20.8 C
Prizren
E enjte, 9 Maj, 2024

Agani thërret Kryesinë e PD-së për ta shkarkuar Kelmendin

Agani-KelmendiMëson se Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, ka thirrur një mbledhje të Kryesisë së PD-së për nesër në ora 17:00, ku temë do të jetë shkarkimi i deputetit Gëzim Kelmendi nga detyra e nënkryetarit të partisë.

“Nesër në mbledhje të Kryesisë do të diskutohen qëndrimet e deputetit Gëzim Kelmendi, i cili është shprehur publikisht se nuk do ta votoj kryeparlamentarin e propozuar nga PDK-ja dhe javën e kaluar është tërhequr nga Grupi Parlametar i PDK-së. Ne nuk jemi krejt dakord me vendimin e tij për mos votimin e kandidatit për Kryetar të Kuvendit të propozuar nga PDK-ja. Mirëpo, jemi kategorikisht kundër që një deputet të shkarkohet dhe largohet nga PD-ja për shkak të raportit të tij ndaj një partie tjetër, në këtë rast PDK-së, sepse në fund të fundit PDK-ja e ka shkelur premtimin për ndryshimin e Udhëzimit Administrativ që ndalon vajzat me mbulesë të vijojnë mësimin”, tha një zyrtar i lartë i PD-së për Veriu.info.

Ai thotë se deputeti Gëzim Kelmendi, i cili njëherësh është edhe nënkryetar i PD-së, ka mbështetje të fuqishme të strukturave të PD-së, përfshirë edhe disa prej nënkryetarëve të partisë dhe një pjesë të Kryesisë.

“Nëse kalon propozimi i kryetarit Ferid Agani në mbledhjen e nesërme të Kryesisë, atëherë kjo çështje do t’i kaloj Këshillit Drejtues të partisë për ta vendosur”, thotë zyrtari i lartë i PD-së për Veriu.info.

Burimet të Veriu.info bëjnë të ditur se ky veprim i Ferid Aganit, është një lloj mase paraprake e tij, në mënyrë që deputeti Gëzim Kelmendi të mos mundet ose t’i vështirësohet shumë mundësia për t’i bërë konkurrencë në garën për kryetar të PD-së, në zgjedhjet e brendshme partiake të cilat pritet të zhvillohen pas disa muajsh.

Më Shumë

Pretendentët për titull me përballje të lehta

Albi Mall Superliga do të vazhdojë në fundjavë me xhiron e radhës (32), ku në program janë pesë ndeshje për t’u zhvilluar. Kampioni dhe lideri...

Shqetësime për shëndetin e Mike Tyson para duelit me Jake Paul

Shqetësime të reja janë ngritur në lidhje me ndeshjen e ardhshme profesionale midis YouTuber-it të kthyer në boksier Jake Paul dhe ish-kampionit të peshave...

Lajmet e Fundit