18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Skandali tjetër i Memli Krasniqit, dallavere në tenderin mbi 200.000 euro

Memli KrasniqiMinistri në detyrë, Memli Krasniqi nuk po e keqpërdorë pozitën e tij në krye të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, vetëm për punësimet e militantëve të partisë, keqpërdorime po behën edhe me tender të shumtë të cilët po jepen në këtë kohë derisa është krijuar krizë institucionale pas zgjedhjeve të 8 qershorit.

Portali Infokusi ka siguruar dokumentet ku janë vërtetuar dallavere në tenderin me vlerë prej 244,435.34 eurosh.

Behët fjalë për tenderin për “Renovimin e Godinës Kryesore të Muzeut të Kosovës”, të cilin ministria ja ka dhënë kompanisë “Europrojekt” edhe pse kjo kompani kishte ofertuar me çmimin më të lartë se kompania tjetër “NBT – ING” & “As – ING” nga Suhareka.

Siç shihet në dokumentet e këtij tenderi të cilat i ka siguruar portali Infokusi.com, kompania të cilën ministri Krasniqi tentoj ta shpërblej me këtë tender ka ofertuar me çmim mbi 15.000 euro më të lartë sesa kompania tjetër “NBT – ING” & “As – ING”.

Dallaveret e ministrisë në këtë projekt janë bërë duke e eliminuar ofertuesin më të lirë, pra kompaninë “NBT – ING” & “As – ING” për t’i krijuar hapësirë për ta marrë këtë tender kompania “Europrojekt”.

Por këto dallavere nuk i kanë ‘pirë ujë’ kësaj herë vartësve të ministrit Krasniqi, pasi që gjykata e tenderëve – Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik, dje e ka anuluar këtë tenderë.

“Ky tender është anuluar si rezultat i konstatimit se kishte shkelje në procedurat e këtij tenderi ku edhe u vërtetua se kompania më çmimin më të lirë është eliminuar padrejtësisht nga konkurrimi vetëm për t’i dhënë rastin kompanisë tjetër që ta marrë këtë tender i cili peshon hiq më pak se 244,435.34. Kjo për shkak se dikush nga ministria ka lidhje me këtë kompani”, ka thënë një burim i portalit Infokusi.com.

Portali Infokusi.com ka siguruar edhe vendimin e panelit shqyrtues të prokurimit të OSHP-së i cili dje ka konstatuar këto parregullsi dhe ka marrë vendim për anulimin e këtij tenderi.

Këtu mund ta shikoni vendimin e OSHP-së për anulimin e tenderit dhe konstatimet se padrejtësisht është eliminuar nga gara kompania me çmimin më ulët. Dokumenti: Renov-godin-muzeu-ks

Ndërsa, në njoftimin për dhënie të kontratës, të cilin ministria e ka publikuar në ueb-faqen zyrtare të KRRPP-së shkruan se tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të ulët është 244,435.34 € dhe fitues është shpallur kompania ”EUROPROJEKT”.

Këtu mund ta shihni njoftimin për dhënie të kontratës: B08 Njoftim per dhenje Renovimi i Godines kryesore te Muzeut

Dje portali Infokusi ka raportuar se si Memli Krasniqi ka punësuar 13 militantë vetëm pas zgjedhjeve…

Memli nis “Misionin e Ri”, pas zgjedhjeve punëson 13 militantë në Ministri (Dokumente)/Infokusi/

Më Shumë

Qytetarët e Rahovecit dalin zbathur për ta larguar ujin – pusetat e mbyllura

Shiu i madh i cili ka filluar tashmë në komunën e Rahovecit menjëherë ka bllokuar rrugët e qytetit nga uji i madh dhe për...

Pritjet e mërgimtarëve në pikat kufitare deri në 30 minuta

Mërgimtarët që ia kanë mësyrë Kosovës sot nuk janë duke pritur edhe aq shumë nëpër pikat kufitare. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet nga...

Lajmet e Fundit