U promovua libri ”Feriz Guri – Uragani i UÇK-së

Feriz Guri - Uragani i UÇK-seNë nderim të jetës dhe veprës heroike të dëshmorit, Feriz Guri, sot në Prishtinë është promovuar libri “Uragani i UÇK-së”, kënga dhe dokumentari që i kushtohet këtij dëshmori. Me këtë rast u tha se gjaku i dëshmorëve u bë gurthemel i lirisë dhe shtet-ndërtimit të Kosovës.

Në 15 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Feriz Guri-komandant Shpata, është promovuar libri monografik i Nysret Pllanës, me titull, Feriz Guri-Uragani i UÇK-së. Me këtë rast, redaktori i librit Emin Kabashi, tha se dëshmori Feriz Guri së bashku me të gjithë ata që ranë në fushëbeteja për çlirimin e Kosovës, është gurthemel i këtij shteti.

“Në themelet e atdheut të bashkuar është gjaku i dëshmorit të kombit Feriz Guri bashkë me gjakun e të gjithë dëshmorëve të kombit që kanë rënë për liri”, ka thënë Emin Kabashi, raporton RTK.

Faik Guri, babai i dëshmorit theksoi se të gjithë ata që ranë në beteja për lirinë e Kosovës, janë bijtë e kësaj toke. Prandaj, duhet punuar sa më shumë për ndërtimin e Kosovës.

“Si po popull duhet të punojmë edhe më shumë. Nuk ka vend për mërzi, kemi fitu dhe e kemi bërë shtetin. Unë sinqerisht kam thënë se kush e ka firmosur kontratën për të vdekur për këtë tokë, për mua është Feriz, është vëlla i imi, është shok i imi”, ka deklaruar Faik Guri.

Për autorin e librit dhe dokumentarit, Nysret Pllana, këto promovime janë vetëm një pikë ujë në deti në raport me sakrificën sublime të heroit Feriz Guri-komandant Shpata. Megjithatë ai shprehet krenar që ishte pjesë e një epoke të rëndësishme historike të Kosovës.

“Ndihem shumë krenarë që jam dhe qëllova bashkëluftëtar i një epoke të lavdishme të UÇK-së. Ndihem shumë krenar që qëllova të jem bashkëluftëtar i një luftëtari të paepur të lirisë që, hiq nuk gaboj të them, i përmasave Skënderbegiane dhe Ademjashariane, e ai është Feriz Guri”, ka theksuar Nysret Pllana.

Dëshmori i kombit, Feriz Guri, ra heroikisht më 22 prill të vitit 1999 në fshatin Goranc të Hanit të Elezit. Në 15 vjetorin e rënies së tij, u shfaq edhe dokumentari si dhe u promovua kënga që iu kushtua komandant Shpatës

Më Shumë

Pas një tikete trafiku/ Kërcënohet një polic në Prizren

Një pjesëtar i Policia e Kosovës ka raportuar se është kanosur nga një person në Prizren, në lidhje me një tiketë që ishte shqiptuar...

Kurti në Suharekë premton mbështetje për bujqësinë, nënat dhe fëmijët

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubim zgjedhor me qytetarët e Suharekës, ku morën pjesë anëtarë, simpatizantë dhe përfaqësues të partisë. Gjatë këtij tubimi u shpalos programi...

Lajmet e Fundit