Liderët udhëzohen si të ‘mbrohen’ para gazetarëve për Tribunalin

Thaci, mustafa,pacolliLiderët e partive të premten janë takuar në Ambasadën Franceze me ambasadorët e vendeve të Quintit. Burime të gazetës Tribuna thonë se në këtë takim është biseduar rreth mënyrës se si duhet qasur trajtimit të themelimit dhe votimit të Gjykatës Speciale që do të merret me hetimin dhe gjykimin e krimeve të supozuara të UÇK-së sipas raportit të Dick Martyt.
Po ashtu në këtë takim liderët janë udhëzuar përmes një letre se si duhet mbrojtur para medieve në raport me pyetjet që mund t’i marrin lidhur me Gjykatës Speciale.

Një letër e tillë u është dhënë edhe të gjithë shefave të Grupeve Parlamentare.

Në letrën të cilën e ka siguruar gazeta, ndër tjerash thuhet se “nëse shkëmbimi i letrave për EULEX-in nuk aprovohet nga Parlamenti para se të shpërbehet, raporti i Task Forcës Speciale për Hetime, pashmangshmërisht do të përfundojë në OKB, duke e larguar kështu vendimmarrjen nga duart e Kosovës dhe vendosur atë në duar të Rusisë”.

Pra, sipas kësaj letre, Kuvendi do të shpërbehet, e jo të rrëzohet Qeveria me mocion votëbesimi siç ka paralajmëruar LDK-ja nëse nuk respektohet marrëveshja Thaçi-Mustafa. /Tribuna/

Më Shumë

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Kuvendi i Prizrenit miraton ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” për Adem Demaçin

Kuvendi Komunal i Prizrenit  ka miratuar unanimisht propozimin për ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” (pas vdekjes) për veprimtarin e njohur shqiptar, Adem...

Lajmet e Fundit