19.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Shqipja në Shkup, ende gjuhë e diskriminuar

Shqipja e diskriminuar në ShkupPërdorimi i gjuhës shqipe në Qytetin e Shkupit vazhdon të mbetet peng i Komisionit që u formua për tejkalimin e keqinterpretimeve të ligjeve për përdorimin e gjuhëve.

Gjashtë muaj pas formimit të këtij komisioni, nuk është mbajtur asnjë seancë për shqyrtimin e problemit dhe gjetjes së një zgjidhjeje. Kreu i qytetit Koce Trajanovski dje u përpoq t’u shmangej përgjigjeve në pyetjet rreth kësaj çështjeje, duke mos lejuar ‘pyetje të padëshiruara’, raporton Alsat-M.

‘A keni pyetje?’, iu drejtua gazetarëve Koce Trajanovski, kryetar i Shkupit.
‘Z. Trajanovski, një pyetje jashtë teme?’
‘Nuk mundet jashtë teme, më vjen keq. Vetëm rreth temës’, përgjigjet Koce Trajanovski, kryetar i Shkupit.
Pas insistimit të Alsat M, Trajanovski u kthye në vendin e tij dhe pranoi se deri tani nuk ka kontaktuar anëtarët e Komisionit për të thirrur mbledhje.
‘Z. Trajanovski kaluan zgjedhjet, kaluan edhe pushimet verore, cila është tani arsyeja që ende nuk mblidhet Komisioni për interpretimin e ligjeve për përdorimin e gjuhës shqipe?’
‘Duhet të shohim me Komisionin…’, u përgjigj shkurt Koce Trajanovski, kryetar i Shkupit.

Zvarritja e punës së Komisionit deri tani arsyetohej me zgjedhjet e dyfishta në pranverë, ndërsa më pas me pushimet verore. Përdorimi i gjuhës shqipe në qytetin e Shkupit është peng i shpërputhjes në tërësi të Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe Ligjit për Qytetin e Shkupit. Trajanovski është zotuar se do ta pranojë dhe respektojë zgjidhjen që do ta vendosë komisioni i formuar për këtë çështje. Deri atëherë, Qyteti i Shkupit vazhdon të përdorë vetëm maqedonishten dhe anglishten në tabelat udhërrëfyese në kryeqytet, duke shkelur kështu amendamentin V të Kushtetutës, që obligon përdorimin zyrtar të gjuhës të cilën e flasin mbi 20% e popullatës.

Më Shumë

Diell dhe vranësira, priten edhe reshje shiu

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku lokalisht pritet të ketë reshje shiu, kryesisht në sasi të pakta. Sipas MeteoKosova...

Pretendentët për titull me përballje të lehta

Albi Mall Superliga do të vazhdojë në fundjavë me xhiron e radhës (32), ku në program janë pesë ndeshje për t’u zhvilluar. Kampioni dhe lideri...

Ballkani mban kreun

Lajmet e Fundit