35.2 C
Prizren
E mërkurë, 13 Gusht, 2025
Home Blog Page 8149

Partitë po e kopjojnë njëra- tjetrën

0

Ibrahim RexhepiPothuajse të gjitha partitë politike në vend kanë premtuar nga 200 mijë vende të reja të punës nëse do të marrin mandatin për të udhëhequr me qeverinë. Drejtori ekzekutiv i Institutit STRAS, Ibrahim Rexhepi, në intervistë për Tribuna ka thënë se partitë politike te shifrat e punësimeve kanë filluar ta kopjojnë njëra-tjetrën, pasi që atyre iu mungon qasja origjinale ndaj këtyre problemeve.
Po premtojnë çdo ditë se do të krijojnë vende të reja të punës, por partitë politike nuk po tregojnë se si do të ndryshojnë ambientin biznesor përmes së cilit do të rritej edhe numri i të punësuarve.

Drejtori ekzekutiv i Institutit STRAS, Ibrahim Rexhepi, ka thënë se këto janë vetëm premtime elektorale dhe sipas tij, gjëra të këtilla janë dëgjuar edhe shumë herë më parë që nuk u realizuan.

“E mira e këtij premtimi është se, si duket partitë politike e kanë kuptuar gjendjen e rëndë ekonomike dhe shkallen e lartë të varfërisë dhe të papunësisë që është vendi. Prandaj, kjo është karta mbi të cilën po kërkohen votat. Por, ato duhet të tregojnë se çfarë do të ndryshojnë në ambientin për të bërë biznes, si do ta përfitojnë besimin e investitorëve, çfarë ndryshimesh do të ketë në politikat fiskale, si edhe në ato sociale, në mënyrë që të jetë më e qartë oferta e tyre në rrafshin ekonomik”, ka thënë Rexhepi.

Sipas tij, prioritet kryesor i qeverisë së ardhshme, mbetet krijimi dhe forcimi i vizionit dhe i perspektivës ekonomike të vendit.

Tribuna: Në çfarë gjendje ekonomike po e lë vendin qeveria në shkuarje?

Ibrahim Rexhepi: Gjendja është shumë më e keqe se sa kur ajo ka marrë mandatin. Gjërat kanë filluar të përkeqësohen, dhe, fatkeqësisht asnjë parametër nuk është në nivelin e atëhershëm.

Shpesh qeveritarët mundohen të arsyetohen se kjo ka ndodhur për shkak të krizës globale, apo krizës së borxheve nëpër të cilën po kalon Evropa.

Ky arsyetim është naiv, pasi që dihet se cilat janë raportet e Kosovës me tregjet ndërkombëtare, përkatësisht ne jemi aq të mbyllur, sa që është gati se e pamundur depërtimi i valëve të krizës në këtë oazë të varfërisë.

Flasim konkretisht – BPV-ja në vitin 2009 është rritur me normën 3,5 për qind, në vitin 2011- 4,4 për qind, ndërsa vjet – 3,1 për qind. Madje, rritja e vjetme është e tillë sipas shifrave të qeverisë, meqenëse FMN-ja thotë se ajo nuk kalon as normën 3 për qind.

Pastaj , në vitin 2009 deficiti tregtar ishte 1,7 miliardë euro, në vitin 2011- 2,2 miliardë euro, sa edhe në vitin e kaluar.

Në përmirësimin e deficitit tregtar nuk ka ndihmuar as rënia e importit 1,2 për qind, meqenëse edhe eksporti është më i vogël 7,8 për qind.

Ky raport tregon se sa e dobët është oferta dhe aftësia konkurruese e prodhuesve nga vendi.

Kësaj mund t’i shtohet edhe rënia shumë IHD-të, nga 440 milionë euro sa ishin në vitin 2007, në 227 milionë euro në vitin 2013.

Tregim në veti është papunësia. Institucionet si shifër zyrtare e nxjerrin normën e papunësisë 30,9 për qind.

Unë dyshoj në këtë shifër, meqenëse ajo është produkt i anketave dhe se sipas regjistrimit të popullatës papunësia arrin rreth 45 për qind. Tek e fundit, asnjë raport qeveritar nuk dëshmon se është rritur numri i të punësuarve.

Pra , kjo qeveri po e lë vendin në probleme të mëdha ekonomike, me papunësi, varfëri, korrupsion dhe në informalitet bukur të lartë.

Tribuna: Tash pas shpërndarjes së Kuvendit, a mund të ketë qeveria probleme në ekzekutimin e buxhetit?

Ibrahim Rexhepi: Në rrethana normale nuk do të duhej të kishte problem me ekzekutimin e buxhetit, meqenëse ai është i miratuar, ndërsa vendi nuk mbetet pa qeveri.

Kjo aktuale e vazhdon mandatin deri me formimin qeverisë së re. Mirëpo, në këtë situatë janë disa specifika që mund të komplikojnë zhvillimet e mëtejme.

Qeveria përmes rritjes së pagave, si edhe të ndarjeve të tjera për çështje sociale, ka tejkaluar bukur shumë shpenzimet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës, në dhjetor të vitit 2013. Nëse kjo dinamikë vazhdon deri në fund të këtij viti, atëherë ka rrezik që buxheti të vjen në situatën e pamundësisë për pagesa. Jo pse nuk ka para, por nuk lejon Ligji për Buxhetin 2014.

Këto situata zakonisht tejkalohen përmes rishikimit të buxhetit, që kryesisht bëhet në korrik, ose në gusht. Por, në këtë kohë, Kosova, duket se nuk do të ketë kuvend prandaj nuk ka kush ta miratojë buxhetin rishikuar.

Ose duhet pritur konstituimin kuvendit dhe të qeverisë së re dhe që në fillim të punës së tyre në agjendë të futet buxheti.

Rishikimi i tij nuk është problem nëse ndodhë edhe në tremuajshin e fundit të vitit, meqenëse këtu nuk ka kufizime ligjore. Pra, kjo është e vetmja mundësi që disa vendime të qeverisë aktuale të futen brenda kornizave ligjore. Në të kundërtën, ato mbeten të paligjshme.

Tribuna: A mund gjatë kësaj kohe qeveria të ekzekutoj projekte madhore?

Ibrahim Rexhepi: Qeveria në shkuarje nuk guxon ta fusë në borxhe të reja qeverinë që vjen, jo vetëm për investime kapitale, por me asgjë. Pra, ajo duhet të kujdeset vetëm për menaxhimin buxhetit në kornizat e miratuara dhe për ekzekutimin projekteve të miratuara.

Tribuna: A mundet qeveria që gjatë kësaj kohe ta nënshkruajë kontratën me koncersiumin “Bechtel&Enka” për ndërtimin e autostradës Prishtinë- Hani i Elezit?

Ibrahim Rexhepi: Po, meqenëse ky projekt nuk ka nevojë të ketë miratimin Kuvendit të Kosovës, pastaj, të gjitha procedurat e prokurimit kanë përfunduar, ndërsa edhe në buxhet janë planifikuar mjetet që duhet paguar sivjet.

Qeveria e ardhshme mund ta rishikojë projektin, por duhet ta ketë parasysh se ky është projekt afatgjatë dhe shkëputja eventuale e njëanshme e kontratës mund të ketë edhe reperkusione, përkatësisht gjoba.

Tribuna: Pothuajse të gjitha partitë politike kohën e fundit kanë premtuar nga 200 mijë vende të reja të punës. Sa mund t’i realizojnë këto premtime me këtë nivel të zhvillimit ekonomik?

Ibrahim Rexhepi: Së pari këtë duhet ta kuptojmë vetëm si premtim elektoral. Premtim për vota. Gjëra të këtilla kemi dëgjuar edhe shumë herë më parë, por nuk u realizuan. Tash partitë politike, posaçërisht ato që ishin pjesë e koalicionit qeverisës duhet të tregojnë se pse nuk i përmbushen premtimet që kishin dhënë, e pastaj të flasin për vendet e reja të punës.

E mira e këtij premtimi është se, si duket partitë politike e kanë kuptuar gjendjen e rëndë ekonomike dhe shkallen e lartë të varfërisë dhe të papunësisë që është vendi. Prandaj, kjo është karta mbi të cilën po kërkohen votat.

Por, ato duhet të tregojnë se çfarë do të ndryshojnë në ambientin për të bërë biznes, si do ta përfitojnë besimin e investitorëve, çfarë ndryshimesh do të ketë në politikat fiskale, si edhe në ato sociale, në mënyrë që të jetë më e qartë oferta e tyre në rrafshin ekonomik.

Përndryshe nuk flet shumë vetëm deklarata se do të punësohen 200 mijë veta. Për më keq, partitë politike edhe te shifrat kanë filluar ta kopjojnë njëra-tjetrën. Pra, iu mungon qasja origjinale ndaj këtyre problemeve.

Tribuna: A mendoni se duhet të ndryshojë qasjen ekonomike, qeveria e re e dalë pas zgjedhjeve?

Ibrahim Rexhepi: Kryeministri aktual po e thotë se Kosova ka kaluar disa faza të rëndësishme drejt ndërtimit dhe forcimit të shtetit, ndërsa në mandatin e ardhshëm në plan të parë do ta ketë ekonominë.

Se a do të jetë ky kryeministër, apo një tjetër, këtë e vendosin zgjedhësit. Mirëpo, secila qeveri që vjen duhet të merret seriozisht me problemet ekonomike dhe sociale. Posaçërisht se qeveria aktuale kryesisht ka qenë e fokusuar te njohjet dhe negociatat me Serbinë. Kjo, në mënyrë të padrejtë e ka margjinalizuar ekonominë.

Në të ardhmen fillimisht duhet të ndryshojë qasja ndaj sektorit privat. Ai nuk duhet të trajtohet vetëm si burim për ta mbushur buxhetin, por si shtyllë e zhvillimit dhe e stabilitetit ekonomik. Njëkohësisht duhet fuqizuar shtetin ligjor, çka nënkupton edhe rritjen e efikasitetit të institucioneve, posaçërisht atyre të gjyqësisë.

Mirëpo, krejt janë të paarritshme, përderisa vërtetë nuk ndodhë ajo që dikur kryeministri aktual e quante “zero tolerancë ndaj korrupsionit”. Ky slogan gjatë një viti është transformuar në “zero luftë ndaj korrupsionit”.

Tribuna: Cilat duhet të jenë prioritet e qeverisë së ardhshme në aspektin ekonomik për periudhën e ardhshme katërvjeçare?

Ibrahim Rexhepi: Prioritet kryesor mbetet krijimi dhe forcimi i vizionit dhe i perspektivës ekonomike të vendit. Kjo është bazë për të gjitha zhvillimet në sektorët e tjerë. Bashkë me këtë të ndërtohet një ambient miqësor dhe i sigurt për biznes. Ky duhet të jetë real dhe funksional, e jo vetëm se për të siguruar pozicion më të mirë në rangimin që bënë Banka Botërore. Ndërkaq, kjo nuk mund të arrihet pa forcimin ligjit dhe “pastrimin” e institucioneve nga paligjshmëria dhe korrupsioni.

Kur flasim për çështje konkrete, ato janë shumë. Kemi situatën shumë të rëndë energjetike , është PTK-ja, e cila duhet të aftësohet që të përballet me konkurrencë e të mos mendohet vetëm për shitjen e saj, është “Trepça” me një mori problemesh, të cilat tash janë përgjegjësi e institucioneve vendore, janë hekurudhat në gjendje të mjerë, prodhimi, i cili në mënyrë të pamëshirshme po mbytet nga importi- krejt në emër të tregut të lirë.

Vendi nuk ka ujë as për pije, as për bujqësi, e as për industri. Ka ambient mjaft të kontaminuar, një shëndetësi që asnjëherë nuk arriti ta marrë përgjegjësinë e përkujdesjes ndaj popullatës, po edhe një sistem arsimor që prodhon vetëm diploma, por jo edhe dije.

Do të thotë se qeveria e ardhshme ka përplot punë, të cilat vështirë se mund t’i arrijë në një afat të shkurtër kohor, por mund të ndërtojë konturat, përkatësisht vizionin e zhvillimit, si edhe të zbutjes së papunësisë dhe të varfërisë. Këtë mund ta bëjë vetëm nëse e ndryshon qëndrimin ndaj mënyrës së shpenzimit të parasë publike, përkatësisht që investimet të shpërndahen në përputhje me nevojat, e jo të investohet në asfalt dhe të neglizhohen të gjitha kërkesat e tjera.

Dhe, kur është në pyetje paraja publike, qeveria duhet të përkushtohet që të hyrat buxhetore t’i sigurojë nga zhvillimi i brendshëm, e jo duke stimuluar importin dhe duke gjobitur bizneset.

Tribuna: Sa mund të implementojë vendimet e kësaj qeverie, ekzekutivi i ardhshëm për rritje të pagave, për themelimin e Fondit të Punësimit, etj?

Ibrahim Rexhepi: Fondi i Punësimit nuk është i pamundur dhe i panevojshëm për vendin. Madje, nuk është as model që për herë të parë po e zbulon kjo qeveri. Problemi qëndron në mënyrën e sigurimit të parasë për këtë fond, kritereve për financim, monitorimit të efektit të investimeve, si edhe garancia për kthimin investimit. Shifra prej 1,5 miliardë eurosh është e paarritshme për këtë fond.

Prej kah gjithë këto para?

Nëse llogaritet te paratë e grumbulluara nga shitja e ndërmarrjeve shoqërore dhe te ato nga kursimet për pension, atëherë qasja është e gabueshme. Madje, për momentin edhe e paligjshme. Për këtë ka shumë argumente.

E para, ato para i janë dhënë në mirëbesim AKP-së, apo Trustit të Kursimeve Pensionale, që do të thotë se kanë pronarin dhe qëllimin mjaft të qartë. As AKP-ja, por as Trusti nuk kanë kompetencë ligjore që ato t’ia bartin qeverisë, por as qeveria që me një vendim t’i “përvetësojë” këto para.

Pra duhen ligjet që krijojnë mundësinë e investimit të parasë në këtë fond. Por, në secilën alternativë këto para vetëm se mund të huazohen, çka do të thotë se qeveria duhet të garantojë kthimin tyre, madje me një normë të interesit. Çfarë garancish mund të ofroj qeveria? Kjo ende nuk është e qartë.

Po ashtu, mendoj se është gabim nëse mendohet që të gjitha paratë që menaxhon Trusti të investohen në këtë fond. Do të ishte me rrezik të madh përqendrimi i saj vetëm në një vend.

Çka ndodhë me këto para, nëse fondi dështon me politikat për investime dhe për kthimin tyre?

Asgjë tjetër, pos që mund të humben paratë që secili individualisht ka kursyer për pension. Në këtë situatë, garancia që do ta jep qeveria, duhet të realizohet përmes buxhetit të shtetit, ndërkaq, kjo mund të jetë shumë e rëndë për një vend me një buxhet kaq të vogël, e kërkesa tepër të mëdha.

Krahas këtyre, duhet pasur parasysh çdo garanci që jep qeveria, në të njëjtën kohë reflekton edhe në rritjen e borxhit publik. Rreziku duket kur kemi parasysh se huazimi i 1,5 miliardë eurove përbën rreth 30 për qind të BPV-së, pa llogaritur normën e interesit që duhet paguar.

Kjo është ngarkesë e madhe, posaçërisht kur kemi parasysh se kështu nisën problemet në Greqi, Itali, Spanjë, Portugali, Irlandë dhe në vendet e tjera të Evropës. Kosova nuk duhet të shkojë kësaj rruge.

Kelly Rowland martohet në një ceremoni sekrete

0

Kelly RowlandKëngëtarja Kelly Rowland është martuar me Tim Witherspoon në një ceremoni sekrete në Kosta Rika, ku të pranishme ishin Beyonce dhe Solange pas polemikave të “after party”-t të Met Gala.

Kelly dukej e mrekullueshme me një fustan të bardhë. Edhe bashkëshorti i saj kishte veshur një kostum në ngjyrë të bardhë.

Beyonce ishte ajo e cila në Instagram postoi foto gjatë ceremonisë së dasmës dhe ishte e para që e shpërndau lajmin.

Sipas “Us Weekly”, ceremonia ishte shumë e thjeshtë dhe kishte jo më shumë se rreth 30 persona të ftuar. Beyonce ishte e ftuara speciale e saj. Kelly dhe Beyonce pothuajse janë rritur së bashku dhe kanë përjetuar suksesin më të madh në kohën e “Destiny’s Child”.

Në një intervistë në dhjetor, 33-vjeçarja Rowland pranoi se ajo dhe Tim ishin fejuar prej shumë kohësh. Kelly tregon se i dashuri i saj prej 4 vitesh e propozoi në Skype teksa ai ndodhej në Bullgari.

Kim Kardashian më në fund e kënaqur

0

Kim KardashianYlli i Reality Show Kim Kardashian, ka bërë të pamundurën vetëm e vetëm për t’iu kthyer linjave të saja perfekte të para lindjes. E si duket tani ajo e ka arritur qëllimin dhe është e kënaqur me trupin e saj i cili është kthyer ën top formë.

Kim nuk ndalet duke publikuar fotografi të reja nëpër faqet e saj zyrtare në rrjete sociale. Edhe pse para ca ditësh ka publikuar foto nga viti 2009 në të cilat duket më mirë se kurrë, me foton që e ka postuar ditë më parë e që është e re, duket se Kim i kthehet formave të më pashme.

Dëshira më e madhe e saj ka qenë që para martesës që është me 24 maj, starleta të jetë në top formë dhe këtë qëllim ajo e ka arritur. E përveç se fotoja është pëlqyer nga mijëra fansa edhe vetë Kim duket e kënaqur me trupin e saj.

Ndryshe Kim trupin e saj e ka kthyer në forma të mëparshme me ndihmën e dietës së Atikisonit dhe me ushtrime të përditshme nëpër palestër. Thuhet që këto dyja e kanë ndihmuar ti heq kilet e tepërta që i ka fituar gjatë shtatzënisë.

Eliza Dushku xhiron film në një çmendinë

0

ElizaDushku-sexiFilmi i ri i Eliza Dushkut ku ajo luan përkrah Chace Crawford e Brandon T. Jackson, titullohet “Eloise” dhe është një film horror, i cili që në fillim ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe shtypit, për shkak të vendit se ku po xhirohet.

Filmi bazohet në historinë a disa miqve të cilët hyjnë pa leje në një spital psikiatrik të braktisur prej vitesh, për të gjetur një certifikate vdekjeje, e cila do ju sigurojë një trashëgimi të madhe. Spitali quhet “Eloise” në Detroit, Michigan të Amerikës, i cili ka qenë një prej spitaleve psikiatrik më të mëdhenj në botë, e tashmë në gjendje të braktisur është bërë i falshëm për historitë e fantazmave dhe shpirtrave që jetojnë në të.

I ndërtuar në 1836, për të pasur idenë sesa i madh ka qenë ky spital, ju tregojmë se ai përbëhej nga 78 ndërtesa, kishte stacionin e vetë postar, të policisë dhe zjarrfikësve. Që prej 1982 kur ky spital mbylli dyert, në të nuk është kryer asnjë investim dhe gjithçka është lënë në gjendje të mjerueshme, duke krijuar një pamje të frikshme, e cila ka ndihmuar dhe në krijimin e legjendave të frikshme që lidhen me këtë vend.

EULEX: Dënimi i Mujës – sinjal se zyrtarët nuk mund ta shkelin ligjin

0

RamadanMuja-makinaTrupi Gjykues i udhëhequr nga gjykatësi i EULEX-it, Vladimir Mikula, të mërkurën ka dorëzuar aktgjykimin me shkrim te avokatët mbrojtës të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, dhe pesë bashkëpunëtorëve të tij, të cilët në mars të këtij viti qenë shpallur fajtorë për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Në 56 faqet e aktgjykimit ku përshkruhet rrjedha e procesit gjyqësor dhe dënimet ndaj 6 të pandehurve, gjykatësi Mikula ka sqaruar se ky proces gjyqësor duhet të jetë një leksion se zyrtarët nuk mund të shkelin ligjin, madje edhe për qëllime të mira.
“Gjykata pret që dënimi i tillë të jetë sinjal për shoqërinë se zyrtarët nuk mund ta injorojnë dhe shkelin ligjin edhe nëse kanë qëllime të mira”, thuhet në aktgjykimin e nënshkruar nga Mikula./Koha Ditore/

Lukaku afër Tottenhamit

0

Romelu LukakuRomelu Lukaku mund të jetë përforcimi i parë veror i Tottenhamit, duke qenë se Evertoni është duke negociuar transferimin e Loic Remy.

Skuadra e Evertonit ka dalë jashtë garës për të nënshkruar me Romelu Lukakun në stinorin e ri.

Ndonëse pikërisht me Evertonin Lukaku shkëlqeu këtë stinor në Premierligë, ai tani është rikthyer te skuadra amë, Chelsea, mirëpo pritet të largohet përsëri gjatë afatit kalimtar veror.

E, skuadra e tij e re e mundshme është Tottenham Hotspur. Krerët e ‘Gjelave’ janë duke monitoruar gjendjen e sulmuesit belg dhe pritet të dërgojnë ofertë zyrtare për të me të filluar afati kalimtar.

Ndryshe, Evertoni është duke menduar ta zëvendësojë Lukakun me anëtarin e QPR-së të huazuar këtë stinor te Newcastle United, Loic Remy.

Misioni i pamundur i Hashim Thaçit

0

thaci me puntoretNë faqen zyrtare të Qeverisë së Kosovës prej vitit 2007 qëndron biografia e njeriut që ka udhëhequr ekzekutivin e vendit që dy mandate. Në biografi është ndërhyrë disa herë, sidomos tek çështja e shkollimit të Hashim Thaçit, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, qysh prej ekzistencës së këtij subjekti. Por, një detaj i kritikuar që vazhdon të qëndrojë në këtë biografi, është roli i kryeministrit në ikje, në shpalljen e pavarësisë.

“Më 17 shkurt 2008, Kryeministri Hashim Thaçi në Kuvendin e Kosovës shpall Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik”, thuhet në paragrafin e dytë të biografisë së tij, fill pasi që shpjegohet se ai është zgjedhur kryeministër në zgjedhjet nacionale të vitit 2007.
Aty nuk përshkruhet kontributi real i Thaçit në ditën e pavarësisë e që ka qenë leximi I deklaratës së saj, por thuhet se shefi i ekzekutivit e ka shpallur pavarësinë.

Lideri i PDK-së i kishte fituar zgjedhjet nacionale të vitit 2007 nën moton e PDK-së “Krenohu me Kosovën”, i bindur se gjatë atij mandati Kosova do ta shpallte pavarësinë, pasi që paraprakisht kishin përfunduar bisedimet për statusin./tribuna/

Priten arrestime të reja për skandalin e pasaportave

0

arrestimi 2Kur ka kaluar rreth një vit e gjysmë nga nisja e hetimeve mbi skandalin e pasaportave, ku rezultojnë të përfshirë shtetasja gjermane Natali Velijaj, së bashku me tetë persona tjerë biznesmenë, ende nga gjykata nuk ka një epilog.
Por, që nga 22 maji i këtij viti pritet të startojnë seanca maratonë rreth këtij skandali, të cilat do të drejtohen nga gjyqtari Malcolm Simons.

Përvec Natali Velijajt nën akuzë janë Fisnik e Betim Blakaj, si dhe biznesmenët Nazmi Thaci, Ergyn Dogani, Jakup Blakqori, Hashim Shala, Imer Fazlia dhe Sefedin Shala.

Megjithëse këta nuk janë të vetmit persona që janë përfshirë në këtë skandal.

Sipas burimeve të Kosovës Sot, pritet që për pak kohë të ketë edhe arrestime të reja për të njëjtin rast.

Mafia politike e Kosovës

0

mmm_3465Shërbimi Inteligjent i NATO-s e përshkruan Shërbimin Informativ të Kosovës si organizatë të fuqishme kriminale.
Amerikanët dhe britanikët e implikojnë këtë organizatë në vrasje, shantazhe, sulme, kontrabandë të drogës, naftë dhe në eliminime të kundërshtarëve politikë, shkruan Koha Ditore.

Shërbim inteligjent kishte edhe Lidhja Demokratike e Kosovës që nuk quhej Sigurimi i Atdheut, por Agjencia Inteligjente e Kosovës, që udhëhiqej nga Avdi Behrami.

Thaçi vë agjendën qeveritare në funksion të partisë

0

Thaci-qeveriaQeveria nuk ka mbajtur një mbledhje këtë të mërkurë, ndonëse kjo është dita kur gati gjithherë i ka zhvilluar takimet javore të rregullta. Potencialin kryesor e ka orientuar në parafushatë.

Kryeministri Hashim Thaçi është më aktivi nga qeveritarët në aktivitetin para zgjedhjeve të jashtëzakonshme nacionale që do të mbahen më 8 qershor. Agjendën qeveritare e ka vënë në funksion të partisë së tij, PDK. Nën logon e ekzekutivit, gjatë gjithë kësaj jave ka realizuar nga dy aktivitete për ta promovuar platformën e PDK-së, “Misioni i Ri”.

Kësisoj, gjatë ditës ka vizituar Shoqatën e Zejtarëve të Komunës së Prishtinës. Një komunikatë shtypi që tregon për këtë aktivitet, është lëshuar nga Zyra e Kryeministrit. Aty citohet Thaçi të ketë thënë: “Ne kemi arritur një mirëkuptim të angazhimeve të përbashkëta për Misionin e Ri 2014 që të punojmë bashkërisht, ta përkrahim njëri-tjetrin dhe të vazhdojmë të punojmë edhe në të ardhmen, për Misionin e Ri, duke përfshirë fondin prej 1.5 miliardë euro. Zejtarët do të jenë ata që do të jenë përfitues”./Koha Ditore/