Përfundoi aplikimi për regjistrim në UPZ “Ukshin Hoti”

UPZ-objektiNë Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” sot ka përfunduar afati i dytë i regjistrimit të studentëve në këtë institucion të arsimit të lartë në Prizren.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të këtij institucioni, Adem Sallauka, sikurse në afatin e parë edhe kësaj herë nuk ka munguar interesimi për regjistrim në këtë Universitet.

“Përkundër se në disa drejtime qysh në afatin e parë është plotësuar numri i të regjistruarve, kërkesat edhe për drejtimet tjera nuk kanë munguar as në këtë afat, por është pranuar edhe kërkesa jonë, që MASHT të lejojë ngritjen e numrit të të regjistruarve edhe për 10 % në drejtime ku ishte plotësuar numri i studentëve”, thotë Sallauka për TV Prizrenin.

Sekretari Sallauka, thotë më tej se nga përgjegjësit e këtij Universiteti janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura edhe për fillim të mbarë të vitit të ri akademik, duke potencuar faktin e rritjes së numrit të studentëve dhe krijimit të hapësirave të reja për ta.

“Këtë vit në këtë Universitet do të implementohen edhe 7 programe të reja, me ç’rast edhe numri i mësimdhënësve është rritur por presim edhe bashkëpunim me Univeristetin e Tiranës për mbështetje në këtë aspekt”, theksoi ai.

Ditën e premte për të gjithë aplikantët do të mbahet provimi pranues, ndërsa viti i ri akademik do të fillojë me 1 tetor. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Zyrtari i IT-së në Suharekë nderohet me mirënjohje për shërbimin civil

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka njoftuar se zyrtari i IT-së në Komunë, Qlirim Gega, është nderuar me mirënjohje me rastin e Ditës Ndërkombëtare...

Meriton Ismajli drejt Pejës?

Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe...

Lajmet e Fundit