Home Blog Page 8170

Shtyhet formimi i Këshillit për Hoçën e Madhe

0

komuna e rahovecitNë mbledhjen e sotme të Kuvendit të Komunës së Rahovecit u debatua për disa çështje me rëndësi për qytetarët e kësaj komune. Ndër pikat më të ndjeshme të rendit të ditës ishte edhe formimi i Këshillit të fshatit Hoçë e Madhe.

Pas diskutimeve të gjata dhe mospajtuese, këshilltarët i ndanë qëndrimet në dy kahe. Derisa një grup ishte kundër miratimit të këtij vendimi, grupi tjetër mbronte qëndrimin se duhet të respektohet legjislacioni, respektivisht Ligji për Hoçën e Madhe, i miratuar më 20 prill 2012 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Fillimisht këshilltari Azbi Gashi (LVV) paraqiti një deklaratë me shkrim, ku ju kërkonte këshilltarëve komunal të mos e votojnë vendimin për shpalljen e konkursit publik për anëtarë të këtij Këshilli. Këtë kërkesë e mbështeti këshilltari Bahtjar Hoti (LB), i cili tha se në këtë mënyrë krijohet pabarazia ndërmjet qytetarëve të komunës së Rahovecit, ndërsa privilegjet për një grup etnik ndikojnë në thellim të ndarjeve etnike.

Nënkryetari i Komunës Xhemali Haxhimustafa, tha se Kuvendi i Komunës është para një vendimi të vështirë, mirëpo duhet të kemi parasysh faktin se kemi të bëjmë me një vendim të Kuvendit të Kosovës, ndërsa ne i kemi shteruar të gjitha mundësitë tona për të kundërshtuar miratimin e këtij ligji. Edhe kryesuesi i Kuvendit Nahit Elshani, u pajtua që ligji është miratuar pa pajtimin e komunitetit shumicë dhe pas kundërshtimeve të shumta edhe të Kuvendit edhe të ish kryetarit e të shoqërisë civile. Si organ komunal ne jemi të obliguar të zbatojmë ligjet në fuqi, prandaj kërkoj mirëkuptimin e këshilltarëve. Ne duhet të marrim vendim për shpalljen e konkursit publik dhe të zgjedhim anëtarët e komisionit intervistues për zgjedhjen e anëtarëve të këtij Këshilli, në mënyrë që të hapet rruga e zbatimit të ligjit.

Kundër këtij vendimi janë deklaruar edhe Ejup Kabashi e Kadri Dellova (PDK), si dhe disa këshilltarë të tjerë. Pas gjithë këtij debati polarizues, kryesuesi i Kuvendit Elshani, propozoi që marrja e këtij vendimi të shtyhet për mbledhjen e radhës. Sipas Ligjit, Kuvendi i Komunës obligohet që të formojë Këshillin e fshatit prej pesë anëtarësh; anëtarët do të zgjidhen me konkurs publik, dy do të jenë nga komuniteti serb i fshatit, dy nga komuniteti shqiptar, ndërsa një do ta delegojë kisha ortodokse serbe. /PrizrenPress.com/

Nexhat Çoçaj: Jemi gati për fillimin e vitit të ri shkollor

0

Nexhat cocaj DKADrejtori i Arsimit në Prizren,Nexhat Çoçaj, tregon se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit shkollor 2014/2015.

“Në 26 shkolla tashmë janë realizuar punimet në renovimin e tyre gjatë pushimit të verës,ndërsa gjatë dy ditëve në vijim pritet që të përfundojnë punimet edhe në shkollën “Dëshmorët e Kabashit” në Korishë”, tha Çoçaj për TV Prizrenin.

Ai tha se Drejtoria e Arsimit është e përkushtuar që viti i ri shkollor të përmbushë të gjitha objektivat e parapara.

“Kemi arritur të sigurojë librat shkollor për të gjithë nxënësit e shkollave të komunës nga klasa 1-9. Shpërndarjen e tyre do ta bëjmë në fillim të vitit shkollor”./PrizrenPress.com/

Muçaj: Qeverinë e formon partia fituese

0

Florent MucajKrahasimi i Kosovës me vendet ku në pushtet ka ardhur partia e dytë e dalë nga zgjedhjet nuk qëndron, sepse ato vende e kanë të paraparë edhe me Kushtetutë një situatë të tillë.

Krahasimi i Kosovës me vendet ku në pushtet ka ardhur partia e dytë e dalë nga zgjedhjet nuk qëndron, sepse ato vende e kanë të paraparë edhe me Kushtetutë një situatë të tillë, vlerëson njohësi i të drejtës kushtetuese Florent Muçaj. Në një intervistë për Radio Kosovën Muçaj thotë se dispozitat kushtetuese dhe praktikat e deritanishme parlamentare në Kosovë, tregojnë se Qeverinë e formon partia që fiton zgjedhjet. Sipas tij, rastet nuk ka pasur fare nevojë që të shkojnë në Gjykatën Kushtetuese, por tani kur juridikisht është sqaruar çdo gjë, mbetet në ndërgjegjen e deputetëve të gjejnë një zgjidhje politike.

RADIO KOSOVA: Republika e Kosovës ka ndërtuar institucionet e saj mbi bazën e një sistemi politik të një demokracie parlamentare. Cili ka qenë interesi i vendit tonë për t’i konsoliduar institucionet e para të shtetit me një formë të tillë?
FLORENT MUÇAJ: Kur është shkruar Kushtetuta e Republikës së Kosovës ka pasur debate lidhur me sistemin politik në përgjithësi dhe ndarjen e pushteteve. Kushtetuta e Kosovës aplikon një sistem të pastër të ndarjes së pushteteve, pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Kosova është një sistem politik kushtetues ku rregullat e lojës i përcakton parlamenti, sepse parlamenti e zgjedh edhe Qeverinë edhe Presidentin. Është sistem zgjedhor i cili i konvenon më së shumit klasës politike dhe partive politike për faktin e vetëm se në këtë sistem proporcional, ka më së paku vota të humbura, madje ky sistem u jep mundësi të mirë edhe partive të vogla që të bëhen parti parlamentare në zgjedhjet e lira. Në këto zgjedhje kemi pasur një parti të re që është futur në parlament, me një përqindje prej 5.5 për qind, dhe ajo tashti – me 6 mandate sa ka fituar – është bërë faktor. Sistemi zgjedhor proporcional i determinon kahet e bërjes së Qeverisë. Mendoj se sistemi zgjedhor është vetëm një prej elementeve që ka rastisur që partive t’u përshtatet dhe t’u konvenojë. E kemi parë se Kosova akoma nuk është e gatshme që ta ndryshojë sistemin zgjedhor.

RADIO KOSOVA: Me gjithë përparësitë që ju po i përmendni, jemi në një ngërç politik dhe ka ngecur konstituimi i Parlamentit të Kosovës.

FLORENT MUÇAJ: Unë mendoj se fajtor për këtë janë faktorët politikë, të cilët, mbase e kanë keqkuptuar rolin e parlamentit dhe normat kushtetuese, duke menduar se demokracia parlamentare në Kosovë, të cilën e ka instaluar kjo Kushtetutë, dhe e kanë votuar deputetët e Kuvendit, është demokraci numrash. Nuk mund të anashkalohet në tërësi vullneti i qytetarëve, të anashkalohet verdikti i popullit, sepse është absolutisht e pamundur që në një sistem proporcional – një parti politike ta fitojë shumicën absolute që ta formojë Qeverinë. Unë e kuptojë logjikën e koalicioneve dhe mënyrën se si janë sjellë partitë politike, por gjithmonë fryma e Kushtetutës së Republikës së Kosovës e ka parasysh verdiktin e popullit, e ka parasysh fituesin, atë që i ka fituar zgjedhjet. Te ne është krijuar një situatë shumë interesante, një bllok politik me shumicë parlamentare, me numra paszgjedhor, pretendon se e ka shumicën. Këtu u keqkuptua shumica parlamentare shumica e numrave për ta bërë Qeverinë.

RADIO KOSOVA: Si e komentoni krahasimin me praktikën e vendeve tjera, ku Qeverinë e ka formuar partia e dytë e dalë nga zgjedhjet?

FLORENT MUÇAJ: Mua më vije shumë keq se shumë ekspertë janë munduar të tërheqin paralele me sistemet e vendeve të tjera. Më kanë thënë edhe mua personalisht, se kështu e rregullon Suedia, se kështu e bën Serbia etj. Kushtetutën asnjëherë nuk bën ta lexojmë vetëm në një normë apo vetëm në një dispozitë. Kushtetuta duhet të lexohet në tërësi. Absolutisht, ato vende të cilat po i përmendin disa kolegë të mi disa ekspertë, ato vende e kanë paraparë ashtu, sepse ka shumë kushtetuta të botës të cilat kanë paraparë rrethin e parë, rrethin e dytë, rrethin tretë… deri në rrethin katërt të të nominuarit për kryeministër. Mua më vije keq që çështja ka shkuar në kushtetuese. Pse më vije keq? Mendoj se dispozita kushtetuese lidhur me caktimin e mandatarit, ka qenë e qartë dhe ne nuk kemi pasur, absolutisht nevojë që çështjen ta delegojmë në kushtetuese, sepse është ditur edhe nga praktikat e parlamentare të deritanishme se kush ka të drejt ta bëjë Qeverinë – pra Qeverinë ka të drejt ta bëjë ai që i ka fituar zgjedhjet, pavarësisht a e ka fituar shumicën absolute apo shumicë relative. Këtë e ka vërtetuar edhe tani aktgjykimi i kushtetueses, dhe ky aktgjykim thotë se nuk është me rëndësi a i ke të gjithë numrat, por është me rëndësi ta kesh shumicën, dhe kur ti e ke shumicën në parlament e ke të drejtën e fillimit të procedurave për krijimin e Qeverisë.

RADIO KOSOVA: Ka kohë që e kemi vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me atë se kush e ka të drejtën të bëjë nominimin për kryeministrin, mirëpo kemi hasur në një situatë që nuk e kemi pasur më parë, rreth ngërçit që u krijua për çështjen e zgjedhjes së kryeparlamentarit dhe përsëri çështja shkoi në Gjykatën Kushtetuese. Tani problemi qëndron te ajo se si do të zgjedhet kryetari i Kuvendit.

FLORENT MUÇAJ: Kjo dispozita e kryeparlamentarit ka qenë edhe më e qartë dhe më koncize, sepse aty thuhet se kryeparlamentari propozohet nga grupi më i madh parlamentar. Dhe tash deputetët e kanë keqkuptuar procedurën e krijimit të një grupi parlamentar, pra momentumin e krijimit të grupit parlamentar, sepse në Kosovë grupet parlamentare, në bazë të nenit 20 të Rregullores krijohen pas seancës konstituive që i bie se në momentin që zgjedhet kryetari i Kuvendit, grupi më i madh parlamentar gjithmonë është grupi i cili ka dalë nga zgjedhjet, është grupi parlamentar i cili ka fituar më së shumti vende në Kuvend, është partia politike ose koalicioni që ka fituar më së shumti vende në Kuvend dhe ai – automatikisht, paraqitet si grup parlamentar. Nuk e kuptoj logjikën se si mundohen ta ndajnë termin koalicion me parti politike nga grupi parlamentar. Unë i kam konsultuar edhe transkriptet e mbledhje të të gjitha kryesive të Kuvendit, e kam konsultuar edhe trasnskriprin e vitit të kaluar ku ka pasur një debat mes kryetarit të Kuvendit dhe deputetit Ardian Gjini ku kryetari i Kuvendit të kaluar i thotë deputetit Gjini se grupet parlamentare janë burimore dhe dalin nga zgjedhjet. Kjo në një formë konfirmon praktikën e deritanishme. Mendoj se grupi parlamentar i krijuar pas zgjedhjeve LDK AAK Nisma ka qenë i pavlefshëm (këtë tashmë e ka konstatuar edhe Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj), sepse nuk janë ndjekur rregullat e parapara në nenin 20 ku thuhet se deputeti duhet ta njoftoj kryetarin e Kuvendit. Hamendja ka qenë se cilin kryetar. Në asnjë mënyrë kryetari i legjislaturës së kaluar nuk ka të drejtë të vendosë për deputetët e legjislaturës së re. Kompetencat e tij vetëm të administrojë rendin e ditës për seancën konstituive i cili është i paraparë në nenin 8 dhe dihet cilat janë pikat e rendit të ditës: është themelimi i komisionit për verifikimin e mandateve është betimi i deputetëve dhe zgjedhja e kryetarit e nënkryetarëve. Tani Gjykata Kushtetuese i ka konstatuar të gjitha këto shkelje dhe e ka shpallur këtë grup parlamentar potencialisht të pavlefshëm. Kjo ka qenë e pritshme sepse Gjykata ka marrë një vendim konform Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit. Ajo nuk ka shpikur asgjë. Vetëm ka konstatuar një gjendje legjitime.

RADIO KOSOVA: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të obligueshme për të gjithë dhe pak a shumë kjo duket si një gjendje e tejkaluar. Tani jemi para një situate tjetër, seanca do të vazhdojë aty ku ka mbetur por çka nëse Partia që ka fituar numrin më të madh të ulëseve në Kuvend nuk arrin të fitojë edhe numrat e nevojshëm për të votuar zgjedhjen e kryetarit të ardhshëm? Në Kushtetutën tonë ndryshe nga rasti i kryeministrit për kryekuvendarin nuk është parashikuar raund i dytë i votimi.

FLORENT MUCAJ : Jo madje as nuk ka mundësi të ndodhë një raund i dytë sepse Gjykata Kushtetuese te rasti i kryeministrit parashihet raundi i dytë dhe kushtetuesja ka krijuar një standard edhe duke u bazuar në praktika tjera evropiane të cilat si theksova më lart mund të shkojnë diku edhe deri në katër raunde të votimit. Te kryeparlamentari, jo. Nga ajo që thuhet në dispozitivin e aktgjykimit nënkuptohet se raund të dytë nuk do të ketë, ndërsa e drejta e propozimit të kryetarit i takon vetëm e vetëm grupit më të madh parlamentar i cili ka dalë nga zgjedhjet. E rëndësishme është se situata është bërë e qartë juridikisht. Tani dihet se çka është grupi më i madh parlamentar ndërsa se si kjo do të menaxhohet politikisht le të mbetet në ndërgjegjen e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Kushtetuta e Republikës së Kosovës në nenin 74 u bën thirrje deputetëve që funksionin e tyre ta ushtrojnë në të mirë të Republikës së Kosovës dhe kjo për mua do të thotë se ata duhet vet ta zhbllokojnë situatën pavarësisht se a ekziston një marrëveshje politike apo jo. Jemi në një situatë juridike kur as nuk mund të shkohet në zgjedhje e as nuk mund të procedohet me krijimin e Institucioneve tjera. Do të thotë: zgjedhja ose moszgjidhja e kryetarit të Kuvendit asesi Kosovën nuk e qon në zgjedhje të parakohshme sepse neni 82 i Kushtetutës i ka paraparë rastet kur vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme e ato janë: në rast se Kuvendi vetë shpërndahet me dy të tretat e votave të deputetëve ; nëse nuk zgjedhet Presidenti dhe nëse nuk zgjedhet Qeveria në raundin e dytë. Do të thotë vetëm në këto raste. Presidentja asesi nuk mund të aktivizohet nëse nuk plotësohet njëra nga kushtet kushtetuese të përmendura. Kjo i bie që edhe nëse duam të shkojmë në zgjedhje, duhet fillimisht të konstituohet Kuvendi, të zgjedhet kryetari dhe nënkryetarët e pastaj të procedohet tutje nëse ka vullnet për të shkuar në zgjedhje edhe pse unë mendoj se shkuarja në zgjedhje në këtë situatë është dëmshme për qytetarët, për buxhetin dhe shumë procese që e presin Kosovën, sidomos ato për integrimin evropian. Andaj mendoj se zhbllokimi ose jo i situatës nuk duhet të shihet si punë e inateve politike por si përgjegjësi e secilit deputet për të ecur përpara, për të konsoliduar Institucionet, për ta krijuar edhe Qeverinë. Kushtetuta madje i obligon që funksionin e tyre ta ushtrojnë në të mirë të Republikës së Kosovës. Ata e dinë në cfar situate është Kosova. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është thirrje për vetëdijesim pavarësisht kush është blloku apo partia tjetër. Juridikisht tani nuk ka më dilema. Mbetet në ndërgjegjen e deputetëve që ta votojnë ose jo një kandidat që e propozon grupi më i madh parlamentar. Partitë politike duhet të respektojnë vendimin Gjykatës Kushtetuese dhe të arrijnë një marrëveshje në të kundërtën ne vetëm do të sillemi në një rreth vicioz.

Ardian Gjini: A ka një njeri normal në PDK ta kuptoj se s’duam as të bisedojmë me ta?

0

ArdianGjini-aakPas raportimit të disa medieve se Hashim Thaçi mund të tërhiqet nga posti i kryeministrit, dhe ta nominoj dikë tjetër nga PDK-ja, vetëm e vetëm që të krijohet një qeveri gjithëpërfshirëse, ka nxitur edhe reagimet e para të përfaqësuesve të Bllokut LDK- AAK- Nisma.

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini ka thënë për Gazetën Blic se askush nga blloku në asnjë mënyrë nuk do të hyj në koalicion me PDK-në e Hashim Thaçit. Madje, ai ka qenë shumë i ashpër në deklaratën e tij, duke thënë se a “kuptojnë ata që nuk duam as të bisedojmë me ta”.
“A ka naj njeri normal në PDK me e kuptu se as nuk po duam të bisedojmë me ta”, ka thënë Ardian Gjini. /Gazeta Blic

Merkel-kryeministrave: Qytetarët tuaj janë mërzitur nga korrupsioni!

0

thaci merkel ne gjermaniKancelarja gjermane Angela Merkel nëpërmjet një videomesazhi për Konferencën e Berlinit ka folur për problemet me të cilat përballen shtetet e rajonit. Ajo ka thënë se qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë të mërzitur me korrupsionin dhe nuk duan më gjykatat, që nuk funksionojnë mirë.

Vendet e Ballkanit Perëndimor do të konsultohen me përfaqësuesit e qeverisë gjermane për të ardhmen e tyre dhe afrimin me BE-në. Konferenca ndërkombëtare do të nxisë procesin e pajtimit mes shteteve pasuese të Jugosllavisë, njofton Deutsche Welle.
Fillimisht ministri Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, dhe ministri gjerman i Ekonomisë, Sigmar Gabriel, takohen me homologët e tyre nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia. Pasdite kancelarja Merkel pret krerët e shteteve në kancelari.

Vendet e Ballkanit Perëndimor do të konsultohen me përfaqësuesit e qeverisë gjermane për të ardhmen e tyre dhe afrimin me BE-në. Konferenca ndërkombëtare do të nxisë procesin e pajtimit mes shteteve pasuese të Jugosllavisë.

Fillimisht ministri Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, dhe ministri gjerman i Ekonomisë, Sigmar Gabriel, takohen me homologët e tyre nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia. Pasdite kancelarja Merkel pret krerët e shteteve në kancelari.

Merkel tha në lidhje me konferencën në një podcast, se ështe e rëndësishme që vendeve t’u përcillet mesazhi, që ata “të mos i perceptojnë kriteret e pranimit në BE si barrierë, apo pengesë, por si nxitje për të punuar me të vërtetë me sukses për qytetarët e tyre.” Qëllimi i konferencës është edhe përmirësimi i bashkëpunimit mes vendeve. “Njerëzit [në rajon] duan të kenë infrastrukturë transporti, ata duan që të mund të udhëtojnë lehtësisht nga një vend tjetrin.”
Merkel përtërin kërkesat nga Dubrovniku

Qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë të mërzitur me korrupsionin dhe nuk duan më gjykatat, që nuk funksionojnë mirë. Keqmenaxhimi, kriminaliteti i organizuar dhe ekonomia informale është në të gjitha vendet një problem i vazhdueshëm, po ashtu edhe niveli i lartë i papunësisë së të rinjve.

Prandaj çdo vend, tha Merkel në podcastin e saj, duhet të krijojë premisat për pranimin në Bashkimin Evropian në sektorët e sundimit të ligjit dhe punën efikase të administratës. Harkun kohor vendet mund ta influencojnë vetë përmes reformave vendimtare strukturore. Një gjë është e qartë: “Të gjithë kanë shansin për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian.”
Në korrik kancelarja ishte e ftuar në samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Dubrovnik. Aty kryetarja e qeverisë gjermane u premtoi vendeve të Ballkanit mbështetjen e saj për t’u pranuar në BE, por kërkoi edhe reforma në sistemin juridik dhe administrativ.
Kosova kërkon Marrëveshjen e Asociimit

Konferenca në Berlin shton shpresat e pjesëmarrësve, si në rastin e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj: “Nuk ka asnjë vend tjetër në Ballkan, ku qoftë elita, shtresa udhëheqëse, ashtu edhe popullsia të jetë aq shumë pro, kur është fjala për integrimin evropian të Kosovës”, tha Hoxhaj në radion gjermane, Deutschlandfunk.
Dëshira e tij konkrete në rrugën e integrimit: Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin

Evropian. Bashkësia e shteteve përfaqësohet edhe në Berlin. Presidenti në largim i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, merr pjesë në konferencë. Me kërkesën tjetër Hoxhaj vështirë se mund të arrijë gjë një herë për një herë. Ministri i Jashtëm kosovar tha: “Ne kemi nevojë për një unitet evropian, kur është fjala për njohjen e Kosovës.” Shqetësimi nuk është i pajustifikuar, pesë vende të BE nuk e njohin Republikën e Kosovës./dw

Vazhdon me promovime Panairi i Librit në Prizren

0

Prishtine-panairi i librit14Sonte në kuadër të Panairit promovohet vepra “Vuajtje në Ethe” e autorit Gani Elshani, me fillim prej orës 19:00 në Kejin përballë Xhamisë së Sinan Pashës.

Panairi i Librit në Prizren sivjet ka nisur me datë 25 e do të zgjasë deri në ditën e fundit të këtij muaji. Sonte në kuadër të Panairit promovohet vepra “Vuajtje në Ethe” e autorit Gani Elshani, me fillim prej orës 19:00 në Kejin përballë Xhamisë së Sinan Pashës. Panairi tradicional i Librit organizohet nga Asociacioni për Kulturë, Edukim dhe Arsim – “Akea” nga po ky qytet. Ky është edicioni i gjashtë i Panairit.

Ditëve të kaluara në këtë Panair janë promovuar libra nga të gjitha trevat shqipfolëse.
Shkrimtarja boshnjake nga Prizreni, Fehmije Murati ka promovuar krijimtarinë e vetë letrare për dashamirët e fjalës së shkruar në gjuhën boshnjake. Në takim u paraqitën kumtesa dhe u lexuan poezi të autores.

Vepra më e re e Nexhmedin Spahiut “Foshnjëria e kombit kosovar” u promovua në kuadër të Panairit të Librit “Prizreni 2014”. Me kumtesë për veprën në fjalë u paraqit profesori nga Universiteti i Sofjes, Anton Pançev. Pas elaborimit të tematikës së veprës, autori Spahiu u përgjigj në një mori pyetjesh nga publiku.
Panairi i Librit në Prizren ishte nikoqir edhe i promovimit të shkrimtarit Skënder Zogaj. Gjatë mbrëmjes u lexuan poezi të autorit dhe u paraqitën kumtesa. Programin e karakterizoi edhe shpërfaqja e një mori kujtimesh mes Skënder Zogajt dhe krijuesve tjerë letrarë nga Prizreni. / KultPlus.com

Debat për Ngërçin Kushtetues

0

jeta ne kosoveNë emisionin “Jeta në Kosovë” sonte mund të ndiqni debatin rreth ngërçit politik në vend. Xhavit Haliti i PDK-së përballë Bardhyl Metajt të LDK-së , Albulena Haxhiut të Vetëvendosje e Donika Kadaj-Bujupi të AAK-së.

Xhavit Haliti, deputet i zgjedhur i PDK-së, tha në emisionin “Jeta në Kosovë” se nuk e dëshirojnë përsëritjen e zgjedhjeve nacionale.
“Unë besoj se nuk është mirë të shkohet në zgjedhje, është mirë që të gjejmë formulën e përbashkët”, tha Haliti. “Nuk është mirë me inate”, shtoi ai.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i 26 gushtit rreth legjitimitetit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, për Bardhyl Metajn – ish-kandidat për deputet nga LDK-ja, ishte politik.
“Ata e dhanë një vendim. Unë e quajta edhe skandaloz, edhe politik, edhe të pashembullt”, tha Meta.

Për Donika Kadaj-Bujupi nga AAK-ja, Isa Mustafa ende është kryetar legjitim i Kuvendit të Kosovës. Ajo është e bindur se në seancën e radhës konstituive të Kuvendit, ai do të rizgjidhet.
“Kryetari Isa Mustafa, të cilin unë e njoh edhe sot si kryetar legjitim, sepse është zgjedhë me shumicën e deputetëve të Republikës së Kosovës, do të rizgjedhet përmes vullnetit të përsëritur”, tha Kadaj-Bujupi.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, LDK – AAK – NISMA, kanë intensifikuar takimet me Lëvizjen Vetëvendosje rreth gjetjes së mënyrave për ta tejkaluar situatën politike, të krijuar pas vendimit në fjalë.

Edhe pse u raportua se kishte përafrim të qëndrimeve LDK-AAK-NISMA me LVV, në seancën konstituive kjo e fundit nuk e votoi Isa Mustafën për kryetar të Kuvendit, me arsyetimin se nuk kishte marrëveshje në nënshkruar që blloku LDK-AAK-NISMA i ka pranuar kushtet e LVV-së.
Në këtë drejtim, Albulena Haxhiu, deputete e LVV-së ka tërhequr sërish vërejtjen se nëse nuk ka marrëveshje të nënshkruar, ata nuk do të jenë pjesë e bashkëqeverisjes.

“Nëse do të ketë marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje, të nënshkruar, po e theksoj “të nënshkruar”, atëherë, sigurisht se ne do të jemi pjesë e bashkëqeverisjes”, tha Haxhiu.
Për këto dhe shumë çështje tjera rreth situatës së re politike në vend dhe tejkalimit të saj, ndiqeni sonte emisionin “Jeta në Kosovë” prej orës 20:20 në RTK 1.
Të ftuar në debat janë: Xhavit Haliti – deputet nga PDK-ja; Bardhyl Meta – ish-kandidat i LDK-së për deputet; Donika Kadaj-Bujupi – nga AAK-ja dhe Albulena Haxhiu – nga Lëvizja Vetëvendosje.

Të shtunën “Zambaku i Prizrenit”

0

Festivali-Zambaku i PrizrenitTë shtunën do të jetë gara në mes këngëtarëve të edicionit të radhës “Zambaku i Prizrenit”, ku do të marrin pjesë 13 këngëtarë

Në Kino Lumbardhi, më 30 gusht do të mbahet “Zambaku i Prizrenit”, festivalit të muzikës së lehtë shqiptare. Në këtë edicion do të jenë në garë 13 këngë, të cilat janë përzgjedhur nga këngët aplikuese që kanë qenë mbi 50 sosh. Pjesëmarrësit në këtë festival do të jenë nga të gjitha trojet shqipfolëse.

Në një deklaratë më të hershme, sipas organizatorit të këtij festivali, nga Shqipëria do të jetë pjesëmarrëse në garë Mukadize Qanga, nga Mali i Zi do të jetë Gëzim Salaj, ndërsa nga Kosova, Agnesa Homaj, ku sipas tij do të ketë edhe emra të tjerë. Poashtu pritet që edicioni i sivjetmë i këtij festivali të ketë një skenografi të paparë në ndonjë festival tjetër shqiptarë./KultPlus

Ramadan Muja kërcënon gazetarët

0

Ramadan Muja 2Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja nuk është i kënaqur me mënyrën e raportimit të mediave. Ai ka shfrytëzuar të enjten debatin publik me qytetarë për të ofenduar e akuzuar gazetarët e mediave.

“Ju po i dredhoni informacionet e vërteta”,ka akuzuar Muja, gazetarët.

Ai nuk ka ngurruar t’i sugjerojë gazetarët edhe se si të raportojnë.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja nuk është hera e parë që ka fyer e kërcënuar gazetarët. Ai për tre mandate të qeverisjes, “ua ka thyer kamerat për kokë ” shumë gazetarëve. /PrizrenPress.com/

Vlorë, tritol makinës në ecje e sipër, vdes ndërtuesi, plagoset rëndë një 19-vjeçare

0

vlore1-320x241Një shpërthim i fuqishëm tritoli në një automjet ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në qytetin e Vlorës, në rrugën Transballkanike.

Isuf Brahimaj, 42 vjeç, i cili mbante dhe mbiemrin Kokaj është ekzekutuar me një bombë të vendosur në automjetin e tij tip Mitsubishi me targa AA 848 JX. Shpërthimi ndodhi në orën 07:15 dhe automjeti ishte në ecje nga Skela në drejtim të daljes së Vlorës, në vendin e quajtur Rruga Transballkanike, rrethrotullimi i sheshit “Omonia”.

Shpërthimi i fortë ka shkaktuar dëme edhe në banesat përreth. Automjeti pas shpërthimit është ndezur në flakë dhe ka vijuar të ecë deri sa është përplasur me murin e një banese. 19-vjeçarja O.M ka mundur të dalë nga automjeti nga presioni i madhe i shprethimit qe e ka hedhur ne rruge. Me ndihmën e kalimtarëve dhe personave në sheshin “Omonia” ajo është shoqëruar në Spitalin e Vlorës me djegie të shkallës së tretë në trup dhe me dëmtime të rënda të gjymtyrëve.

Ndërkohë, viktima I.K ka vdekur në vend nga shpërthimi që ndodhi poshtë sediljes së tij. Pas zjarrit që ka rënë në automjet trupi i tij është djegur brenda mjetit të mbetur.

Viktima ka qenë edhe njëherë tjetër shënjestër e një atentati me një bombë të vendosur në një motor që përdorej prej tij. Dyshimet e para flasin për një hakmarrje nisur edhe nga fakti se një vit më parë, më datë 31 gusht të vitit 2013, shënjestër e një atentati të ngjashëm në të njëjtin vend ka qenë vëllai i viktimës, shtetasi Bashkim Brahimaj, 40 vjeç. Në atë kohë atentati ndodhi në mëngjes në rrugën transballkanike kur mjeti po lëvizte në drejtim të Skelës.

Policia po heton si pista një hakmarrje të mundshme që mund të lidhet me mosmarrëveshje me persona të ndryshëm gjatë kohës kur ai ka qenë në Itali si emigrant. Ndërkohë, pas kthimit në Shqipëri, viktima është marrë me ndërtime dhe së fundmi ka ndërtuar edhe një hotel në bregdet.

Mendohet se shpërthimi është realizuar me eksploziv C4 me telekomandim.

Njoftimi i policisë së Vlorës

Rreth ore 07.14 ne Sallen Operative te Drejtorise se Policise Qarku Vlore eshte marre njoftin ne lagjen 28 Nentori ka ndodhur nje shperthim. Menjehere ne vend kane shkuar te gjitha sherbimet e Policise te cilat kane kryer veprimet e para procedurale si dhe sherbimi zjarrfikes. Nga kryerja e veprimeve te para hetimore ka rezultuar automjeti tip Mitsubishi ngjyre e bardhe me targa AA848JX me pronar shtetasin I. K., vjec 42, banues ne fshatin Sherisht ka shperthyer.

Ne momentin e shperthimit brenda ne automjet dyshohet se ndodhej shtetasi I. K., i cili ka gjetur vdekjen e menjehrshme si dhe shtetasja O. M., vjec 19 e cila eshte ne gjendje te rende shendetsore. Nuk ka persona te tjere te lenduar.

Menjehere ne lidhje me kete ngjarje eshte ngritur nje grup i posacem hetimor ne perberje te te cilit jane specialistet me te mire Kunder Krimeve te Renda ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise Tirane, Drejtorine e Policise Qarku Vlore si dhe Prokurore Kunder Krimeve te Renda Tirane dhe Vlore.