterë që nuk njeh pesë vaktet, lutjen pesëherëshe në ditë, si mund të kuptojë gjallërinë dhe dimamizmin që ka kjo lutje në besimin islam.

Bibla ka vargje të shumta shprehjesh dhe urimesh për Krijesën, duke e lartësuar atë pa masë, ndërsa pikërisht në fillimin bën të ditur që Zoti krijoi njeriun në shëmbëlltyrën e vet (Zanafilla). Edhe në traditën islame flitet për njohjen e Hyjit përmes krijesës. Në Suren II lexojmë rreth krijesës dhe njohjes së Hyjit: “Kahdo që të kthehemi, atje është anë e Hyjit”. Mistikët islamë, sidomos ata të sufuzmit, kanë vëzhguar dhe hetuar po ashtu pranishmërinë e fytyrës së Hyjit në gjurmët e krijesës. A. S. Kiriani thoshte: “Bukurinë Tënde e sodisim në krijesat, si në një pasqyrë të mahnitshme”. Edhe Judaizmi, edhe islami, edhe krishterimi, e sodisin njeriun porsi krijesën ndaj të cilës duhet të kemi nderim, sepse vetë urdhëri i pestë Mos vrit, në rrasëzën e Moisiut, i dhënë nga Zoti, bën të ditur se sa shumë Hyji e ka për zemër njeriun, ndërsa mençuria teologjike sufiste ka vërejtur në krijesën të quajtur njeri Bukurinë e Krijuesit, hijeshinë e Perëndisë e ka parë në vëllaun e motrën njeri.

Kurani fillon me shkronjen B: bismil – lahi al Rrahmani al Rrahim. Bibla fillon po ashtu me shkronjen B: Bereshit. Që të dyja fjalët tregojnë fillimin. Që të dyja këto besime kanë zanafillën te Hyj krijues. Por cka na dallon, të themi kalimthi dhe pa hyrë në shpekullime teologjike as të krishterë, as slame, as judaike sepse ato na çojnë në përplasje. Islami para së gjithash është pranim, akceptim i Kuranit dhe jo ndjekje, shëmbëllim i Muhametit. Krishterimi përkundrazi, është para së gjithash shëmbëllim i Krishtit, Birit të Hyjit. Të krishteret thonë: Fjala u bë njeri në Jezu Krishtin dhe erdhi të banojë ndër ne dhe tanimë është i pranishëm në Eukaristi, në kremtimin liturgjik të Meshës. Fjala e mishëruar është për të krishterin fjalë e pandërmjetme e Hyjit, ndërsa Bibla fjalë e ndërmjetësuar. Përkundrazi, në Islam, Kurani, si libër, është fjala e pandërmjetësuar e Hyjit. Islamët e bazojnë besimin e vet në Kuran, ndërsa të krishterët në personin e Krishtit për të cilin flet Bibla.

Pa ndjekur rreshtin alfabetik të shkronjave, nga B: bismil – lahi al Rrahmani al Rrahim dhe Bereshit, kthehemi në shkronjën A, me të cilën fillon fjala më e shenjtë islame: Allah, dhe emërtimi më i përditshëm për Hyjin në gjuhën hebraike: Adonai, që kanë kuptimin: Zot, Hyj, Perëndi. Këtu shtojmë dhe fjalën tonë shqipe, Atë, Ati ynë, me të cilën përditë i krishteri shqiptarë, e thërret Zotin. Në shkronjën A bashkohemi më së miri nën krahët e Krijuesit dhe njohim së bashku një Zot të vetëm, një Atë, një Krijues. Islamët, të krishterët dhe judenjtë veçanërishti i bashkon përsëri një emër tjetër që fillon me A. Nëse a-së ia shtojmë një H, do të fitojmë AH, një britmë që del me shpirt për të shprehur një ndjenjë habie, pas ndonjë harrese, ose ndenjë gëzimi pas vetëdijesimit tonë. Prandaj, përmes A-së na lidh Abrahami (Ibrahimi), Ati ynë i fesë. Kjo nuk guxon të tretet në harresë dhe nga kjo e vërtetë e përbashkët dhe e pranueshme nga të gjitha palët duhet të përshkohemi gjithmonë me ndenjë gëzimi, duke ditur që dikur motit, tashmë kryehershëm, kishim dhe kemi një zanafillë.

 

Po çka i bashkon të krishterët shqiptarë dhe islamë? Ne përpiqemi qenësisht dhe jetësisht në shkronjën Gj: jami të një gjaku! Përpiqemi në shkronjën SH: jemi shqiptarë. Nga kjo nuk del që feja jonë është shqiptaria, në kuptimin se duhet të bëhemi ateistë që mos të kemi përqarje fetare, se feja po dashka të zhduket dhe populli ynë më pastaj të ketë rehati. Gjaku dhe kombi, shqiptaria në kuptimin e emrit të pakufijshëm, që bën të ditur tërësinë tonë si popull, përkundër dallimeve në botkuptime fetare na bashkon në rrënjët tona.

Në popullin tonë në veçanti, të krishterë dhe islamë, janë bashkë si besimtarë në dallime dhe si shqiptarë në njësi të damarëve të gjakut në sajë të tolerancës tradicionale. Shkronja T, na lish tanimë veçanërisht dhe përmes saj dallohemi nga shumë kombe e grupe etnike që njohin beteja dhe luftime, qoftë dhe sporadike për shkak të besimit. Toleranca do të thotë durim i tjetrit, por durim fetar mund të ketë një besimtar i rryer dhe i rexhur në fenë e vet në një Zot të vetëm nga i cili pret Amshimin dhe lutet për tjetrin që të arrijë po ashtu, ose një ateist për të cilin fetë, por edhe beotkuptimet e tjera nuk qojnë shumë peshë në të gjallët e tij. Toleranca fetare, më parë se durim i thjeshtë, është dhimbje shpirti, kullim i brendshëm gjaku për besimtarin e bindur në fenë që i përket, sepse bindja se feja ime është e verteta, dhe përtej saj nuk ka, të nxit edhe në mënyrëm më gjellimmirë dhe pozitive për t’u bërë misionar i fesë, për ta përhapur atë gjithandej botës, për t’i ndihmuar tjetrit vëlla, e tjetrës motër që të gjejë të vërtetën. Prandaj këtu shpesh, qoftë me qëllimin më të mirë, qoftë me lajthitje fillojnë radikalizmat dhe përbuzjet e tjerit, emërtimet se tjeri s’ka fe, se beson rrejshëm dhe kot, prandaj duhet ta shpëtoj, të ia ofroj fenë time “të vërtetë“ qoftë edhe me dhunë, dhe nëse nuk e pranon ta vras, e ta shpëtoj që mos të besojë më tutje rrejshëm. Por toleranca jonë shqiptare nënkupton diçka ndryshe, islami shqiptar dhe krishterimi do të duhej më parë të mendonin: konvertimet e ndërsjella janë të lejueshme, ato mund të ndodhin, le të ndoshin! për hir të vetë dinjitetit të përsonit në zgjedhje të besimit, për hir të paqes në kombin që i përksim. Jo rrallë, Kisha katolike ndër shqiptarë u ka bërë ballë akuzave të qarqeve të ndryshme të cilat për t’i aneksuar trojet tona kanë paraqitur Shqipërinë dhe shqiptarët si të rrezikshëm për shkak të fesë islame. Lufta e fundit është dëshmia më e fresket dhe përkrahja jetike që Kisha jonë i ka bërë besimit islamë ndër shqiptarë.

Tani, që mos të lëndonim besimtarët në përgjithësi, mund të shtronim pyetjen se çka na bashkon si besimtarë? Kush është besimtari. Kjo fjalë do të duhej të ishte sinomim për fjalët: i mirë, i drejtë, i mëshirshëm, i butë, i urtë, dorëdhënës, por edhe atdhetar, e të tjera. Sot fjala besimtar është shndërruar në fjalët: i rrezikshëm, i zorshëm, i pakuptimtë, rrënues, shkatërrues. Ateistët, filozofët dhe mendimtarët e tjerë shqiptarë i bashkon unersalizmi botëror, humanizmi, pikëpamjet politike dhe shoqërore, disa sish dikur dhe ndoshta dhe tani pjesërisht, mund t’i ketë bashkuar iternacionalja komuniste, besimi në njeriun që doli eskstrem kundër njeriut. Po besimtarët islamë dhe të krishterë në çka bashkohen dhe ku gjejnë pikësynimin? Ata pikësëpari dhe gjithmonë duhet t’i bashkojë besimi. Synimi i besimtarit islamë është xheneti, parajsa, po ashtu edhe për të krishterin. Besimtarët gjenden së bashku qoftë edhe me dallime, në ushtrimin e lutjes: lutja kanonike e besimtarit islamë është qëndrimi para Hyjit dhe shtrirja para tij. Të krishterët po ashtu gjunjëzohen, ngriten dhe përkulen në kremtimin e Meshës.

 

Besimtari islam dhe i krishterë takohen në besimin e tyre në qenësinë e të dyja besimeve: që është besimi në një Zot, pastaj në engjëj, në nderimin ndaj Mejremës (Marisë) dhe në veçanti në respektin ndaj Isait (Jezusit). Kurani e nderon dhe lartëson Jezusin duke i dhënë tituj dhe ngjitur emra të shumtë. Studiues të shumtë bëjnë të ditur se, emri në orient nuk është tingull dhe tym, por koncentrati dhe identiteti i emërbartësit. Isai në Kuran: përmendet rreth 25 herë, dhe ndër këto përmendjeje 16 herë si “I Biri i Marisë” (?s? ibn Maryam). Jezusi në Kuran është “Fjala e Hyjit” (kalima minAll?h), “Shpirt nga Hyji” (r?h min Allâh). Jezusi është njeri “i ndershëm”(s?lih) dhe “i bekuar”(mub?rak), i zgjedhur nga Perëndia si “profet”(nab?) dhe “I dërguari”(ras?l), i cili me vete sjell një shpallje. Ai është besimtar shembull dhe shëmbullor (mathal) dhe “shërbëtor i Perëndisë” (abdAll?h). Në Medinë, Jezusi do të emërohet me emrin e vërtetë, me emrin e vet (personal): Jezusi Krisht (Jezu Krishti ose Jezus Krishti). Përfundimisht në suret mediniane, në suret që kanë prejardhjen nga Medina, Kurani e quan Jezusin “Mesia”(al-mas?h). Jezusi në Kuran (në suret: 3,45; 4,157.171; 5,17.72.75; 9.31) tetë herë quhet: “Mesia Jezus, Biri i Marisë” (al-mas?h ?s? ibn Marya). Për Jezusin flet dhe një literaturë tjetër e bollshme letrare dhe mistike islame, nga del që, Jezusi, veçanërisht lezetshëm, përmendet si biri i Marisë. Këto përshkrime janë në të vërtetë të bukura, poetike dhe vargje mistike. Një ndër to thotë: Tha Jezusi biri i Marisë: Lum ai që gjuhën e vet e vë në peshtaf, i mjafton shtëpia e vet dhe vajton mëkatet e veta (Ibn Al-Mubârak, † 797, në Kitab al-zubd, 40-1, n. 124).

Vetë Maria zë një vend të veçantë në Kuran dhe është në përgjithësi i vetmi personazh femër që, duke u përmendur, gëzon nder në Kuran.

Pra, sa shumë na bashkon ne besimtarëve Bibla dhe Kurani: Na mbetet të respektojmë e të nderojmë edhe shpjegimet teologjike, por mbi gjithçka kemi nevojë ta shtojmë besimin tonë në Zotin, ta rrisim me dashurinë tonë dinjitetin dhe madhështinë që ka Njeriu si krijesë e Hyjit, t’i mësojmë të gjithë të tjerët, të gjithë shqiptarë, ta besojnë emnrin e Hyjit dhe vetëm atij tij përkulen.