Home Blog Page 8186

Aksident në aksin Fier-Lushnje, kthehej nga një dasëm, humb jetën një person

0

Aksident në Durrës-makinaNjë aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Lushnje. Mësohet se ka humbur jetën Aleksandër Sterjo, i cili ishte duke ardhur nga një dasmë me familjen e tij.

Në mjetin e aksidentuar ndodheshin dhe tre persona të tjerë, të cilët janë fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve, bëhet me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur Vajkan, ku mjeti tip Audi me targa FR2581D ka dale nga rruga. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.

KEDS-i ia terron ngjarjes më të madhe kulturore në vend “DokuFest”

0

terrNëse nuk ju pëlqen fotografia kryesore e këtij teksti atëherë faji nuk është i joni, e as i atyre pak personave që mundohen të krijojn art në Kosovë, por i KEDS-it.

Nata e fundit e festivalit më të madh të filmit në vend e ndoshta edhe në rajon, “DokuFest” e cila njëkohësisht është edhe ngjarja më e madhe kulturore në vend është detyruar që natën e fundit të tij ta përfundoj nën zhurmat e gjeneratorëve, dhe dritat e qirinjëve.

Kjo pasi që kompanisë turke e cila tashmë menaxhon me energjinë në Kosovë, KEDS, nuk i ka interesuar fare kjo punë, dhe ka lënë pjesën më të madhe të Prizrenit pa rrymë.

Në këtë natë e cila ishte e fundit për këtë edicion, kishte edhe shumë mysafirë të huaj e vendor e besa edhe shumë adhurues të artit të cilët ishin mbledhur për të shijuar orët e fundit të festivalit.

Mirëpo shumë prej tyre është dashur që ta lënë para kohe festivalin pasi që zhurma e gjeneratorëve nuk durohej dhe filmat nuk mund të kuptoheshin.

Në këtë “komedi” energjetike, pyetemi vallë a do ta ndalte KEDS rrymën në Prizren sikur andej të defilonin “yjet” e serialeve turke, të cilët vetëm me kulturën nuk kanë të bëjnë?

Përgjigjen besoj e dini edhe ju vet./Zeri/

Paralelizmi është shtrirë kudo në Kosovë

0

Prend Buzhala, shkrimtarPrend Buzhala është shkrimtar dhe kritik letrar. Ai ka botuar rreth 30 vepra në studime letrare, kritikë letrare, poezi, prozë dhe publicistikë. Ka punuar gazetar i “Rilindjes” (“Bujkut”) gjatë viteve ’90 e deri në mbyllje të gazetës.

Ishte gazetar edhe gjatë dy vjetëve në zonat e luftës. Në disa media, si gazetar, ka punuar edhe pas luftës, kurse disa herë edhe në institucionet drejtuese arsimore komunale të Klinës prej viteve ’90 e këndej,shkruan KD.

Tash është asamblist në Kuvendin Komunal të Klinës dhe aktiv në fushën e kritikës letrare e të jetës kulturore

Tri rreziqet për Kosovën

0

QeveriaKosoves-NdertesaTerrorizmi, situata e ndjeshme në veri, si dhe revoltat sociale janë tri rreziqet e mundshme që i kanosen Kosovës në aspektin e sigurisë. Këto rreziqe i kanë identifikuar drejtues të institucioneve të rendit, ndërsa i konfirmojnë edhe raportet e organizatave joqeveritare që merren me çështjet e sigurisë.

Arrestimi i më shumë se 40 kosovarëve javën e kaluar nga policia me dyshimin se janë të përfshirë në aktivitete terroriste dhe nxitje të urrejtjes fetare, krimet e shumta ordinere dhe aksidentet e shpeshta tragjike në komunikacion, kanë shtuar frikën në opinion nëse shteti i ri po shkon duke u bërë vend i pasigurt për të jetuar.

Aq më tepër, kur siç vlerësojnë ekspertë të fushës së sigurisë, Kosova nuk ka kapacitete të mjaftueshme njerëzore dhe teknike që të përballet dhe të trajtojë sfidat e rreziqet e sigurisë që e kanosin.

Armend Muja, njohës i çështjeve të sigurisë, konsideron se Kosova për t’u përballur me rreziqe të tilla i duhet të ndërmarrë një sërë hapash në të cilët ka ngecje.

Ai vlerëson se ballafaqimi me këto sfida mund të bëhet pasi që të shënohet përparim në disa sfera që lidhen me rritjen e mirëqenies shoqërore, ndërtimin e një sistemi të qëndrueshëm demokratik, inkuadrimin në organizatat euroatlantike të sigurisë, ndërtimin e një aparati respektiv të sigurisë, si dhe rregullimin e shkollimit fetar në harmoni me dispozitat demokratike/koha ditore/

Vritet edhe një shqiptar në Siri

0

siri bregetNjë tjetër shqiptar besohet të jetë vrarë gjatë luftës në Siri. Bëhet fjalë për një qytetar të etnisë shqiptare të Maqedonisë, nga një fshat i Strugës, me shtetësi austriake dhe që ka jetuar prej vitesh në Austri dhe në vendet e Lindjes së Mesme, raporton “Strugalajm”.

Portali shkruan se familjarët janë lajmëruar për vrasjen e djalit të tyre, por nuk dihet se në ç’rrethana ka humbur jetën shqiptari.

Edhe policia ka informuar se është vrarë një shqiptar, që ka jetuar dikur në një fshat të Strugës, i cili kishte hequr dorë prej vitesh nga shtetësia e Maqedonisë.

“Këto burime nuk saktësojnë rrethanat dhe vendin ku është vrar strugani, por konfirmojnë me siguri të lartë se ai është vrar dhe tashmë familja e viktimës është informuar për këtë ngjarje.Në rrugë jozyrtare ky informacion konfirmohet edhe nga burime policore, nga ku thonë se personi në fjalë prej disa vitesh kishte hequr dorë nga shtetësia e Maqedonisë dhe ka jetuar në Austri, si dhe në Siri ku edhe ka krijuar një familje të re”, shkruan ky portal.

Inteligjenca gjermane ka spiunuar Shqipërinë

0

Inteligjenca gjermaneShërbimet sekrete gjermane po e spiunojnë prej vitesh Shqipërinë për të marrë informacione rreth “kriminalitetit të organizuar”, ka njoftuar të shtunën “Der Spiegel”, një javë pasi publikoi informacione të ngjashme për Turqinë.

Në edicionin që del në shitje të dielën, revista siguron se Shqipëria ishte në listën e “shteteve kyçe” të përgjimeve nga ana e agjencisë gjermane të inteligjencës (BND), madje edhe para anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, më 2009.

Para një jave, “Der Spiegel” ka raportuar se shërbimet sekrete gjermane kishin spiunuar të paktën një bisedë telefonike të sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry dhe se po e përgjonin Turqinë, partnerin tjetër në kuadër të NATO-s, që nga viti 2009.

Për këtë arsye, autoritetet e Ankarasë kanë thirrur të hënën ambasadorin e Gjermanisë në Turqi për t’ia shprehur “shqetësimet” e tyre dhe për të denoncuar praktikat që “nuk do të tolerohen”.

“Der Spiegel” thotë se informacionet e saj i ka siguruar nga dokumentet që CIA-s amerikane i janë dhënë nga një spiun i BND-së. Kjo çështje, në korrik ka rezultuar me dëbimin e shefit të CIA-s në Gjermani dhe i ka dhënë një goditje serioze marrëdhënieve mes dy aleatëve.

Ndërsa, zbulimi i informacioneve, vitin e kaluar, se telefoni celular i kancelares Angela Merkel ishte përgjuar nga inteligjenca amerikane i kishte ftohur goxha shumë marrëdhëniet mes Berlinit e Washingtonit, tradicionalisht shumë të fuqishme.

Islanda shpall kodin e kuq për avionët

0

Islanda-kodin e kuq për avionëtIslanda e ngriti në nivelin më të lartë paralajmërimin për avionët, pas një shpërthimi të vogël vullkanik që ka shkaktuar shqetësime se hiri në atmosferë mund të krijojë çrregullime në udhëtimet ajrore.

Autoriteti meteorologjik i Islandës tha se një shpërthim është zbuluar nën një akullnajë në vullkanin Bardarbunga, ku këtë javë ka patur një seri tërmetesh, raporton VOA.

Paralajmërimi me “Kodin e kuq” tregon se një shpërthim është i pashmangshëm ose është duke ndodhur. Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, autoritetet e aviacionit kanë shpallur ndalimin e fluturimeve në zonën rreth vullkanit, por nuk e kanë mbyllur hapësirën ajrore islandeze.

Rajoni në Islandën qendrore në afërsi të vullkanit u evakuua këtë javë si masë paraprake.

Kjo ka shkaktuar shqetësime për një përsëritje të çrregullimeve në udhëtimet ajrore, siç ndodhi në vitin 2010, kur gjatë një javë u shtynë ose u anuluan shumë fluturime, për shkak të hirit nga një vullkan në shpërthim.

Vazhdon maratona e filmave në “DokuFest”

0

Dokufest-Press KonferencaNë konferëncën e parafundit të festivalit ndërkombëtar të filmit të shkurtër dhe atij dokumentar “DokuFest”, siç e do zakoni u prezantuan filmat e radhës dhe u diskutuan temat që ata trajtojnë.

Në konferencë morrën pjesë Bekim Guri – regjisor i filmit Heshtje në garën e filmave kombëtar, Pedro Collantes – regjisor i filmit Serori në garën e filmave tëq shkurtër ndërkombëtar, Catherine David – zëvendësdrejtoresha e Qendrës Pompidou në Paris, kuratore e Unedited History, Iran 1960-2014, Musée d’art moderne de la Ville de Paris, Corinne Diserens – kuratore e MMX, SI E RËNË NGA QIELLI një sens i mendësisë publike & Drejtoreshë e de l’erg, Bruxelles, Giovanni Alloi – regjisor i filmit Mannhole në garën e filmave të shkurtër ndërkombëtar si dhe Tom Heinemman – regjisor i filmit The Carbon Crooks.

Ekspozita nërkombëtare “Çmimi Muslim Mulliqi” këtë vit për të parën herë ka sjellur në DokuFest një seri filmash që lidhen me konceptim e ekspozitës titulli “Si e rënë nga qielli – Një sens i mendësisë publike”.

Në kuadër të programit special “MMX – Parviz Kimiavi” janë shfaqur fimat P Like Pelican dhe The Stone Garden dhe sipas Catherine David është pjesë e konceptit të ekspozitës që ka pasur të bëjë me hapësirën publike.

“Ne kemi selektuar një seri filmash të cilët të them të drejtën në DokuFest po rrinë shumë mirë”, ka thënë David. Ndërsa Corinne Diserens ka folur për dokumentarin që flet për historinë e pa edituar të Iranit duke e quajtur atë si një prej më të rëndësishmeve.

“Është interesante që rrëfimi për Iranin vjen në DokuFest e mbi të gjitha si pjesë e një ekspozit sikurse ajo që është mbajtur në Galerinë e Arteve”, thotë Diserens.

Filmi i regjisorit Bekim Guri është i bazuar në Kosovën e vitit 1999 ku në mes të dëbimit të civilëve gjatë luftës, një baba duhet të zgjedh në mes të jetës dhe vdekjes së vajzës së tij, në mënyrë që ta mbrojë atë nga tmerri.

“Ka qenë një film që ka pasur sukses sepse ka udhëtuar në shumë festivale dhe jam i lumtur që të kem një premierë kombëtare sidomos në DokuFest”, tha Guri.

Në konferencë është prezantuar edhe filmi Mannhole i regjisorit Giovanni Aloi. Për kete film ai ka thënë se mund të jetë tregim i shumë vendeve të cilat po përfshihen në krizë ekonomike. “Filmi ka të bëjë me punëtorët në fabrikat dhe skenarin e kam shkruar nga artikujt e gazetave që kanë shkruar për jetën e njerëzve që punojnë në fabrika”, ka thënë Aloi.

Ndërsa regjisori Pedro Collantes, i cili me filmit e tij Serori garon në kategorinë për filmin më të mirë të shkurtën ndërkombëtar ka thënë: “Është shumë mirë te jem këtu dhe të rikthehem përsëri këtu sepse para dy viteve kam pasur një film tjetër. Dhe shfaqja e filmit ishte shumë e mirë sepse ishte hera e parë që shfaqej në ambiente të jashtme”.

Konferenca e sotme ëshë udhëhequr nga Samir Karahoda, përzgjedhës i programit të filmave të shkurtër në DokuFest. Ai ka shprehur se kohëve të fundit ëshë vërejtur se numri i regjisorëve shqiptar ëshë në rrijte e sipër. “Ne sivjet gjithashtu kemi qenë më strikt në zgjedhjen e filmave kombëtar duke përzgjedhur ata që kanë frymë bashkëkohore”, tha Karahoda. /PrizrenPress.com/

Spërkatja kundër rriqrave nis me katër muaj vonesë

0

Malisheva-dezenfiktimi rriqravePrilli do të duhej t’i gjente të spërkatura të gjitha fermat në Malishevë, Klinë dhe Rahovec, zona këto më të rrezikuara nga rriqrat, megjithatë ky proces ngeci.

Tek tash, pas katër muaj vonese, do të nisë spërkatja e kafshëve, proces ky i cili konsiderohet shumë i rëndësishëm për parandalimin e rritjes së numrit të rriqrave, raporton KTV.

Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit ka shpallur fitues kompaninë “Fauna” nga Gjilani, për ta bërë spërkatjen e fermave. Zyrtarë të kësaj Agjencie thonë se janë bërë gati dhe se brenda javës ose në fillim të javës së ardhshme do të nisin punën.

Lamir Thaçi nga Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit thotë se ky proces do të zhvillohet në tri faza. Spërkatja e fermave me krerë lopësh në këto tri komuna do t’i kushtojë kësaj Agjencie rreth 300 mijë euro, transmeton Koha.net.

Këtë vit 5 raste janë konfirmuara me ethe hemorragjike. Ndërsa, rreth 2 mijë persona janë pickuar nga rriqrat vetëm në rajonin e Malishevës.

Analistët: Vendimi i Gjykatës duhet pranuar nga të gjithë

0

GjykataKushtetuese-e-KosovesVendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese, në një formë i ka hapur rrugë formimit të institucioneve të reja në Kosovë.

Njohësit e rrethanave politike thonë se pavarësisht nervozizmit eventual të individëve të ndryshëm rreth këtij vendimi, ai duhet të pranohet nga të gjitha partitë politike ne vend, raporton RTK.

“Unë besoj se përkundër nervozizmave vendimi i Gjykatës kushtetuese duhet të pranohet dhe nuk e besoj se mundet dikush ta kontestojë atë”, thotë Naim Rashiti analist nga Grupi Ballkanik për Politika.

Por, cili do të jetë veprimi që duhet të ndërmerret tash pas këtij vendimi të Gjykatës?

Analisti Artan Muhaxhiri thotë se verdikti i Kushtetueses në një mënyrë i detyron partitë të ulen dhe të merren vesh rreth krijimit të institucioneve të reja.

“Nuk ka asnjë alternative tjetër për mos pranimin e vendimit të gjykatës Kushtetuese. Vendimi Gjykatës kushtetuese ne aspektin juridik e qartëson situatën por në atë politik duhet te ndryshohen koordinatat edhe brenda bllokut por edhe karshi Bllokut- PDK- dhe Vetëvendosje”, shprehet Muhaxhiri.

Vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese pritët të publikohet së shpejti. Zgjedhjet janë certifikuar më 4 korrik dhe seanca e parë e Kuvendit është mbajtur më 17 korrik.

Sipas Kushtetutës, partitë kanë kohë edhe së paku dy muaj për të formuar Qeverinë, nga momenti kur presidentja nominon mandatarin për formimin e ekzekutivit.

E, nominimi i mandatarit të Qeverisë pritet të ndodhë vetëm pasi të votohet kryetari i ri i Kuvendit.