17.5 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025
Home Blog Page 8188

Uji për pije dhe një pjesë e kanalizimit, shqetësim kryesor për banorët e Drenocit

0

Begaj ne drenocKryetari i Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj, i shoqëruar nga drejtori për shëndetësi z.Hajdin Berisha, ai i shërbimeve publike, z.Milazim Morina dhe drejtoresha për kulturë, rini dhe sport, znj.Blerta Krasniqi, mbrëmë kanë vazhduar takimet e drejtpërdrejta me qytetar, në fshatin Drenoc, ku janë njoftuar me problemet e fshatit dhe mundësinë e zgjidhjes së atyre problemeve, përderisa problem kryesor për Drenocin, si vendbanimi më i madh në Malishevë, është uji për pije.

Ky takim me qytetar, përveç njohjes me problemet e banorëve të këtij fshati, është realizuar edhe në kuadër të përpjekjeve të komunës, në fushatën e saj, për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike, gjegjësisht për vetëdijesimin e qytetarëve, nga rreziku i thumbimit të rriqrave, si bartës të kësaj sëmundje, si dhe çështja tjetër, është, largimi i mbeturinave nga ambientet ku jetojmë.

“Unë ju bëj thirrje për pastrimin e lagjeve të juaja. Ejani dhe organizohemi bashkë që ti largojmë mbeturinat nga vendet ku ju i hidhni ato. Ta ruajmë shëndetin tonë nga sëmundjet që vijnë si pasojë e grumbullimit të mbeturinave në vendet jo adekuate dhe ku vet ne si banorë, rrezikohemi nga ato”, ka thënë mes tjerash kryetari Begaj.

Ndërsa drejtori Berisha, i ka njoftuar me angazhimet e komunës, në kuadër të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike. “Jemi duke i koordinuar punët dhe angazhimet tona me të gjithë faktorët, sipas strategjisë për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike”, tha Berisha. “Edhe qeveria e vendit, edhe institucionet tjera përgjegjëse, janë më të angazhuara këtë vit, është i formuar këshilli ndërministror për këtë çështje dhe ne jemi duke vazhduar sipas planit operativ, me angazhimet tona”, tha drejtori për shëndetësi, z.Hajdin Berisha.

Nga ana tjetër, gjatë debatit me qytetar, për çështje të tjera, u vlerësua se uji për pije, është problemi kryesor që ka ky fshat, pastaj rregullimi i kanalizimit në disa pjesë të fshatit, rregullimi i disa rrugëve dhe çështje të tjera.

Për këto, kryetari Begaj, premtoi se do të angazhohet maksimalisht, brenda mundësive të komunës, për zgjidhjen e këtyre problemeve. “Unë shumë besoj se brenda vitit, do të arrijmë të sigurojmë ujin për pije. 1.1 milion euro deri më tani kemi arritur ti sigurojmë për ndërtimin dhe funksionimin e ujësjellësit për Drenoc, kjo sigurisht për fazën e parë, pasi i tërë projekti, për Drenoc dhe 11 fshatra tjerë, kushton mbi tre milion euro, por brenda vitit, besoj shumë, se uji për pije do të arrijë në Drenoc”, ka thënë kryetari Begaj, duke premtuar angazhim e tij dhe të komunës, për zgjidhjen e problemeve të fshatit.

Qosja kundër koalicionit PDK-LDK

0

Rexhep QosjaAkademik Rexhep Qosja ka thënë se një koalicion i mundshëm ndërmjet PDK-së dhe LDK-së, pas zgjedhjeve parlamentare, do të krijonte sundim gjithëpartiak, totalitar në Kosovë.
Qosja në profilin e tij në “Facebook” ka shkruar se koalicioni ndërmjet PDK-së dhe LDK-së do ta bënte të mundshëm shtimin e pamatshëm të korrupsionit, plaçkitjen e pasurisë kombëtare, nepotizmin, partisimin e të gjitha bërthamave institucionale dhe shuarjen e dhunshme të opozitës.

“Krijimi i koalicionit eventual mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, të Partisë Demokratike të Kosovës me traditë përkushtuese ndaj Shqipërisë dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës me traditë përkushtuese ndaj Jugosllavisë, domethënë të krijosh sundim gjithëpartiak, në të vërtetë totalitar në Kosovë. Dhe ky koalicion, objektivisht, do ta bënte të mundshëm një shpërdorim shumë më të madh se deri tani të demokracisë në Kosovë: do ta bënte të mundshëm shtimin e pamatshëm të korrupsionit, plaçkitjen e pasurisë kombëtare, nepotizmin, partisimin e të gjitha bërthamave institucionale dhe shuarjen e dhunshme të opozitës dhe të mendimit e të shprehjes së lirë në Kosovën protektorat, çka edhe është sot ajo”, ka shkruar Qosja.

Krasniqi kundër që vota për partin t’i shkoi edhe liderit

0

Krasniqi-Jakup5-21Në kuadër të reformës zgjedhore është përfshirë propozimi që vota e partisë t’i shkojë drejtpërdrejt bartësit të listës. Kryeparlamentari Jakup Krasniqi është shprehur kundër privilegjimit të bartësit të listës apo liderit të partisë në listën zgjedhore. Ndërkohë, Haki Demolli që ka udhëhequr komisionin ‘ad hoc’ për reformën zgjedhore nuk sheh asgjë të keqe në këtë drejtim. Për këtë çështje, Avokati i Popullit ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Shembulli i zgjedhjeve lokale, kur bartësit të listës i kanë shkuar në mënyrë automatike votat e partisë, duket se do të praktikohet edhe në zgjedhjet parlamentare. Në kuadër të ndryshimit të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme është përfshirë edhe kjo çështje, për të cilën kanë shprehur kundërshtime Avokati i Popullit dhe shoqëria civile. Ndërkohë, edhe vetë kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi thotë se më demokratike do të ishte sikur të gjithë kandidatët, duke përfshirë edhe bartësin e listës apo liderin, të rreshtohen nga numri 1 në listën zgjedhore.

“Kështu do të ishte më demokratike, por ju e dini që në ligje e ka ndikimin e vetë edhe politika dhe nëse liderët e partive politike kanë dëshirë të dalin më të votuarit ata do të kërkojnë që të hyjë kështu siç është kërkesa tash”, tha Krasniqi për Radio Kosovën.

Për deputetin e LDK-së, Haki Demolli, i cili ka udhëhequr komisionin ‘ad hoc’ për reformën zgjedhore, një gjë e tillë nuk paraqet problem. Demolli thotë se në këtë mënyrë do t’u jepet hapësirë kandidatëve të tjerë.

“Nuk e shoh këtë si çështje konkurrence, por më shumë e shoh si çështje imazhi, domethënë që bartësit e listës nuk hyjnë në garë me kandidatët e partisë së vetë. Edhe sikur të jenë në lista, edhe sikur të votohen, jam i sigurtë se do të fitojnë shumicën e votave për të hyrë në Kuvend”, tha Demolli për Radio Kosovën.

Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, kundërshton privilegjimin e bartësit të listës në zgjedhjet nacionale. Ismet Kryeziu, thotë se kjo i shërben ‘kontrabandimit’ të deputetëve në Kuvend. “Tani jemi duke kontrabanduar jo vetëm deputetë, për të cilët është folur se kanë ardhur me vota të kontrabanduara, por tentojmë edhe liderë të kontrabandojmë në Kuvend pa vullnetin dhe votën qytetare”, tha Kryeziu.

Ndryshe, Avokati i Popullit ka dërguar rekomandim në Kuvend lidhur me këtë çështje, duke iu referuar Kushtetutës së Kosovës, përkatësisht barabarësisë së secilit për t’u zgjedhur. Avokati i Popullit ka paralajmëruar se në rast se nuk merret parasysh rekomandimi që edhe lideri të përfshihet në listën zgjedhore, atëherë për këtë çështje do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Zyra e kryeministrit demanton lajmin se Thaçi është marr në pyetje

0

Thaci7-03?Zyra e Kryeministrit të Kosovës demanton lajmin, siç thotë, të pavërtetë, të publikuar në një të përditshme kosovare se kinse prokurori Uilliamson e ka marrë në pyetje kryeministrin. Hashim Thaçi.

“Kjo është plotësisht e pavërtetë”, thuhet në reagimin e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës e cila rikujton se liria e medias dhe e shprehjes së lirë nënkupton, mbi të gjitha, përgjegjësinë profesionale dhe etike që duhet të bazohet në plasimin e lajmit të saktë, vetëm pasi të jenë bërë verifikimet përkatëse.

Na duhet qeverisje e fuqishme

0

Ramush Haradinaj 1 Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova është në gjendje emergjente, prandaj ka nevojë për një qeverisje të re dhe të fuqishme.
“Kosovës i duhet nisje e re, qeverisje që nuk e pranon rutinën, qeverisje që nuk i pranon këto logjika që kanë ndodhur deri tash. Pra, kemi nevojë për një qeveri të fuqishme dhe me argumente të reja”, ka thënë Haradinaj në këtë intervistë për “Epokën e re”.

Ai ka treguar se AAK-ja ka kapacitete për t’ia sjellë vendit një qeveri e cila do ta ndalte korrupsionin industrial dhe do të fokusohej në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Pra, AAK-ja, nëse e merr besimin ta udhëheqë qeverinë e vendit, nuk do të thotë se do të qeverisë vetëm AAK-ja, por do të qeverisë Kosova dhe të gjitha ata që janë të zotë dhe ekspertë, sepse nuk po flasim për situatë rutinë dhe të zakonshme. Është një situatë emergjente në Kosovë, prandaj i ftojmë të gjithë ata që janë për një nisje të re për Kosovën dhe për një zhvillim ekonomik, i cili do të mundësojë rritje të pagave dhe ulje të papunësisë”, është shprehur Haradinaj.

Ai ka thënë se shkuarja në zgjedhje pa shkarkimin e Qeverisë aktuale do të ishte e dëmshme për të ardhmen e vendit. Në këtë kontekst, Haradinaj ka thënë se peticioni qytetar për rrëzimin e Qeverisë është duke ecur mirë.

“Kam kërkuar shkarkimin e Qeverisë me mocion, kurse tash kemi iniciuar peticionin, të cilin e kanë nënshkruar mbi 30 mijë qytetarë. E kemi bërë këtë peticion për ta marrë përkrahjen e qytetarëve në mënyrë që fillimi të jetë sa më i fuqishëm dhe të kemi një nisje të re. Duhet të kalojmë në formë të re, e bindja ime është se Kosova, institucionet, qeveria e ardhshme dhe kryetari i Qeverisë duhet të kalojnë në një situatë të re për ta nxjerrë Kosovën nga gjendja e tanishme”, ka vlerësuar Haradinaj.

Kryetari i AAK-së ka kërkuar ndërprerjen e dialogut, duke thënë se Kosova nuk duhet të vazhdojë përjetësisht këtë proces.

“Kam kërkuar që Kosova ta konstatojë të përmbyllur këtë proces të dialogut dhe t’i përkushtohet zbatimit të marrëveshjeve të arritura, për shkak se janë harxhuar temat dhe për shkak se ka zhagitje. Pra, ky proces është kthyer në një lloj abuzimi. Bindja ime është se vazhdimi i dialogut në këtë format dhe zhagitja e mëtejshme janë abuzime dhe të dëmshme”, ka deklaruar Haradinaj.

Bota multipolare

0

Faik MiftariFaik MIFTARI

Dekada e dytë e shekullit XXI, do të shënojë përfundimin e botës unipolare dhe krijimin e botës multipolare. Lufta e ftohtë, zgjati plot gjysmë shekulli, dhe u karakterizua me prezencën e botës bipolare, në njërën anë blloku perëndimor në krye me SHBA-në dhe blloku lindor në krye me ish Bashkimin Sovjetik. Me shembjen e komunizmit dhe shpërbërjen e ish Bashkimit Sovjetik, pasoi periudha kohore 20 vjeçare e cila kaloi në shenjë të supremacisë botërore të SHBA-ve, e që ishte periudha e shkurtër kohore 20 vjeçare e botës unipolare.

Pika kthesë e fillimit të përfundimit të botës unipolare dhe nisma e krijimit të botës multipolare ishte shtatori i vitit 2013, kur u evitua sulmi i proklamuar amerikan ndaj Sirisë pas trusnisë ruse dhe pozicionimit të saj në mbrojtje të Sirisë. Ngjarjet aktuale që po ndodhin në Ukrainë, veç edhe më tej po e përforcojnë këtë trend të kalimit të botës unipolare drejt botës multipolare. Gjysma e parë e shekullit XXI do të kalon në shenjë të botës multipolare në të cilin rolin kryesor apo faktorë kyç në këtë botë multipolare do të jenë SHBA-ja, Bashkimi Evropian( si forcë motorike e saj Gjermania), Federata Ruse( shkurt Rusia), Kina, Japonia dhe India. Kjo botë multipolare është e ndarë prapë në dy blloqe apo aleanca të cilët i karakterizon interesi i tyre i përbashkët ekonomik, strategjik, rajonal, energjetik, sigurisë e kështu me radhë.

Në njërën bllok apo aleancë të pashpallur gjenden SHBA-ja, Bashkimi Evropian dhe Japonia, ndërsa në bllokun apo aleancën tjetër të pashpallur gjenden Rusia, Kina dhe India. Shumica e këtyre shteteve janë poseduese edhe të armatimit nuklear, sikurse SHBA-ja, Britania e Madhe, Franca, Rusia, Kina dhe India, që paraqet edhe rrezik shtesë për botën në tërësi.
Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA-ja), Bashkimin Evropian (BE-në) dhe Japoninë nuk do të ndalem në këtë qasje, por tjetër herë, pasi për opinionin e gjerë është i njohur kapaciteti i zhvillimit të tyre ekonomik, politik, teknologjik, informativ, ushtarak e kështu me radhë, por do të ndalem në tri shtetet tjera që janë në zhvillim në rritje e sipër dhe të cilët do të jenë pjesë të botës multipolare të gjysmës së parë të shekullit XXI, dhe do të jenë konkurrent dhe rival në të ardhmen treshes së parë, SHBA-së, BE-së dhe Japonisë.

Rusia, pas shpërbërjes së ish Bashkimit Sovjetik, ra në stagnim të saj gati njëzet vjeçar në të gjitha fushat, në raport me shtetet të zhvilluara evropiane dhe SHBA-së. Por në fillim të shekullit XXI filloi rikthimi i saj në zhvillimin ekonomik dhe teknologjik, e me ardhjen në pushtet të Vladimir Putinit në krye të saj, edhe me të madhe e forcoi pozitën e saj politike, ushtarake, strategjike dhe u bë faktor kyç në sajimin e politikave të saja të sigurisë nacionale, rajonale e tani edhe në nivele botërore. Për prodhimin e saj të gasit dhe si furnizues kryesor i Evropës, por edhe të një pjese të Azisë është e njohur, pasi që Rusia e mban vendin e parë në botë për prodhimin dhe eksportin e gasit. Por, gjatë vitit 2013 Rusia kaloi në vendin e parë edhe në prodhimin e naftës, pasi që tejkaloi Arabinë Saudite, duke prodhuar 10,5 milion barel naftë në ditë, që është për 500.000 barelë në ditë me tepër se Arabia Saudite, e cila tani ra në vendin e dytë në prodhimin e naftës në nivel botëror me 10 milion barelë naftë të prodhuara në ditë. Krahas kësaj edhe në aspektin e armatimit dhe zhvillimit të saj ushtarak, tani është në vendin e tretë në botë, në planifikimin e buxhetit ushtarak të saj prej 70 miliard dollar.

Këtu do të përmend edhe një fakt shtesë, për përgatitjen e Lojërave Olimpike Dimërore në Soçi shpenzoi 50 miliard dollar, që me të vërtet është një shumë bukur e lartë për zhvillimin dhe përparimin e sportit dimëror dhe si rezultat i kësaj doli edhe e para në garat olimpike dimërore të Soçit 2014, duke fituar më së shumti medalje, pas së cilës u radhitën SHBA-ja në vendin e dytë dhe Norvegjia në vendin e tretë.

Kësaj kur i shtojmë edhe disa parametra tjerë të zhvillimit ekonomik të saj, e bënë me të vërtet një forcë me rritje ekonomike, teknologjike ushtarake, zhvillimore në rangun botëror si dhe faktori i pazëvendësueshëm në skenën politike ndërkombëtare.
“GDP-ja kombëtare për kokë banori në Rusi është dyfishuar, rezervat e saja devizore dhe të arit kanë arritur në 500 miliard dollar, me këto rezerva zë vendin e tretë në botë, i ka paguar të gjitha borxhet dhe detyrimet e jashtme ndaj kreditorëve të huaj botëror, suficiti tregtar ka arrit në 200 miliard dollar, për momentin gjendet në vendin e pestë të ekonomive më të zhvilluara në botë”.

Kina është në stadin e rritjes dhe zhvillimit të hovshëm ekonomik, duke i tejkaluar edhe gjigantët e tillë që kanë qenë gjer tani, sikurse Gjermania, Japonia dhe SHBA-ja. Para se të ceki disa nga parametrat e zhvillimit të saj ekonomik, teknologjik, ushtarak, informativ, do të cek thënien e ushtarakut të shquar francez, gjeneralit Napoleon Bonaparta, i cili para dy shekuj, në kohën kur ka jetuar dhe vepruar, për Kinën pat thënë në atë kohë:” Kina është në gjumë, dhe duhet të flejë sa më tepër që është e mundur, atë ditë kur do të zgjohet nga gjumi, s’ka kush dot që ja ndal hovin”. Në kohën në të cilin gjendemi Kina është “zgjuar nga gjumi” dhe me hapa të mëdha ec drejt forcimit dhe shndërrimit të saj në një konkurrent të fuqishëm në politikën globale dhe në tregun global botëror. Sipas hulumtimeve të OECD-së (Organizatës për Zhvillim dhe Kooperim Ekonomik): ” Kina në vitin 2016 do të tejkalojë fuqinë më të madhe ekonomike botërore, SHBA-në, dhe do ta zë vendin e parë në botë”.

Ndërsa sipas agjencisë Euromonitor International, e njohur për hulumtimin e tregjeve shpenzuese, në një hulumtim të saj cek se: ” gjer në vitin 2020, Kina, Rusia dhe India, do të jenë në mesin e pesë ekonomive më të fuqishme botërore, krahas SHBA-ve dhe Japonisë, me pjesëmarrjen prej 30% të GDP- së në nivel botëror, e vetë Kina do të jetë në vendin e parë në botë me pjesëmarrjen prej 19% të GDP-së botërore”. Kina është edhe kreditori më i madh amerikan, sipas shënimeve të ministrisë së financave të SHBA-ve, posedon 1280 miliard dollar të borxhit publik amerikan të letrave me vlerë shtetërore. Kina ka edhe pjesëmarrjen më të madhe në shkëmbimin tregtar në mes shteteve që gjenden në detin jugor kinez, e cila arrin shumën prej 5300 miliard dollar në vit, e pjesëmarrja e SHBA-së këtu është 1200 miliard dollar. Po ashtu edhe për buxhetin ushtarak Kina gjatë vitit 2013 ka shpenzuar 70 miliard dollar, është e dyta pas SHBA-së në nivel botëror, ndërsa për vitin 2014 ka planifikuar rritjen e buxhetit ushtarak për 10 miliard dollar, saktësisht në 80 miliard dollar.

India është shteti i tretë aziatik me një zhvillim dhe rritje ekonomike, pas Kinës dhe Rusisë, e cila si i tillë planifikohet në një ardhme jo të largët gjatë shekullit XXI të jetë një faktor me rëndësi në botën multipolare. Duke pas nevojë për shpenzim të madh të energjisë, gjatë këtyre ditëve është në negociata me Iranin dhe Omanin për ndërtimin e gazsjellësit nënujor prej Omanit dhe Irani drejt Indisë, për të plotësuar drejtpërsëdrejti nevojat e saja gjithnjë më të mëdha për naftë dhe gaz.

Rusia, Kina dhe India, krahas zhvillimit të tyre ekonomik, dita më ditë po rrisin edhe ndikimin e tyre politik në përmasa botëror duke marrë rol aktiv në politikën globale botërore, krahas Shteteve të Bashkuara Amerikane, Bashkimit Evropian dhe Japonisë.

Në përfundim të kësaj qasjeje do të shtoja storien për “Perimetrin” rus, pas së cilës çdo gjë është e qartë për gjendjen aktuale në të cilin është katandisur bota në përgjithësi dhe civilizimi njerëzor në veçanti:

“Sistemi antiraketor i quajtur “Perimetri” është i projektuar në atë mënyrë që të mund të përballojë sulmin më shkatërrues raketor të Perëndimit, dhe më tej të mbetet operativ si i tillë. Në rast se sulmi raketor ndodh, dhe për një kohë të caktuar nuk pranon urdhër nga operatori, “Perimetri” është i programuar në atë mënyrë që, edhe nën kushtin që të ndodh më e keqja ( në mesin e operatorëve të mos mbet gjallë askush për të aktivizuar kundërsulmin), atëherë ai në mënyrë automatike mund të lansojë raketat nukleare ruse drejt shteteve të Perëndimit. Perimetri akoma është aktiv edhe tani në ditët e sotme”.

Fatmir Limaj të enjten në seancë

0

fatmirLimaj-tomGashiFatmir Limaj dhe të tjerët do të duhet të dalin para trupit gjykues të enjten më 13 mars. Dhe kjo për të dy rastet, për MTPT1 dhe MTPT2.
Kjo është një seancë dëgjuese në të cilën do të vendoset për masat e mëtejme ligjore ndaj të akuzuarve e të dy rasteve.

Kjo seancë mbahet me kërkesë të prokurorit të rastit nga EULEX-i e për më tepër, do të vendoset nëse Limaj e të tjerët, të akuzuar për disa vepra penale, do të vazhdojnë të mbrohen në liri, nëse kjo liri do t’u kufizohet me masat e caktuara apo eventualisht t’u shqiptohet masa e paraburgimit.

Mbajtjen e një seance të tillë mbi masat që pritet t’u shqiptohen të akuzuarve e kanë konfirmuar për Tribunën edhe zyrtarë të Misionit të EULEX-it, por pa qenë në gjendje të japin ndonjë detaj tjetër.

Madje as zyrtarët e EULEX-it nuk qenë në gjendje të tregojnë se në cilën gjykatë do të mbahet një seancë e tillë, orën apo të dhëna të tjera më të hollësishme.

Williamson mori në pyetje Thaçin

0

WilliamsonKryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka takuar të martën në zyrën e tij prokurorin që po i heton krimet e pretenduara në raportin e Dick Martyt, Clint Williamson.

Burime të gazetës kanë shpjeguar se shefi i Qeverisë nuk është takuar në cilësinë e kryeministrit, por si njëri nga subjektet e hetimit që po bën Williamson.

Të njëjtat burime kanë shpjeguar se fakti që është zhvilluar një bisedë, nuk jep kurrfarë indikacioni se në rast të një aktakuze, kryeministri i Kosovës do të jetë në mesin e të akuzuarve.

Për më shumë, gazeta Tribuna, bazuar në të njëjtat burime ka raportuar më herët se kryeministri Hashim Thaçi nuk pritet që të jetë në mesin e të akuzuarve pas përfundimit të hetimeve në qershor të këtij viti

Komunat Veriore me statute sipas Rezolutës 1244

0

Mitrovice-VeriuNgjashëm me kohën e administrimit të Kosovës nga Kombet e Bashkuara, veriorët i nisin statutet e tyre duke u thirrur në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit.
Përfaqësuesit e zgjedhur nga katër komunat veriore të Kosovës kanë paralajmëruar se do të mblidhen sot (e mërkurë) për të vendosur për statutet dhe simbolet e komunave – shkruan gazeta Tribuna.

Mbledhjet me të njëjtat qëllime i kanë thirrur kuvendet komunale të Mitrovicës veriore, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit. Bazuar edhe në Marrëveshjen e Brukselit të arritur në dialogun Prishtinë-Beograd, komunat veriore kanë dorëzuar statutet dhe simbolet e propozuara edhe në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal në Prishtinë.

“Lidhur me përmbajtjen e Statuteve të komunave, vlerësimi i ligjshmërisë bëhet nga MAPL pas aprovimit nga Kuvendi i Komunës”, ka thënë Lumnije Demi, zëdhënëse e kësaj ministrie.

“Por, në rast se Statuti i Komunës nuk është në pajtim me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës, atëherë MAPL bazuar në nenin 82.1 të Ligjit Nr. 3/L-040 për Vetëqeverisje lokale kërkon nga komuna rishqyrtimin dhe harmonizimin e Statutit me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës”.

Koordinatori i ekipit udhëheqës për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe, Dragan Jablanoviq, ka shprehur besimin e tij se Qeveria e Kosovës do t’i pranojë statutet e propozuara, të cilat, sipas tij, janë hartuar në bazë të Ligjit për Qeverisje Lokale.

Qeveria i quan “grumbulluese” qendrat e votimit të Serbisë në Kosovë

0

zgjedhjet5Serbët e Kosovës do të mund të votojnë për zgjedhjet parlamentare të Serbisë më 16 mars në 10 qendra votimi, që do të hapen nga misioni i OSBE-së, e të cilat zyrtarë të Qeverisë së Kosovës i kanë quajtur grumbulluese
Të ashtuquajturat vende për grumbullimin e votave do të shërbejnë si qendra votimi për serbët në Kosovë, të cilët të dielën do të votojnë për zgjedhjet parlamentare të Serbisë – shkruan Koha Ditore.

Dhjetë të tilla do t’i hapë OSBE-ja, ku do të jetë i angazhuar një staf prej 400 njerëzve për të ndihmuar votuesit.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës rolin e OSBE-së e kanë cilësuar vetëm teknik, ndërsa njohësit e proceseve zgjedhore e kanë quajtur kundërkushtetues.