28 C
Prizren
E hënë, 28 Korrik, 2025
Home Blog Page 8170

Ra Facebook’u, e ua pamë gratë

0

Adlum RamadaniShkruan Adlum Ramadani

Avancimi i teknologjisë moderne ka lënë shpresën për një të ardhme të ndritshme, duke bërë kështu që mundësitë e shkëmbimit të mesazheve dhe lajmeve të jenë më të shpejta sesa ishin një kohë, madje ky lloj avancimi ndikoj edhe në shoqërinë tonë, duke u dhënë secilit prej nesh mundësinë që të shpërndaj, krijojë, pëlqejë e madje edhe të postoj gjëra nga jeta e tyre e përditshme përmes rrjetit të famshëm Facebook.

Për t’a vlerësuar rëndësinë e vërtetë që ka Facebook’u dhe benificionet që mund të nxirren nga ai, mjafton t’i hedhim një sy politikanëve tanë që tash para fushatës kanë filluar të derdhin mijëra euro në llogaritë e tyre sociale për t’a promovuar vetën, platformën e tyre operuese si dhe ekipin i cili pretendohet se do t’a udhëheq vendin në qeverinë e ardhshme.

Duke parë rëndësinë që ky rrjet social bartë në vete por edhe përbrenda shoqërisë sonë, ishe idea e vetme e cila mund të shfrytëzohej për të bërë një promovim cilësorë të partisë dhe shefit të saj, duke i dhënë kështu çasje secilit individ qoftë nga Kosova apo edhe nga bota perëndimore që të njoftohet me të rejat që vijn nga ai subjekt.. Epo të paktën konsiderohej se ne si popull po hasim mungesën e transparencës, le të “ shijojm “ tash postimet ditore të politikanëve tanë, aty ku pëlqehen, aty ku grinden e aty ku postojn foto duke darkuar së bashku, të paktën një gjë është me të vërtet për t’u vlerësuar: “ Ra Facebook’u, e ua pamë gratë “.

Trendi global që ka përfshirë vendin tonë, bëri që edhe politikanët tanë të bëhen pjesë e tij, fjala është për të famshmen “ Selfie “ apo siq po e quajn disa nga fusha politike “ Selfija “, e që besa ky trend i mbushi telefonat e shefave me fotografi vetjake e grupore, madje kohëve të fundit kam filluar të dyshoj që disa prej këtyre politikanëve tanë kanë filluar të u’a marrin inati vetës, ngase fotografia po i pasqyronë më të shëmtuar se mediat, apo ndoshta do të vie koha në një të ardhme të afërt që edhe ata të bëhen si disa femra, duke qëndruar disa orë para pasqyrës duke bërë mbi pesëdhjetë “selfie” e pastaj më e mira zgjidhet për t’u postuar.

U bënë gazi i botës po prap nuk u intereson gjë, siq duket nuk janë duke e parë vetën të përçeshur nga çdo sferë shoqërore si brenda ashtu edhe jasht vendit tonë. Besa po u duket interesante ajo se çka po bëjn, fillimisht u inspiruan nga udhëheqësit perëndimorë duke postuar foto të bashkëshorteve të tyre në facebook dhe veshjet e tyre eskravagante me shifëra që kalojnë mijëra euro, duke u ndier krenarë për to e që po i mbajnë si mbretnesha në kulltukë, po skan faj të gjorët se u rrin mbi kry e nuk guxojn gjë të thonë.

Tash që pritet të shpallet dita zyrtare e fillimit të fushatës zgjedhore, ajo si e tillë veq se ka filluar. Takimet, darkat, premtimet, rritjet e rrogave, miratimet e ligjeve, derdha e mijëra eurove në llogaritë sociale e shumë të tjera dëshmojnë një gjë të tillë. Karakteristikë e gjithë kësaj qëndron mbi maninë e politikanëve tanë që nuk po e dinë as çka janë e as kush janë siq tha edhe Mulla Shefqeti, sepse i ka kapur zori i fushatës duke e humb rrugën në mes të oborrit. Në fakt me atë që janë duke e bërë duhet të turpërohen prej më të voglin deri tek ai më i madhi, sepse duhet t’a dinë që si udhëheqës të vendit duhet të jenë shembull për shoqërinë dhe për popullin, andaj ne nuk funksionojm si shtet, sepse me njerëz të tillë në pushtet, as dritën në fund të tunelit nuk do t’a shohim ndonjëherë.

Mundohen t’i hudhin njëri tjetrin skandale, duke u fyer, duke u njollosur me pështymën e njëri tjetrin, e duke u kërcënuar ndërmjet veti, thua ti që populli me të vërtet po u’a hanë ato, po që në fakt në fund të fundit të gjithë i përkasin të njëjtit thasë, sepse e tillë është politika ku në fund gjithmonë janë në shërbim të përbashkët !!

Vllasi: Kisha të shndërrohet në muze të krimeve të luftës

0

Azem-VllasiDebateve lidhur me fatin e kishës ortodokse, e ndërtuar në oborrin e Universitetit të Prishtinës, i është bashkuar edhe avokati dhe analisti, Azem Vllasi, i cili ka propozuar t’i ndërrohet karakteri kishës dhe të shndërrohet në muze të krimeve të luftës.

“Në vend se të rrënohet, objekti i jashtëligjshëm i Kishës ortodokse serbe në kampin universitar të Prishtinës më mirë të shndërrohet në një muze kushtuar viktimave të luftës”, ka propozuar Vllasi, në një tekst autorial.

Sipas tij, nëse kisha do të rrënohej do të kishte pasoja për imazhin e Kosovës.

“Ideja që të rrënohet nëse është jashtë planit urbanistik dhe pa leje ndërtimore nuk është e mirë, sepse do të kishte pasoja politike për shtetin tonë dhe për imazhin e pushtetit ku dominojmë ne shqiptarët e besimit islam”, ka thënë ai.

Begaj takoi banorët e Fshatit të Ri, Berishës dhe Tërpezës

0

behaj ne shtaraKryetari i Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori për shëndetësi, Hajdin Berisha, në kuadër të takimeve të drejtpërdrejta me banorët e Komunës së Malishevës, mbrëmë kanë takuar banorët e fshatrave, Berishë, Fshat i Ri dhe Tërpezë, me të cilët kanë biseduar për problemet me të cilat ballafaqohen banorët e këtyre fshatrave dhe nevojat që kanë si fshat, në mënyrë që më lehtë të bëhet planifikimi për investime.

Fillimisht Begaj e Berisha, kanë biseduar me banorët për rrezikun nga thumbimi i rriqrave, të cilët janë bartës të etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), edhe pse këto fshatra janë më pak të rrezikuara nga virusi i EHKK, për shkak të lartësisë mbidetare, por nuk do të thotë se nuk janë të rrezikuar, për shkak të lëvizjeve që bëhen.

Një temë tjetër, që është biseduar me banorët e këtyre tri fshatrave, është edhe çështja e ambientit, përkatësisht ndotja e ambientit, për çka banorët e këtyre fshatrave, shprehën gatishmërinë e tyre, që t’i bashkohen aksionit për largimin e mbeturinave dhe ruajtjes së ambientit.

Në debat me qytetarët, si nevoja të fshatit dolën, ujësjellësi dhe kanalizimi për fshatin Berishë, trotuaret për nxënësit, pastaj disa rrugë brenda fshatit dhe trajnimi i rasteve sociale, ndërsa në Fshat të Ri, nevojë emergjente është zgjerimi i hapësirës së shkollës, rrethoja e shkollës, pastaj ujësjellësi dhe kanalizimi për fshat. Për këto nevoja, kryetari Begaj, trajtim të drejtë dhe brenda mundësive, zgjidhjen e këtyre problemeve, në kohë sa më të shkurtër.

Ndërsa në Tërpezë, shtrimi i tri rrugëve, në tri lagje, sipas banorëve është nevojë emergjente, ndërsa shprehën gatishmërinë e tyre, për tu futur në sistemin e menaxhimit të ujësjellësit dhe grumbullimit të mbeturinave, ndërsa një shqetësim i madh i banorëve, ishte edhe prerja pa kontroll dhe ilegale e pyjeve (pronë shoqërore), prerje e cila po e dëmton malin seriozisht dhe rrjedhimisht edhe ekosistemin në këto fshatra në Malet e Berishës.

Kryetari Begaj, premtoi se në Tërpezë, do të shtrohen së paku 1500 metra rrugë, për të vazhduar më pas me investime tjera dhe brenda mandatit të tij si kryetar i Malishevës./PrizrenPress.com/

Makolli: Zgjedhjet s’mund të përgatiten për 8 qershor

0

Ibrahim Makolli2Aleanca Kosova e Re (AKR) është partia e vetme që është deklaruar kundër mbajtjes së zgjedhjeve në muajin qershor. Sekretari i përgjithshëm i AKR-së, Ibrahim Makolli, ka numëruar për “Epokën e re” disa arsyet pse zgjedhjet nuk duhet të mbahen në muajin qershor.

“Ka disa arsye që zgjedhjet nuk do të duhet të mbahen në një afat nga e premtja prej pesë javësh. Arsyeja e parë është se këto zgjedhje mbahen me ligjin e vjetër zgjedhor, i cili është kritikuar nga të gjitha subjektet politike dhe është vlerësuar si shkaktari kryesor për vjedhjen industriale të votave. Arsyeja e dytë, është krejtësisht e pamundur edhe teknikisht të përgatiten zgjedhjet më 8 qershor. Dhe, arsyeja e tretë, duhet të miratohet ligji për zgjedhje, i cili është në procedurën e fundit parlamentare dhe t’i jepet kohë KQZ-së t’i përgatisë infrastrukturën dhe mekanizmin zgjedhor në pajtim me ligjin e ri zgjedhor”, ka deklaruar Makolli.

Sipas tij, duke iu referuar këtyre arsyeve, muaji qershor automatikisht duhet të përjashtohet si muaj i mbajtjes së zgjedhjeve.

“Nuk jam i kuptuar se pse është gjithë kjo nguti, që zgjedhjet të mbahen më 8 qershor. Nuk ka as mundësi teorike që KQZ-ja të përgatitet teknikisht që zgjedhjet të mbahen brenda pesë javësh. Nuk do të kemi kredibilitet të zgjedhjeve në rast se zgjedhjet mbahen brenda pesë javësh, sepse duhet të ftohen edhe vëzhguesit ndërkombëtarë. Ne mund të mbajmë zgjedhje të improvizuara, por jo zgjedhje kredibile”, ka deklaruar Makolli, duke shtuar se periudha më e mirë për mbajtjen e zgjedhjeve është muaji shtator.

“Mbajtja e zgjedhjeve në qershor mund ta dëmtojë të ardhmen e Kosovës sepse ne jemi para proceseve të rëndësishme për vendin dhe këto zgjedhje do ta përcaktojnë të ardhmen tonë në raport të brendshëm dhe të jashtëm”, ka thënë Makolli.

Blerina Kllokoqi-Rugova hedh në ankand fustanin në ndihmë Rebeka Rexhepit

0

Blerina Kllokoqi-Rugova1Rebeka Rexhepi vazhdon të kurohet në një nga spitalet e Vjenës. Derisa vajza e re vazhdon shërimin, ajo ndërkohë është shndërruar edhe në një lloj simboli në Kosovë të ndihmës dhe solidaritetit.

Nga kampanja e madhe për të, kur u mbajtën edhe dy koncerte në mëdha në sallën ‘1 Tetori’,në Prishtinë e ku morën pjesë këngëtarë të njohur të vendit, të gjitha mediet kanë vazhduar dhe vazhdojnë edhe më tej fushatën për ndihmë.

Në këtë pikë nuk ka munguar as solidarizimi i personave me influencë nga bota e artit siç është rasti me disenjatorën e njohur kosovare, Blerina Kllokoqi-Rugova.

Ajo në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, ka vendosur në ankand një fustan të bukur në shitje, në mënyrë që të ndihmojë sadopak fondin për shërimin e Rebeka Rexhepit.

Blerina Kllokoqi-RugovaNë këtë llogari, Kllokoqi-Rugova e cila ka rreth 150 mijë ndjekës, ka postuar fustanin me sqarimin përkatës.

“Të dashur miq. BKR dhuron këtë fustan donacion për Rebeka Rexhepin , vajzën e koleges tonë Xheraldina Rexhepi”, shkruan në llogarinë e saj Kllokoqoi-Rugova, për të vazhduar “Fustani mund të blihet për çmimin 220 Euro. Mundeni ta shihni dhe ta provoni…”.

Rebeka Rexhepi e cila ka nevojë për ndihmë, është vajza e kreatores tjetër të njohur kosovare, Xheraldina Rexhepi.

Përndryshe, Blerina Kllokoqi-Rugova është edhe disenjatore e Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe këtë vit është edhe disenjatore zyrtare e veshjeve të përfaqësueses së Shqipërisë në Eurovision, Heri Matmuja.

Madje për bukurinë e veshjeve të këngëtares Matmuja, është folur pozitivisht edhe në faqen zyrtare të Festivalit Evropian.
Sidoqoftë, të gjithë ata që duan të blejnë fustanin me markën BKR, detajet janë të postuara në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook.

Adriana Lima ndahet nga serbi

0

adrianaModelja braziliane e “Victoria’s Secret”, Adriana Lima dhe basketbollisti serb Marko Jariç kanë vendosur të ndahen pas 5 vitesh martese.

“Pasi kemi diskutuar gjatë, kemi vendosur të ndahemi nga martesa jonë 5 vjeçare”, ishte shkruar në deklaratën e tyre të përbashkët të publikuar në revistën “People”.

“Jemi të lumtur që jemi prindër të 2 vajzave të mrekullueshme për të cilat do të ndajmë kujdestarinë. Tani po nis një kapitull i ri për të gjithë anëtarët e familjes sonë”

Adriana Lima dhe ish-basketbollisti Marko Jariç u njohën në vitin 2006 në Los Angeles dhe u martuan 3 vite më vonë në ditën e Shën Valentinit. / Top Channel

Arditi qan i vetëm në dhomë

0

arditi-puth-foton-3.5Banorët ndodhen te gjithë jashtë, duke shijuar ushqimet meksikane. Arditi largohet në një moment prej tyre dhe shkon në dhomën e gjumit. Ai mban në dorë fotografitë e së motrës dhe qan me dënesë. Arditi puth fotografitë e motrës disa herë dhe duket shumë i emocionuar prej tyre.

Arditi qëndron për disa minuta i vetëm në dhomë dhe puth e qan duke parë fotografitë e motrës së tij. Nevila vë re se Arditi nuk është dhe shkon dhe e thërret në dhomën e gjumit. “Ardit, çfarë po bën?” e pyet Nevila dhe ai për t’iu shmangur i thotë “ja erdha, erdha” dhe ndërkohë fshin lotët. Nevila ngjitet në dhomën e katit të dytë ku ndodhet Arditi dhe pasi e sheh se në gjendje është dhe e puth dhe e përqafon duke i qëndruar pranë.

Më pas të dy zbresin dhe Nevila i thotë se duhet ta mbledhë vetën dhe t’i lërë lotët. Arditi i thotë se ato janë lot gëzimi. Të dy dalin duke u përqafuar dhe më pas bashkohen me pjesën tjetër të banorëve që vazhdojnë të argëtohen.

Krasniqi i kundërpërgjigjet Pacollit: Baci i Kryeministrit paska pirë shumë vodkë

0

JakupKrasniqi10-29Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi i’u është kundërpërgjigjur akuzave të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli, që i bëri mbrëmë në një emision televiziv, ku edhe e quajti atë mashtrues, shpirt ligë e psikopat.

Krasniqi e ka ftuar Kryeministrin Hashim Thaçi që mos t’i jap shumë vodkë zëvendësit të tij Behgjet Pacollit, madje, e ka pyetur mos ishte vodka që Milloshevici i Moskës i përcolli përmes Dacicit për Bacin, siç e quan Krasniqi.

Më poshtë e keni reagimin e plotë të Krasniqit në Facebook:

Shumë, shumë vodkë paska pi baci i Kryeministrit?!

Kryeministër, mos i japë shumë dozë të Votkës bacit tënd, Zëvendëskryeministrit të parë e ish Presidentit të bërë me votat e çlirimtarëve?!!! A mos ishte ajo vodka që Millosheviqi i Moskës t’i përcolli përmes Daçiçit për Bacin?

Ju keni qenë në shtëpinë time Kryeministër, baci nuk ka qenë, por nëse besoni se vlen disa milion, unë po te them se e ke rastin të fitosh shumë para. Eja merre 1 milion shtëpinë time e shitja bacës për disa milion. Kurse unë prej a ti 1 milioni nja 600.000 do t’ua jap pa asnjë hezitim të pastrehëve te Kosovës.

Sipas asaj që e keni vlerësuar Ju, përveç qe fitoni ju te pangishmit e Qeverisë, rasti është te fitojnë edhe do fakira dhe unë aspak.

Nëse nuk doni me fitu shumë para se nuk besoni, atëherë me qëllim e keni mashtruar opinionin publik.

Ndalni mashtrimet Ju të pangishmit e Qeverisë se gazi i Botës u bëtë o te mjerë!

Nese faji është i Nismës qe do t’u len me gishta n’gojë.

Për të tjerat çështje, ju treguat shpirtin tuaj të lig, tamam ashtu si jeni, psikopatë, mashtrues e gënjeshtarë ordiner. Pasuria aske nuk e bënë njeri, as Ju.

Mjerë vendi që i keni hipur në qafë!

Jona: Meridiani më ngacmon, po tradhton të fejuarën

0

jonaJona dhe Visari bisedojnë në oborr në lidhje me marrëdhënien e saj me Meridianin. Ajo i shpjegon se ka dyshimet e saj mbi arsyen pse Meridiani po tenton të afrohet.

“Ndoshta mendon se me një lidhje ai mund të shkojë në finale, s’e di”, – shprehet Jona. Visari i thotë se ajo mund ta pyesë ‘live’ se çfarë mendimi apo qëllimi ka me të, por Jona i thotë se ajo do të donte ta ruante edhe pak, për të parë se si do të shkojnë ngjarjet, duke theksuar se nuk ka ndër mend të krijojë lidhje aty brenda.

Ajo tregon se ka vendosur të luajë pak me ngacmimet e Meridianit, që ai të marrë guximin t’ia thotë aty brenda, atë që do të thotë jashtë asaj shtëpie. “Duhet ta kuptojnë që po tradhton, është tradhtar”, – thotë Jona. Visari i sugjeron që ajo ta ngacmojë që ai t’i thotë të vërtetën, duke e këshilluar të qëndrojë ca kohë me të vetëm. “Pyete a po të pëlqej”, – e këshillon Visari. Jona pranon të bëhet pjesë e lojës, duke shtuar: Nuk ka për të marrë duartrokitje nga publiku se po tradhton të fejuarën, 7 vjet t’i hedhësh poshtë.

Ja si do të paraqitet Shqipëria në skenën e Eurosong

0

85497“Kjo është prova ime e dytë dhe ndihem e sigurt, çdo do të shkojë mirë”. Kështu është shprehur Hersi Matmuja, pak para provës së saj të dytë dhe të fundit, në prag të netëve finale të Festivalit Europian. Menjëherë më pas, performanca vokale e Hersit është cilësuar si e shkëlqyer.

Sot, po ashtu janë zbuluar edhe veshjet e ekipit shqiptar që do të na përfaqësojë në Eurovision, ku mbizotëron ngjyra e argjendtë. Gjatë performancës së saj, Hersi do të jetë e ngjitur në një piedestal, do shoqërohet në ekranin e madh nga një qiell me re dhe efekte tymi.

Hersi Matmuja përfaqëson Shqipërinë në “Eurosong 2014” në Kopenhagen, Danimarkë me këngën ‘One Night’s Anger’. Këngëtarja u shpall fituese e edicionit të 52-të të Festivalit të Radio Televizionit Shqiptar.

“Zemërimi i një nate” është titulli i këngës me vargje të Jorgo Papingjit, që është regjistruar në një nga studiot më të mira greke duke u përshtatur në versionin angisht me titullin “One Night’s Anger”.