18.9 C
Prizren
E martë, 29 Korrik, 2025
Home Blog Page 8169

Krasniqi: Nuk e kemi harruar largimin e Ramadan Mujës

0

Lirim KrasniqiQytetarët Aktiv për “Për Prizrenin” nuk e kanë qitur në harresë kërkesën për dorëheqjen e kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja.

Anëtari “Për Prizrenin”, Lirim Krasniqi tha se janë duke përgatitur një organizim tjetër kundër Mujës.
“Duke e pasur parasysh se uzurpatori i postit të kryetarit Ramadan Muja, nuk është i vetëm, por mbrapa ka një kryeministër dhe një parti në pushtet, është e nevojshme ngritja e një mase kritike para një organizimi tjetër më të thuktë, më të madh dhe të konsoliduar”, tha Krasniqi për “PrizrenPress”.

“Qytetarët Aktiv “Për Prizrenin” janë duke e bërë pikërisht këtë, sepse ky pushtet kriminal ka lëshuar rrënjë të cilat duhen kapur fort për t’u shkulur! Një parim filozofik thotë:”Pyka nxirret me pykë””.

 

Begaj, nderoi dëshmorët e fshatit Kleçkë

0

Begaj ne kleqkKryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka marrë pjesë në shënimin e ditës së dëshmorëve të fshatit Kleçkë.

“Jam i nderuar që marr pjesë në shënimin e ditës së dëshmorëve të fshatit Kleçkë, në këtë 15 vjetor të çlirimit të venit. Ndihem i nderuar që jam sot këtu, në vendin ku është shkruar një pjesë e historisë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në vendin që ka dhënë shumë për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka  Begaj.

Fshati Kleçkë, që administrativisht është me Komunën e Lipjanit, ishte një nga vendet më me rëndësi strategjike gjatë luftës së lavdishme të UÇK-së, ndërsa në aty, përveç personaliteteve më të rëndësishme të UÇK-së, kanë dhënë kontribut edhe shumë djem e vajza nga Komuna e Malishevës, të rreshtuar në Brigadën 121.

Dokumentari “Silent Balkans” fiton çmimin Focal International

0

dokumentari silent balkanasShpallet fitues i çmimit FOCAL International, filmi dokumentar “SILENT BALKANS” i cili ështe produkt i prodhuar nga Anemon në kuadër të projektit “A Balkan Tale” në bashkëpunim me katër organizatat joqeveritare në Ballkan (OJQ Emancipimi Civil Ma Ndryshe, Fondi Shqiptar për monumentet, Remont dhe Qendra për Promovimin e Praktikave të Qëndrueshme Bujqësore dhe të Zhvillimit Rural).

Qëllimi i dokumentarit është ngritja e vetëdijes për nevojën e kultivimit të trashëgimisë otomane, e cila shënon një periudhë mjaft të rëndësishme të zhvillimit kulturor të popujve të Ballkanit dhe paraqet një interpretim unik të të kaluarës së përbashkët otomane të rajonit të Ballkanit.

Historia se si bashkëjetesa e popujve të ndryshëm gjatë Perandorisë Osmane përfundoi me rritjen e nacionalizmave dhe konfliktit.

Një dokumentar i lëshuar në 7 gjuhë lokale, i bazuar në fotografitë e para dhe në filmat e krijuar me rastin e njëqindvjetorit të Luftërave Ballkanike, rrëfen historinë e luftërave të Ballkanit (1912-1914) nga një perspektivë më shumë rajonale se sa nacionale.

Banorët vendosën se çfarë do blejnë për javën në vazhdim dhe shpërndahen nëpër shtëpi

0

xhuli-arditi-3.5Banorët pas diskutimeve të gjata vendosën për listën përfundimtare të blerjeve. Ata kthehen në sallon. Lori ulet në vendin ku ishte Jona dhe bëjnë pak debat për mënyrën e të shprehurit dhe për komunikimin midis të dyjave. Mikela përgatit drekën për të gjithë banorët.

Në pjesën tjetër të shtëpisë ku janë kolltuqet e bardha Juliana me Arditin janë ulur afër dhe flasin me njeri-tjetrin. Juliana thotë që “Mezi pret të vi e premtja”, por ajo shpjegon që qëndrimi në shtëpi ka dhe pjesën pozitive dhe nëse del këtë javë nga shtëpia ajo del e fituar. Ajo i thotë Arditit se nëse ai dhe Nevila arrijnë në finale ajo do të ishte shumë e kënaqur.

Ndërsa për Arditin ajo mendon se ai “ka fituar imunitet në nominim”. Juliana dhe Arditi flasin për kujtimet që kanë me Jetmirin. Biseda vazhdon duke kujtuar spektaklin e një nate më përpara dhe Juliana shprehet se ajo do të kishte dashur të kishte pasur një vëlla.

Nevila, Lori dhe Jona janë të ulura në kuzhinë dhe Nevila e pyet Jonën

Ku mbetën protestat e aksionet për largimin e Ramdan Mujës?

0

Protesta kunder MujesGrupi i Qytetarëve Aktiv “Për Prizrenin” ka harruar “misionin” të cilin ia patë dhënë vetes – pengimin e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramdan Muja që të shkojë në punë, dhe rrjedhimisht, detyrimin që të jap dorëheqje.

Ky grup që kryesisht ishte përbërë nga pjesëtar të shoqërisë civile, pjesëtar të partive opozitare në Prizren dhe aktivist të Lëvizjes Vetëvendosje, është lodhur vetëm pas disa protestave.
Ndonëse patën paralajmëruar se nuk do të tërhiqen derisa ta largojnë nga pushteti Mujën, ata tashmë duket se e kanë bërë një gjë të tillë. Madje, ende pa filluar mirë presionin publik.
Pas protestës së fundit që kanë pasur, njëri nga organizatorët e tyre, në emër të Grupit të Qytetarëve Aktiv “Për Prizrenin”, Lirim Krasniqi, patë thënë se kërkesat për dorëheqjen e Ramadan Mujës nga posti i të parit të Prizrenit tash e tutje nuk do të shprehen në formë të protestave klasike, por përmes debateve me qytetarët.

Por, janë bërë disa javë dhe ky grup nuk ka ndërmarrë asgjë në këtë drejtim, përfshirë edhe organizimin e ndonjë debati “të vogël” në Prizren.
doreheqje 2

Ndërkaq, i kontaktuar nga Gazeta Blic, organizatori tjetër i protestave në Prizren, Kastriot Jahaja, ka thënë se pas përfundimit të protestave dyjavore Grupi i Qytetarëve Aktiv “Për Prizrenin” ka pasur takime të ndryshme me qytetarë me qellim të ngritjes së vetëdijes, siç ka thënë ai, për kërkim të përgjegjësisë publike dhe llogaridhënies.

“Kryetari i dënuar Muja pavarësisht përpjekjeve të tij për të dorëheqje këtë nuk ka mundur ta bëjë sepse ka presion nga kryeministri Thaçi që ta mbajë atë post. Ne edhe sot i kërkojmë dorëheqje, por dorëheqja si akt është morale dhe nëse ai profesor doktor që në këtë moshë nuk e ka kuptuar ende çfarë është morali, ne këtë mund nuk mund t’ia mësojmë. Për aksionet e ardhshme që do tijen publike do t’iu njoftojmë me kohë”, ka thënë ai.

E nga ana tjetër, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexha, i cili ka qenë ndër më të zëshmit për largimin e Ramdan Mujës, dhe i cili gjithashtu ka marrë pjesë në prostata, ka thënë për Gazetën Blic se Grupi i Qytetarëve Aktiv “Për Prizrenin” është mbështetur nga kjo lëvizje, dhe do të mbështet edhe në të ardhmen në çfarëdo aktiviteti që ata ndërmarrin.

“Në organizim ka qenë krejt opozita, por protestat ka bërë ai Grupi i Qytetarëve Aktiv. Ne e kemi mbështetur si lëvizje, edhe opozita, por, më pas gjatë organizimeve të ndryshme, këta qytetarët aktiv e kanë paraparë që të kenë aksione simbolike, ta krijojnë një masë kritike dhe mbi atë bazë të kualitetit në Prizren do të veprojmë”, ka thënë ai.

Rexha ka kujtuar se në përpjekje për mos ta pranuar, siç ka thënë ai, autoritetin e padrejtë të ish- kryetarit Muja, opozita e ka lëshuar sallën e Kuvendit Komunal në mbledhjen e fundit që ka pasur Kuvendi.

“Tash për tash Grupi i Qytetarëve Aktiv po parasheh mbajtjen e disa tubimeve, edhe aksione simbolike për të marrë formën e organizimit të protestës. Kështu që në momentin kur shoqëria civile të jetë e gatshme për të protestuar, Vetëvendosje është aty”, ka thënë ai.

Nga mesi i muajit mars të këtij viti,Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar kryetarin e Komunës së Prizrenit, Ramdan Muja, me dy vjet burg me kusht. Ai gjatë tri viteve të ardhshme duhet të ruhet që mos të kryej vepra tjera penale. Muja është dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, gjegjësisht, për shndërrimin e një prone nga prona publike në atë privat, pa i përfillur fare procedurat, dhe pa vendim të Kuvendit Komunal./Gazeta Blic/

Ku mbetën protestat e aksionet për largimin e Ramdan Mujës?

Krasniqi, selam Pacollit: Nuk tërhiqem. Paguaj 1 milionë €, merre shtëpinë!

0

JakupKrasniqi10-29Pas ofertës së zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli, për t’ia blerë shtëpinë kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, dhe atë me një çmim fiks një milion euro, kryeparlamentari ka vendosur që t’i mbledhë gjësendet nga shtëpia e tij dhe ta lirojë atë.

Gjatë një prononcimi për Gazetën Blic, i pari i Kuvendit ka thënë shkurt, se nuk tërhiqet nga oferta për Pacollin, dhe se tashmë ka mbetur vetëm të bëhet transaksioni bankar.

Ndërkaq, mbetet të shihet nëse Behgjet Pacolli do ta mbajë fjalën, ashtu siç i bëri ofertë pra rreth një ore Jakup Krasniqit, që t’ia blejë shtëpinë për një milion euro, dhe të njëjtën më pas ta dhurojë për ta bërë kopsht të fëmijëve.

“Kjo tash është punë e kryer. Unë do t’ia shes gjithsesi. Nuk tërhiqem nga fjala që e kam dhënë, e mbajë fjalën më shumë se ai. Unë se kam asnjë problem tash, atë fjalë që e kam thënë (për shitje të shtëpisë dhe dhurimin e gjashtëqind mijë eurove për fëmijët e pastrehë) nuk e kam thënë pahiri, unë dua t’i ndihmojë njerëzit, meqë ai po e blenë, meqë po i jap paratë, unë nuk tërhiqem, nuk i bie pishman”, ka thënë ai për Gazetën Blic.

Meqë dy zyrtarët e lartë shtetëror janë duke dhënë deklarata publike, do të shohim në vazhdim nëse ata do ta mbajnë fjalën e dhënë, apo ndonjëri nga ta do ta humbë “betejën” dhe do të dorëzohet, gjegjësisht, do t’i bie pishman deklaratës që ka dhënë.

Pacolli: Jakup, mblidhi plaçkat, po ta blej shtëpinë për 1 milion euro

0

Behxhjet pacolliNuk pushojnë polemikat dhe akuzat e kundërakuzat në mes zëvendëskryeministrit, Behgjet Pacolli dhe kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi. Në postimin e tij të sotëm në Facebook, Pacolli iu ka përgjigjur ofertës së kryeparlamentarit për t’ia shitur shtëpinë, duke i ofruar Krasniqit një milion euro për shtëpinë e tij, të cilën thotë se do ta bëjë çerdhe fëmijësh.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e Pacollit në Facebook.

“Hajde hajde Jakup Krasniqi, se ketu të prita me dal. Po të drejtohem bash si në odat tona të moqme, ndoshta nuk të vjen mërzi… A e din që ka një dallim themelor mes meje edhe teje. Une flas për pasurinë time, rrjedhimisht djersën time dhe të familjes sime, ndërsa ti për djersën e qytetarëve të Kosovës.

Edhe e di si po ja bëjmë… për të mos e zgjat ma tëpër.

Edhe pse unë paratë e djersës time i respektoj, por po i përgjigjem ofertës tënde.

Meqë e paske hedh shtëpinë në shitje, ta blej unë menjëherë, me ato 1 milion që i paske kërku, e ti më trego veq kur i mbledh plaqkat e më liro shtëpinë sepse do të ia dhuroj komunitetit për qerdhe fëmijësh.

Por, ti mbajë fjalen dhe 600 mijë euro ua kthe skamnorëve sepse realisht ato para të tyre janë. Ti dhe shpirti yt e din këtë gjë më së miri”, (sic) ka shkruar Pacolli në Facebook.

UP: Secili student që plotëson kriteret është përfitues i bursës

0

RektoriatiTë gjithë studentët e Universiteti të Prishtinës që kanë aplikuar në përfitimin e bursave universitare, e që i kanë plotësuar kriteret, tashmë janë përfitues të këtyre bursave.

Kjo pasi, Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina, ka marrë vendim për t’i ndarë bursë çdo studenti që i ka plotësuar kriteret e parapara sipas konkursit, përkatësisht rritjen e numrit të bursave përtej limitit prej 1000 bursave, të përcaktuar me vendimin e KD-së nr.311 të datës 07.02.2014, thuhet në kumtesën e UP-së.

Pritet që të hënën (5 maj) në orët e paradites listat me emrat e studentëve bursistë do t’u shpërndahen njësive akademike përkatëse dhe të njëjtat do të publikohen në faqen elektronike të universitetit.

Këshilli Drejtues bën të ditur se ky vendim është marrë qysh të mërkurën e kaluar pas takimit me studentë, por është parë e nevojshme të ftohet edhe një takim i rregullt i Këshillit Drejtues, për të enjten e ardhshme (8 maj) për të gjetur zgjidhjen e duhur për fondin e zvogëluar ndjeshëm prej nga janë alokuar mjetet shtesë për bursat e studentëve.

U promovua libri ”Feriz Guri – Uragani i UÇK-së

0

Feriz Guri - Uragani i UÇK-seNë nderim të jetës dhe veprës heroike të dëshmorit, Feriz Guri, sot në Prishtinë është promovuar libri “Uragani i UÇK-së”, kënga dhe dokumentari që i kushtohet këtij dëshmori. Me këtë rast u tha se gjaku i dëshmorëve u bë gurthemel i lirisë dhe shtet-ndërtimit të Kosovës.

Në 15 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Feriz Guri-komandant Shpata, është promovuar libri monografik i Nysret Pllanës, me titull, Feriz Guri-Uragani i UÇK-së. Me këtë rast, redaktori i librit Emin Kabashi, tha se dëshmori Feriz Guri së bashku me të gjithë ata që ranë në fushëbeteja për çlirimin e Kosovës, është gurthemel i këtij shteti.

“Në themelet e atdheut të bashkuar është gjaku i dëshmorit të kombit Feriz Guri bashkë me gjakun e të gjithë dëshmorëve të kombit që kanë rënë për liri”, ka thënë Emin Kabashi, raporton RTK.

Faik Guri, babai i dëshmorit theksoi se të gjithë ata që ranë në beteja për lirinë e Kosovës, janë bijtë e kësaj toke. Prandaj, duhet punuar sa më shumë për ndërtimin e Kosovës.

“Si po popull duhet të punojmë edhe më shumë. Nuk ka vend për mërzi, kemi fitu dhe e kemi bërë shtetin. Unë sinqerisht kam thënë se kush e ka firmosur kontratën për të vdekur për këtë tokë, për mua është Feriz, është vëlla i imi, është shok i imi”, ka deklaruar Faik Guri.

Për autorin e librit dhe dokumentarit, Nysret Pllana, këto promovime janë vetëm një pikë ujë në deti në raport me sakrificën sublime të heroit Feriz Guri-komandant Shpata. Megjithatë ai shprehet krenar që ishte pjesë e një epoke të rëndësishme historike të Kosovës.

“Ndihem shumë krenarë që jam dhe qëllova bashkëluftëtar i një epoke të lavdishme të UÇK-së. Ndihem shumë krenar që qëllova të jem bashkëluftëtar i një luftëtari të paepur të lirisë që, hiq nuk gaboj të them, i përmasave Skënderbegiane dhe Ademjashariane, e ai është Feriz Guri”, ka theksuar Nysret Pllana.

Dëshmori i kombit, Feriz Guri, ra heroikisht më 22 prill të vitit 1999 në fshatin Goranc të Hanit të Elezit. Në 15 vjetorin e rënies së tij, u shfaq edhe dokumentari si dhe u promovua kënga që iu kushtua komandant Shpatës

Julian Deda: Humbje kohe duke parë ‘Big Brother’

0

JulianDeda-aktorAktori Julian Deda, i cili tashmë është një ndër emrat më të vlerësuar nga publiku, ka reaguar negativisht ndaj Big Brother, duke e cilësuar si një humbje kohe. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, vetëm pak orë pasi kishte startuar spektakli, Julian Deda shprehet mjaft i indinjuar.

“Si mund ta humbasin kohën disa, duke parë BB..! O njerëz është humbje kohe, diçka që nuk të vlen për asgjë, thjesht një thashethem i madh injorant..! Koha është flori, bëj diçka më të vlefshme, në vend që ta infektosh memorjen me viruse”, përfundon mesazhin ai.

Julian Deda numëron me dhjetëra personazhe, e ndërsa në çdo prezantim të tij në skenë nuk i kursehen duartrokitjet.