21.8 C
Prizren
E hënë, 20 Maj, 2024

Prizreni nuk ofron qasje të barabartë

Foto nga debatiOrganizata Joqeveritare “EC Ma Ndryshe” sot ka nisur ciklin e debateve “Planifikim urban me pjesëmarrje”. Qëllimi i këtyre debateve është prezantimi i të gjeturave të fokus grupeve me shtatë grupe të komunitetit në Prizren për identifikimin e problemeve dhe gjetjen e zgjidhjeve në raport me planifikimin urban. Në debatin e parë publik u diskutua mbi nevojat e personave me nevoja të veçanta në raportin me planifikimin urban dhe hapësirën publike në Prizren. Panelistë të debatit ishin Hasan Hasani, drejtor i shërbimeve publike në komunën e Prizrenit dhe Hajrulla Çeku nga EC Ma Ndryshe.

Gjatë diskutimin u konstatuan një numër i konserueshëm sfidash me të cilat përballet personat me nevoja të veçanta. Ndër problemet më urgjente që u artikuluan nga vetë personat me nevoja të veçanta mbeten kufizimet e lëvizjes së lirë nëpër trotuare, mungesa e pjerrinave nëpër rrugë dhe ndërtesa publike, mungesa e toaleteve publike të përshtatura për nevoja specifike, dhe mungesa e qasjes në hapësirat publike të qytetit.

Në veçanti, diskutimi ka sjellë në pah mungesën e kujdesit institucional për të zbatuar ligjin për aftësimin, riaftësimin dhe punësimin e personave me nevoja të veçanta, sipas të cilit, si në sektorin publik ashtu edhe privat, çdo i 50-i i punësuar duhet të jetë pjesëtar nga ky grup. Mbi të gjitha, sigurimi i një vendi të punës për këta persona implikon edhe përshtatjen e hapësirave të jashtme dhe brendshme fizike të ndërtesës ndaj nevojave specifike të këtyre personave.

Zyrtarë të komunës së Prizrenit kanë treguar për intervenimet e tyre në disa pjesë të qytetit për t’i trajtuar nevojat e këtyre personave. Në veçanti u fol për kodin e ri buxhetor për pjerrinat në qytet, ndërsa u përsërit edhe zotimi për adresimin e kërkesave të reja që u artikuluan gjatë diskutimit. Një nga zotimet konkrete të zyrtarëve komunal ishte përfshirja e një përfaqësuesi të përsonave me nevoja të veçanta gjatë fazës së planifikimit dhe realizimit të secilit projekt infrastrukturor në komunë.

Cikli i debateve do të vazhdojë me debatin e rradhës, që mbahet më 17 shtator 2014 në Prizren, ku fokusi i diskutimin do të jetë mbi nevojat e të moshuarve të Prizrenit në raport me planifikimin urban.

Më Shumë

Askush përveç vetes sonë nuk mund të na lirojë mendjen

Thënie nga Bob Marley – “E vërteta është se çdo njeri do t’ju lëndojë; ju thjesht duhet ta gjeni personin për të cilin ia vlen...

Kuvendi i Kosovës miraton disa marrëveshje ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës ka miratuar shumicën e marrëveshjeve ndërkombëtare, ratifikimi i të cilave kishte mbetur pezull që një kohë për shkak të mungesës së...

Lajmet e Fundit