Begaj takoi banorët e Fshatit të Ri, Berishës dhe Tërpezës

behaj ne shtaraKryetari i Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori për shëndetësi, Hajdin Berisha, në kuadër të takimeve të drejtpërdrejta me banorët e Komunës së Malishevës, mbrëmë kanë takuar banorët e fshatrave, Berishë, Fshat i Ri dhe Tërpezë, me të cilët kanë biseduar për problemet me të cilat ballafaqohen banorët e këtyre fshatrave dhe nevojat që kanë si fshat, në mënyrë që më lehtë të bëhet planifikimi për investime.

Fillimisht Begaj e Berisha, kanë biseduar me banorët për rrezikun nga thumbimi i rriqrave, të cilët janë bartës të etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), edhe pse këto fshatra janë më pak të rrezikuara nga virusi i EHKK, për shkak të lartësisë mbidetare, por nuk do të thotë se nuk janë të rrezikuar, për shkak të lëvizjeve që bëhen.

Një temë tjetër, që është biseduar me banorët e këtyre tri fshatrave, është edhe çështja e ambientit, përkatësisht ndotja e ambientit, për çka banorët e këtyre fshatrave, shprehën gatishmërinë e tyre, që t’i bashkohen aksionit për largimin e mbeturinave dhe ruajtjes së ambientit.

Në debat me qytetarët, si nevoja të fshatit dolën, ujësjellësi dhe kanalizimi për fshatin Berishë, trotuaret për nxënësit, pastaj disa rrugë brenda fshatit dhe trajnimi i rasteve sociale, ndërsa në Fshat të Ri, nevojë emergjente është zgjerimi i hapësirës së shkollës, rrethoja e shkollës, pastaj ujësjellësi dhe kanalizimi për fshat. Për këto nevoja, kryetari Begaj, trajtim të drejtë dhe brenda mundësive, zgjidhjen e këtyre problemeve, në kohë sa më të shkurtër.

Ndërsa në Tërpezë, shtrimi i tri rrugëve, në tri lagje, sipas banorëve është nevojë emergjente, ndërsa shprehën gatishmërinë e tyre, për tu futur në sistemin e menaxhimit të ujësjellësit dhe grumbullimit të mbeturinave, ndërsa një shqetësim i madh i banorëve, ishte edhe prerja pa kontroll dhe ilegale e pyjeve (pronë shoqërore), prerje e cila po e dëmton malin seriozisht dhe rrjedhimisht edhe ekosistemin në këto fshatra në Malet e Berishës.

Kryetari Begaj, premtoi se në Tërpezë, do të shtrohen së paku 1500 metra rrugë, për të vazhduar më pas me investime tjera dhe brenda mandatit të tij si kryetar i Malishevës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Liria – Dinamo, nesër barazhi për Superligë

Liria dhe Dinamo do të përballen nesër në ndeshjen vendimtare të playoffit të Ligës së Parë të Kosovës, ku në lojë është një vend...

Një veturë përfshihet nga flakët në autostradën Prishtinë-Prizren

Një veturë është përfshirë nga flakët në autostradën Prishtinë-Prizren. Sipas pamjeve të siguruara nga KlanKosova në vendngjarje shihet ekipet e zjarrfikësve të cilët kanë intervenuar...

Lajmet e Fundit