5.8 C
Prizren
E diel, 21 Prill, 2024

Vrasësi i gazetarit amerikan: Nga DJ në terrorist

Abdel-Majed Abdel Bary-terroristSipas të përditshmes britanike “The Sun” ekzekutori i gazetarit amerikan James Foley, është reper dhe ish dj. Ai quhet Abdel-Majed Abdel Bary, 23 vjeç është një ndër 6 fëmijët e Adel Abdul Bary terrorist egjiptian që ka kërkuar azil politik në Britaninë e Madhe përpara se të ekstradohej në SHBA.

Në vitin 2012 babai i ekzekutorit të Foley është ekstraduar në Amerikë pas një beteje të gjatë ligjore. Adel Abdul Bary akuzohej si i përfshirë në atentatin ndaj ambasadës së SHBA në verën e vitit 1998 në Kenia dhe Tanzani.

Ai ishte dënuar me vdekje në Egjipt pasi në vitin 1995 kishte kryer një atentat në një treg të Kajros. Gjithashtu sipas “The Sun” ai ka qenë edhe një ndër ndihmësit e Osama Bin Laden në fillimet e organizatës terroriste Al Kaeda dhe në kontakt të vazhdueshëm me numrin 2 të Al Kaedës, Al Zawahiri.

Ndërsa 23 vjeçari, Bary ka jetuar me mamanë Ragaa pothuajse për 10 vite në perëndim të Londrës në një zonë të quajtur Maida Vale. Ata banonin në një shtëpi me vlerë rreth 1 milionë stërlina sikurse raporton “The Sun”. Gruaja ka mbërritur në Britaninë e Madhe në vitet 1990 pasi bashkëshorti i saj kishte marrë statusin e emigrantit.

Sipas miqve të të riut, Bary demonstronte gjithmonë sjellje shumë radikale pas ndërhyrjes britanike në Irak dhe Afganistan. Miqtë e 23 vjeçarit tregojnë se vitin e shkuar ai ra në kontakt me një predikues të radikalizmit Anjem Choudary dhe u nis për në Siri për t’iu bashkuar terroristëve islamikë. Një javë më parë , reperi me origjinë egjiptiane kishte postuar një foto ku mbante në dorë një kokë të prerë. Në botën e muzikës hip-hop në Londër ai njihej më presudonimin Jinn dhe L Jinny dhe disa nga këngët e tij janë transmetuar edhe në BBC Radio 1.

Më Shumë

QKUK në krizë/ I ka vetëm 49 anesteziologë, i nevojiten 118

Qendra Klinika Universitare e Kosovës (QKUK) po përballet me numër të vogël të anesteziologëve. Edhe pse në tre muajt e parë nuk ka pasur ikje...

Komuna e Prizrenit organizon takime për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal

Komuna e Prizrenit, ka filluar mbajtjen e takimeve informuese me qytetarët për Hartimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK). Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, është...

Lajmet e Fundit