11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Debat për Ngërçin Kushtetues

jeta ne kosoveNë emisionin “Jeta në Kosovë” sonte mund të ndiqni debatin rreth ngërçit politik në vend. Xhavit Haliti i PDK-së përballë Bardhyl Metajt të LDK-së , Albulena Haxhiut të Vetëvendosje e Donika Kadaj-Bujupi të AAK-së.

Xhavit Haliti, deputet i zgjedhur i PDK-së, tha në emisionin “Jeta në Kosovë” se nuk e dëshirojnë përsëritjen e zgjedhjeve nacionale.
“Unë besoj se nuk është mirë të shkohet në zgjedhje, është mirë që të gjejmë formulën e përbashkët”, tha Haliti. “Nuk është mirë me inate”, shtoi ai.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i 26 gushtit rreth legjitimitetit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, për Bardhyl Metajn – ish-kandidat për deputet nga LDK-ja, ishte politik.
“Ata e dhanë një vendim. Unë e quajta edhe skandaloz, edhe politik, edhe të pashembullt”, tha Meta.

Për Donika Kadaj-Bujupi nga AAK-ja, Isa Mustafa ende është kryetar legjitim i Kuvendit të Kosovës. Ajo është e bindur se në seancën e radhës konstituive të Kuvendit, ai do të rizgjidhet.
“Kryetari Isa Mustafa, të cilin unë e njoh edhe sot si kryetar legjitim, sepse është zgjedhë me shumicën e deputetëve të Republikës së Kosovës, do të rizgjedhet përmes vullnetit të përsëritur”, tha Kadaj-Bujupi.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, LDK – AAK – NISMA, kanë intensifikuar takimet me Lëvizjen Vetëvendosje rreth gjetjes së mënyrave për ta tejkaluar situatën politike, të krijuar pas vendimit në fjalë.

Edhe pse u raportua se kishte përafrim të qëndrimeve LDK-AAK-NISMA me LVV, në seancën konstituive kjo e fundit nuk e votoi Isa Mustafën për kryetar të Kuvendit, me arsyetimin se nuk kishte marrëveshje në nënshkruar që blloku LDK-AAK-NISMA i ka pranuar kushtet e LVV-së.
Në këtë drejtim, Albulena Haxhiu, deputete e LVV-së ka tërhequr sërish vërejtjen se nëse nuk ka marrëveshje të nënshkruar, ata nuk do të jenë pjesë e bashkëqeverisjes.

“Nëse do të ketë marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje, të nënshkruar, po e theksoj “të nënshkruar”, atëherë, sigurisht se ne do të jemi pjesë e bashkëqeverisjes”, tha Haxhiu.
Për këto dhe shumë çështje tjera rreth situatës së re politike në vend dhe tejkalimit të saj, ndiqeni sonte emisionin “Jeta në Kosovë” prej orës 20:20 në RTK 1.
Të ftuar në debat janë: Xhavit Haliti – deputet nga PDK-ja; Bardhyl Meta – ish-kandidat i LDK-së për deputet; Donika Kadaj-Bujupi – nga AAK-ja dhe Albulena Haxhiu – nga Lëvizja Vetëvendosje.

Më Shumë

SBAShK-u proteston të mërkurën

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBAShK), do të protesojë të mërkurën. Tubimi i protestuesve do të bëhet nga ora 10...

Rreth 100 punëtorë të lënduar këtë vit

Përveç dhimbjeve dhe pamundësisë për të lëvizur, Rexhep Gashi brengosej edhe për mbulimin financiar të trajtimit të tij. I shtrirë prej ditësh në Klinikën e...

Lajmet e Fundit