Home Blog Page 8188

“Brenda ka dritë” – kundër paragjykimeve

0

Brenda ka dritë-dokufestEkrani i madh i vendosur mbi Lumbardh, shndërrohet në pasqyrë të jetës së një artisti. Rrëfimi nis në Runikë e përfundon në Venecia.

Fiks 130 ulëset që janë vendosur në skenën e “Kino Lumi”, nuk mjaftojnë. Ata që duan të njihen me jetën e Petrit Halilajt janë të shumtë. Të gjithë janë mbledhur në Prizren, shkruan Koha Ditore.

Rrethoja e kinemasë që qëndron mbi skenën e improvizuar shërben edhe si alternativë e atyre që nuk kishin blerë biletën, për ta parë dokumentarin “Brenda ka dritë”,me regji dhe produksion të Rea Surroit dhe Dardan Selimajt. Dokumentari u shfaq në orën 20:00, në ditën e shtatë të “DokuFestit”.

Dokumentari nis me mbledhjen e degëve në fshatin Runik, të cilat Dritoni, vëllai i Petriti më pas do t’i dërgonte në Itali. Këto degë Petriti do t’i shfrytëzonte për veprën artistike me të cilin do të paraqitej në Bienalen e Venecias, vitin e kaluar. Në qendër të këtij dokumentari është e vendosur procesi i përgatitjes për paraqitjen e Halilajt në Bineale, por në vete ngërthen një tregim edhe më të thellë.

Vepra që ai ndërtoi në Venecia, ishte e ngjitur në rreth 30 centimetra në lartësi. Përmes një tuneli të errët do të dilje tek degët që ai i kishte vendosur e që krijonin ndjenjën e një kafazi. Nëpër një vrimë në mes të drunjve, e ku nuk shihet asgjë, vetëm pak hapa nëpër të do të shihej një drita e bardhë.

E pas saj një hapësirë, më e madhe se ajo për njerëzit, u është lënë zogjve dhe disa rrobave të artistit. Mesazhi i tij ishte i thellë dhe kishte një kuptim krejt tjetër nga ajo që kritikët në fillim do të perceptonin.

Demiri: Grupi ‘6+’ ndodhet mes dy zjarrëve, atë të Bllokut dhe PDK-së

0

rasim-demiri-skDeputeti i Kuvendit të Kosovës nga koalicioni “Vakat”, Rasim Demiri, tregon se Grupi ‘6+’ do të përkrah atë subject politik që e ka grupin më të madh parlamentar në Kuvend. Ai thotë se “6+” do të vazhdojë të negociojë me Bllokun dhe PDK-në.

”Edhe para dy ditësh ne kemi pasur takime me partnerin e koalicionit PDK-në dhe ata të Bllokut LDK-AAK-Nisma”.

“Ne ndodhemi ndërmjet dy zjarrëve, por jemi të vendosur që edhe në të ardhmen të përkrahim grupin që do të përbëhet prej shumicës parlamentare”, thotë Demiri, transmeton TVPZ.

Ai ka komentuar edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për kontestimin e zgjedhjen Kryeparlamentar të Isa Mustafës.

“Të gjithë janë në dijeni se në seancën e fundit qëndruam në sallë edhe kur aty ndodheshin kolegët nga PDK, por edhe në pjesën kur aty ishin të pranishëm deputetët e bllokut opozitar LDK-AAK-Nisma, ata nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë e komunitetit serb”.

“Grupi parlamentar ‘6+’ do respektojë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese”.

”Ne kemi menduar që zgjedhja e Kryeparlamentarit ka qenë e rregullt,mirëpo vendimi i Gjykatës Kushtetuese e ka hedhur poshtë këtë pretendim dhe ne e respektojmë plotësisht këtë vendim të saj”. /PrizrenPress.com/

Goditet me veturë një këmbësor në Rahovec

0

Makina-kembesoriNjë këmbësor është goditur nga një veturë në Rahovec. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin e Gjakovës.

“I dyshuari me veturën e tij ‘Mercedes’ nga pakujdesia, duke lëvizë mbrapa me veturë godet këmbësorin. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Rahovec e më pas dërgohet në Spitalin e Gjakovës”, njofton Policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Ramadan Muja organizon debate me qytetarë

0

RamadanMuja14-01Kryetari i Prizreni, Ramadan Muja ka planifikuar mbajtjen e debateve publike me qytetarët për hartimin e kornizës buxhetore për vitin e ardhshëm dhe vitet 2015-2017.

Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha konfirmoi për “PrizrenPress”-in, se kryetari Muja, debatet me qytetarë do t’i fillojë nga java e ardhshme.

“Më 25.8.2014 (e hënë) në ora 18:00, mbahet debat publik me banorët e fshatrave të rajonit të Hasit, në Gjonaj, Shtëpia e Kulturës ‘Reshat Çoçaj’”

“Me 25.8.2014 (e hënë) në ora 19:30, organizohet debat publikë me banorët e fshatrave të Anadrinisë , Piranë shkolla e fshatit”

“Me dt. 26.8.2014 (e martë) në ora 18:00, organizohet debat publikë me banorët e Grykës së Lumbardhit, Shtëpia e Kulturës fsh. Reçan”.

“Më 26.8.2014 (e martë) në ora 20:00 mbahet debat publikë me banorët e fshatrave të bashkësive lokale Velezhë dhe Korishë. Lokacioni shkolla e fshatit Korishë”.

“Më 27.8.2014 (e mërkurë) ora 18:00, mbahet debat publikë me banorët e fshatrave të Vrrinit dhe Zhurit, lokacioni, shkolla e fshatit Zhur”.

“Me 28.8.201 (e enjte) në ora 11:00, mbahet debati përmbyllës me qytetarë, në sallën e Kuvendit të Komunës (Shtëpia e Bardhë)”./PrizrenPress.com/

Vdes 30 sekonda pasi kthen “Kovën me akull” në kokë

0

Latasha BrownLatasha Brown e kishte pranuar kërkesën e shoqes së saj për “Kovën me akull” duke dashur që edhe ato të jetë thjeshtë një nga të shumtët që e kanë bërë atë.

Duke mos e menduar se më e keqja mund të ndodh Latasha ka vdekur nga hipertermia 30 sekonda pasi që e kishte pranuar këtë sfidë.

Trupi i ngrirë i saj ishte dërguar me emergjencë në spital mirëpo ishte shumë vonë për ndonjë ndërhyrje, citon Zëri.

Ndërkohë që ditë më parë edhe 40 vjeçari Willi Tepania, kishte vdekur nga sulmi në zemër 4 orë pasi që e kishte realizuar këtë sfidë. Andaj qytetarë kujdes me këtë gjë.

Paraqitja e Ramës duhet t’i krenojë shqiptarët

0

Edi Rama-Angela MerkelNë Kosovë dhe Shqipëri komentohet qëndrimi i Gjermanisë, që kryeministri Edi Rama ta përfaqësojë Ballkanin Perëndimor krah kancelares Angela Merkel në Konferencën e vendeve të rajonit më 28 gusht në Berlin.

Qëndrimi i kancelares gjermane Angela Merkel, që në konferencën për medie, e cila do të mbahet pas Samitit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor, të jetë e shoqëruar vetëm me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, po vlerësohet si mirënjohje që po i bëhet Shqipërisë për përpjekjet e saj në rrugën evropiane, shkruan Epoka e re.

Shkëlzen Maliqi, këshilltar i kryeministrit Edi Rama për rajonin, ka thënë se ky qëndrim i Gjermanisë është një lloj mirënjohje për qëndrimet që i ka Rama në programin e partisë dhe qëndrimet e tij personale që t’i avancojë sa më shumë raportet me fqinjët. “Është një lloj favorizimi, por edhe një lloj shpërblimi, mirënjohje për qëndrimet që i ka Rama në programin e partisë dhe qëndrimet e tij personale për t’i avancuar sa më shumë raportet me fqinjët. Është një politikë që Gjermania, por edhe BE-ja, e sheh si perspektivë për vetë rajonin, ku disa prej këtyre vendeve tashmë janë bërë pjesë e BE-së, ndërsa të tjerat synojnë të jenë pjesë e kësaj familje evropiane. Është një përpjekje në mënyrë që këto vende t’i lënë konfliktet dhe të krijojnë marrëdhënie sa më të mira fqinjësore. Ta kenë tregun e përbashkët dhe infrastrukturën e cila mundëson një bashkëpunim sa më të mirë. Pra, para se të bëhen anëtare të BE-së, t’i fusin disa standarde që i ka Evropa e bashkuara”, ka thënë Maliqi.

Ai ka vlerësuar se në samitet e të tilla Shqipëria dhe Kosova duhet të shkojnë me ide të qarta dhe projekte të përbashkëta. “Shqipëria dhe Kosova duhet të shkojnë të përgatitura me projekte konkrete dhe me ide konkrete. Kosova dhe Shqipëri tashmë kanë nisur një projekt bashkëpunimi ndërmjet vete që është mjaft ambicioz, por i cili momentalisht është ndërprerë për shkak të konstituimit të Qeverisë në Kosovë”, është shprehur Maliqi.

Ai ka thënë se i gjithë rajoni duhet të ketë koncepte të përbashkëta në samite të këtij niveli. “Nuk është këtu çështja që vetëm Kosova dhe Shqipëria të zhvillojnë raporte sa më të afërta, por ideja është se i gjithë rajoni ka ngecje në zhvillim dhe vetëm nëse hiqen barrierat ndërmjet vete, atëherë do të jetë një instrument për zhvillimin e brendshëm, që në një farë forme është edhe garant i stabilitetit dhe tejkalimit të armiqësive”, ka deklaruar Maliqi.

Edhe njohësi i integrimeve evropiane, Emrash Ujkani, e ka vlerësuar si një të arritur të jashtëzakonshme mundësinë që kryeministri shqiptar të flasë në fund të samitit në emër të vendeve të rajonit. Ai ka deklaruar për “Epokën e re” se ky është një shpërblim që vjen si rezultat i punëve të mëdha që ka bërë kryeministri Rama në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe ndërmarrjen e disa reformave. “Mendoj se kjo është një e arritur jashtëzakonisht e madhe për lidershipin shqiptar dhe Shqipërinë në përgjithësi. Kjo e arritur është krejtësisht falë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme që janë mbajtur vitin e kaluar në Shqipëri. Po ashtu, edhe falë një lufte të pakompromis që z. Rama e ka ndërmarrë kryesisht në raport me fuqizimin e sundimit të ligjit, luftën ndaj dukurive negative, siç ishte rasti i Lazaratit dhe nisjen e shumë reformave të tjera që lidershipi i Shqipërisë i ka marrë muajt e fundit”, ka deklaruar Ujkani. Sipas tij, Qeveria e Shqipërisë ka filluar të merret si shembull në rajon. “Ky lidership konsiderohet si një shembull për rajonin, duke u nisur së pari nga mosha e re që përfaqëson dhe nga një edukim që po bëhet në ecjen përpara. Pra, e gjithë kjo ka qenë një indikator kryesor që t’i besohet Shqipërisë primati për të folur në emër të Ballkanit Perëndimor”, ka deklaruar Ujkani. Në këtë kontekst, ai ka shtuar se paraqitja e Ramës përkrah Merkelit duhet t’i bëjë krenarë të gjithë shqiptarët. Ujkani ka thënë se edhe Kosova duhet të marrë shembull nga Qeveria e Shqipërisë.

Qëndrimin e Gjermanisë, që kryeministri Edi Rama ta përfaqësojë Ballkanin krah kancelares Angela Merkel në Konferencën e vendeve të rajonit më 28 gusht në Berlin, e ka komentuar edhe analisti politik nga Shqipëria, Ilir Kulla. Ai ka thënë për “Epokën e re” se për Shqipërinë kjo mund të thotë përshpejtim i negociatave me BE-në dhe më shumë përgjegjësi për Ballkanin. “Për Shqipërinë kjo mund të thotë përshpejtim i negociatave me BE-në, më shumë investime, më shumë përgjegjësi në Ballkan, por mund të thotë edhe më shumë probleme, raporte më të ndërlikuara rajonale apo edhe ngrirje marrëdhëniesh atlantike”, është shprehur Kulla. Ai ka thënë se nga pikëpamja politike fjala e kryeministrit Rama do të thotë perspektivë e sigurt evropiane për Shqipërinë, por edhe për kryeministrin dhe qeverinë e tij. Kurse sa i përket pikëpamjes strategjike, Kulla ka mendim ndryshe. “Nga pikëpamja strategjike do të thotë se kryeministri Rama ka hedhur pas krahëve atë që ka thënë një vit më parë për Turqinë dhe Erdoganin si partnere strategjike dhe ka përqafuar trenin evropian dhe lokomotivën gjermane. Në këtë gjë nënkuptohet edhe ndryshim strategjish dhe taktikash në raport me politikat e Shqipërisë në rajon, duke pasur parasysh se znj. Merkel është kundërshtare e hapur e një qeverie të re Thaçi në Kosovë, e një politike lindore gjermane të ndarë dhe të pavarur nga ajo atlantike amerikane, sigurisht të një partneriteti të ri të Shqipërisë me Gjermaninë. Këtu nuk jam i sigurt nëse kjo do të thotë se SHBA-të do të vazhdojnë të jenë partneri kryesor i Shqipërisë”, ka deklaruar Kulla.

Samiti i Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor do të mbahet më 28 gusht. Në agjendën e kancelares gjermane, Angela Merkel është parashikuar që në konferencën për medie, e cila do të mbahet pas samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të jetë e shoqëruar vetëm me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, i cili do të flasë edhe në emër të vendeve të rajonit. Ky qëndrim i Gjermanisë ka irrituar Serbinë, e cila ka kundërshtuar një gjë të tillë. Një veprim i tillë nuk është pëlqyer as nga Kroacia e Sllovenia, vende këto anëtare të BE-së.

Begaj suspendon shefin e Zyrës së prokurimit dhe 3 zyrtarë në Malishevë

0

RagipBegaj-kryetariMalishevesKryetari i Malishevës, Ragip Begaj, i ka suspenduar nga vendi i punës shefin e Zyrës së prokurimit Haxhi Krasniqi dhe zyrtarët e Zyrës së prokurimit, Mehdi Krasniqi, Naser Morina dhe Besim Bytyçi.

Këtë e ka bërë të ditur të premten vetë kryetari Begaj, shkruan Koha Ditore.

“Është marrë vendimi për suspendimin e shefit të ZP-së dhe 3 zyrtarëve të saj. Nuk është në dëshirën time t’i largoj njerëzit nga puna, por ishte vendim i domosdoshëm për shkak të një gabimi që ka ndodhur në Zyrën e prokurimit, na ka humbur një lëndë për tenderin e ndërtimit të shkollës në Bubavec dhe e ndjej veten keq pasi të gjithë ata punëtorë mund të mos jenë gabim”, ka deklaruar Begaj.

”Ne na ka ardhur një sugjerim prej Organit të Shqyrtimit të Prokurimit(OSHP) se këta punëtorë janë përgjegjës për humbjen e lëndës dhe demek se në njëfarë forme ka mundësi keqpërdorimi, gjë që unë dyshoj se ajo punë është bërë me qëllim të dikujt, pasi dikush nga ta brenda është dashur ta dinin, unë nuk kam mundur ta dalloja cili është fajtori pasi nuk e di, ndryshe do ta largoja fajtorin direkt por jam detyruae tëç merrja masën e suspendimit për të gjithë punëtorët e zyrës që kanë në punë ato ditë”, ka deklaruar Begaj.

Brezovica pa menaxhim të mirë edhe gjatë verës

0

Brezovica-veresBrezovica mbetet ndër vendet më të frekuentuara të turizmit kosovar, si në dimër, ashtu edhe në verë, shkruan Koha Ditore.

Edhe pse e pashfrytëzuar si duhet për shkak të moszgjidhjes së kontesteve që kanë të bëjnë me privatizimin dhe zhvillimin e saj, numri i njerëzve që kalojnë pushimet e fundjavës atje është në rritje çdo ditë.

Vetëm gjatë kësaj vere llogaritet se Brezovicën e kanë vizituar qindra mijëra qytetarë nga Kosova dhe jashtë saj.

Ndonëse nuk ka një zhvillim të turizmit të organizuar, kush nëpër vikend-shtëpiza të veta, e kush nëpër hapësira të ndryshme mali, numri i turistëve është shumë i madh, e ndër më të shumtit mbeten ata që tashmë kanë ndërtuar vilat e tyre në Brezovicë, përcjell koha.net. Çdo vikend, radha e automjeteve është e gjatë për në Brezovicë dhe për në shpatet e “Sharrit” në përgjithësi.

Shumica e vizitorëve të këtij vendi turistik mendojnë se verës ajri i pastër është shkaku kryesor, që pëlqejnë pushimet në këtë vend, e dimrit është skijimi dhe aktivitetet tjera.

Vendi drejt zgjedhjeve të reja?

0

KuvendiKosoves5-27Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur në favor të lëndës së PDK-së, duke anuluar kështu zgjedhjen e Isa Mustafës kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Ky vendim që vjen një ditë pas seancës dëgjimore të kërkuar nga përfaqësuesja e grupit LDK-AAK-Nisma, Vjosa Osmani, ka ndarë njohësit e çështjeve juridike. Ata mbeten me mendime të ndara për sa i përket asaj se cilët janë hapat e ardhshëm që duhet të ndërmerren.

Sipas profesorit universitar Riza Smaka, Gjykata Kushtetuese ka lënë të hapur mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja, e të cilat sipas tij, nuk i shkojnë për shtati interesave të vendit.

“Tanimë është hapur dera për mbajtjen e zgjedhjeve të reja që e dëmtojnë Kosovën dhe votuesit, sepse të paktën 10 milionë euro do të shkojnë bosh. Vlerësoj që vendi ynë do të mbetet pa institucione edhe 4 apo 5 muaj”, ka thënë Smaka për gazetën Tribuna.

Ai ka dhënë këtë deklaratë, ndonëse, sipas tij, së pari do të duhej që të dyja palët t’i provonin mundësitë që kanë për të propozuar kryetarin e Kuvendit dhe pastaj mandatarin për formimin e Qeverisë. “Së pari duhet që koalicioni parazgjedhor të prezantojë kandidatin për kryetar, dhe kjo sikur t’i kishte të paktën 61 vota.

Korenica: Duhet pritur vendimi i plotë i Kushtetueses

0

Fisnik Korenica-gsjpJuristi nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Fisnik Korenica, ka thënë se nëse Gjykata ta ketë barazuar konceptin Grup parlamentar me konceptin Parti politike, atëherë do të kishte thellim krize politike dhe institucionale, ku mbase vetëm zgjedhjet e reja do të ishin shpëtimi.

“Duhet të pritet vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese për ta parë se në cilin kontekst e kanë dekonstruktuar dhe e kanë sqaruar nocionin Grup parlamentar. Aktualisht ajo që mund të them është se vendimi për zgjedhjen e zotëri Mustafës mund të jetë rrëzuar mbi dy baza. Baza e parë është që njoftimi për themelimin e Grupit parlamentar LDK-AAK-Nisma të mos jetë bërë në mënyrën kushtetuese, kurse një gjë e tillë nëse është kështu vendimi nuk mund ta parandalojë të njëjtin Grup parlamentar që në një seancë të re ta bëjë njoftimin për themelimin e Grupit parlamentar në mënyrë kushtetuese”, ka thënë Korenica për Kohën Ditore.

“Skenari i dytë është që Gjykata ta ketë barazuar konceptin Grup parlamentar me konceptin Parti politike. Nëse e ka bërë një gjë të tillë, nëse është skenari i dytë, atëherë për LAN-in mbetet tërësisht e pamundshme që ta ketë në dorë kryetarin e Kuvendit: nëse skenari i dytë është real në vendimin e plotë të Gjykatës, Kosova do të hyjë në një krizë shumë më të madhe politike, e cila do të mundë të zgjidhej mbase vetëm me shkuarjen e vendit në zgjedhje të reja”.

Kjo, sipas Korenicës, për shkak se aktualisht të dyja blloqet janë të pozicionuara tërësisht kundër njëra-tjetrës dhe është e pamundur për PDK-në që t’i ketë 61 vota për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe në të njëjtën kohë gjithashtu është e pamundur për të shkuar më tutje me zgjedhjen e Qeverisë nëse është e pamundur zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.

Korenica ka folur për mundësinë që Blloku LAN të nominojë kryetarin e Kuvendit, ani pse me Rregullore të Kuvendit nuk është e mundur një gjë e tillë.