15.8 C
Prizren
E shtunë, 5 Tetor, 2024

Vorea Ujko për Enver Hoxhën

ujkooUjko e ka vizituar Shqipërinë duke ecur në tokat shqiptare, ndryshe nga De Rada i cili e ngriti gjithë letërsinë e tij për Shqipërinë përmes imagjinatës.
Studiuesi arbëresh, Agostino Giardano, thotë se në dorëshkrimet e mbetura nga poeti Vorea Ujko ka gjetur vargje ku i thurte lavde regjimit komunist

Çfarë këngësh/ midis malit dhe fushës/ këndova brenda makinës/ gjatë tërë udhëtimit… Vorea Ujko shkruan kështu në vargjet e fundit të poezisë natyra në Firmo, ku ndau jetën. Domenico Bellizzi zgjodhi pseudonimin Vorea Ujko për ta vënë në fund të poezive të tij të ndjera apo shkrimeve atdhetare përtej Adriatikut.

Sot Ujko radhitet përkrah poetëve më të rëndësishëm italio-shqiptarë të shekullit XIX së bashku me Girolamo De Rada (1814-1903) e Giuseppe Serembe (1844-1901). Vargjet e Voreas janë të lidhura ngushtësisht me eksperiencën e tij si arbëresh edhe pse nuk kanë ngjyrimet nacionaliste që gjenden te poetët e tjerë shqiptarë në Itali. Agostino Giardano është njohur me Ujkon fillimisht përmes vargjeve.

I tërhequr nga stili i tij i ndjerë Giardano i ka kushtuar studime të tëra veprës së arbëreshit. Letërsia arbëreshe dhe personazhe që e bënë këtë letërsi kanë qenë në qendër të kumtesave të mbajtura në Prishtinë gjatë ditëve të Seminarit të Albanologjisë.

Një kumtesë mbi veprat e Vorea Ujkos nga poeti dhe studiuesi Agostino Giardano ka sjellë debate në konferencë. Giardano ka treguar se në dorëshkrimet e Ujkos kishte gjetur shkrime që i thurnin lavde Enver Hoxhës, dhe kishte qenë në mëdyshje në duhet t’i botonte apo jo. “Një kopje të dorëshkrimeve e kishte Lidhja e Shkrimtarëve të Tiranës”, është shprehur Giardano, i cili ka shtuar se në letërsinë e pas Domenico Bellizzi, përveç mallit për Shqipërinë dhe vargjeve për Enver Hoxhën gjen dhe kuptimin e fjalëve liri, demokraci dhe pavarësi. “Shqiptarizmi i tij fillon aty ku përfundon arbëreshizmi i Jeronin de Radës”, – është shprehur studiuesi Giardano. Kumtesa e studiuesit arbëresh ka ngjallur debate mes studiuesve në Konferencën e Albanologjisë, mbi adhurimin që poeti arbëresh ka shprehur për Enver Hoxhën, duke qenë se ka qenë edhe prift dhe dihet qëndrimi që komunizmi në Shqipëri mbajti ndaj fesë. Sipas Giardano-s, Ujko ka qenë gjithnjë në kundërshti mes poetit dhe priftit.

Ujko e ka vizituar Shqipërinë duke ecur në tokat shqiptare, ndryshe nga De Rada i cili e ngriti gjithë letërsinë e tij për Shqipërinë përmes imagjinatës. / KultPlus.com

Më Shumë

Sihana Shalaj, kosovarja e parë që sfilon për Chanel!

Modelja Sihana Shalaj po vazhdon të korrë suksese në arenën ndërkombëtare të pistave të modës. Kësisoj, ajo tanimë është bërë kosovarja e parë që ka...

Mbahet Street Fest në 3×3

Nga dita e premte deri të dielën është mbajtur Street Fest 3x3 në organizim nga Streetball Kosova. Adhuruesit e basketbollit 3x3 për tri ditë kanë...

Lajmet e Fundit