Vritet një 52 vjeçar në Suharekë, arrestohen 4 persona

Policia-shiriti-sceneNjë burrë i moshës 52 vjeç nga familja Xheraj është gjetur i vrarë në nga një armë zjarri. Policia ka arrestuar katër persona të familjes Tunaj.

Rasti ka ndodhur në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës, ku sipas hetimeve fillestare viktima kishte shkuar me traktor për ta kositur livadhin dhe nuk ishte kthyer.

Familjarët të shqetësuar për viktimën, kanë shkuar për të marrë vesh shkakun e mos kthimit të tij dhe në vendngjarje e kanë gjetur të njëjtin pa shenja jete.

Sipas hetuesve policorë; krim teknikës dhe mjekoligjorëve që janë marrë me rastin thuhet se viktima ka marrë pesë plagë shpuese-depërtuese nga arma e zjarrit; katër në trup e një në kokë. Trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Sipas Policisë, mbrëmë në orët e vona, hetues rajonalë të përkrahur edhe me forca tjera policore, me kërkesë të prokurorit të shtetit që ishte i pranishëm ne vendin e ngjarjes e me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, kanë bastisur një shtëpi në kërkim të provave materiale dhe gjetjen e autorëve të vrasjes e cila me gjasë është kryer nga pusia.

“Është gjetur dhe sekuestruar një armë kallashnikov e mbështjell me një setër të zezë dhe pajisje për pastrimin e armës dhe një karikator me dhjetë fishekë. Për shkak të errësirës së natës, policia nuk ka qenë në gjendje që mbrëmë t’i gjejë gëzhojat e armës, ndërsa sot, Njësiti i krim teknikës ka filluar me këqyrjen e vendit të ngjarjes, Janë arrestuar dhe po mbahen nën masën e arrestit policor katër meshkuj të familjes Tunaj”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ndërron jetë Dr. Naser Oskaqak

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Dr. Naser Oskaqak, specialist i kirurgjisë së përgjithshme dhe mjek me një karrierë të gjatë në Spitalin e...

Në Dragash sekuestrohen dru nga policia, transportoheshin nga Leposavici pa dokumente

Policia e Kosovës ka njoftuar se më datë 01 korrik 2026, gjatë patrullimit të rregullt, policët e Stacionit Policor të Dragashit – Drejtoria Rajonale...

Lajmet e Fundit