Juncker bën emërime të reja brenda BE-së

Jean-Claude Juncker-KEPresidenti i ardhshëm i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka emëruar një politikan francez dhe një britanik për dy poste të rëndësishme financiare të BE-së.

Ministri i Financave i Francës, Pierre Moscovici, është emëruar ministër i politikave ekonomike dhe monetare të BE-së, ndërsa politikani britanik, Jonathon Hill, komisionar i stabilitetit financiar, shërbimeve financiare dhe tregut të kapitalit.

Përveç emërimeve në fushën e ekonomisë, janë bërë edhe të tjera, ku austriani Johannes Hahn është emëruar komisionar i negociatave të fqinjësisë dhe zgjerimit të BE-së.

Termi “negociata” i është shtuar titullit të mëparshëm, pasi Juncker ka deklaruar se nuk do të ketë zgjerim gjatë mandatit të tij pesëvjeçar.

Hahn, 56 vjeç, ka shërbyer paraprakisht si komisionar i BE-së për politikat rajonale.

Margrethe Vestager, nga Danimarka, do të jetë ministre për trasnportin/konkurrencën dhe ish-kryeministrja sllovene, Alenja Bratusek, do të mbikëqyrë përpjekjet e BE-së për të krijuar një union energjetik. /Rel/

Më Shumë

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

U raportua si e zhdukur, gjendet 65-vjeçarja në malet e Prevallës pas më shumë se tri orësh kërkime

Një bashkatdhetare 65-vjeçare nga Zvicra ka humbur rrugën pasditen e së martës gjatë një shëtitjeje me familjarët në malet e Prevallës. Sipas informacioneve fillestare, ajo...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit