Kosova, jo zyrtarisht pjesëmarrëse në debatin e përgjithshëm të Asamblesë së 69-të

Jahjaga14-23Kosova edhe kësaj radhe nuk do të jetë zyrtarisht pjesëmarrëse, në debatin e përgjithshëm të sesionit të 69 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet nga 24 shtator deri më 30 shtator.

Në New York po qëndron vetëm presidentja e Kosovës, Atiftete Jahjaga, e cila pritet të zhvillojë takime me homologë të vendeve të ndryshme në margjinat e ndërtesës së Asamblesë së Përgjithshme.

Po ashtu është paralajmëruar se do të takojë edhe ndihmëssekretaren Amerikane të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Victoria Nuland dhe Tina Kaidanow, Koordinatore Kundër-terrorizmit në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Gjatë debatit të përgjithshëm, në punimet e Asamblesë së 69-të të Kombeve të Bashkuara, 193 shtetet anëtare do të adresojnë kriza dhe sëmundje globale si ISIS-i, Ukraina, Ebola dhe çështje të tjera, të cilat vendet anëtare do të bëjnë përpjekje për të gjetur zgjidhje.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nuk do të jetë i pranishëm gjatë punimeve të sivjetme të Asamblesë së Përgjithshme.

Më Shumë

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit