Home Blog Page 8132

Shtetet e BE’së në Kosovë: Dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë

0

Flamujt e BEShtetet anëtare të BE’së në Kosovë dhe Shefi i Zyrës së BE’së në Prishtinë kanë kërkuar nga partitë politike vazhdimin e dialogut me Serbinë.
Në një deklaratë të përbashkët thuhet se vazhdimi i dialogut me Serbinë në nivel teknik dhe politik duhet të vazhdojë dhe të arrihen rezultate.

Lexojeni të plotë deklaratën

Deklaratë e përbashkëtnga Përfaqësuesi Special i BE-së dhe Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë dhe shefat e misioneve të shteteve anëtare të BE-së në Kosovë

Bashkimi Evropian ka vëzhguar zgjedhjet parlamentare në Kosovë dhe ka qenë i kënaqur me mënyrën fer dhe transparente në të cilën u mbajtën ato.

Ne poashtu jemi duke e përcjellë procesin demokratik të konstituimit të Kuvendit si hap i parë që të pasohet me formimin e një qeverie legjitime. Ne vazhdojmë që me vendosmëri t’i përmbahemi parimit qëtë mos ndërhyjmë në këto procese, që janë çështje e brendshme e Kosovës dhe që duhet të adresohen e të zgjidhen nga përfaqësuesit e zgjedhur të Kosovës.

Ne tashmë kemi shprehur dhe përsërisim shpresat tona se së shpejti do të formohet një qeveri ashtuqë që të adresojë sfidat e shumta me të cilat përballet Kosova si qeverisja ekonomike, rritja e standardit të jetesës, përmirësimi i sundimit të ligjit, ndjekja e agjendës evropiane dhe vazhdimi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Në këtë kontekst, ne e përsërisim rëndësinë e madhe të vazhdimit të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, në nivel politik e teknik, në mënyrë konstruktive dhe të orientuar në rezultate, duke çuar në normalizim të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Serbinë. Ky përkushtim, siç është theksuar qartë në Marrëveshjen për Stabilizim Asociim të inicializuar së fundmi, ka ndikim të drejtëpërdrejtë në rrugën evropiane të Kosovë dhe kësisoj është nëinteresin vital të Kosovës.

Ne presim që qeveria e ardhshme e Kosovës të vazhdojë të implementojë marrëveshjet si dhe të përkushtohet dhe angazhohet për ta çuar normalizimin përpara.

Zyrtare: Nënshkruhet marrëveshja

0

blloku opozitarNë ambientet e Kuvendit të Kosovës, liderët e Bllokut LDK-AAK-Nisma dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, sapo kanë firmosur marrëveshjen për bashkëqeverisje, me të cilën ky koalicion siguron numrat e nevojshëm edhe pa minoritetet në Kuvendin e Kosovës.

Marrëveshja është nënshkruar nga Isa Mustafa, Albin Kurti, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj.

Më vonë pritet të sqarohet edhe çështja e bisedimeve me Serbinë, nëse ky proces ka mbetur vetëm në dorë të Vetëvendosjes për çka kanë shprehur shqetësimin e tyre disa nga ambasadorët e akredituar në Prishtinë.

Grabovci: Blloku dhe VV po mohojnë shtetin e Kosovës

0

AdemGrabovci6-05Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, thotë se marrëveshja mes Bllokut LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje është kryekëput për interesa personale e grupore dhe aspak parimore.

Grabovci thotë për Politiko.net se me veprimet e tyre Blloku LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje po mohojnë shtetësinë e Kosovës, duke mos njohur vendimet e institucioneve të pavarura të shtetit.

“Për asnjë parim nuk bëhet fjalë në atë marrëveshja. Çdo gjë mund të bëhet fjalë por për parime jo. Këtu absolutisht nuk ka parime por vetëm interesa shumë të ngushta dhe inate”.

“Ne nuk do të udhëheqim asnjëherë mbi politikën e inatit por mbi politikën e arsyes në interes të shtetit”.
“Përcaktimi i PDK’së ka qenë shumë i qartë prej kohësh: kërkojmë kushtetutshmëri, ligjshmëri dhe institucionalizim. Angazhimet tona do të jenë për institucione funksionale dhe jam shumë i sigurt se këtë do t’ua ofrojmë qytetarëve të Kosovës”.

“Çdo tentativë që bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovë, së pari me vullnetin e qytetarëve të Kosovës që është sovrani i këtij vendi, Kushtetutën, ligjet dhe institucionet e Kosovës për mua personalisht si deputetë dhe përfaqësues i qytetarëve është i papranueshëm dhe shumë i dëmshëm”.

Nënkryetari i PDK’së thotë se e drejta është në anën e kësaj partie, e cila, sipas tij, me angazhimin e saj po u shërben interesave të qytetarëve të Kosovës.

“PDK po mbron diçka të shenjtë, po mbron votën e qytetarëve, po mbron pozitën e tyre, Kushtetutën e Kosovës dhe në mënyrë absolute nuk e besoj se dikush prej qytetarëve është për të shkelur mbi kushtetutën e Kosovës”.
“Nuk e besoj që një qytetar i Kosovës është që ne t’i mohojmë institucionet, të mohojmë shtetin tonë, Mohimi i shtetit tonë ndodh atëherë kur nuk respektohen vendimet e institucioneve tona por tentohet që vendimet të interpretohen për dëshirën e individëve të caktuar dhe për interesa individuale. Kjo është e papranueshme për qytetarët e Kosovës”.
“Mohimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese është mohim i shtetit”, thotë Adem Grabovci për Politiko.net

Takimi i fshehtë i Pamela Anderson me Assange

0

Pamela Anderson me AssangePamela Anderson ka pasur një takim të fshehtë me Julian Assange në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, ndërsa takimi është organizuar nga stilistja Vivienne Westwood, e cila është mikeshë e tyre e përbashkët.

Aktorja amerikane ka kërkuar mbështetje dhe inkurajim nga themeluesi i Wikileaks për fondacionin e saj, i cili mbështet femrat viktima të abuzimit seksual.

Ironikisht, Assange është akuzuar për sulm seksual ndaj një femre, ndërsa prej dy vitesh jeton në Ambasadën ekuadoriane, e cila i ka dhënë azil në mënyrë që të shmangë ekstradimin në Suedi.

“Gjithçka ka shkuar mirë. Pamela thotë se janë miqësuar shpejt. Julian ishte brilant”.
“Pamela po përpiqet t’u ndihmojë njerëzve me fondin e saj të ri dhe ai i ka dhënë disa ide se si ta bëjë këtë”, ka deklaruar Westwood për Daily Mail.

Zedhenesi i Assange ka konfirmuar se takimi është mbajtur para dy javësh dhe se “ajo ka kërkuar këshillën e tij”.

Përdhunohet nga kushurinjtë, familja vret për nderin vajzën shtatëzënë

0

viktime-dhune-vrasje2-300x162Hasret ishte 15 vjeç, kur u përdhunua nga dy kushërinjtë e saj më të mëdhenj në moshë, duke bërë që të ngelej shtatzënë.

Përballë kësaj situate, familja e saj e vrau, për të ruajtur nderin. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Turqi dy vite më parë, por është zbuluar vetëm këto ditë falë hetimeve të nisura si pasojë e denoncimeve të opozitës për vdekjen e saj.

Pasi u përdhunua nga dy kushërinjtë Serhildan dhe Ozcan, vajza ngeli shtatzënë pa e ditur se kush prej tyre ishte babai i foshnjës.

Në atë periudhë 12 anëtarë të familjes, mes të cilëve gjyshi dhe gjyshja, tre xhaxhallarë, tre halla dhe dy kushërinj u bënë bashkë për ta vrarë në mënyrë që të “fshinin” çnderimin.

Mirëpo asnjë dënim nuk u dha për përdhunuesit. Në proces gjyqësor ndodhet njëri nga xhaxhallarët, Habip, i cili ishte ngarkuar nga “komisioni” që ta çonte vajzën në një shpellë, ta mbyste dhe ta linte kufomën atje.

Ky rast është denoncuar me ashpërsi nga opozita turke, e cila kërkon dënim të ashpër dhe gjykim për autorët e krimit.

Shkencëtarët gjerman dëshmojnë se ka jetë pas vdekjes

0

vdekja klinikeNjë ekip i psikologëve dhe mjekëve në Universitetin e Berlinit kanë bërë të ditur se bazuar në eksperimentet klinike që ata kanë kryer, kanë arritur të dëshmojnë për ekzistencën e disa formave të jetës edhe pas vdekjes.

Deri tek ky përfundim u arrit pas një studimi të bërë, ku janë bërë vëzhgime mjekësore në përvojat pranë vdekjes, duke bërë që pacientët e këtij eksperimenti të jenë të vdekur klinikisht për gati 20 minuta dhe përsëri janë sjellë në jetë.

Ky proces kontrovers u bë për 944 vullnetarë të cilët morën pjesë në këtë eksperiment në këto katër vitet e fundit. Atyre iu injektuan përzierje të drogave të ndryshme duke përfshirë këtu edhe epinefrinë. Këto përzierjes drogash u lejonin pacientëve që të përjetonin një vdekje klinike dhe që të dilnin nga ajo gjendje pa asnjë pasojë. Pas injektimit të përzierjeve të drogave, pacientët rikuperoheshin pas 18 minutash dhe kjo gjë bëhej duke filtruar ozon në gjakun e tyre.

Kohëzgjatja jashtëzakonisht e gjatë në këtë gjendje- vdekje klinike- është bërë e mundur kohëve të fundit falë zhvillimit të një makine të re kardiopulmore e quajtur AutoPulse. Kjo lloj pajisje është përdorur vitet e fundit për të rikthyer në jetë njerëzit që kishin vdekur para 40 minutave deri në një orë.

Përvojat e pranë-vdekjes janë përmendur edhe në revista të ndryshme mjekësore edhe në të kaluarën, duke marrë për bazë halucinacionet, por se Doktor Ackermann dhe ekipi i tij, përkundrazi, konsiderojnë se pikërisht këto janë dëshmi se ka ekzistencë të jetës së përtejme dhe është një formë e dualizmit në mes mendjes dhe trupit.

Ekipi i shkencëtarëve, i udhëhequr nga doktor Berthold Ackermann, ka monitoruar operacionet dhe kanë përpiluar dëshmitë e subjekteve, transmeton lajmi.net. Edhe pse ka disa ndryshime në këtë eksperiment nga individët e ndryshëm, të gjithë individët kanë pasur disa kujtime gjatë periudhës sa kanë qenë në vdekje klinike. Shumica prej tyre kanë përshkruar disa ndjesi shumë të ngjashme. Përjetimet më të shpeshta që kanë thënë se kanë përjetuar vullnetarët që kanë marë pjesë në këtë eksperiment kanë përfshirë ndjenjën e shkëputjes nga trupi i tyre, ndjenjën se po ngrihen në ajër, qetësinë totale, sigurinë, ngrohtësinë, përvojën e shpërbërjes absolute dhe praninë e një drite të madhe.

Shkencëtarët thonë se ata janë të vetëdijshëm se shumë prej konkluzioneve që kanë arritur do të shokojnë shumë njerëz edhe pse besimet fetare të subjekteve të përfshira në këtë eksperiment nuk kanë paraqitur asnjë problem. Në të vërtetë, vullnetarët që kanë marrë pjesë në këtë eksperiment i kanë takuar besimeve të ndryshme fetare, si besimit të krishterë, atij islam, hebre por ka pasur edhe ateistë.

“Unë e di se rezultatet tona mund të shqetësojnë besimet e shumë njerëzve”, thotë doktor Ackermann.
“Por, në asnjë mënyrë, ne nuk kemi pasur për qëllim një gjë të tillë. Ne vetëm kemi dhënë përgjigje në pyetjen më të madhe të historisë së njerëzimit, kështu që unë shpresoj se këta njerëz që janë prekur të jenë në gjendje të na falin. Po, ka jetë pas vdekjes dhe kjo duket se vlen për të gjithë ne”, ka thënë doktori.

Arrestohet dhe dërgohet në burgun e Dubravës një person nga Prizreni

0

arrestimi 2Një person është arrestuar nga policia në Prizren. Arrestimi i tij është bërë në rrugën “Fahridin Hoti” me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren.

“Në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prizren është arrestuar i dyshuari dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës”./PrizrenPresss.com/

Hatim Baxhaku shpallë kandidaturën për kryetar të Degës së LDK-së në Prizren

0

Hatim BaxhakuDeputeti i Parlamentit të Kosovës nga radhët e LDK-së dr. Hatim Baxhaku, ka shpallur kandidaturën për postin e kryetarit të Degës së LDK-së në Prizren. Ai thotë se kandidaturën e tij po e kërkojnë simpatizantët dhe anëtarët e LDK-së.

“Këtë vendim e kam marrë pas një analize të gjatë dhe të thellë të situatës në të cilën ndodhet Dega e LDK-së në Prizren, dhe kërkesës nga shumë miq, shokë, votues të mi, simpatizues dhe anëtarë të LDK-së dhe qytetarëve të shumtë të Prizrenit”,tregon Baxhaku.

“Është bindja e thellë e të gjithë atyre që kërkojnë kandidaturën time dhe që më inkurajojnë për këtë veprim, por edhe e imja, se në këtë moment vendimtar LDK-së i duhen njerëz të devotshëm partiak, të sinqertë, të dinjitetshëm, profesionistë, të përkushtuar, të guximshëm dhe të gatshëm, besnikë dhe të dëshmuar për t’u ballafaquar me sfidat dhe problemet e shumta me të cilat po përballet Dega e LDK-së në Prizren dhe rrjedhimisht edhe qytetarët e Prizrenit”.

“Një LDK e fortë në Prizren në një të ardhme shumë të afërt në zgjedhjet lokale do t’i sillte një fitore të sigurt LDK-së dhe do t’i jepte fund qeverisjes arrogante, korruptive, të papërgjegjshme, me elemente kriminale dhe të pa dinjitetshme për qytetarët e Prizrenit. Qytetit të Prizrenit duhet patjetër t’i kthehen atributet që ai i mban ndër shekuj si qytet i historisë, kulturës, artit, arsimit, tolerancës, zejtarisë, por edhe i rebelimit, luftës dhe heroizmave në situata vendimtare për kombin”/PrizrenPress.com/

Përveç Arsim Bajramit, PDK ka emra të tjerë për kryeparlamentar

0

arsim bajramiPartia Demokratike e Kosovës dje ka zyrtarizuar kandidimin e Arsim Bajramit për kryetar të Kuvendit të Kosovës, në vazhdimin e seancës konstituive të 12 shtatorit.

Mirëpo edhe në rast se Bajrami nuk arrin të sigurojë vota të mjaftueshme për t’u zgjedhur kryekuvendar, PDK nuk ka në plan të dorëzohet. Ata tashmë kanë përzgjedhur edhe emrat e tjerë të mundshëm për tu kandiduar për kryetar Kuvendi.

Burime të GazetaPlus, brenda PDK-së, tregojnë se në rast se Arsim Bajrami nuk arrin të marrë vota të mjaftueshme apo nuk arrihet ti krijohet kuorum në seancën e 12 Shtatorit, PDK si partia e parë e dalë në zgjedhjet e 8 Qershorit dhe grupi parlamentar më i madh do të paraqesë kandidatura tjera para parlamentit.

Ky burim ka treguar se duke u bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që i jep të drejtën ekskluzive PDK-së për të kandiduar dhe zgjedhur kryeparlamentarin, PDK ka edhe emra të tjerë të cilët do ti paraqesë për votim para parlamentit, dy prej tyre janë figura dhe anëtarë të kryesisë në PDK, Adem Grabovci dhe Xhavit Haliti, dhe po ashtu PDK mund ta rikandidojë Agim Aliun, ish kryetarin e Ferizajt.

Kina, garanci për autostradën Shqipëri-Maqedoni

0

Rama-LiKryeministri kinez, Li Keqiang ka garantuar ndërtimin e autostradës që lidh Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Dita e dytë e vizitës së kryeministrit Edi Rama në Kinë, është shoqëruar me një premtim nga shteti kinez për Shqipërinë: Bashkëpunim më të ngushtë mes palëve. Gjatë takimit me homologun e tij kinez Li Keqiang, kryeministri mori garancinë e Pekinit për të ndërtuar një autostradë që lidh Shqipërinë dhe Maqedoninë.

“Kina dhe Shqipëria do të punojë për të bërë përparime në projekte të mëdha, duke nxitur ndërtimin e autostradës që lidh Shqipërinë dhe Maqedoninë në mënyrë të veçantë”, tha Li, transmeton INA.

Li Keqiang vlerësoi miqësinë tradicionale mes Shqipërisë dhe Kinës dhe e cilësoi vizitën e homologut shqiptar si një mundësi për përmirësimin e shkëmbimeve të nivelit të lartë dhe për të promovuar bashkëpunimin në të gjitha fushat.

Më tej kryeministri kinez deklaroi se sektori i energjisë, bujqësisë dhe infrastrukturës do të jenë prioritetet e bashkëpunimit mes dy vendeve. Ai tha se Kina është e gatshme të importojë produktet bujqësore dhe minerare nga Shqipëria për të mbështetur ndërmarrjet kineze, si dhe angazhimin në zhvillimin e infrastrukturës në Shqipëri.

Nga ana tjetër kryeministri Rama tha se të dy vendet kanë gëzuar marrëdhënie të shëndosha, dhe shprehu gatishmërinë për të thelluar miqësinë tradicionale dhe zgjerimin e bashkëpunimit me Kinën. Ai përshëndeti investimet e sipërmarrësve të shumtë kinezë në Shqipëri, dhe premtoi lehtësimin e transaksioneve të tilla.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme Rama pritet të drejtojë sesionin mbi ekonominë me temë, “Suksesi i një ekonomie të re krijuese”. Sesioni do të mbahet nga Forumi Ekonomik Botëror në Tianjin të Kinës lindore. Në këtë forum do të jenë 1900 pjesëmarrës nga 90 vende të ndryshme të botës.