Home Blog Page 8169

‘Tri dritare dhe një varje’- parat e biletave për personat e dhunuar

0

Filmi-Tri dritare dhe një varjeFilmi i Isa Qosjes, “Tri dritare dhe një varje” nga muaji shtator do të nis rrugëtimin edhe në Prishtinë. Premiera e këtij filmi pritet të jepet me datën 4 të muajit ardhshëm.

Këtë fakt e ka treguar vet producent i filmit, Shkumbin Istrefi. Ai në një postim në Facebook ka treguar se ky film prej datës 05.09.2014 deri me 11.09.2014 filmi do te shfaqet ne Kino ABC ne dy terminë, ne 20:00 dhe 22:00.

Por, përveç kësaj Istrefi ka treguar se ekipi dhe produksioni kanë marr vendim që parat nga shitja e biletave do të shkojnë në një fond.

“Produksioni CMB dhe ekipi i filmit, me aprovimin e QKK-se, kane kenaqesine qe te hyrat e inkasuara nga shfaqja e filmit t’i japin si donacion ne ndonjë fond për ndihme viktimave te dhunimit te luftes ne Kosovë”, ka shkruar ai.

“Tri dritare dhe një varje“ gjatë festivalit të filmit në Sarajevë që u përmbyll të shtunën, është mirëpritur nga publiku boshnjak megjithatë ai nuk arriti të marr ndonjë çmim në konkurrencën zyrtare edhe pse agjencia e lajmeve “Reuters” në një shkrim të publikuar ditë më parë, kishte vlerësuar se filmi kosovar ishte në mesin e nëntë filmave që janë pretendentë për çmimin kryesor “Zemra e Sarajevës”.

Në kuadër të këtij festivali, filmi i regjisorit Qosja u nderua me çmimin “Cineeuropa” nga portali kulturor me të njëjtin emër që i dedikohet kinemasë evropiane dhe profesionistëve evropianë të filmit. Ky çmim i ndahet një filmi që përveç që ka cilësitë e padiskutueshme artistike gjithashtu promovon idenë e dialogut dhe integrimit evropian.

Hetime të FBI-së për sulmet e hakerëve ruse

0

Computers securityMediat perëndimore raportojnë se agjencia FBI po zhvillon hetime për sulmet aktuale nga hakerët rusë kundër sistemit financiar të Shteteve të Bashkuara, që shihen si hakmarrje për sanksionet e qeverisë amerikane kundër Rusisë.

Në raporte citohen burime që thonë se hakerët rusë e kishin marrë në shënjestër bankën JPMorgan Chase dhe së paku një bankë tjetër amerikane.

Bloomberg.com raporton se sulmi ka çuar në humbje të të dhënave të ndjeshme.

Në këtë raport është cituar një ekspert i sigurisë, i cili ka thënë se sulmi duket “larg nga kapaciteti i hakerëve të zakonshëm kriminalë”.

New York Times ka raportuar se JPMorgan Chase dhe se paku katër firma të tjera, ishin goditur gjatë muajit gusht nga ato që ishin përshkruar si “sulme të koordinuara”, që kanë tërhequr sasi të mëdha të të dhënave, përfshirë informacione për xhirollogaritë e kursimeve.

Gjini: Gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese janë fundërrina

0

Ardian Gjini14Nënkryetari i AAK’së Ardian Gjini, thotë se është dëshpëruar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ai ka thënë se gjyqtarët e kushtetueses janë fundërrina dhe kanë marr vendime me direktiva.

Gjini ka thënë se Gjykata detyrimisht e ka marr vendimin pro PDK-së, pasi sipas tij kështu kanë dhenë urdhra drejtuesit e kësaj partie, të cilën e ka quajtur kriminale.

“Këta gjyqtarë janë turp, turpi i Kosovës, dikush e ka qujt dikan turp, unë po ju them se turpi i Kosovës janë këta njerëz që nuk e kanë lexu Kushtetutën hiq”, tha Gjini.

Gjini thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është antikushtetues por Blloku e ka zgjidhjen

“Jam dëshpëru goxha shumë me vendimin e Kushtetueses”, tha Gjini në “Interaktiv” të KTV’së.

Ai tha se ky vendim i Kushtetueses ishte antikushtetues dhe se ka fyer demokracinë.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është kundërkushtetues fatkeqësisht. Është fyer demokracia, kushtetueshmëria, janë fyer deputetët e Kosovës.Por edhe pas kësaj situate, ka rrugë për zgjedhjen e Mustafës kryeparlamentar dhe zgjedhjen e Haradinajt për kryeministër”, tha ai.

Por edhe në këtë situatë, Gjini tha se Blloku ka zgjidhje.

“Edhe në këtë vendim që e kanë nxjerr ka rrugë, që ne ta nxjerrim zotin Mustafa kryetar të Kuvendit dhe pastaj të procedojmë me zgjedhjen e qeverisë së Kosovës me në krye zotin Haradinaj. Prapë se parë ju thash rrugët janë te spjegimet 114 115 116 te pikat e vendimit dhe 126 dhe 127”, tha Gjini.

Thaçi: Kosova e ka vendin e sigurt në arkitekturën e Europës

0

Thaci-Markel14-28Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi ka falënderuar Kancelaren Merkel për iden për të mbledhur liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Kosova tani e ka vendin e vet të sigurt dhe të palëkundshëm në arkitekturën e Europës moderne. 100 vjet pas Luftës së Parë Botërore, pas katrahurave tona nën okupim njëshekullor dhe e rrethuar me konflikte tjera të përgjakshme midis shteteve të Ballkanit, republika më e re europiane është faktor stabiliteti dhe progresit shtet-ndërtues”, ka shkruar ai në Facebook.

“Për këtë falënderojmë Gjermaninë nën lidershipin e Kancelares Merkel, miqtë e tjerë në Quint, rolin e pazëvendësueshëm te SHBA-ve si dhe të gjitha shtetet e BE-së që kanë hapur dyert për perspektiven europiane të shtetit tonë. Jemi në një momentum të ri, kualitativ për Kosovën evropiane”. /PrizrenPress.com/

Presidentja fton deputetët të gjejnë zgjidhje

0

Atifete jahjagaJahjaga, vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cilëson si “obligativ për të gjithë.

Presidentja, Atifete Jahjaga, vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cilëson si “obligativ për të gjithë, sepse garanton një proces kredibil dhe të drejtë dhe siguron edhe funksionimin e shtetit të së drejtës”.

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë Partisë Demokratike të Kosovës që të zgjedhë kryetarin e Kuvendit, pasi shpalli të pavlefshme zgjedhjen e bërë më 17 korrik, në seancën konstituive të institucionit ligjvënës.

Zëdhënësi i presidentes, Arbër Vllahiu, ka cituar presidenten Jahjaga t’u ketë bërë “thirrje deputetëve të Kuvendit te Kosovës që të gjejnë zgjidhje në përpjekje për të konstituuar institucionin qe përfaqëson interesat e qytetarëve të vendit, me votën e të cilëve edhe është zgjedhur”.

“Kultura demokratike dhe pjekuria politike do të ndihmojë në uljen e tensioneve qe mund të reflektojnë edhe tek qytetarët e vendit, të cilët kanë treguar qetësi, pjekuri dhe dinjitet përgjatë gjithë procesit”.

“Në respektim të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, dhe të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, duke luajtur në vazhdimësi rolin e garantuesit të funksionimit demokratik të institucioneve dhe të unitetit të popullit, presidentja do të veprojë në përputhje me mandatin e saj dhe në kuadër të kompetencave të saj kushtetuese”, ka thënë Vllahiu për Radion Evropa e Lirë.

Cilit Veton t’i besojmë?

0

JakupKrasniqi10-29Shkruan: Jakup Krasniqi

1. Shkrim absurd që mohon UÇK-në

Të merresh me një çështje fondamentale, siç është ekzistenca apo “mosekzistenca” e UÇK-së, duhet një shkas. Fillimisht, nuk pajtohem assesi me “vlerësimin” absurd se UÇK-ja nuk paska ekzistuar (sic!), konstatim ky që del nga shënimet enkas për libër të kudondodhshmit e gjithëdijshmit Veton Surroi, që përpiqet të mohon krijesën më sublime të popullit shqiptar të Kosovës, e cila kurorëzoi luftën shekullore për liri e pavarësi të Kosovës – UÇK-në! UÇK-ja si askush tjetër para saj, i shkriu akujt që të tjerët i kishin vendosur padrejtësisht në trupin e Shqipërisë e të shqiptarëve (në kufijtë shqiptaro – shqiptar).Kjo vlerë e vepër kombëtare nuk mund të mohohet nga askush, madje as nga armiqtë më të mëdhenj politik te shqiptarëve. Prandaj edhe nuk kemi një përpjekje të tillë deri më tani. Nuk pajtohem assesi as edhe me veprimet e disa veteranëve të UÇK-së, të indinjuar me kuturisjet e Veton Surroit, duke djegur publikisht ekzemplarë të librit “Këmbët e gjarprit”, botuar në prag të zgjedhjeve kombëtare të 8 qershorit 2014 nga kompania “Koha” e Prishtinës.

Mbase ky veprim veteranësh të nxituar shesheve të Ferizajt e Malishevës bëri që librit t’i shtohet nami, duke u botuar e ribotuar deri tani më se shtatë herë, me një tirazh që kalon numrin 10 mijë kopje, që për Kosovën paraqet një bestseller të vërtetë. Natyrisht, kjo nuk është vështirë të arrihet, për një botues që ka botuar edhe libra shumë të mirë për UÇK-në dhe një medie e fuqishme me gazetë të përditshme, televizion kombëtar dhe shtypshkronjë, pavarësisht ndihmesës së veteranëve.

Së këndejmi, duhet pranuar një fakt se jo të gjitha librat që janë shkruar nga autorë shqiptarë e të huaj, kanë shkruar mirë për UÇK-në, por e veçanta e librit të Veton Surroit është se ky i pari e merr “guximin” të mohon ekzistencën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjë që s’e ka bërë askush tjetër para e pas tij, madje këtë nuk e ka bërë, sa di unë, askush as në Serbi. Por, ky fakt nuk i jep të drejtë askujt që ta djegë një libër, si lajtmotiv se nuk pajtohet me konstatimet e autorit.

Përgjigjja më e mirë ndaj një libri cinik, i cili nuk merr parasysh asnjë argument a fakt të qëndrueshëm, është kundërvënia me libra dhe debate me fakte të qëndrueshme dhe të argumentuara mirë. Nuk është punë e veteranëve të djegin libra dhe as t’i vlerësojnë ato. Ata e kanë kryer dinjitetshëm punën e tyre me çlirimin e Kosovës dhe për këtë duhet të jenë krenarë.

Është detyrim i instituteve shkencore ta mbrojnë Lëvizjen Kombëtare për Çlirim nga sulmet joparimore e mohuese ngado që ato vijnë e katapultohen në mendësinë tonë akoma të brishtë. Janë shkruesit e historisë, shkrimtarët e poetet, njerëzit e artit e të kulturës ata që duhet brezave t’ua ndriçojnë rrugëtimin e Lëvizjes Kombëtare për Çlirim. Errësimin e kësaj rruge, mjaftë e kanë bërë armiqtë e kombit tonë, ne duhet ta ndriçojmë.

Në anën tjetër, libri i Surroit, Lëvizjen Kombëtare për Çlirim, përfshirë edhe UÇK-në e vesh me epitetet më të pështira, me epitetet të cilat do të duhej t’iu drejtoheshin në radhë të parë atyre që kjo lëvizje gjithëkombëtare i kishte luftuar pa kompromis e me të drejtën divine (hyjnore). Biblike ishte sakrifica e popullit shqiptar në përgjithësi, e veçanërisht flijimi i Jasharëve të Prekazit, në krye me Komandantin Legjendar – Adem Jasharin. Kushdo që e mohon UÇK-në për inat të këtij apo atij privatizuesi e përvetësuesi të saj apo të cilitdo abuzuesi të Lëvizjes Kombëtare për Çlirim pas luftës, është shpirtngushtë e pak njeri, pavarësisht çfarë mendon e si e vlerëson ai veten e tij.

Thënë shkurt, Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk mban asnjë përgjegjësi për cilindo qeveritar, të djeshëm a të sotshëm që abuzon më të gjitha pushtetet edhe kur thirret në emrin dhe lavdinë e saj. Për të tillë abuzues, sigurisht që ka pasur mundësi e fakte të tjera të shumta demaskimi, por, me gjasë autori duhet të ketë kërkuar më shumë se kaq.

Për t’iu kundërvënë librit “Këmbët e gjarprit”, konkretisht aty ku (më) dhemb më së shumti, aty ku mohohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe vepra e saj – Pavarësia e Republikës së Kosovës, unë do të ndalem në dy rrafshe. I pari ka të bëjë drejtpërdrejt me Veton Surroin, me pyetjen e thjeshtë se cilit Veton Surroi t’i besojmë? Atij të koleksionit të “Kohës ditore”, të periudhës nga dalja në skenë e UÇK-së, 28 nëntor 1997, e gjithë deri në largimin e forcave serbosllave 21-22 qershor 1999, njëkohësisht edhe nga shkrimet e zgjedhura nga monografia “Koha ditore – 10 vjetët e parë” (Koha, Prishtinë, 31 mars 2007, me gjithsej 232 faqe formati 24,5 x 29 cm), apo të këtij të sotmit të “Këmbëve të gjarprit”? Në politiken shqiptare gjarpërinjtë nuk kanë munguar as edhe një herë, as në kohën e sundimtarëve të Gjakovës për të cilët autori ka mendim krejt pozitiv. Madje Ilirët, të paret e shqiptarëve për koincidence gjarprin e kishin simbol të respektuar, shqiptaret e ruanin me kujdes gjarprin e shtëpisë dhe e konsideronin mbrojtës të saj. Tek e fundit, a mundet Vetoni ta mohoj prezencën e “këmbëve të gjarprit” në kompaninë e tij “Koha”? Pastaj mos është edhe vet libri një farë gjarpri më këmbë të fshehura?!

Kushdo që e rishfleton koleksionin e “Kohës Ditore” të periudhës së luftës çlirimtare, me të gjitha ato lajme, kronika, komunikata, intervista, raporte nga terreni të gazetarëve të guximshëm e objektivë, rezulton një tjetër Veton, jo ky i sotmi i “Këmbëve të gjarprit”.

Megjithatë, numërimi apo rinumërimi i kundër argumentimit në ekzistencën e UÇK-së nga vetë Surroi i dikurshëm do të kërkonte vend e hapësirë që nuk është qëllim i këtij shkrimi, por do evidentoja disa opinione të mia të shprehura me një rast disi identik me këtë të Surroit të sotëm, lidhur me një botim, çuditërisht edhe ky botim i Kohës, O.J. Schmitt: “Kosova – histori e shkurtër e një treve qendrore Ballkanike”. Libri im “Një histori e kontestuar –kritikë librit të Oliver J. Schmitit: “Kosova – histori e shkurtër e një treve qendrore Ballkanike” ishte refleks imediat ndaj minimizimit (jo mohimit!) të rolit të UÇK-së në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ndaj po risjell disa konstatime, në vëmendje të Veton Surroit, në mesin e tyre edhe konstatime historianësh, juristësh, ushtarakësh e burrash shtetesh, që flasin për rolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në çlirimin e vendit, pa të cilin nuk do të kishte çlirim e as shtetndërtim. Ndonëse shumë nga ato konstatime nuk mund të jenë të pa njohura për Veton Suroin, pasi disa nga ato libra janë botuar edhe nën përkujdesjen e tij në shtëpinë botuese “Koha”. Megjithatë po ia rikujtoj për t’ia rifreskuar kujtesën.

2. Të huajt për UÇK-në

Misha Glenny në librin e tij “Historia e Ballkanit (1804-1999)” shkruan: “Politika e vetëpërmbajtjes e ndjekur nga Rugova bëri që Kosova të mbetej në paqe gjatë gjithë kohës së luftërave në Kroaci e Bosnjë. Mirëpo kjo paqe u shoqërua nga një gjendje stanjacioni politik dhe nga vazhdimi i shtypjes sistematike mbi shqiptarët.” (Misha Glenny: Historia e Ballkanit 1804-1999 – nacionalizmi, lufta dhe fuqitë e mëdha, Toena, Tiranë 2007, f. 653). Më pas autori vazhdon: “Mësymja serbe në Drenicë pati tri pasoja, që Millosheviçi thuajse me siguri i kishte parashikuar. Së pari, UÇK-ja erdhi duke u bërë dita-ditës më e fuqishme, sepse mijëra të rinj shqiptarë mbushën radhët e saj. Së dyti, Evropa Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara u përfshinë më shumë në çështjet e këtij konflikti. Së treti, stabiliteti rajonal u turbullua nga polarizimi i shoqërisë malazeze dhe nga ngritja e tensionit në vendet fqinje, sidomos në Shqipëri e në Maqedoni.”(Po aty, f. 655). Një konstatim mjaft interesant e gjejmë te libri i Raymond Detrez “Kosova – lufta e shtyrë”, ku thuhet: “Ndoshta edhe UÇK-ja vetë nuk besonte të ishte në gjendje të ‘çlironte’ Kosovën, përfshirë qytetet e mëdha dhe thjesht provonte atë taktikë që në Ballkan ishte provuar me dhjetëra herë – disa herë me sukses: organizimi i një kryengritjeje të armatosur, kur dihet se kundërshtari do të kundërveprojë me dhunë të jashtëzakonshme, duke synuar kështu ndërhyrje nga jashtë, që sjell zgjidhjen e pritur politike.” (Raymond Detrez, “Kosova – lufta e shtyrë”, Skanderbeg books, Tiranë 2004, f. 153). Për rolin e UÇK-së në çlirimin e Kosovës, ndoshta vlerësimin më të saktë e jep Serge Metais në librin “Historia e shqiptarëve – nga ilirët deri të pavarësia e Kosovës”. Ai shkruan: “Sigurisht, opinioni publik perëndimor ishte i ndjeshëm ndaj padrejtësisë që po u bëhej shqiptarëve, mirëpo për të ky nuk ishte veçse një nga rastet e panumërta të padrejtësive në këtë botë. Dhe, për sa kohë që nuk kishte përleshje të përgjakshme, Kosova nuk kishte as sesi të zinte faqet e para të gazetave, as sesi të mallëngjente me të vërtetë ndokënd. U deshtë të shpërthente një luftë e re në ish-Jugosllavi (dhe pamjet e saj të përhapura përmes televizionit), në mënyrë që udhëheqësit perëndimorë të bindeshin se kësaj radhe nevojitej të ndërhyhej ushtarakisht. Kjo luftë u nis nga UÇK-ja në pranverën e vitit 1998.” (Serge Metais: “Historia e shqiptarëve – nga ilirët deri të pavarësia e Kosovës”. Botimet 55, Tiranë 2006, f. 394). Ndërsa për Noel Malcolm-in, si për shumë autorë të tjerë, “meritat” për formimin e UÇK-së i përkisnin politikës shtypëse të Sllobodan Millosheviçit. Ai në parathënien e librit të cituar “Kosova – një histori e shkurtër” (botimi i dytë), shkruan: “Politika serbe nxiti shtimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ekzistimi i së cilës atëbotë, u mor si pretekst i fushatës serbe të shkatërrimit të fshatrave të Kosovës në verën e vitit 1998. Së këndejmi, përpjekjet e qeverive të Perëndimit për ta ndërmjetësuar një marrëveshje, bazë e së cilës ishte rikthimi i autonomisë së Kosovës, dolën të pasuksesshme.” (Noel Malcolm, “Kosova – një histori e shkur¬tër”, “Koha”, Prishtinë 2001, f. xxiii). Në këtë rrafsh, ndoshta më i qarti është John G. Stoessinnger, i cili në librin e tij “Përse kombet shkojnë në luftë”, shkruan: “Nuk është për t’u çuditur që pas çdo barbarie radhët e UÇK-së shtoheshin në numër dhe me vrull. Nga pikëpamja historike Millosheviqi mund të dukej fare mirë si shef rekrutimi pa dashje i UÇK-së.” (John G. Stoessinnger: “Përse kombet shkojnë në luftë”, ISN, Tiranë, 2007, f. 153). Nëse kështu flasin shumë autorë që kanë bërë emër në fushat e dijes dhe vlerësimet e tyre janë shumë të përafërta, atëherë cila është mundësia e baraspeshimit të dhunës e krimeve të qeveritarëve të Beogradit me atë të shqiptarëve të Kosovës?! Dhe shumica prej tyre i konfirmojnë meritat dhe sukseset që natyrshëm i shkojnë, kujt tjetër veçse Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe politikës së saj të vendosur, liridashëse dhe largpamëse. Dhe po të ishte ashtu siç thotë O.J. Schmitt, respektivisht tani Veton Surroi me “shënimet heretike” – librin “Këmbët e gjarprit”, kam bindjen se vendet përbërëse të NATO-s, në krye me SHBA-të, nuk do ta mbështesnin aq fuqishëm luftën e drejtë të popullit shqiptar të Kosovës.

Veprimet individualiste kriminale, qofshin ato të pjesëtarëve të vërtetë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës apo të rremë, të pas Luftës Çlirimtare, nuk i japin askujt të drejtë t’i përdhosë apo nëpërkëmbë idealet e dëshmorëve e as idealet e kombit shqiptar për liri, pavarësi e demokraci. Historia na ka mësuar se megjithatë edhe shkencëtarët e nobelistët e mëdhenj kanë gabuar. Jo më kot thuhet “kush punon gabon”. Por çfarë e shtyn Veton Surroin mbase koha (ç’koinçidencë, Koha!) do ta tregojë.

3. Shtetndërtimi

Për rrugën e shtetndërtimit të Kosovës është marrë edhe Marc Weller-i, profesor dhe studiues i të Drejtës ndërkombëtare, këshilltar juridik i delegacioneve të Kosovës në Konferencën Ndërkombëtare të Rambujesë për Kosovën dhe në bisedimet e Vjenës. Pra, kemi të bëjmë me një njohës të mirë të së Drejtës Ndërkombëtare dhe angazhimit ndërkombëtar për Kosovën. Ai, në librin e tij “Shtetësia e kontestuar: administrimi ndërkombëtar i luftës së Kosovës për pavarësi”, shkruan: “Përmbyllja e Marrëveshjes së Daytonit pa u përmendur Kosova në të, në thelb e minoi besueshmërinë e qeverisë Rugova. Haptazi rezistenca pasive kishte dështuar […] Në këtë klimë dekurajuese, ata që kishin insistuar për zgjidhje ushtarake menjëherë u bënë me ndikim.” (Marc Weller: “Shtetësia e kontestuar: administrimi ndërkombëtar i luftës së Kosovës për pavarësi” Koha, Prishtinë, 2009, f. 144). Autori për drejtuesit e UÇK-së, të cilëve jo pak herë, kundërshtarët politikë dhe armiqtë e lirisë së Kosovës ua vishnin petkun ideologjik, thotë se “qasja e tyre ishte më pak ideologjike e më shumë pragmatike”. Sipas autorit të sapopërmendur, “jo të gjitha mjetet që po mblidhte diaspora shqiptare po shkonin për të financuar fushatën e armatosur të UÇK-së”. Përveç kësaj, Weller thotë: “Shqipëria iu nënshtrua një trysnie të madhe që ta kufizonte kontrabandën e armëve për në Kosovë dhe që t’i mbyllte bazat e trajnimit dhe të furnizimit të UÇK-së në territorin e saj.” (Po aty, f. 145). “Me gjithë presionin e madh ndërkombëtar, qeveria shqiptare nuk u dakordua që komuniteti ndërkombëtar ta monitoronte kufirin e Shqipërisë me Kosovën.” (Po aty, f. 147). […] “Ndoshta përvoja e kishte mësuar për të avancuar kauzën e shqiptarëve të Kosovës.” (Po aty, f. 149). Janë shumë interesante disa konstatime të Mark Ëeller-it për luftimet e pranverës së vitit 1998, e sidomos ofensivën e verës së atij viti, “…Duke e zhvendosur UÇK-në nga disa zona për të cilat thoshte se i kontrollonte. Thuhej se ky veprim nuk ishte kundërshtuar ndërkombëtarisht, sepse qëllimi ishte të evitohej që UÇK-ja të kishte një rol dominues në negociatat që po vinin.” (Po aty, f. 158). Dhe qëllimi i asaj strategjie, gjithnjë sipas këtij autori, konsistonte “që UÇK-ja të mos ishte në pozitë për ta penguar marrëveshjen të paraparë nga bashkësia ndërkombëtare.” (Po aty, f. 159). Ngjashëm me këtë, shkruan edhe James Pettifer në librin e tij “Ekspres Kosova”: “Në Perëndim komentatorë, si Carl Bildt-i, gjithnjë kishin kërkuar një forcë kontrollimi të kufirit për ta vënë nën fre dhe për ta mbyllur hesapin me UÇK-në.” (James Pettifer: Expres Kosova; Edicioni Liria, Prishtinë, 2004, f. 263). Ja pse shqiptarët dhe UÇK-ja nuk patën mundësi ta çlironin vetë vendin e tyre të pushtuar pa ndihmën e komunitetit ndërkombëtar. Por riorganizimi i shpejtë i UÇK-së në vjeshtën e vitit 1998 dhe kthimi i territoreve të humbura gjatë ofensivës së verës, bëri, siç edhe konstaton autori, që: “UÇK-ja dhe palët që e përkrahnin, tash haptazi po e sfidonin legjitimitetin e qeverisë së Rugovës (Bukoshit – J.K.), duke thënë se ajo, në të vërtetë, kurrë nuk ka ekzistuar.” (M. Weller: Vepër e cituar, f. 159). Kjo dëshmi e konteston fuqishëm thënien e mëhershme si të Schmitt-it (botuar e servirur nga “Koha”) si dhe tani në unison nga Surroi, se UÇK-ja nuk ekzistonte pas ofensivës serbe.

Situata e krijuar në terren, sulmet e policisë e të ushtrisë serbe mbi popullsinë civile, kriza humanitare që po dukej në horizont kishin bërë që Këshilli i Sigurimit ta miratonte Rezolutën 1199. Një ditë më vonë, “më 24 shtator 1998, Këshilli Veriatlantik miratoi ACTVVARN-in – vendimin për një operacion ajror të kufizuar dhe një fushatë ajrore të përshkallëzuar në Kosovë, duke e shpënë NATO-n në një nivel më të lartë të gatishmërisë ushtarake.” (Po aty, f. 173). Askush deri më sot nuk e ka kontestuar gatishmërinë e pjesëtarëve të UÇK-së, e cila, siç thotë James Pettifer: “UÇK-ja është popullsia e Kosovës, as më shumë e as më pak. Ajo përbëhej prej idealistësh, cinikësh, burrash, grash, pleqsh, të rinjsh, të dëshpëruarish dhe shpresë-mëdhenjsh.Të tilla janë të gjitha lëvizjet e rezistencës […] Shekspiri na tregon se hakmarrja disa herë mund të jetë e vetmja formë e drejtësisë.” (J. Pettifer: Vepër e cituar, f. 281). Ndërsa, konkretisht, për gatishmërinë e njerëzve të UÇK-së shkruan: “Gatishmëria e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e njerëzve që punonin me ta për të dhënë jetën kishte arritur brenda dy vjetësh më tepër sesa Lidhja Demokratike në dhjetë vjet.” (Po aty, f. 303). Nga të gjitha këto që na i thonë autorët e ndryshëm, bëjnë një dëshmi e pakontestuar, se ishin bërë jo pak përpjekje ndërkombëtare për të penguar ngritjen dhe forcimin e UÇK-së me qëllimin e vetëm për t’i ofruar popullit shqiptar të Kosovës një zgjidhje autonomiste dhe pengesë kryesore për këtë ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Këtë e konfirmon, madje edhe mbështetësja më e madhe e shqiptarëve të Kosovës, ish-Sekretarja e SHBA-ve, zonja Albricht në librin e saj “Zonja Sekretare”, e cila thotë: “Ne kërkonim të bindnim shqiptarët e moderuar, duke nxitur dialogun me Beogradin, që kishte për qëllim rivendosjen e autonomisë së Kosovës, dhe nuk donim që UÇK-ja të gjente mbështetje në botë. Gjithashtu kërkonim rrugë të reja për të ndihmuar forcat që ishin për demokracinë në Jugosllavi sepse besonim se problemet e Kosovës dhe të rajonit nuk do të zgjidheshin përpara se Millosheviçi të largohej nga pushteti.” (Madeleine Albright: Zonja Sekretare: Dudaj, Tiranë, 2004, f. 443). Mjaft ngjashëm për këtë çështje flet edhe Presidenti Bill Clinton në librin e tij “Jeta ime”, kur thotë: “Ibrahim Rugova, kreu i qeverisë-hije, ishte një njeri fjalëbutë, që kishte zakonin të vinte një shall rreth qafës. Isha i bindur se mund të arrinim një marrëveshje paqeje me të, por nuk isha aq i sigurt për fraksionin tjetër kryesor kosovar, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.” (Bill Clinton: Jeta ime; Dudaj, Tiranë, 2005, f. 713). Kur njeriu i ka parasysh të gjitha këto që u thanë, s’ka si të mos e krijojë bindjen se sido që ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me të mirat e të metat e saj, ishte faktori kryesor që Kosovës dhe popullit të saj ua hapi perspektivën e lirisë e të pavarësisë. S’ka gjë më të ligë, se pohimet që pretendojnë t’i ngatërrojnë e njësojnë idealet çlirimtare të pjesëtarëve të UÇK-së, me veprimet kriminale e babëziste të individëve në vitet e pas luftës çlirimtare. Janë këto gjëra kaq kundërthënëse dhe është më shumë se absurditet çdo tentim për t’i bashkuar gjërat që nuk mund të bashkohen dot. Dhe me këtë të vërtetë të pakontestueshme historike, në asnjë mënyrë nuk mohohet roli i Aleancës Veriatlantike për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës, duke nënvizuar faktin se edhe mbi 2000 pjesëtarë të UÇK-së janë flijuar vetëdijshëm për lirinë, për emancipimin, për arsimin kombëtar, për shtetin ligjor dhe demokratik.

4. Përfundim

Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte, është dhe do të mbetet një realitet i pamohueshëm, përkundër përpjekjeve tekanjoze, përçmuese e përtallëse të Veton Surroit në librit “Këmbët e gjarprit”. Nëpërkëmbjet joserioze dhe tallëse ndaj vlerave fundamentale i ka sanksionuar qysh para njëzet e tre shekujsh gjeniu Aristotel, për të kulmuar tani lehtësisht gjykimi i të vërtetës, në shekullin dhe mileniumin e arritjeve dixhitale. Mjafton një urdhër në motorin e kërkimit Google “Ushtria Çlirimtare e Kosovës” apo “Kosovo Liberation Army” dhe të del para një realitet i pakontestueshëm, që bie ndesh me pandehmat e Veton Surroit, i cili dje lartësonte pikërisht këtë UÇK, falë së cilës ishte në tryezat vendimmarrëse në Rambuje, Paris, Vjenë e gjetiu, ndërsa tani, blasfemon arritjen më të madhe të popullit liridashës të Kosovës. Në përmbyllje do doja të parafrazoj një pjesë fare të shkurtër nga libri i James Pettifer, Ushtria Çlirimtare e Kosovës – Nga një luftë e fshehtë në një kryengritje të Ballkanit, 1948-2001” (Onufri, Tiranë, 2013, f. 23. Libri ka 412 faqe): “… ky libër shqyrton periudhën e kohës së luftës nga një perspektivë më e gjatë dhe më e gjerë nga ç’e kisha parashikuar në fillim. Pa dyshim, lind pyetja nëse kjo është koha e duhur për një përpjekje për të paraqitur historinë e luftës së Kosovës. E kuptoj këndvështrimin e atyre që e mendojnë se është ende herët dhe se duhet të kalojë një periudhë më e gjatë. Ka boshllëqe të dukshme në burimet e shkruara, të cilat nuk do të mbushen derisa të hapen arkivat në Beograd, Uashington, Romë, Moskë dhe gjetkë, gjë që ka të ngjarë se do të duhen vite të ndodhë (në mos asnjëherë në disa raste), por ka edhe një element të gjykimit politik dhe ideologjik të përfshirë në këtë pikëpamje. Në shumicën e rasteve, ata që debatojnë në favor të vonesës në shkrimin e historisë, në Kosovë dhe Serbi, janë ata që nuk morën pjesë në konflikt dhe në disa raste kanë interesa politike bashkëkohore, që përfitojnë nga fshirja e luftës nga kujtesa popullore.” Fshirja dhe mohimi i UÇK-së nga kujtesa popullore, por edhe historike e shkencore nuk i duhet askujt, aq më pak Veton Surroit i cili pas luftës çlirimtare e ka shumëfishuar pasurinë e tij familjare (të deklaruar njëherë deri në 40 milion euro), ndërsa shumë veteranë janë vetëvrarë për shkak kushteve të renda të jetës.

Nëse hallet e përditshmërisë sonë politike, kombëtare dhe ekonomike, edhe pesëmbëdhjetë vjet pas luftës çlirimtare nuk na kanë kthyer respektin për të gjallët e luftës, qofshin ata edhe veteranët e Lëvizjes Kombëtare për Çlirim, se paku le të kemi respekt për Dëshmorët e Kombit dhe gati për 13.000 martirët (burra, gra, pleq e fëmijë të pafajshëm), për gjakun e tyre të derdhur për liri, pavarësi e demokraci. Është obligim njerëzor respekti për mundin, djersën, gjakun dhe flijimet njerëzorë të njerëzve tanë nëpër kohë për Liri dhe Atdhe.

Obama: Uashingtoni, në bashkëpunim me aleatët evropianë për Ukrainën

0

BarackObama8-29Presidenti amerikan Barack Obama përjashtoi mundësinë e ndërhyrjes së armatosur për çrrënjosjen e dhunës me mbështetjen e Rusisë në Ukrainë, por tha se Uashingtoni do të qëndrojë i bashkuar me aleatët e vet evropianë për trajtimin e krizës.

Obama i bëri këto komente të enjten dhe ai nuk e cilësoi pushtim ndërhyrjen ushtarake ruse në Ukrainën lindore, raporton VOA.

Ai tha se Rusia për javë me radhë ka shkelur integritetin territorial të Ukrainës “qëllimisht dhe në mënyrë të vazhdueshme” dhe paralajmëroi që Moska me sa duket mund të përballet me sanksione të tjera ekonomike nga Perëndimi.

Presidenti Obama po ashtu tha se kishte folur me kancelaren gjermane Angela Merkel lidhur me situatën në Ukrainë, duke shtuar se të dy udhëheqësit kishin përsëritur vendosmërinë e tyre për të vazhduar punën për një zgjidhje diplomatike të krizës.

Presidenti dha një konferencë shtypi vetëm disa orë pasi homologu i tij ukrainas, Petro Poroshenko, tha se ushtarët dhe mjetet ushtarake ruse kishin hyrë në Ukrainën lindore edhe kishin marrë kontrollin e qytetit-port Novoazovsk. Zyrtarët ukrainas të mbrojtjes thanë se automjete të blinduara ruse kishin rrethuar qytetin dhe se kishin marrë kntrollin edhe të disa fshatrave pranë.

“Kam parë masakra, por videon se si vdes miku im s’mund ta shoh”

0

James_Foley_Alice_Martins_991027618_nnnnPuna e tij është publikuar në organet mediatike më të njohura në botë. Fotografitë e tij i gjejmë të publikuara në U.S. Time, Der Spiegel, The New York Times, Swiss ‘Sunday Times’, Paris Match, Foreign Policy, Die Presse, Die Welt, The Guardian, The Sun, The Daily Telegraph and Bloomberg, etj. Ai është shqiptari Vedat Xhymshiti. Të gjithë e njohin si Vudi. Kështu e njihte edhe James Foley, gazetari që vetëm pak ditë më parë u nda nga jeta në mënyrë makabre. Vudi dhe Jimmy, siç e thërrisnin miqtë në sheshin e luftës kanë ndarë bashkë momente të vështira, por më i vështiri ishte humbja, për botën mediatike humbja e një gazetari si James Foley, ndërsa për Vudin një mik i mirë që e donte punën aq sa dha jetën për të. Sot, “Shekulli” ju përcjell një rrëfim ndryshe. Vedat Xhymshiti do të rrëfejë përmes kujtimit të Jimmy-t edhe punën e tij, mes rrezikut për të mos u kthyer më kurrë.

Si ju vjen sot imazhi i kolegut dhe mikut tuaj?

Si një njeri të cilin e kam pasur shumë afër. Me një njeri si ai, gjithnjë do të konsultohej gjithkush për veprimet e mëtutjeshme. Sepse ai ishte mbështetës, njerëzor dhe gjithnjë i hapur e një mendimtar i thellë në kuptimin profesional. Gabimet nuk i trajtonte si tragjedi, por si një mundësi për të mësuar. Sigurisht duke u frikësuar nga tragjeditë, ai edhe kishte nisur rrugëtimin e tij prej një gazetari për të dokumentuar të keqen dhe për t’u munduar që ta transmetojë atë tek bota mbarë.

Keni parë dhe ndjekur pamje makabre në Siri, bashkë me të. Madje, keni qenë edhe vetë pjesë ngjarjeve të tilla. Si e pritët këtë të fundit, ndarjen me një mik si James?

Nuk kam mundur t’i bëj ballë e ta shoh videon. Jam munduar t’i ndjek raportimet. Ajo çfarë më ka shqetësuar dhe ende më rëndon është pse askush nuk e trajtoi profesionalisht atë çfarë Jimmy e tha në porosinë e tij. Ne e shohim luftën përditë në televizione, të shkruar në gazeta përmes shkronjave, por nëse lufta nuk ju ka prekur në dashurinë për shokun, shoqen, vëllanë, motrën apo prindërit, sigurisht që nuk keni për ta kuptuar asnjëherë se sa e rëndë është! Unë po ju drejtohem juve me këto fjalë, por këto vlenin edhe për mua deri në momentin kur fillova të numëroj shokët e humbur në luftë. Shoku i luftës, është me shumë se familje, pasi me të je ‘bashkëluftëtar’ i luftës për jetë nga vdekja.

Cili është momenti më i bukur mes jush? Ai moment me të cilin do ta kujtoni gjithnjë Jimmy-n?

Momentet tona më të mira kanë qenë momentet kur ne mund të shkaktonim sadopak ndryshim në të mirë të refugjatëve në luftë, atëherë kur shkrimet, fotografitë dhe thirrjet tona rezultonin mbështetje për njerëzit. Sigurisht, jo pak herë e sheh mundësinë për të vdekur në luftë. Të gjitha tragjeditë, përmes të cilave ishim gati t’i pësonim me jetë, i kthenim në komedi duke i diskutuar se çfarë na kishte ndodhur dhe se si do të mund të rezultonte nëse nuk do të kishim bërë ashtu ose kështu, sigurisht me shaka e të qeshura, provojmë që ta mundim traumën psikologjike nëpërmjet së cilës jetonim. Një ndër shakatë e zeza që ne shpesh kishim dhe kemi ende me kolegët e tjerë janë çastet kur fotografojmë njëritjetrin dhe themi: “Nuk i dihet çfarë mund të ndodhë pas pak minutash”.

Sa i mbështesni ju fjalët e tij të fundit?

Nuk çuditem pse mediat korporative janë përfshirë në një fushatë të klasifikimit të fjalëve të tij si ‘propagandë e Shtetit Islamik’. Të njëjtat media flisnin për trimërinë e Jimmy-t. A nuk tingëllon kjo kontradiktore nga larg? Ka diçka që nuk shkon këtu. Unë e di dhe jam i sigurt në guximin e Jimmy-t për ta thënë të vërtetën, kudo dhe kurdo. Ai e tha edhe aty, “i bëj thirrje familjes, shokëve që të ngrihen kundër vrasësve të mi të vërtetë” Jimmy tha mes tjerash. Kush është vrasës i vërtetë i civilëve të pafajshëm në një lufte pos agjendat politike të shteteve të fuqishme të cilat janë të përfshira në zhvillimin e luftërave? Është një fjalë “të duhet një pushkë për ta zhvilluar një luftë! Të duhet një luftë për ta mbajtur në treg një pushkë!”. Kush po i prodhon ato pushkë? Pra, janë shtetet e fuqishme, ato të cilat janë shtëpi për korporatat e prodhimit të armëve, të cilat gjithnjë rezultojnë të përfshira në luftërat që po i shohim përditë. Armët nuk ecin vetë, ato nuk fluturojnë vetë. Ato kanë kufij për të kaluar dhe si ka mundësi që kalojnë pa u vënë re? Pra, djallëzia qëndron pikërisht tek shtetet e fuqishme, të cilat janë të ndikuara nga korporatat me apo pa fajin e tyre. Edhe për vdekjen e Jimmy-t, si për qindra e miliona vdekje të tjera mendoj se duhen persekutuar ata që tërheqin këmbëzën pushkës për ta shkrepur, duhen persekutuar edhe ata që e kanë lejuar që ajo pushkë të shkojë deri në atë dorë vrastare.

Sa e donte punën që bënte Jimmy?

Aq sa sakrifikoi jetën për punën që bënte. Kur shkojmë në luftë, e dimë se kur shkojmë, por nuk e dimë kur dhe nëse mund të kthehemi. Edhe nëse kthehemi nuk e dimë se si, të gjallë apo të vdekur. Mund edhe të mos kthehemi fare, siç mund të ndodhë edhe me Jimmy-n, duke qenë se në rrethanat që ai është ekzekutuar trupi i tij i pajetë është vështirë të tërhiqet.

Të raportosh nga vija e vdekjes

Vudi e do të vërtetën, ndaj edhe përballet me vdekjen. Të paktën këtë përshtypje të jep kur rrëfen jo vetëm nëpërmjet fotografive, por edhe p ermes historive, ngjarja të tmerrshme të cilat veshi njërëzor nuk do të donte t’i dëgjonte e mendja nuk od të donte t’i pranonte. E megjithatë ai vazhdon i bindur në rrugën e tij, sepse e do të vërtetën, edhe nëse ajo kushton shumë.

Si është gjendja në Siri?

Kam qenë dëshmitar i mëpastajshëm i disa masakrave të bëra nga civilët. Kam bashkëbiseduar me shumë civilë, që ishin torturuar deri në prerje të organeve të ndryshme të trupit, të cilët janë liruar më pas për t’u kthyer në vendet ku kanë jetuar më parë. Dhe kjo me qëllim që ata të rrëfenin tregimet e tyre të trishtueshme për t’i terrorizuar civilët. Zëri i viktimave asnjëherë nuk është dëgjuar. Ne jemi dëshmitar të kësaj epoke, e cila gjithnjë na është premtuar se do të jetë më e mirë dhe me paqësore, por fatkeqësisht nuk po ndodh kështu. Jemi duke jetuar në një luftë për paqe, e cila po sjell vetëm luftë. Duket se në këtë detaj po fshihet djalli. Solidariteti njerëzor është nevojë e domosdoshme në ditët e sotme, sepse qeveritë, me përjashtime, janë shumë solidare me njëra-tjetrën, derisa po mundohen ta prishin solidaritetin njerëzor për qenien njerëzore në nivel global. Është e domosdoshme që njerëzit të bashkohen për qëllime njerëzore.

Sa mendoni ju për rrezikun që ju kanoset?

Të mendosh për të qenë reporter lufte dhe të mos e mendosh vdekjen është sikur të bombardosh për demokracinë, gjë që po ndodh. Këto janë gjëra të ditura. Duke pasur frikë nga vdekja, bëhemi bashkë dhe shkojmë për të luftuar kundër saj. Sa më pranë vdekjes, aq më larg saj mund të jesh, por ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për rrezikun, të cilin e trajtojmë me kujdes dhe seriozitet deri aty ku është në dorën tonë.

Nuk keni menduar të tërhiqeni ndonjëherë? Nuk keni frikë nga ata që vrasin pa iu dridhur qerpiku?

E, për kusarët e çmendur që vrasin njerëz të pafajshëm të fshehur prapa besimeve të ndryshme fetare, apo edhe prapa ‘demokracisë’ dhe rendit ligjor, do të mund t’i vrasin trupat tanë, por të vërtetën për përfshirjen e tyre në krime kundër njerëzimit nuk do të mund ta fshehin asnjëherë. Jimmy dhe të gjithë kolegët e tjerë gazetarë do të rrojnë në historinë njerëzore, në piedestal të respektit, e kriminelët nuk do të kenë vend asnjëherë në faqet e bardha të historisë tonë të zezë! Ne do të jemi gjithnjë atje, për t’ju dhënë zë, atyre që nuk kanë, për të qenë dëshmitarë dhe për të vënë në dukje gënjeshtrat e atyre të mbuluara me një maskë të keqe. Ne do të jemi gjithnjë aty për të raportuar!

Fushata

Ne shokët, kolegët e Jimmy-t kemi nisur një fushatë për ta kujtuar atë. Ju lutem shqiptarëve që të na mbështesin për të na e lehtësuar dhembjen për Jimmy-n, duke mbajtur një letër të bardhë të shkruar ‘Në Kujtim të Jimmy-t, ose Remembering Jimmy’ dhe t’i dergojnë opinionet e tyre në shkronja për Jimmy tek faqja www.rememberingjim.org — këtë akt mbështetës njerëzor ia bëj si thirrje edhe redaksive të medieve shqiptare që ta bëjnë dhe t’i dërgojnë fotografitë në e-mail adresën time [email protected]

Ja kush po e kërcënon Gani Gecni në burgun e Lipjanit

0

GaniGeci7-06I akuzuari për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit në m 4 gusht, Gani Geci është kërcënuar nga një person në burgun e Lipjanit, atje ku edhe po mbahet.

Këtë e thonë burime të Indeksonline të cilat bëjnë me dije se këtë e ka bërë një i arrestuar në burg e që është nga Skenderaji dhe është nip i Sabit Gecit. Po sipas këtij burimi, i arrestuari është i dyshuar për terrorizëm.

Se ka kërcënime, e bënë me dije edhe vëllai i Ganiut, Fadil Geci i cili ka thënë se është edhe në dijeni se brenda burgut të lipjanit është edhe një i afërm i Sabitit, e që është arrestuar për terrorizëm.

“Është e vërete që ka kërcënime. Ajo që po thoni ka bazë, dhe që është një djalë i tyre aty. Edhe këtë e di që është aty . Të gjitha te këqijat vijn prej një adrese, rreth Sabitit”, tha Geci, duke shprehur shqetësimin për sigurinë e të vëllait.

“Ne kemi shprehur shqetësimin tonë përmes shkresave që i kemi dërguar edhe në Gjykatë. I kemi bërë me dije për pasojat që mund të jenë”, tha Fadil Geci për Indeksonline, duke shtuar se Ganiu është mirë dhe po trajtohet mirë.

Menduh Thaçi: Rrahja në Parlament skenar i Ali Ahmetit dhe BDI-së

0

MenduhThaci-pdshKryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, ka deklaruar sot në Tetovë se incidenti i dy ditë më parë mes deputetëve të PDSH-së dhe BDI-së, ka qenë një skenarë i Ali Ahmetit dhe BDI-së që siç tha Thaçi, për t`ia mbyllur gojën opozitës.

Numri një i PDSH-së theksoi se deputetët e PDSH-së janë fyer rëndë dhe kanë reaguar, për shkak se fyerjet dhe sharjet që janë bërë nuk kanë të bëjnë me traditën dhe moralin shqiptarëv.

“Këto janë tentime për t`ia mbyllur gojën opozitës shqiptare por në këtë nuk do të arrijnë, sepse puna e opozitës është që të folë dhe të kritikojë”, deklaroi Thaçi, transmeton Tv Koha.

Thaçi ka theksuar se PDSH-ja nuk do të merrë pjesë në punët e kuvendit për një afat të pacaktuar kurse është shumë afër sjelljes së vendimit që të bojkotojë përgjithmonë parlamentin e Maqedonisë. ”Për këtë vednim duhen akoma konsullta shtesë brenda partisë dhe me faktorin ndërkombëtarë” tha Thaçi.

Këto komente Thaçi ka bërë në vigjilje të mbledhjes së kryesisë qendrore, ku janë zgjedhur koordinatorët e gjashtë njësive për mbajtjen e kongresit.

Koordinatorë për organizimin e kongresit të gjashtë të PDSH-së do të jetë deputeti Orhan Ibrahimi. Kongresi sipas informacioneve të brendshme partiake i PD