Kadri Veselit jep intervistë në një medium anonim amerikan

Kadri VeseliPër politikanët kosovar si duket nuk është e rëndësishme për cilin medium dhënë intervista, mjafton të jetë medium evropian apo amerikan.

Një rast i tillë ka ngjarë dje me nënkryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, i cili ka dhënë një intervistë për një medium amerikan të quajtur “New York News”, transmeton Veriu.info.

Nuk e mohojmë faktin që është medium, pasi që mund të jetë edhe medium i ndonjë rrugice të New York, se as lagjeje jo, kur kemi parasysh se lagjet atje kanë dhjetra mijëra banorë.
Në këtë intervistë Veseli flet për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, pastaj Samitin e sapo përfunduar të Berlinit, luftimi e korrupsionit, krijimin e qeverisë së re, e për gjëra të tjera.

Në një kërkim të thjeshtë që ka bërë portali Veriu.info, shihet se Veseli është këshilluar keq nga këshilltarët e tij, pasi që ky portal i quajtur “New York News” është aq i pa rëndësishëm në tregun medial amerikan, sa që në Facebook ka vetëm 1133 pëlqime, do të thotë njerëz që e përcjellin përmes Facebook-ut.

Pastaj, nëse kërkojmë në alexa.com shihet se është i ranguar në vendin e 11 milionë e gjashtëqind mijë, që përkthyer në vizita ditore në portal, i bie që nuk ka më shumë se 100-200 vizitor në ditë. Aq i pa rëndësishëm që është shihet edhe nëse kërkojmë në Wikipedia, ku kjo enciklopedi nuk ofron asnjë informacion për të.

Madje ky portal me datën 31.08.2014 (ditë kur u botuar intervista me Kadri Veseli), ka publikuar vetëm dy artikuj./Veriu.info/
Ja linku i intervistës: http://news-new-york-news.com/kadri-veseli-serious-efforts-for-integration-of-kosovo-into-the-european-union/

Më Shumë

PDK në Prizren mobilizohet për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit

Kryetari i degës së Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se është mbajtur takim me asamblistët e kësaj...

Festivali i MiniBasketbollit grumbullon mbi 100 fëmijë

Për nder të 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) organizoi Festivalin e MiniBasketbollit, ku morën pjesë klube...

Lajmet e Fundit