Home Blog Page 8187

Bresanë/Dragash: Letër kërcënuese për Bashkësinë Islame të Kosovës

0

xhamia-620x330Persona ende të panjohur nga fshati Bresanë e Dragashit, kan kërcënuar Bashkësinë Islame të Kosovës. Në letrën kërcënuese, ata janë shprehur të revoltuar me përfaqësuesit e Bashkësisë Islame, të cilët nuk kanë dhënë asnjë mbështetje për ndërtimin e xhamisë së re në këtë fshat.

Imami i Xhamisë së re në Bresanë,Kasam Muhamedi, e ka publikuar para xhematit letrën kërcënuese. Sipas tij, letra është vendosur në një kuti të xhamisë.

Kërcënuesit përmes asaj letre kërkojnë që mos të lejohen ta vizitojnë xhaminë e re zyrtarët më të lartë të Bashkësisë Islame të Kosovës,transmeton TVPZ

“Në të kundërtën nëse ndodh një gjë e tillë, nuk garantohet siguri për ata”.

Muhamedi tregon se kërcënuesit kanë kërkuar në letër që të mos lejohet ardhja e përfaqësuesve të Bashkësisë Islame në Bresanë, pasi që nuk kanë dhënë asnjë kontribut për ndërtimin e xhamisë së tyre.

“Kërkoj që këta persona të panjohur të demaskohen”, thotë ai. /PrizrenPress.com/

Arrestohet bosi shqiptar i prostitucionit në Itali

0

Prostitucion2Një shqiptar 26-vjeçar, është arrestuar në Itali me akuzën e trafikimit, favorizimit dhe shfrytëzimit për prostitucion të disa femrave me shtetësi bullgare.

Arrestimi i të riut shqiptar, i quajtur Ermal Shurdha, është kryer nga forcat e policisë së Venecias të cilët pas një ankese të një vajze bullgare e cila punonte si prostitutë për favor të shqiptarit, kanë mbërritur me shpejtësi në shtëpinë ku banonte i riu, në lagjen Dolo.

Ai është arrestuar edhe më parë për rrahjen e tre prostitutave bullgare, saktësisht të tetor të vitit 2012. Madje, për njërën nga vajzat e rrahura pasojat ishin tepër të rënda pasi iu thye dhe krahu. Gjithsesi, pas shlyerjes së dënimit, i riu iu rikthye këtij biznesi përsëri, në rrugën Fratelli, pikërisht në lagjen ku u arrestua, në Marghera, duke qenë tutor i shumë femrave të trafikuara nga Evropa Lindore.

Nën kontrollin e tij ishin katër vajza rumune, të cilat detyroheshin të punonin si prostituta për të paktën 12 orë në ditë. Të gjitha të ardhurat që fitonin vajzat, shkonin për tutorin shqiptar, ndërsa prostitutat nuk mund ta refuzonin atë nëse nuk donin që t’u rrezikohej jeta.

Në fakt, 26-vjeçari shqiptar, ishte tepër i dhunshëm, jo vetëm me katër vajzat që ishin në kontrollin e tij, por me të gjitha vajzat që punonin si prostitutë në atë rrugë. Sa herë që i arrestuari kalonte në rrugën Fratelli, bërtiste duke thënë se ajo ishte rruga e tij dhe se askush nuk mund të punonte aty nëse nuk i shërbehej atij.

Gjithsesi, ankesa e një prej vajzave në polici, bëri të mundur nisjen e hetimit ndaj 26-vjeçarit, ndërkohë që këtë mëngjes forcat e policisë së Venecias bënë të mundur arrestimin e tij. /shekulli.com.al/

“Heshtje”, “Amel”, dhe “Huge”, sonte në DokuFest

0

201408231215094416005Regjisorët kosovarë sonte janë nikoqir të audiencës në DokuFest, pasi që tre prej tyre do të prezantojnë filmat e tyre në kategorinë kombëtare të filmave të metrazhit të shkurtë

Filmat e metrazhit të shkurtë, të realizuar nga regjisorë kosovarë, sonte e kanë prezantimin në Festivalin e Filmit Dokumentarë dhe të Shkurtë “DokuFest”.

“Heshjtje”, i Bekim Gurit dhe “Amel”, i More Raçës tashmë janë prezantuar në vende të ndryshme të botës, në pjesëmarrje të festivaleve në kategori të ndryshme, ndërkaq “Huge”, i Lulzim Guhellit do të prezantohet si premierë botërore.

Të tre filmat parashihen të prezantohen prej orës 16:00.

Hajni grushton një polic në Prizren

0

rrahje 34Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është grushtuar nga një hajn i biçikletës në Prizren. Sulmi ka ndodhur gjatë kohës sa hani së bashku me bashkëshorten janë zënë nga një femër duke vjedhur biçikletën në oborrin e shtëpisë.

“Është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti së bashku me bashkëshorten kanë sulmuar fizikisht viktimën femër e nacionalitetit turk, të cilës ia kishin vjedhur një biçikletë në oborrin e saj”.

“E njëjta posa i kishte vërejtur kishte dal në oborr, ndërsa të dyshuarit e kishin sulmuar duke i shkaktuar lëndime trupore”, njofton Policia e Kosovës.

Sipas PK-së në këtë rast ka ndërhyrë një pjesëtar i tyre, i cila ka qenë jashtë detyrës zyrtare.

“Në këtë rast ka ndërhyrë edhe një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare, i cili është sulmuar nga i dyshuari me ç’ rast ka pësuar lëndime në dorën e majtë”

Të lënduarve iu është ofruar ndihma mjekësore. Ndërkaq, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në paraburgim./PrizrenPress.com/

Arrestohet një person në fshatin Kojush të Hasit

0

arrestimi 2Një person është arrestuar në fshatin Kojush të Hasit. Policia e Kosovës njofton se personi i arrestuar nuk i është përgjigjur obligimeve që ka pasur ndaj Gjykatës.

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar i dyshuari nga fshati Kojush. Pasi që ka kryer obligimet ndaj Gjykatës,personi në fjalë është liruar”,thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës/PrizrenPress.com/

Gani Geci dërgohet në burgun e Lipjanit

0

Gani Geci-ish deputetIsh-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, i cili është i dyshuar për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit, është dërguar sot në burgun e Lipjanit.

Vëllai i tij, Fadili Geci, në një prononcim për Indeksonline ka treguar se Ganiut i është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë.

Më tej, Fadili tregon se familja e tij ka dashur gjithmonë drejtësi.

Ndryshe, Ganiu i është dorëzuar dje organeve të drejtësisë, më konkretisht atyre të EULEX-it.

Mbrëmje tradicionale për Faruk Begollin

0

FarukBegolli-aktorTeatri i Qytetit të Prishtinës – “Dodona”, sot, më 23 gusht, në ora 20:00 organizon Mbrëmjen tradicionale për ikonën e “Dodonës”, profesorin Faruk Begollin.

Kjo Mbrëmje shënon shtatëvjetorin e ndarjes nga jeta të artistit, të pedagogut dhe drejtorit shumëvjeçar të teatrit “Dodona”.

Në mbrëmje do të shfaqen xhirime të rralla nga jeta e Begollit, të bëra nga aktori i teatrit të “Dodonës”, Faik Gashi. Këto xhirime janë realizuar me lejen e Begollit dhe pajtimin e tij që ato më vonë të jenë pjesë e një dokumentari për të.

“Dëshira e profesorit ka qenë që unë ta realizoj një dokumentarin për jetën e tij”, ka thënë Gashi.

Meqë Begolli nuk i ka dashur asnjëherë fjalimet, por ndejat, diskutimet dhe atmosferën shoqërore, Mbrëmja do të jetë pa protokoll, pa fjalime të gjata, nën tingujt e muzikës së lehtë qytetare.

TQP “Dodona” fton të gjithë miqtë dhe dashamirët e veprës së tij, të jenë të pranishëm në këtë mbrëmje.

Vrasësi i gazetarit amerikan: Nga DJ në terrorist

0

Abdel-Majed Abdel Bary-terroristSipas të përditshmes britanike “The Sun” ekzekutori i gazetarit amerikan James Foley, është reper dhe ish dj. Ai quhet Abdel-Majed Abdel Bary, 23 vjeç është një ndër 6 fëmijët e Adel Abdul Bary terrorist egjiptian që ka kërkuar azil politik në Britaninë e Madhe përpara se të ekstradohej në SHBA.

Në vitin 2012 babai i ekzekutorit të Foley është ekstraduar në Amerikë pas një beteje të gjatë ligjore. Adel Abdul Bary akuzohej si i përfshirë në atentatin ndaj ambasadës së SHBA në verën e vitit 1998 në Kenia dhe Tanzani.

Ai ishte dënuar me vdekje në Egjipt pasi në vitin 1995 kishte kryer një atentat në një treg të Kajros. Gjithashtu sipas “The Sun” ai ka qenë edhe një ndër ndihmësit e Osama Bin Laden në fillimet e organizatës terroriste Al Kaeda dhe në kontakt të vazhdueshëm me numrin 2 të Al Kaedës, Al Zawahiri.

Ndërsa 23 vjeçari, Bary ka jetuar me mamanë Ragaa pothuajse për 10 vite në perëndim të Londrës në një zonë të quajtur Maida Vale. Ata banonin në një shtëpi me vlerë rreth 1 milionë stërlina sikurse raporton “The Sun”. Gruaja ka mbërritur në Britaninë e Madhe në vitet 1990 pasi bashkëshorti i saj kishte marrë statusin e emigrantit.

Sipas miqve të të riut, Bary demonstronte gjithmonë sjellje shumë radikale pas ndërhyrjes britanike në Irak dhe Afganistan. Miqtë e 23 vjeçarit tregojnë se vitin e shkuar ai ra në kontakt me një predikues të radikalizmit Anjem Choudary dhe u nis për në Siri për t’iu bashkuar terroristëve islamikë. Një javë më parë , reperi me origjinë egjiptiane kishte postuar një foto ku mbante në dorë një kokë të prerë. Në botën e muzikës hip-hop në Londër ai njihej më presudonimin Jinn dhe L Jinny dhe disa nga këngët e tij janë transmetuar edhe në BBC Radio 1.

Vritet një 52 vjeçar në Suharekë, arrestohen 4 persona

0

Policia-shiriti-sceneNjë burrë i moshës 52 vjeç nga familja Xheraj është gjetur i vrarë në nga një armë zjarri. Policia ka arrestuar katër persona të familjes Tunaj.

Rasti ka ndodhur në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës, ku sipas hetimeve fillestare viktima kishte shkuar me traktor për ta kositur livadhin dhe nuk ishte kthyer.

Familjarët të shqetësuar për viktimën, kanë shkuar për të marrë vesh shkakun e mos kthimit të tij dhe në vendngjarje e kanë gjetur të njëjtin pa shenja jete.

Sipas hetuesve policorë; krim teknikës dhe mjekoligjorëve që janë marrë me rastin thuhet se viktima ka marrë pesë plagë shpuese-depërtuese nga arma e zjarrit; katër në trup e një në kokë. Trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Sipas Policisë, mbrëmë në orët e vona, hetues rajonalë të përkrahur edhe me forca tjera policore, me kërkesë të prokurorit të shtetit që ishte i pranishëm ne vendin e ngjarjes e me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, kanë bastisur një shtëpi në kërkim të provave materiale dhe gjetjen e autorëve të vrasjes e cila me gjasë është kryer nga pusia.

“Është gjetur dhe sekuestruar një armë kallashnikov e mbështjell me një setër të zezë dhe pajisje për pastrimin e armës dhe një karikator me dhjetë fishekë. Për shkak të errësirës së natës, policia nuk ka qenë në gjendje që mbrëmë t’i gjejë gëzhojat e armës, ndërsa sot, Njësiti i krim teknikës ka filluar me këqyrjen e vendit të ngjarjes, Janë arrestuar dhe po mbahen nën masën e arrestit policor katër meshkuj të familjes Tunaj”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /PrizrenPress.com/

Kolona të gjata në Vërmicë, deri në 1 kilometër

0

Kolona të gjata në VërmicëNë pikë-kalimet kufitare të Kosovës – Shqipëri, sot në orët e para të mëngjesit janë krijuar kolona të gjata të veturave.

Kolonat u krijuan rreth orës 05:00 të mëngjesit dhe ishin deri në 1 kilometër. Ato janë krijuar për shkak të numrit të madh të pushuesve që ia kishin mësyrë bregdetit shqiptar.