Home Blog Page 8174

U mbajt Kampi Rinor dy ditor në Vargmalet e Berishës

0

489 malishDrejtoria për Kulturë Rini dhe Sport në bashkëpunim me Qendrën e Rinisë së Malishevës, kanë organizuar Kampin Rinor, dy ditor, i cili u mbajt me datë 25 dhe 26 gusht 2014 në Vargmalet e Berishës. Në këtë kamping morën pjesë 30 të rinj.

Gjatë këtyre dy ditëve të aktiviteteve u mbajtën edhe disa ligjërata nga përfaqësuesit e Policisë së Kosovës nga stacioni i Malishevës me temën” Siguria në trafik dhe siguria e përgjithshme” dhe ligjërata nga përfaqësuesit e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), me temën “Sëmundjet seksualisht të transmetueshme”. Ndër tjera në menyrë të organizuar kanë vizituar edhe Kompleksin Memorial në Kleçkë, Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, dhe Shtëpinë Muze të Radios Kosova e Lirë.

Në kuadër të aktiviteteve të kampingut janë zhvilluar edhe lojëra të ndryshme sportive dhe aktivitete tjera argëtuese. Kampi është përkrahur financiarisht nga komuna e Malishevës dhe departamenti i rinisë MKRS-së, ndërsa Kryqin Kuq i Kosovës ka siguruar shatorët dhe gjëra tjera teknike për kamp.

Pse po qan moj nanë Pranverë?

0

Pranvera AbaziShkruan: Agim GASHI

Pse po qan moj nanë Pranverë?
(Inspiruar nga vaji i nënës Pranvera Abazit së cilë burri ia rrëmbeu djalin Erionin për ta derguar në Siri me e ushtrue të pren koka njerzish)

Cila nënë po e derdh lotin
Dhe kërkon birin e saj?
Kush ja mori e ku ja quen
Atë pjesë shpirti ku ja lanë?

A mos vallë kështu tha Zoti
Që Pranvera n´pranverë me qa?
Fotot e t´birit 8 vjeçar
Me lotë nane me i la.

Jo o njerz kështu s´thotë Zoti
Por thonë “hoxhët” kriminela,
Me na e prish Arbëninë e dashtun
Anmik ma të madh skishim te dera.

Qan e qan nana n´derë t´shpisë
Ja merr çantën me libra plot,
Në klasë të tretë ish Erioni
Në toka t´Shamit ai gjendet sot.

E derdh lotin ia thotë vajtimit
Për t´vetmin djal që ja fali Zoti,
Ku u tret ngrohtësi e t´birit
Sa me tmerr po i shkon moti!

Kush ja prishi shpirtin babit
Me marr´ t´birin me que n´Siri?
Tetë vjeçar me ja msue zanatin
Kasap me e ba me pre fëmi?

A kemi shtet ne a kemi zemra
Ku ashtë vyrtyti i shqiptarit,
Ku janë traditat tona kombëtare
Ku amaneti i të parit?

II
Qan dhe qan nana Prenverë
Duhet të qan edhe tanë atdheu,
Kur pren koka nji shqiptar
Me gjak krimi ulet dheu.

Po ku jeni ju luftëtar
Që kunder serbit mbrojtët atdheun?
Ju t´vërtetit ngrituni n´kambë
Se prap ndihmë kërkon atdheu.

Unë e di që mbetët pak,
Shumë na dolen kriminela,
Që e shiten tanë atdheun
E na prunë terrorist te dera.

Sa shumë shokë më nuk i keni
Varen edhe e vranë veten,
Kur tradhëtarët e moren shtetin
Ma të zezë se t´shkaut na e banë jeten.

U sulen të poshtrit si hijenat
Me plaçkitë çdo gja kombëtare,
Me i vra ma t´mirtë e kombit
T´u shkelë gjakun e t´u shkel varre.

E ndanë atdheun në teritore
Si Al Kaponet haraç me qitë,
I vraftë mallkimi i këtij populli
Mos e pafshin të bardhen dritë.

Terroristët ardhë nga lindja
Shkollun e blenë hoxhollar,
U ndertuen plot xhamia
Me e fshi trunin kombëtar.

Paguen mirë edhe pushtetarët
Me parat ardhë nga Serbia,
U la atdheu n´mëshirë të krimit
Në krye të ligjit udhëheq mafia.

III
Sa shumë nana sot vajtojnë
N´toka t´Shamit djemt po vdesin,
I lanë motrat pa vllazni
Ato nuse kot po presin.

Ti Nanë Pranverë po ndale vajin
Miliona nana në krah i ke,
Sot me Ty po e ndajnë dhimbjen
Edhe luten për atdhe.

Dil një ditë oj Nanë Prenverë
Në Prishtinë ti rroke vallen,
Të gjitha nanat në demostrata
Zotit e Botes me ja qa hallet.

Me i thane ndal terrorizmit
Fëmijt i kemi vetë me i rritë,
Jo me i ba kriminela
E me pre n´fyt fmijë me thikë.

Dhe ti o populli im i dashur
Pse tu mbyllen syt e tu?
Qohu n´kambë ndrysho atdheun
Se ma nuk mundemi me e shpëtu.

Unë po pres me ma que lajmin
Me këndu fitoren në tel t´sharkisë,
Se jemë sternipat e Kastriotit
Jo të Shamit, as të Turqisë.

Kur të ndrrohet kjo gardë e hajnave
Do t´lëshon rreze atëherë Kosova,
Bashkë me popull n´varre këndojnë
Adem Jashari e Ibrahim Rugova.

Haradinaj: Po mundohen të na kushtëzojnë të negociojmë me Thaçin

0

Ramush Haradinaj 1Koalicioni LDK, AAK dhe Nisma nuk do të bëjnë asnjë kompromis me Partinë Demokratike të Kosovës, sado që aktgjykimi i shpallur nga Gjykata Kushtetuese provon t’i detyrojë subjektet tjera të bisedojnë me këtë parti politike, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

RADIO EVROPA E LIRË: Zoti Haradinaj, fillimisht cilët do të jenë hapat që ju dhe koalicioni pas-zgjedhor do të ndiqni pas publikimit të aktgjykimit të plotë nga Gjykata Kushtetuese për rastin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit?

RAMUSH HARADINAJ: Ne kemi kërkuar që seanca të mbahet në afatin sa më të shpejtë kohor, meqenëse është humbur shumë kohë. Kemi dëshirë që seanca të ndodhë sa më shpejt. Jemi të gatshëm për seancë si koalicion me partnerët politik. Sipas nesh, seanca do të ndodhë në këtë mënyrë; pra do të konsumohet e drejta që i ka atribuuar Gjykata Kushtetuese PDK-së për kandidaturën për kryetarin e Kuvendit, kurse epilogu dihet, pra do të ketë mungesë votash.

Me këtë rast, me dështimin e zgjedhjes së kryetarit nga partia që e ka marrë të drejtën ose që i është atribuuar kjo e drejtë nga Gjykata Kushtetuese, kjo e drejtë i kalon parlamentit dhe se deputetët e parlamentit më pas duhet të gjejnë mënyrën për të zgjedhur kryetarin dhe kryesinë. Ne e kemi këtë mënyrë të gjetur, fatmirësisht për Kosovën.

Pra, ne e kemi kandidatin,kryetarin Isa Mustafa dhe i kemi votat dhe e presim këtë moment në seancë për të filluar me punë. Pra, për ne seanca e ardhshme do të jetë një seancë që do të ketë sukses, sepse do të zgjedhet kryetari i parlamentit, kryetari Mustafa.

RADIO EVROPA E LIRË: Konsideroni se kjo pika që kërkon një marrëveshje i jep mundësi ligjore- kushtetuese Isa Mustafës që të kandidohet për postin e kryetarit të Kuvendit?

RAMUSH HARADINAJ: Unë kam folur për vendimin. Pra ne nuk e kundërshtojmë vendimin, por e komentojmë atë në bazë të pikëpamjeve tona. E drejta në komentim vlen. Ne jemi befasuar me këtë vendim. Ai është sikurse të ishte shkruar në zyrat e Partisë Demokratike të Kosovës dhe jo në Gjykatën Kushtetuese.

Është shumë e dukshme tendenca për të na detyruar që të hyjmë në negociata me zotin Thaçi dhe me PDK-në. Pra, është një tendencë e mbajtjes me çdo kusht të një pjese të pushtetit. Qëndrimi ynë është i qartë, nuk bisedojmë, nuk negociojmë dhe nuk bëjmë bashkë-qeverisje me zotinThaçi. Ne jemi përcaktuar për ndryshime të plota.

Koalicioni LDK, AAK dhe Nisma dhe partnerët janë përcaktuar për ndryshime të plota pa PDK-në. Ne e kemi zgjidhjen në Kuvend, pra nuk e qojmë vendin në zgjedhje pasi që nuk e ka Kosova luksin për harxhime të dhjetëra milionave dhe humbur kohë për zgjedhje.

Po e them, është fat i madh që edhe pse PDK do të dështon për të dytën herë me kandidaturën e saj, koalicioni LDK, AAK dhe Nisma dhe partnerët e kanë zgjidhjen. Andaj ne e mirëpresim mbajtjen e seancës në afatin më të shpejtë kohor, në mënyrë që të fillojmë me ndërtimin e institucioneve.

RADIO EVROPA E LIRË: Kjo sipas jush, e përjashton përfundimisht mundësinë që PDK të merr postin e kryetarit të Kuvendit, kurse koalicioni LDK, AAK dhe Nisma qeverinë?

RAMUSH HARADINAJ: Nuk parashohim kompromis në cilindo variant me PDK-në. Pra, të vetmit që mund të japin kryetarin e Kuvendit dhe zgjidhje të situatës është koalicioni LDK, AAK dhe Nisma me partnerët politik. Pra, ky është realiteti dhe nuk ka asgjë në mes.

Është e kotë tendenca që të na kushtëzojnë për të negociuar. Do të thotë e kanë gabim kuzhinat që e kanë gatuar vendimin e tillë, për shkak se këtu bëhet fjalë më shumë për një koncept të ndryshimeve që është serioz e që në themel i ka ndryshimet e plota në vend.

Shiheni si e kemi gjendjen, po i jap dy-tri argumente. Kur flasim për korrupsionin deri në ç’shkallë është; kur flasim për rendin dhe ligjin kur flasim për hipokrizinë që për vite të tëra kanë bashkë-jetuar e flirtuar me fundamentalizmin e në fund, një aksion spektakolar. Është tragjedi për Kosovën, kjo qeveri e ka lejuar gjendjen të vijë deri në këtë shkallë.

Pra, ne nuk po shkojmë për ndryshime të pjesshme, sipërfaqësore apo vetëm sa për t’u arsyetuar, sepse ne jemi përcaktuar për ndryshime në themel të gjendjes në vend dhe këtë e sigurojmë vetëm duke bërë prerje të pastër me ata që e kanë shkaktuar këtë gjendje që janë PDK dhe partnerët e saj.

RADIO EVROPA E LIRË: Zoti Haradinaj, pse pas lirimit tuaj nga Haga ishit në gjendje që të bashkëpunonit me Thaçin, kurse sot jo?

RAMUSH HARADINAJ: Po ishte që kjo ditë mos me ndodhë. Do të thotë më 2012 i pata ofruar një dalje zotit Thaçi që kur të vjen kjo kohë, me u mbajt zgjedhje të lira, me vendos qytetarët, të nërtohen institucionet pa presione, pa vështirësi, në një vend të lirë, në një demokraci të lirë, e ku do të kishte edhe institucione që do të ishin me të vërtetë të pavarura.

Pra, ishte qëllimi që të mos e lejonim vendin me ardhë në këtë gjendje dhe ishte qëllimi që Kosova të fitojë kohë dhe kualitete. Thënë thjesht, për ta shpëtuar vendin. Fatkeqësisht atëherë nuk kam arritur t’i jap dalje, kurse tani kemi vendosur t’ia japim daljen, por kuptohet me dëme të caktuara për vendin, sepse kanë ndodhur dëme prej 2012 deri më tani.

RADIO EVROPA E LIRË: Po koalicioni LDK, AAK dhe Nisma sa është i qëndrueshëm dhe sa i ka ato votat cilësore, siç po vlerësohen në opinione e analiza të ndryshme?

RAMUSH HARADINAJ: Është e vërtetë që LDK, AAK, Nisma dhe partnerët politik i kanë votat, i kanë edhe cilësore. Ne kemi përkrahje të gjerë në këtë projekt. Ky projekt është i qëndrueshëm dhe i dobishëm për vendin. Pra, ky koalicion e ka votën për qeverisje, por njëkohësisht e ka edhe klimën e mirë.

Ta zëmë në raste të caktuara, për votën për ushtrinë, me dy të tretat dhe dy të tretat e kualifikuara të cilat ne i kemi; kemi pjesëmarrjen e pakicave në mënyrë të mirë dhe e dimë se vota shqiptare nuk do të mungojë për Ushtrinë e Kosovës, pra jemi në pozitë të qëndrueshme dhe të dobishme për vendin.

RADIO EVROPA E LIRË: Sa ka vend për Vetëvendosjen në këtë koalicion dhe sidomos për kriteret apo kushtet e saj që u ka vënë në lidhje me dialogun dhe privatizimin?

RAMUSH HARADINAJ: Tani ne jemi disa partnerë në bashkë-qeverisje dhe nëse edhe Vetëvendosje vendos të na bashkohet, atëherë ajo duhet t’i sjell edhe kontributet e veta, vlerat e parimet qeverisëse. Por, ato nuk mund të jenë kushte për vlera e parime për të cilat ne jemi përcaktuar.

Nuk mund të jenë kushte për parimet e përcaktuara për një Kosovë evropiane, për një Kosovë që i dedikohet zhvillimit ekonomik dhe investimeve, për një Kosovë që dëshiron marrëdhënie të mira me fqinjët dhe përshpejtim të proceseve integruese në NATO, në BE në OKB.

Ne e mendojmë njohjen nga Serbia të një rëndësie të veçantë, ngase me të do të hiqeshin të gjitha pengesat tjera që pasojnë dhe vetë rajoni ynë do të ishte në një rrethanë tjetër.

RADIO EVROPA E LIRË: Do të thotë se nuk pranoni kushte sa i përket privatizimit dhe dialogut me Serbinë?

RAMUSH HARADINAJ: Nuk shkojmë në këtë logjikë dhe nuk kemi kohë me humb. Imagjinojeni pauzimin në ekonomi që do të ishte vdekje. Por, po ashtu edhe pauzat e caktuara në marrëdhëniet me fqinjët nuk janë të dobishme, sepse trendet janë shumë dinamike. Secili vend në rajon garon për t’i përshpejtuar proceset integruese dhe askush nuk e ka luksin e ndonjë pauze.

Mes Kosovës dhe Serbisë duhet të hapet tema e njohjes kur të vijë koha e duhur, në momentin e duhur, pra ne nuk guxojmë të mbetemi peng i cilësdo logjikë të pauzimit, sepse do të humbim në planin e brendshëm, në planin rajonal dhe në planin e jashtëm.

RADIO EVROPA E LIRË: Dhe, përfundimisht, besoni se do të jeni kryeministër në këtë mandat dhe çfarë ndryshimesh do të sillnit në Kosovë?

RAMUSH HARADINAJ: Po, do të udhëheqi me qeverinë e vendin në bazë të besimit që më është dhënë nga LDK, AAK, Nisma dhe partnerët politik. Kemi identifikuar prioritetet e vendit, kryesisht ato grupohen. Pa rend e ligj nuk mund të bësh as ekonomi e as asgjë.

Zhvillimi ekonomik është i rëndësishëm dhe kemi identifikuar mbi 100 prioritete urgjente për 100 ditët e para të qeverisjes, e po ashtu edhe shtyllat e angazhimit tonë gjatë mandatit të qeverisës katër vjeçar.

Kemi punuar konkretisht në këtë drejtim dhe për fat unë dhe një pjesë e kolegëve të mi e njohim qeverisjen, i kuptojmë temat e qeverisjes, i kemi përcjellë edhe zhvillimet e brendshme qeverisëse, edhe ato buxhetore dhe të gjitha që kanë ndodhur në vend, në mënyrë që të mos humbim kohë dhe t’i fitojmë kohë Kosovës.

Pse ambasadorja amerikane nuk e “përshëndeti” vendimin e Kushtetueses?!

0

Tracy Ann Jacobso33Ambasadorja amerikane disa herë kishte bërë apel që të respektohet çdo vendim nga Gjykata Kushtetuese për ndërtimin e institucioneve të Kosovës dhe që partitë politike të gjejnë rrugë për të krijuar institucionet e dala pas zgjedhjeve të 8 qershorit.

Megjithatë, ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Jacobson nuk ka dhënë asnjë koment apo deklaratë për vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese me të cilin i jepet e drejtë “ekskluzive” PDK-së për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit.

Në fakt ka qenë gjyqtari amerikan Robert Carolan ai i cili ka kishte votuar kundër këtij vendimi dhe i cili kishte konstatuar se zgjedhja e Isa Mustafës për kryetar të Kuvendit ishte në përputhje me Kushtetutën” duket se ka “imponuar” heshtjen më parë se sa “përshëndetjen e këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese nga ana e ambasadores Jacobson.

Të rikujtojmë se gjyqtari amerikan Robert Carolan, në arsyetimin e tij kishte dhënë mendimin e tij se “…Agim Aliu ishte propozuar nga ana e partisë më të madhe politike në Kuvendin e Kosovës për t’u bërë Kryetar, por zgjedhja e tij për atë post dështoi, sepse ai kurrë nuk mori votat e shumicës së (61) deputetëve të Kuvendit. Prandaj, meqë Isa Mustafa ishte propozuar nga grupi më i madh parlamentar në Kuvend, i cili përbëhej prej 47 deputetëve, për t’u zgjedhur Kryetar i Kuvendit, pasi kandidati tjetër nuk ishte zgjedhur nga Kuvendi dhe për shkak se ai, me 17 korrik 2014, u zgjodh nga me shume se shumica e deputeteve të Kuvendit, vendimi i Kuvendit për të zgjedhur Mustafën kryetar të Kuvendit ishte në përputhje me Kushtetutën”./Botapress/

Takohen Poroshenko-Putin

0

Poroshenko-PutinPresidenti i Ukrainës dhe ai i Rusisë kanë zhvilluar bisedimet e para të drejtpërdrejta mbi krizën në lindje të Ukrainës, por duket se nuk është arritur ndonjë marrëveshje e rëndësishme.

Udhëheqësi i Ukrainës, Petro Poroshenko ka thënë se një “udhërrëfyes” do të përgatitet sa më shpejt të jetë e mundur për t’i dhënë fund luftimeve të ashpra ndërmjet trupave ukrainase dhe separatistëve pro-rusë.

Ndërsa Vladimir Putin u shpreh se vendi i tij do të mbështes dialogun, por ndalimi i luftimeve është një çështje e vetë Ukrainës, ka transmetuar TCH.

Bisedimet mes dy liderëve zgjatën për rreth dy orë me dyer të mbyllura. Zyrtarët ukrainas thanë se po synohet të arrihet sa më shpejt të jetë e mundur një armëpushim, i cili absolutisht duhet të jetë dypalësh.

Me anë të një deklarate Poroshenko ka shtuar: “Qëllimi kryesor i yni është arritja e paqes. Ne jemi duke kërkuan veprime vendimtare, të cilat do të sillnin paqen në Ukrainë. Ideja e planit të paqes është përkrahur nga të gjithë kryetarët e shteteve, pa përjashtim”.

Ukraina akuzon Rusinë për armatosjen e rebelëve, një akuzë e mohuar kategorikisht nga Kremlini. Dy udhëheqësit u takuan më parë edhe me diplomaten e BE-së, Catherine Ashton.

Më shumë se 2 mijë persona kanë mbetur të vdekur që prej fillimit të luftimeve në Donetsk dhe Luhansk. Dy rajonet shpallën pavarësinë nga Kievi pas aneksimit të gadishullit të Krimesë nga Rusia në muajin mars.

Besa Luzha aludon se gjykatësi portugez është korruptuar nga PDK

0

besa luzhaBesa Luzha, koordinatore e programit në fondacionin gjerman ‘Friedrich Ebert Stiftung’, dhe që flet shpesh në media si analiste ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka qenë i ndikuar i politikisht, pasi sipas saj, tre gjyqtarë të këtij institucioni janë të lidhur me PDK’në. Madje, ajo aludon se gjyqtari raportues Almiro Rodrigues, mund të jetë korruptuar me para, për shkak se gjendja ekonomike në Portugali nuk është e mirë.

Luzha ka theksuar se gjyqtari i emëruar nga Bashkimi Europian, portugezi Almiro Rodrigues mund të jetë ndikuar, dhe këtë e ka lidhur me financa.

“Respekti duhet të fitohet nga profesionalizmi..dhe në këtë rast vendimi ishte puro i ndikuar politikisht…të paktën tre gjyqtarë janë të lidhur me PDK-në…amerikani u distancua, derisa portugezi mund të jetë ndikuar shumë lehtë…nuk është situatë e mirë ekonomike në Portugali…edhe si muzikante, mund të te them se vendimi është i palogjikshëm, dhe jo konsistent me vendimet e mëparshme”, këtë koment ajo e ka bërë në një postim të ish ambasadorit gjerman në Kosovë Ernest Reichel i cili tani është i dërguar i kancelarës Angela Merkel.

Reichel ka kërkuar që të respektohet Gjykata Kushtetuese duke thënë se raportues i lëndës nuk ka qenë PDK por një gjyqtar portugez.

Coelho: Tradhtia bashkëshortore, frymëzim për librin e ri

0

Paulo Coelho-shkrimtarPaulo Coelho, shkrimtari brazilian që ka shitur mbi 150 milionë kopje dhe adhurohet që prej presidentit kinez Xi JinPing e deri te Madonna.

Së fundmi ka publikuar në anglisht librin e 16-të, me titull “Adultery”, që në shqip i bie “Tradhtia bashkëshortore”, i frymëzuar nga ndjekësit e tij në media sociale dhe Alfred Kinsey.

Libri bën fjalë për një gazetare në moshë të mesme, e cila hyn në një aferë shkatërruese me një politikan të cilin e interviston. Shkrimtari 67 vjeçar ka thënë për The Australian që libri i tij është inspiruar nga përcjellësit e tij në rrjetin social Facebook, që janë 22 milionë dhe ata në Twitter, që janë 9 milionë.

Coelho gjithashtu rrëfeu se për të shkruar librin ka ndjekur shembullin e librit të Alfred Kinsey, një zoologjisë që shkroi dy libra për seksualitetin tek meshkujt dhe femrat në vitin 1948.

“Origjina e librit është nga raporti i Kinsey-t. Kur doli libri i tij, amerikanët u ndjenë shumë të lehtësuar, kështu që mendova se edhe unë mund të bëj diçka të njëjtë për mbi 30 milionë njerëz në rrjetet sociale”, ka thënë Coelho.

Pasi bëri një postim për depresionin në faqen e tij, Coelho vërejti që shumica e njerëzve ishin ankuar për tradhtinë bashkëshortore, si shkaktare e depresionit. Në këtë intervistë Coelho gjithashtu pranoi se ai dhe bashkëshortja e tij e katërt, të dy kanë tradhtuar dhe janë pajtuar me këtë fakt.

I lindur në Rio de Janeiro, Coelho u bë i famshëm në mbarë botën për librin e tij “Alkemisti”, që shiti mbi 65 milionë kopje dhe ende qëndron në listën e bestsellerëve në New York Times. Ndërkaq, “Adultery” tashmë është publikuar në 30 vende të botës.

Ka filluar takimi LDK- AAK- Nisma me Vetëvendosjen

0

blloku opozitar

(E plotësuar) Para pak minutash ka filluar takimi ndërmjet koalicionit LDK- AAK- Nisma me Lëvizjen Vetëvendosje. Mësohet se takimi është duke u mbajtur në një nga sallat e Kuvendit, raporton Blic.

Ky takim i Koalicionit me Vetëvendosjen vjen pas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese, e cila vetëm PDK-së ia ka njohur të drejtën për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Pak para se të takoheshim me Vetëvendosjen, liderët e Koalicionit LDK- AAK- Nisma kishin pasur një takim ndërmjet.

Sot takimi i bllokut me VV-në

Sot në orën 15:00 në zyrat e LDK-së në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, do të takohen përfaqësuesit e koalicionit LDK-AAK-Nisma me ata të Vetëvendosje!-s.

“Epoka e re” ka marrë vesh se Lëvizjen Vetëvendosje! në këtë takim do ta përfaqësojnë, Dardan Molliqaj dhe Visar Ymeri.

Nga 17 korriku deri më sot koalicioni LDK-AAK-Nisma nuk ka pasur asnjë takim me përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje!.

Brovina: Edhe sekretaria do t’i bindet urdhrave të mia

0

Brovina-RugovaNëse në vazhdimin e seancës konstituive do të përsëritet situata e njëjtë si në seancën e 17 korrikut, Sekretaria e Kuvendit do të veprojë siç ka vepruar më herët.

Këtë e ka pohuar sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, i cili thotë se vazhdimisht e ka respektuar rendin e ditës.

Deputetja më e vjetër e legjislaturës së pestë, Flora Brovina ka deklaruar se në seancën konstituive të 17 korrikut, nga Sekretaria nuk janë respektuar vendimet e saj si kryesuese. Ajo beson që në seancën e ardhshme Sekretaria nuk duhet t’i përsëris sjelljet e tilla.

“Edhe sekretaria do të jetë e bindur urdhrave të mia, e jo si herën e kaluar të më anashkalojë dhe mos të më dëgjojë kur jap pauzë të bëhet pauzë, por të qëndrojë aty”, ka thënë Brovina në një deklaratë për Radio Kosovën.

Ndaj Sekretarisë së Kuvendit, kritika ka edhe nënkryetari i PDK-së, Arsim Bajrami.

“Sekretaria ka pasur një rol shumë destruktiv, duke implementuar një rend dite për të cilin edhe vetë ka qenë e bindur se është antikushtetues dhe antiligjor. Edhe vetë ka qenë e bindur, sepse kjo sekretari ka pasur përvojë me seancat tjera konstituive të Kuvendit dhe ditë që ky është një skenar për herë të parë që po aplikohet në Kosovë dhe është dashur të rezistojë ndaj urdhrave politikë dhe të jetë në mbrojtje të ligjit dhe Kushtetutës”, tha Bajrami.

Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi në një përgjigje me shkrim ka mohuar të mos e ketë respektuar kryesuesen e seancës dhe ligjshmërinë, ndërsa ka shtuar se njëjtë do të veprojë edhe në vazhdimin e seancës konstituive, nëse përsëritet situata e njëjtë.

“Administrata ofron mbështetje profesionale, administrative dhe teknike për nevojat e Kuvendit, Kryesisë, të komisioneve, të grupeve parlamentare dhe të deputetëve të Kuvendit. Pra, Administrata e ka zbatuar skenarin e miratuar nga Kryesia e Kuvendit. Në seancën e ardhshme do të veprohet konform Rregullorës së punës dhe Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Krasniqi.

Arsim Bajrami ka thënë se Sekretaria edhe në mbledhjen e Kryesisë nuk do duhej t’i pranonte në rendin e ditës, pikat që nuk lejohen me Rregulloren e Kuvendit. Por, sekretari Krasniqi thotë se rendin e ditës e përcakton Kryesia e Kuvendit, e jo administrata, ndërsa i njëjti konsiderohet i miratuar nga seanca e Kuvendit.

Këshilltari i PDK-së Gëzim Duraj, kërcënon Ramadan Mujën

0

Gezim Duraj PDKKëshilltari i Asamblesë Komunale të Prizrenit, nga radhët e PDK-së, Gëzim Duraj ka kërcënuar kryetarin e Komunës, Ramadan Mujën se nuk do të votojë buxhetin nëse nuk merren parasysh kërkesat e hasajnëve për investime në Has.

“Kërkesat që po i paraqesim këtu do do t’i diskutojmë edhe në KK.Do të mundohemi që ato të jenë pjesë e buxhetit,sepse në fund të fundit jemi ne ata që e votojmë buxhetin e jo Ekzekutivi. Prandaj, nëse nuk futen këto kërkesa nuk e votojmë buxhetin”, ka thënë Duraj i PDK-së në debatin që kryetari Muja ka mbajtur me banorët e fshatrave të Hasit.

Kryetari Ramadan Muja, ndërkaq këtë deklaratë të Durajt e ka cilësuar si një “kërcënim”. Edhe këshilltari tjetër i PDK-së, Shukri Çuni, ka kërkuar nga Muja që t’i marrë seriozisht kërkesat e banorëve të fshatrave të Hasit. /PrizrenPress.com/