29 C
Prizren
E hënë, 23 Qershor, 2025
Home Blog Page 8171

Zyrë për bashkëpunim me Gjykatën Speciale edhe në Beograd?

0

Serbia-BeogradE përditshmja serbe, Politika, ka shkruar se në Serbi do të ketë një Zyrë për bashkëpunim me Gjykatën për Krime Lufte në Kosovë. Thuhet se, kjo zyrë do të bashkëpunojë lidhur me provat që mund t’i ketë pala serbe.
Një zyrë për bashkëpunim me Gjykatën për Krime të Luftës në Kosovë, do të jetë edhe në Beograd.

Kështu shkruan e përditshmja beogradase “Politika”, sipas së cilës, kjo zyrë do të ketë rolin të njëjtë me atë të Tribunalit të Hagës për Krime Lufte në ish-Jugosllavi.

Sipas Politikës, kjo zyrë pritet të hapet, pasi që, sikurse Shqipëria ashtu edhe Serbia është palë e punës së kësaj gjykate dhe nevojitet bashkëpunim.

Politika shkruan se selia e kësaj Gjykate sipas të gjitha gjasave pritet të jetë në Hagë ose në Bruksel

Del Ponte: Hetimet për “trafikun e organeve” në Kosovë do të dështojn

0

Carla-Del-PonteCarla Del Ponte nuk shpreson se do të kenë sukses hetimet për trafikim të organeve në Kosovë. Ajo thotë se procesi i hetimeve nuk do të duhej të dështonte. Skepticizmi i saj bazohet në prokurorët e huaj në Kosovë.

Ish-kryeprokurorja e Trubunalit për Krime Lufte në ish-Jugosllavinë, Carla del Ponte, ka thënë se hetimet për trafikim të organeve në Kosovë, do të dështojnë.

Në një intervistë për “Preshevajonë”, Del Ponte tha se prokurorët nuk do të gjejnë prova për trafikim të organeve, ndonëse ajo do të shpresonte ndryshe.

“Hetimet për trafikun e organeve në Kosovë nuk do të ketë sukses, do të dështojnë”.

“Nuk ka asgjë nga hetimet për trafikun e organeve në Kosovë dhe mendoj se kjo aferë do të dalë e pasuksesshme, do të dështojnë. Mesa di unë aty në krye të hetuesive këto tri vitet e fundit gjendet një amerikan. Prandaj, mendoj se hetuesit mbi trafikun e organeve në Kosovë, nëse paska pasur, ato do të mund të dështojnë, megjithëse unë do të kisha shpresuar ndryshe, që hetuesit në Kosovë të rezultojnë me sukses, për çka nuk e besoj”.

Poeti lind, historiani bëhet

0

ZefMirditaPublikohet në Zagreb një përmbledhje e studimeve albanologjike të botuara deri më sot, kushtuar njërit prej historianëve më cilësorë që ka realisht bota shqiptare, Zef Mirditës.

Maksima e njohur latine Poeta nascitur, historicus fit (Poeti lind, historiani bëhet), ka shërbyer për të titulluar njërën prej përmbledhjeve më të rëndësishme të studimeve albanologjike të botuara deri më sot, përmbledhje e cila i është kushtuar njërit prej historianëve më cilësorë që ka realisht bota shqiptare. Ky festëshkrim i kushtohet Zef Mirditës, një personaliteti të përveçëm të shkencës dhe kulturës shqiptarë, në shenjë mirënjohje për punën e madhe dhe të gjatë kërkimore shkencore për gati 50 vjet, veçmas për kohën që ai kaloi në institutin për histori kroate, në vitet 1993-2004, si dhe kohën tjetër mbasi del në pension, kur instituti kroat bazuar në kompetencën dhe vullnetin e Prof. Mirditës e ka mbajtur atë aktiv si anëtar të përhershëm të vetin pranë këtij instituti me punë dhe projekte të tjera kërkimore shkencore. Prof. Zef Mirdita me punën e tij kërkimore-shkencore përbën një pikë referimi me rëndësi në rrethet shkencore shqiptare, kroate, por edhe ato ballkanike, europiane dhe botërore. Publikimi i këtij libri në Zagreb, aty ku tradita e studimeve albanologjike ka qenë e hershme dhe kryesisht falë faktit se aty kanë vepruar një varg i gjatë albanologësh si Šufflay, Truhelka, Ra?ki etj., e ku sigurisht kryet e vendit e zë Milan Šufflay, që është një nga emrat më eminentë të albanologjisë, tregon se Zagrebi përfaqëson një qendër albanologjike me rëndësi dhe që me këtë botim shpërblehet me mirënjohje për kontributin e dhënë. Mendoj se botimi i këtij libri do të nxisë të tjerë studiues kroatë që të merren më tej në të ardhmen me Shqipërinë e për rrjedhojë ndoshta hapjen e katedrave dhe kurseve të kroatishtes dhe shqipes respektivisht ne Zagreb dhe Tiranë, çështje e cila ngrihet më të drejtë në parathënie të botimit. Botimi paraqet në një farë mënyrë edhe një arritje suksesive të studimeve albanologjike në rrafshin kombëtar dhe veçanërisht atë ndërkombëtar. Kjo për faktin se autorët e përfshirë në të janë studiues të mirënjohur në nivel ndërkombëtar që albanologjinë e kanë objekt parësor në studimet e tyre, ndaj botimi përbën një referencë të pashmangshme studimore shumëdisiplinare dhe në këtë aspekt që do t’i vlejë cilitdo që do t’i duhet të merret me studime rreth Shqipërisë dhe shqiptarëve. /Mapo/

Nirvana hyn në “Rock and Roll Hall of Fame”

0

NirvanaGrupi Nirvana është vendosur në listën e “Rock and Roll Hall of Fame”, së bashku me Kiss dhe menaxherin e Beatles, Brian Epstein. Michael Stipe i REM paraqiti listimin e grupit duke thënë se Nirvana ishte një zë që ishte pritur shumë të dëgjohej.

“Ata shkuan kundër rrymës, ata folën të vërtetën dhe shumë njerëz i dëgjuan”, tha ai.

Karriera e grupit Nirvana u ndërpre shpejt për shkak të vdekjes së Kurt Cobain në vitin 1994.

Grohl, bateristi i Nirvana-s dhe tashmë pjesëtar i grupit Foo Fighters, vlerësoi muzikantët që formëzuan vitet e para të karrierës muzikore të grupit legjendë. Ai veçoi bateristin Chad Channing, për kontributin në realizimin e albumit Nevermind.
Kitaristi Novoselic shtoi se fansat e Nirvanës e takojnë përditë dhe e falënderojnë për muzikën.

“Kur i dëgjoj ata, mendoj për Kurt Cobain”, tha ai.

Nirvana mori këtë vlerësim më listën e “Hall of Fame” pikërisht në vitin e parë kur u bënë të zgjedhshëm për këtë ngjarje. Artistët mund të listohen aty vetëm 25 vjet pas publikimit të tyre të parë.

Ceremonia është pasuruar me disa këngë të grupit, nga anëtarët e mbetur të tij, përfshirë edhe kitaristin Pat Smear. Së bashku me katër muzikante, ata performuan disa një këngët më të njohura të grupit.

Mes këtyre këngëve të risjella nga këngëtarë të ndryshëm ishin “Smells Like Teen Spirit”, “Lithium”, ndërsa popstari australian Lorde këndoi “All Apologies”.

Strukturë e fortë poetike e Matoshit

0

HalilMatoshi-nzanafille“N’zanafillë” (Shéja stilistike për gjanat e (pa)harrume), Halil Matoshi, Poezi, Botoi OM 2014.

Është një e vërtetë e njohur tashmë se njeriu është poezia e tij dhe poezia është vetë njeriu: mjaftueka sall njana me u dritësue (një farë e spermës)/me u ba njeri/me u ba poezi… (Qenia, shkrimi…).

Lexuesi ka në dorë një libër me një strukturë të fortë poetike dhe saktësi gjuhësore, e cila me anë të imazheve poetike dhe metaforave bindëse i sugjeron idetë dhe emocionet, shkruan në vështrimin Xhevdet Bajraj botuar në Koha Ditore.

Si të gjithë poetët e rëndësishëm, Halil Matoshi e përdor intuitën, përderisa me një stil konciz përballet me realitetin, për të provuar t´i hapë disa pyetje me rëndësi në shoqërinë tonë të pasluftës, pra të lirisë, i rrethuar nga fabrikat për prodhimin e tymit, mjegullës, e në rastin më të mirë: asgjësë, ku pos të tjerave, prek temën e dialektit gegë, si ta zëmë në poezinë me titull ‘Guhë e Gegët’: /Udhëton e vetmueme /Jashtë Udhës së Tamblit nëpër meteorë/ E druajtshme si nji nuse e re në nji shtrat t’huej/ Si përlat e humbuna n’Dri/.

Mbase poezia më e mirë lind nga kaosi, nga plagët që vazhdojnë të kullojnë gjak a qelb, mbase historia e njerëzimit është e tillë dhe për fat të keq apo të mirë, poetit i takon ta përshkruajë aventurën: nga balta në baltë. “Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se letërsia, poezia, është digë mbrojtëse dhe në qoftë se poezia ndoshta nuk arrin t´i fisnikërojë ndjenjat, ajo megjithatë do t´i shërbejë diçkaje: ia jep një kuptim kotësisë së ekzistencës”.

(Danilo Kish, “Homo poeticus”)
Poezia që shkruhet sot në masë të madhe sikur turpërohet nga poetët. Më bien ndërmend vargjet e poetit amerikan Ch. Bukowskit, i cili e përshkruante Zotin derisa me këmbën mbi këmbë e pyeste veten se ku ka gabuar, përderisa ka kaq shumë poetë në botë e kaq pak poezi.

Mohimi i realitetit është burim i të gjitha të këqijave. Realiteti sot në Kosovë është i vrazhdë dhe sado që të jetë i tillë, poeti Halil Matoshi ballafaqohet me këtë realitet, e heq velin e bukur qoftë ai edhe në emër të lirisë dhe denoncon realitetin e tillë çfarë është, realitetin e shëmtuar dhe kështu bile ndërgjegjen e tij prej poeti e ka të pastër.
Në poezitë: “Dita e lirisë”, “Lutje -I-“, “Lutje III”- etj.

Poeti është sall ndërmjetës, ai e shpalos këtë realitet dhe e ka parasysh se vetëm ai që nuk e respekton realitetin mund të ndryshojë atë. Përndryshe kanoset rreziku që Arti i gërditjes, që paralajmërohet në poezinë “Letër Arben Idrizit”, të shndërrohet në propozim estetik, në një rrymë letrare dhe në propozim etik kur kemi të bëjmë me jetën e shtetit më të ri të kontinentit të vjetër.

Antoni Artaud pati thënë që nuk ekziston njeri që ndonjëherë ka shkruar, apo pikturuar, skalitur, modeluar, ndërtuar, shpikur, veç për të dalë jashtë ferrit.

Arti ekziston për arsye se njeriu kurrë nuk ka qenë në paqe me realitetin, i ngopuri ka kënduar, ndërsa i urituri ka thurur vargje apo ka pikturuar brenda kullës së fildishtë a brenda shpellës, sidoqoftë, është përpjekur për ta ndryshuar atë realitet.

Poezia e Matoshit në mënyrë të sinqertë flet për këtë realitet, jo që flet, por klith bile.

Autori e di se detyra e poezisë është donkishoteske, e madhe dhe fisnike, një luftë e humbur ende pa filluar, ndërsa fituesi i çmimit “Nobel” për letërsi, polaku Czeslaw Milosz “merr guximin” dhe në një poezi të tij pyet: “Çfarë lloj poezie është ajo që nuk i shpëton kombet dhe popujt”?

Qartësia e vargut, sidomos kur në vete përmban imazhe poetike, është një nga detyrat më të vështira të poetit. Matoshi këtë e arrin në mënyrë të përsosur saqë mesazhi që na vjen nga vargu e marrim pothuaj jo nëpërmjet gjuhës, por me ndihmën e imazheve, si të ishin videoklipe. Të arriturat e këtij libri na paraqiten të lira dhe spontane kështu që lexuesi, ashtu si edhe duhet të ndodhë kur gjendemi para një poeti të mirëfilltë, nuk ka qasje në përpjekjet apo orvatjet e autorit që fshihen pas këtij rezultati.

Tashmë është një gjë e pranuar se origjinaliteti letrar pothuaj gjithmonë rrjedh nga sinqeriteti. Anton Çehovi në lidhje me këtë pati thënë: Kurrë nuk duhet të gënjehet.

Arti e ka këtë madhështi të veçantë: Nuk e toleron gënjeshtrën.
Mund të gënjehet në dashuri, në politikë, në mjekësi, mund të mashtrohen njerëzit madje edhe nga Zoti, por në art nuk mund të gënjehet.

Mexico City, qershor, 2013

Legjenda: Është një e vërtetë e njohur tashmë se njeriu është poezia e tij dhe poezia është vetë njeriu: mjaftueka sall njana me u dritësue (një farë e spermës)/me u ba njeri/me u ba poezi… (“Qenia, shkrimi…”)

Isa Mustafa sot viziton fshatin Ratkoc të Rahovecit

0

Isa Mustafa LDKKryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, sot  do të qëndrojë në fshatin Ratkoc të Rahovecit.

Lajmin për RahovecPress e ka konfirmuar kryetari i Degës së LDK-së në Rahovec, Nahit Elshani.

Mustafa do të takojë banorët e këtij fshati së bashku me anëtarin e kryesisë së LDK-se Avduhall Hotin, i cili vjen nga ky fshat.
Takimi do të mbahet  në ora 20:00 në Shtëpinë e Kulturës në Ratkoc.

Program kontrolli nëpërmjet besimit fetar politik!

0

Avdi IbrahimiShkruan: Avdi Ibrahimi

Kur shikojmë natyrën dhe universin, na duket sikur ekziston një rregull dhe harmoni admiruese që zotëron gjithësinë, kështu vetvetiu na krijohet ideja se gjithçka është e programuar nga vetë vullneti i Zotit, krijuesit e të gjithave. Por megjithkëtë ndjenjat na drejtohen nga një botë tjetër e panjohur dhe e padukshme. Por disi padashur mendja nuk rri e qetë, ajo do që të hyjë logjikshëm brenda asaj substance të natyrës krijuese, do që të mësojë vullnetin dhe punët e Krijuesit se si dhe përse mirësia e tij krijoi botën?! Por njohjet që dime gjer më tani nga ajo që kemi lexuar e mësuar nga predikuesit fetar dhe ata shkencor sikur nuk na kënaq. Prandaj njeriu i logjikshëm do që të hyjë në kufijtë e përmbindijshëm të botës shpirtërore për të marrë ato njoftime që ende nuk i dime? Pra të mësojmë dhe kuptojmë edhe botën e padukshme.

Sipas pikëpamjës time mbi besimin, mbase është e kuptueshme se besimi është një lloj bindje si e padyshimtë për një të vërtetë. Pra mënyra se si ky besim u është dedikuar njerëzve duke i paraqitur profetët si mësues “hyjnor” kështu ata udhëheqnin turmën, duke predikuar drejtësi, vërtetësi dhe paqe, kjo ishte vetëm ajo pjesa e dukshme e tyre, por në realitet ata ndiznin shpirtërat e këtyre njerëzëve me flakët e pashuara të zellit, dhe bekonin shpatën për ata që nuk ndiqnin rrugën e tyre të “Zotit”, këta sundimtar të botës edhe sot paralajmërojnë ardhjen apo rilindjen e Krishtit, Jehovait, Jezusit e Isës. Kështu ata po mbjellin frikë psiqike e dhunë fizike, duke futur tek njerëzit ndjenjën e fajit, në mënyrë që të shtypin çfardolloj mendimi ndryshe. Këtu qëndron fatkeqësia e predikuesve për besim që u japin të tjerëve të drejtën të besojnë në diçka të cilën ata vetë nuk e kanë besuar, për mendimin tim ky është krim të shkatërrosh të kaluarën në emër të një besimi të ri është mbase apsurde.

Mbase do të ishte e mjaftueshme sikur këta predikues të mos u thonë njerëzve se si duhet të jetojnë e në çka të besojnë, kur dihet se Zoti është një për mbarënjerëzimin. Të gjitha besimet kam përshtypjen time se janë krijuar për ta vënë në kontroll njerëzimin, së pari për ta përçarë duke i detyruar të heqin dorë nga tradita e lashtësisë, natyrisht mëpastaj për ti sunduar dhe detyruar të besojnë në predikimet e tyre të reja.

Dijetar të ndryshëm theksojnë se njëri prej njerëzve më të rëndësishëm, të periudhës së trëndafilëkryqtarëve ka qenë Frensis Bekoni, i cili ka luajtur rol të rëndësishëm si mjeshtër i madh i Urdhërit të Trëandafilkryqëtarëve në Angli që pati rol vendimtar në themelimin e Urdhërit të Masonërisë, mendohet se ka qenë “babai” i “shkencës” moderne dhe autor i vërtet i dramava të “Shekspirit”. Për këtë, cilido anëtarë i vëllezërisë së Masonërisë, që kërcënon, ta sfidoj apo ta kundërshtoj këtë tip edukimi të ri globalist, lihet mënjanë dhe linçohet deri sa ai të dorëzohet?! Vetëm ata persona që i konsiderojnë të “sigurt” kanë të drejtën të hyjnë në nivelët më të larta të piramidës. Konsiderohet se ekziston dera e madhe britanike e Uindsorëve është njëra prej portave të tyre, ashtu sikurse janë Rodshildët në mbareuropën e Rokfelerët në ShBA.

Sot mbarë popujt e Botës, jetojnë në një shoqëri të ndrydhur nga frika e program kontrollit nëpërmjet besimit globalist e kozmopolit. Kjo frikë mbarnjerëzore përjetësohet nga mediat nga kërcënimi i terrorizmit global. Kjo frikë krijon një dyshim në rritje midis fqinjëve e midis miqve. Para disa viteve Pat Robertsoni dhe të tjerë ungjillorë, në një emision radiofonik e televizivë flisnin për një fe të re politike, ku për objektiv kishin SHBA-të për të krijuar një perandori të krishterë globaliste.

Si përfundim të këtij shkrimi, bëj pyetjën, a munden fundamentalizmi dhe besimi fetar politik, ta çojnë në luftëra të papritura mbarnjerëzimin? Përgjigja është, kamë frik se po.

 

 

NISMA, sot themelohet edhe në Suharekë

0

Nisma per kosove1NISMA për Kosovën, sot themelohet edhe në Suharekë. Tubimi themelues mbahet në ora 15:00 në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi”.

“Këshilli themelues i NISMA Për Kosovën në Suharekë, do të mbaj tubimin e saj themelues. Në këtë tubim do të marrin pjesë edhe udhëheqësit e NISMA për Kosovën”.

“Tubimi do të mbahet nesër me datë 12.04.2014 (e Shtunë) në ora 15:00 në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyqi” në Suharekë”, njofton Zyra për Informim e NISMËs për Kosovën/PrizrenPress.com/

 

Sot përkujtohen dëshmorët dhe martirët e luftës në Lugishtë të Hasit

0

Lugishta e hasitNë fshatin Lugishtë të Hasit përkujtohen sot dëshmorët dhe martirët e luftës të vitit 1999.

Në këtë përkujtim pritet të marrin pjesë personalitete të ndryshme të jetës politike dhe qytetarë të shumtë të fshatrave të Hasit. Në luftën e vitit 1999 në fshatin Lugishtë të Hasit kanë rënë 8 dëshmorë dhe 46 martirë.

Manifestimi fillon në ora 12:00.

 

Liderët udhëzohen si të ‘mbrohen’ para gazetarëve për Tribunalin

0

Thaci, mustafa,pacolliLiderët e partive të premten janë takuar në Ambasadën Franceze me ambasadorët e vendeve të Quintit. Burime të gazetës Tribuna thonë se në këtë takim është biseduar rreth mënyrës se si duhet qasur trajtimit të themelimit dhe votimit të Gjykatës Speciale që do të merret me hetimin dhe gjykimin e krimeve të supozuara të UÇK-së sipas raportit të Dick Martyt.
Po ashtu në këtë takim liderët janë udhëzuar përmes një letre se si duhet mbrojtur para medieve në raport me pyetjet që mund t’i marrin lidhur me Gjykatës Speciale.

Një letër e tillë u është dhënë edhe të gjithë shefave të Grupeve Parlamentare.

Në letrën të cilën e ka siguruar gazeta, ndër tjerash thuhet se “nëse shkëmbimi i letrave për EULEX-in nuk aprovohet nga Parlamenti para se të shpërbehet, raporti i Task Forcës Speciale për Hetime, pashmangshmërisht do të përfundojë në OKB, duke e larguar kështu vendimmarrjen nga duart e Kosovës dhe vendosur atë në duar të Rusisë”.

Pra, sipas kësaj letre, Kuvendi do të shpërbehet, e jo të rrëzohet Qeveria me mocion votëbesimi siç ka paralajmëruar LDK-ja nëse nuk respektohet marrëveshja Thaçi-Mustafa. /Tribuna/