3.8 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Rugova e Beqiri: Qëndrimet e Arben Gashit janë individuale, jo të LDK-së

Rugova e BeqiriNdaj deklaratës së deputetit të LDK-së, Arben Gdhe se posti i kryeministrit duhet t’i takojë LDK-së, kanë reaguar nënkryetari i partisë, Haki Rugova dhe sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, duke thënë se ato janë qëndrime individuale të deputetit, e jo të partisë.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratikë të Kosovës, Haki Rugova, thotë se deputeti i LDK-së, Arben Gashi, nuk është kompetent që të flasë në emër të LDK-së sa i përket marrëveshjes së VLAN.

“Ky është një vendim që merret brenda kryesisë së LDK-së, nuk mund të marrë vendime as unë, e as Arben Gashi, por e gjithë kryesia e LDK-së. Madje, Arbeni nuk është as anëtar i kryesisë”, ka thënë Rugova në një prononcim për Indeksonline.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se marrëveshja e arritur mes LDK-së, AAK-së dhe NISMA-s është në fuqi dhe çdo gjë tjetër është mendim personal.

Ai ka thënë se vendimi i Këshillit të Përgjithshëm dhe i Kryesisë që Isa Mustafa të bëhet Kryeparlamentar është në fuqi dhe respektohet nga të gjithë anëtarët e LDK-së.

“Qëndrimi dhe vendimet e organeve kompetente të LDK-së janë të qarta, në këtë rast të Këshillit të Përgjithshëm dhe Kryesisë. Ne kemi një marrëveshje, e cila është përkrahur nga këto forume. Ajo marrëveshje është e pandryshueshme. Çdo gjë që thuhet jashtë kësaj është qëndrim individual i kujtdoqoftë që e thotë, në këtë rast z. Gashi”, ka thënë Beqiri, për Gazetën Express.

Ndryshe, Marrëveshja e arritur mes tri partive politike parasheh që Isa Mustafa të bëhet Kryetar i Kuvendit e Ramush Haradinaj Kryeministër.

Më Shumë

Sulmoi fizikisht një zyrtar, arrestohet i dyshuari në Prizren

Një person është arrestuar pasi dyshohet për sulm ndaj personit zyrtar. Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari i cili u arrestua më 26.04.2026...

Rahoveci ndan 243 mijë euro për kulturë, rini dhe sport – përfitojnë 34 OJQ

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Atdhe Rama, ka nënshkruar kontratat me...

Lajmet e Fundit