20.8 C
Prizren
E mërkurë, 1 Maj, 2024

Kryeministri mund të dalë nga zarfi

Kastriot Bujupi-analistAnalisti politik, Kastriot Bujupi, ka deklaruar se zgjidhja e vetme për tejkalimin e ngërçit politik në Kosovë është arritja e një marrëveshje në mes të partive politike për formimin e një qeverie teknike.

Në një intervistë për “Epokën e re”, Bujupi ka thënë se Kosova është në prag të ndërhyrjes ndërkombëtare për tejkalimin e ngërçit politik, i cili është krijuar pas zgjedhjeve të 8 qershorit.

Ai ka deklaruar se emri i kryeministrit të ri mund të dalë nga zarfi.

“Unë e shoh situatën në prag të një intervenimi ose një zarfi të ri. Kjo nuk do të ishte e mirë”, ka thënë Bujupi.

Në këtë kontekst, Bujupi ka shtuar se momentalisht zgjedhjet nuk janë zgjidhje për tejkalimin e ngërçit politik në të cilin gjendet vendi.

“Situata e tillë nuk na lejon të mendojmë për zgjedhje të reja, sepse vetvetes do t’ia parashtronim pyetjen se çfarë do të prodhonin zgjedhjet e reja. Zgjedhjet e reja do ta prodhonin të njëjtën situatë. Këta që e kanë krijuar bllokun jam shumë i bindur se nuk do të hyjnë në zgjedhje në një bllok”, ka deklaruar Bujupi.

Analisti Bujupi ka vlerësuar se koalicioni LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje! e kanë shumicën parlamentare, por jo edhe të drejtën që buron nga Kushtetuta për t’i formuar institucionet.

“Blloku e ka fuqinë për t’i formuar institucionet, por nuk e ka të drejtën kushtetuese për ta bërë një gjë të tillë. Gjykata Kushtetuese ka qenë shumë e qartë se kush është grupi më i madh parlamentar dhe se kujt i takon e drejta për zgjedhjen e kryeparlamentarit”, është shprehur Bujupi, duke shtuar se do të ishte në interes të qytetarëve që Kosova të udhëhiqej nga koalicioni PDK-LDK.

“Për qytetarët dhe Kosovën do të ishte shumë i arsyeshëm një koalicion në mes të PDK-së dhe LDK-së, ku shumica parlamentare do të ishte shqiptare dhe vendimet në Kuvend nuk do të vareshin apo nuk do të mbeteshin peng nga votat e tjera”, ka deklaruar Bujupi.

Më Shumë

Nis mbulimi i fushave të tenisit në Prizren, ministri Çeku: Tenisi më nuk do të jetë sport sezonal

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se në qytetin e Prizrenit ka filluar me mbulimin e fushave të tenisit, për...

Julia Fox për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur!

Ylli i “Uncut Gems” Julia Fox tha për revistën InStyle se lidhja në fakt i la “një shije të keqe”. Dhe tani, për shkak...

Lajmet e Fundit